Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Escobar erdhi për “Dinarin”, Kurti papritur u dorëzua për Manastirin e Deçanit

Lajme
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot pritet nga kryeministri Albin Kurti. Në njoftimin për media në mëngjesin e sotëm nga Qeveria bëhet e ditur se takimi do të zhvillohet në ora 15:30, shkruan Demokracia.com. Pikërisht dje gjatë takimit me presidenten Vjosa Osmani, qeveria e Albin Kurtit i kërkoi Agjencisë Kadastrale që ta regjistrojë pronën e Manastirit të Deçanit, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Përfaqësuesi i lartë amerikan e ka cilësuar vendimin të vështirë, por si të domosdoshëm për Kosovën. Por, Escobar kishte ardhur në Kosovë për ta diskutuar vendimin e BQK-së për ndalimin e dinarit. I dorëzuar për manastirin, nuk ...
Komentet te Escobar erdhi për “Dinarin”, Kurti papritur u dorëzua për Manastirin e Deçanit Janë të Mbyllura

Deputetët e pushtetin lëshojnë seancën e thirrur nga opozita për kontratat njëburimore

Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se grupi i saj ka vendosur që të lëshojë sallën e Kuvendit në seancën e thirrur nga opozita për kontratat njëburimore. Ajo tha se seanca e ka humbur kuptimin e saj dhe kaloi në sharje e ofendime, duke iu drejtuar opozitës se nëse kanë fakte për hajni t’i dërgojnë në organet përgjegjëse/Demokracia ...
Komentet te Deputetët e pushtetin lëshojnë seancën e thirrur nga opozita për kontratat njëburimore Janë të Mbyllura

Armend Zemaj- VV-së: Po dëshmoheni që jeni hajna të pangopur

Lajme
Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, në seancën e sotme tha se kurrë s’ka ndodhur që një qeveri të ketë më shumë kontrata njëburimore sesa Qeveria Kurti. Duke folur për Lëvizjen Vetëvendosje, Zemaj tha se po “dëshmohen që janë hajna të pangopur”. “Që s’po e mbani edhe një premtim të dhënë s’e kam dert shumë as unë as LDK, sepse tash po ju njohim për mashtrues. Por problemin e kemi me faktin se ju po dëshmoheni se jeni edhe hajna të pangopur. E këtu përtej mashtrimit me kauza të rreme, kjo po ju kushton qytetarëve me miliona euro të keqpërdorura në tri vitet që ju jeni në pushtet përmes aranzhimeve personale, ...
Komentet te Armend Zemaj- VV-së: Po dëshmoheni që jeni hajna të pangopur Janë të Mbyllura

Abelard Tahiri kërkon Komision Hetimor Parlamentar për kontratat njëburimore

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, gjatë seancës ku po shqyrtohet ‘propozim-rezoluta për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti’, ka thënë se kontratat njëburimore të nënshkruara gjatë viteve 2022-23 janë burim i korrupsionit. “Ato që kanë qenë problematike gjatë kohës së Qeverisë Kurti janë dy lloj kontratash që realisht janë burim i korrupsionit. Për një lloj të këtyre kontratave kemi shifra konkrete të cilat do t’i prezantojmë dhe për një lloj tjetër nuk kemi fare. Pra, kur flasim për kontrata sekret, ne nuk e dimë asgjë se çka ka ndodhur dhe këtu përfshihen edhe çështja e rezervave shtetërore, blerja e armëve, ...
Komentet te Abelard Tahiri kërkon Komision Hetimor Parlamentar për kontratat njëburimore Janë të Mbyllura

“Vendimet e Millosheviqit nuk mund të jetojnë në shekullin tonë…” | Si i dha jetë Albin Kurti vendimit të Kasapit të Ballkanit dhe vrasësit të shqiptarëve?

Lajme
“… besoj se duhet të hasim në mirëkuptimin e tyre [Manastirit të Deçanit], se vendimet e regjimit të Millosheviqit nuk mund të jetojnë në shekullin tonë”. Kështu deklaronte kryeministri Albin Kurti më 17 shkurt 2022, pikërisht në përvjetorin e 14-të të Pavarësisë së Kosovës, shkruan Demokracia.com. Por, gati një muaj pasi ka shënuar përvjetorin e 16-të të pavarësisë së Kosovës, kryeministri Kurti vendosi t’i japë fund mashtrimit të tij, të cilin ua kishte dhënë qytetarëve të Kosovës se me ardhjen e tij dhe të Vetëvendosjes në pushtet, nuk do të lejonte zbatimin e vendimit të Kasapit të Ballkanit dhe vrasësit të shqiptarëve, Sllobodan Millosheviqit. Me anë të vendimit të tij, ...
Komentet te “Vendimet e Millosheviqit nuk mund të jetojnë në shekullin tonë…” | Si i dha jetë Albin Kurti vendimit të Kasapit të Ballkanit dhe vrasësit të shqiptarëve? Janë të Mbyllura

