Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Ende nuk është shuar tërësisht zjarri në Drenas, deklarohet Lladrovci: Sot presim të përfundojë shuarja e plotë e zjarrit në fabrikën e plastikës

Lajme
Gjatë ditës së djeshme, fabrika e plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas është përfshirë nga zjarri. E zjarri po vazhdon edhe sot por me intensitete të vogël. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. “Sot, presim të përfundojë shuarja e plotë e zjarrit, pas punës intensive të zjarrfikësve të komunës së Drenasit, ndihma nga Malisheva, Skenderaj, Prishtina, Lipjani, Rahoveci, si dhe Njësia Speciale e Kosovës dhe KFOR-i. Është djegur Fabrika e Plastikës, me dëme të mëdha për kompaninë, njëherësh është katastrofë ambientale. Falënderoj personat dhe kompanitë, po ashtu edhe mediat të cilat u gjenden pranë zjarrfikësve tanë për të zvogëluar dëmet si dhe raportuan nga vendi ...
Komentet te Ende nuk është shuar tërësisht zjarri në Drenas, deklarohet Lladrovci: Sot presim të përfundojë shuarja e plotë e zjarrit në fabrikën e plastikës Janë të Mbyllura

Përplasja brenda pushtetit: Peci e quan ‘amatoresk’ vendimin e motrës së Fitore Pacollit si gjyqtare në Komerciale

Lajme
Gjykata Komerciale, shkalla e dytë, ka vendosur që të mbyllet sërish pompa e derivateve “Patroni” që gjendet afër Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Lajmin për këtë e bëri të ditur vet ministri i Bujqësisë, Faton Peci. Megjithatë, ajo që bëri përshtypje në postimin e tij ishte cilësimi ndaj vendimit të shkallës së parë. Kjo pasi Gjykata Komerciale në shkallën e parë, e kishte shtyrë ekzekutimin e vendimit për mbylljen e kësaj pompe. Dhe vendimi ishte marrë nga gjyqtarja në Komerciale, Vlora Pacolli-Rexhepi, e cila është motra e deputetes së VV-së, Fitore Pacolli. E Faton Peci në postimin e sotëm, e ka quajtur ‘amatoresk’ dhe ‘joprofesional’ vendimin e shkallës së parë të ...
Komentet te Përplasja brenda pushtetit: Peci e quan ‘amatoresk’ vendimin e motrës së Fitore Pacollit si gjyqtare në Komerciale Janë të Mbyllura

Escobar nga Brukseli flet me gazetarë për hapat e ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Këtë të marte Zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike i SHBA-së, Gabriel Escobar, do të mbajë një konferencë për media ku do të flasë për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. “Zëvendësndihmës Sekretari Escobar do të diskutojë qëllimet e Departamentit në Ballkanin Perëndimor, me vëmendje të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe hapat e ardhshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ai do të ndajë perspektivat nga takimet e tij në Bruksel dhe se si Shtetet e Bashkuara po punojnë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët europianë për të thelluar integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin rajonal”, thuhet në njoftim, raporton Gazeta Express. Konferenca nis nga ora 15:00 me orën ...
Komentet te Escobar nga Brukseli flet me gazetarë për hapat e ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi Janë të Mbyllura

Prej tash, kërkesën për vërtetim të kaluarës kriminale mund ta merrni në platformën eKosova

Lajme
Platforma shtetërore eKosova, tashmë do të mundësojë parashtrimin e kërkesës dhe pranimin e vërtetimit të kaluarës kriminale nga Policia e Kosovës, tërësisht në mënyrë digjitale. “E gjitha që ju nevojitet është që të parashtroni kërkesën dhe të prisni derisa zyrtarët përgjegjës nga Policia e Kosovës të trajtojnë kërkesën tuaj. Pasi që kërkesa e juaj të jetë trajtuar, ju do të njoftoheni në mënyre automatike për të shkarkuar versionjin elektronik të dokumentit të nënshkruar në mënyre digjitale”, thuhet në njoftimin e eKosova në Facebook. /Demokracia ...
Komentet te Prej tash, kërkesën për vërtetim të kaluarës kriminale mund ta merrni në platformën eKosova Janë të Mbyllura

Milionat e Qeverisë | Shpenzimi i parasë publike me tenderë njëburimorë u rrit frikshëm në vitin e kaluar

Lajme
Nga viti në vit po rritet shuma e mjeteve të shpenzuara nga shteti me kontrata njëburimore. Statistikat tregojnë se në vitin e kaluar, si asnjëherë tjetër në Republikën e Kosovës, dhjetëra miliona euro janë shpenzuar duke përdorur procedurat e negociuara në prokurim. Pak mbi 37 milionë euro është shuma që bën dallimin në mes të vitit 2022 dhe vitit 2023. Institucionet publike i janë turrur tenderëve njëburimorë edhe në këtë fillimvit, shkruan Demokracia.com. Në Kosovë, kontratat në prokurimin publik mund të lidhen përmes disa procedurave. Procedura më e ndjeshme është ajo e negociuar, pa publikim të njoftimit për kontratë, përmes së cilës lidhen kontratat njëburimore. Në rastet kur përdoret kjo ...
Komentet te Milionat e Qeverisë | Shpenzimi i parasë publike me tenderë njëburimorë u rrit frikshëm në vitin e kaluar Janë të Mbyllura