Stano për deklaratat e Escobarit ndaj Kurtit: Kur vjen puna te Kosova dhe sjellja e Qeverisë, pikëpamjet tona me SHBA-në përafrohen gati 100%

Lajme
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke refuzuar të komentojë deklaratat e emisarit amerikan, Gabriel Escobar, se SHBA e BE kanë probleme të komunikimit me kryeministrin Albin Kurti, tregoi se qëndrimet e BE-së kur në pyetje është Kosova janë 100 përqind të njëjta.“ Kur vjen puna te Kosova dhe sjellja e qeverisë aktuale në Prishtinë, pikëpamjet tona me partnerët amerikanë përafrohen gati 100%”, tha sot Stano në konferencë. Çka tha Gabriel Escobar dje? I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dje konfirmoi problemet e Uashingtonit me kryeministrin Albin Kurti. Në një bashkëbisedim me gazetarë në Bruksel ai pati një gjuhë të ashpër edhe për çështjen e dinarit. ...
Komentet te Stano për deklaratat e Escobarit ndaj Kurtit: Kur vjen puna te Kosova dhe sjellja e Qeverisë, pikëpamjet tona me SHBA-në përafrohen gati 100% Janë të Mbyllura

Kadrijaj-Kurtit: Turpi të mbuloftë, ke sjellë aktivistë në Deçan për të protestuar për Manastirin

Lajme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti që t’i regjistrohen 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit. Kadrijaj me ironi ka pyetur se kur e ka “mbajtur bajrakun Albini”, duke shtuar se Kurti kishte dërguar aktivistë të Vetëvendosjes në Deçan për të protestuar për punën e Manastirit. “Pse, kur e ka mbajt bajrakun Albini? Turpi të mbuloftë, me autobus ke bartë aktivistë e i ke sjellë në Deçan me protestu për Manastirin e “zajednicën”, ka shkruar deputetja e AAK-së./Demokracia ...
Komentet te Kadrijaj-Kurtit: Turpi të mbuloftë, ke sjellë aktivistë në Deçan për të protestuar për Manastirin Janë të Mbyllura

Edi Rama reagon pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për pronat e Manastirit të Deçanit

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për pronat e Manastirit të Deçanit. Rama përmes një postimi në “X” ka përgëzuar dhe mbështetur vendimin për të zbatuar vendimin kushtetues, transmeton Demokracia.com Ai ka shkruar se e mbështet vendimin, edhe pse të vonuar. “Unë e mbështes plotësisht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit”, shkruan ai duke inkurajuar lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët./Demokracia.com/ /Demokracia ...
Komentet te Edi Rama reagon pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për pronat e Manastirit të Deçanit Janë të Mbyllura

Rohde për Manastirin e Deçanit: Moment historik, hap i rëndësishëm i Kosovës në sundimin e ligjit

Lajme
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur moment historik vendimin lidhur me Manastirin e Deçanit. Megjithëse, Rohde theksoi se ky është një hap i rëndësishëm në angazhimin e Kosovës në sundimin e ligjit. “Më në fund u bë. Edhe pse zbatimi i vendimit të Gjykatës së Kushtetues ishte shumë i vonuar, shënon një hap të rëndësishëm në angazhimin e Kosovës në sundimin e ligjit. Ne urojmë qeverinë e Kosovës, të gjithë akterët poliitkë të përfshirë dhe Manastirin e Deçanit në këtë moment historik”, shkroi Rohde në platformën X. /Demokracia ...
Komentet te Rohde për Manastirin e Deçanit: Moment historik, hap i rëndësishëm i Kosovës në sundimin e ligjit Janë të Mbyllura

“Fashiste, kolonizuese”- Komunikata qesharake e dikurshme e Vetëvendosjes për kundërshtimin e vendimit të Manastirit të Deçanit

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje shprehej kategorikisht kundër vendimit të zbatimit të Gjykatës Kushtetuese për dhënien e 24 hektarëve të pronave përreth Manastirit të Deçanit kësaj të fundit. Mirëpo, kryetari i saj, tash kryeministër, e obligoi Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’ia falte këto toka Manastirit të Deçanit. Vetëvendosje, partia në pushtet, në një komunikatë përpara tetë vitesh thoshte se vendimi i Kushtetueses isthe i papranueshëm dhe përmes tij “legjitimon edhe politikat fashiste, kolonizuese e gjenocidale të Serbisë ndaj Kosovës e shqiptarëve”. “Është e habitshme se si institucione të larta si Gjykata Kushtetuese marrim një vendim për të legjitimuar vendimet e një regjimi që u cilësua si regjim kriminal e gjenocidal nga e ...
Komentet te “Fashiste, kolonizuese”- Komunikata qesharake e dikurshme e Vetëvendosjes për kundërshtimin e vendimit të Manastirit të Deçanit Janë të Mbyllura