Dy ditë fushatë zgjedhore në Veri, i tërë procesi kushton 233 mijë e 204 euro

Lajme
Në mbedhjen e sotme, KQZ mori vendim për shkurtimin e kohëzgjatjes së afateve dhe miratoi Planin e Aktiviteteve për votimin për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024. Sipas vendimit të KQZ-së, aktivitetet kryesore për organizimin e këtij procesi, i referohen afatit prej 44 ditësh dhe janë si në vijim: Fushata për ose kundër largimit të kryetarëve të komunave fillon më 19 prill dhe përfundon në orën 07:00 më 21 prill 2024; Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhgueseve të OJQ-ve vendore, ndërkombëtare dhe mediave fillon më 01 prill dhe përfundon më ...
Komentet te Dy ditë fushatë zgjedhore në Veri, i tërë procesi kushton 233 mijë e 204 euro Janë të Mbyllura

Nën rrjeta merimangash, Psikiatria trajton mijëra pacientë në vit

Shëndetësi
Zhurma e britma pacientësh mbizotëronin një paradite të fillimit të marsit Klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. “Kam ardhur prapë dhe dua të rri edhe një javë”, i kërkonte me ngulm një pacient rreth të 20-tave stafit mjekësor. “Nuk dua të marr ilaçe, dua që mjeku im të ma japë injeksionin”, thoshte një tjetër. Korridoreve, ndërkohë, endej një grua që ankohej se i kishin vjedhur çantën. Këta pacientë dhe mijëra të tjerë në vit që vizitohen në Psikiatri, përballen me kushte aspak të dinjitetshme. Rrjeta merimangash, brejtës, pluhur e lagështi vërehen anekënd. Radio Evropa e Lirë siguroi lejen për të hyrë në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK, ...
Komentet te Nën rrjeta merimangash, Psikiatria trajton mijëra pacientë në vit Janë të Mbyllura

DOKUMENT | CIA për demonstratat e 1981-ës: Shqipëria ofron përkrahje morale

Lajme
Demonstratat e vitit 1981 kishin rënë nën llupën e inteligjencës amerikane, CIA-s. Më 18 nëntor 1981, CIA ishte marrë specifikisht me problemet në Ballkan, respektivisht në Kosovë. Demokracia.com ka siguruar dokumentin e CIA-s, ku analizohet demonstrata e 1981, roli i regjimit të Enver Hoxhës dhe Bashkimit Sovjetik për situatën e krijuar asokohe në Kosovë. Sipas CIA-s, 8000 trupa të rregullta kishin arritur ta frenojnë, por jo edhe ta eliminonin dhunën që kishte shpërthyer më mars të 1981-ës. Po ashtu, në raportim e inteligjencës amerikane thuhet se Shqipëria përpos mbështetjes morale, asokohe nuk kishte ofruar diçka tjetër për shqiptarët e Kosovës. “8.000 trupat e rregullta jugosllave në Kosovë kanë arritur të ...
Komentet te DOKUMENT | CIA për demonstratat e 1981-ës: Shqipëria ofron përkrahje morale Janë të Mbyllura

Konjufca “trullosës i mendjeve për hesape të Kurtit”: Pse deklarimet e tij janë bërë kaq të pabesueshme?

Lajme
“Sa më i madh rreziku që masa të kuptojë diçka, aq më shumë e shton intensitetin e paqartësive”. Është ky lexim që gazetari Lirim Mehmetaj ka për pashpjegueshmërinë e qëndrimeve “edhe-edhe” e “as-kësi-as-asi” që Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka çuar në nivel që tejkalon edhe paradokset më të mëdha; e që për një vëzhgues të rëndomtë është mendërisht trullosëse. Për se është fjala? Gjatë sidomos vitit të kaluar, për të vazhduar edhe me sivjet, Glauk Konjufca, bën kapërcime të mëdha nga vetë-qëndrimet-e-veta. Është bërë thuajse e vërtetë empirike që te Konjufca nuk funksionon më empirika, i.e, përvoja; e përvoja, edhe shkencërisht, ndërtohet mbi uniformitetin dhe konstancën e ndodhive ...
Komentet te Konjufca “trullosës i mendjeve për hesape të Kurtit”: Pse deklarimet e tij janë bërë kaq të pabesueshme? Janë të Mbyllura

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik të UP-së bllokojnë Rektoratin, kërkojnë rritjen e pagave

Lajme
Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës, kanë protestuar sot para Rektoratit ku kanë kërkuar rritjen e pagave. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha se përpjekjet për rritje të pagave nuk po ndalen. “Sot 250 grevist mbyllën derën e Rektoratit, ata nuk lëvizin. Ne edhe nesër do e mbyllim këtë derë dhe si duket po na imponohet veprimi i njëanshëm”, u shpreh Azemi. Ai tutje shtoi se pagat e kundërligjshme na i shkurtuan edhe ashtu të vogla 250 euro për punëtorët e sigurimit fizik. “Punëtorëve teknik as sot nuk ua paguan pagat e tyre, kurse deputetëve serbë në Parlamentin e Kosovës, ...
Komentet te Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik të UP-së bllokojnë Rektoratin, kërkojnë rritjen e pagave Janë të Mbyllura