Lëvizja Vetëvendosje mban mbi 700 mijë euro në banka. Partia në pushtet ka rezultuar subjekti më i pasur shqiptar në Kosovë, me mbi 2 milionë euro të hyra në vitin 2023. Në fund të vitit, buxheti i LVV-së rezultoi me suficit prej mbi 700 mijë euro. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportin financiar për partitë politike gjatë vitit 2023. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, kryeson listën si subjekti politik me më së shumti të hyra në Kosovë, raporton Paparaci. LVV-ja, gjatë vitit 2023 ka regjistruar të hyra prej më shumë se 2 milionë euro. Shuma më e madhe e të hyrave inkasohet nga fondi i shtetit për mbështetjen ...
Komentet te Vetëvendosje ëshë partia më e pasuruar në Kosovë, ka mbi 700 mijë euro në bankë Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Gjykata e Pejës e ka dënuar sot Shaban Gogajn me 7 vite e 6 muaj burgim unik për për vrasjen e Agonis Tetajt në vitin 2018 në lokalin “Gogaj AG”. Veprat për të cilat ai u dënuar janë vrasje nga pakujdesia dhe posedim të pa autorizuar të armëve. Sipas gjykatës, në këtë dënim do t’i llogaritet edhe qëndrimi në paraburgim nga data 23.09.2018. Masa e paraburgimit do t’i vazhdohet deri në plotfuqishmërinë e vendimit, por jo më gjatë se dënimi. Në shpalljen e aktgjykimit, gjykata ka bërë rikualifikim e veprës penale nga vrasja e rëndë, siç e cilëson aktakuza, në vrasje nga pakujdesia. Vendimin u mor nga trupi gjykues i ...
Komentet te Shaban Gogaj dënohet me 7 vite e 6 muaj burg për vrasjen e Agonis Tetajt Janë të Mbyllura
Më shumë se gjysma e tabelave të vendbanimeve në gjuhën shqipe që janë vendosur ditën e së enjtes në veri të Kosovës janë ngjyrosur gjatë natës. Në shumicën prej tyre është ngjyrosur vetëm pjesa ku emri i vendbanimit shkruhej në gjuhën shqipe. Nga Policia e Kosovës për rajonin e veriut kanë thënë për se janë ngjyrosur më shumë se gjysma e tyre që u vendosën dje. Tabelat me emërtimet e vendbanimeve me shumicë serbe në komunat veriore të enjten janë zëvendësuar me tabela, në të cilat, emri i vendbanimit shkruhej edhe në gjuhën shqipe. Nga pamjet që i ka publikuar ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, shihej se janë larguar pllakat ...
Komentet te Tentohet të fshihen emrat e vendbanimeve në gjuhën shqipe në veri, ngjyrosen më shumë se gjysma e tabelave të vendosura dje Janë të Mbyllura
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka besimin e amerikanëve dhe se për ta ruajtur karrigen e tij, ai e mori vendimin për dhënien e tokave për Manastirin e Deçanit. “Manstili, manastili-tap karrika e lëshoi bajrakun”, ironizoi ai. Ai ka thënë se Kurti do të detyrohet ta themlojë Asocicacionin e Komunave me Shumicë Serbe kur ta kuptojë se po e humb mbështetjen dhe po izolohet. “Ndoshta, i ka blerë një muaj ditë kohë me vendimin për Manastirin, që mendoj se është vendim i mirë në përgjithësi për Kosovën, por nuk mendoj që e ka blerë simpatinë e amerikanëve. Nuk i besojnë. Nuk i ...
Komentet te “Manstili, manastili-tap karrika e lëshoi bajrakun”, Shpend Ahmeti komenton vendimin për dhënien e tokave për Manastirin e Deçanit Janë të Mbyllura
“Çështje emergjente humanitare” e quajti Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, situatën në të cilën “disa prej pjesëtarëve të komunitetit serb prej më të cënueshmeve” e kanë gjetur veten pas ndalimit të dinarit nga qeveria kosovare, për çka kërkoi “të adresohet menjëherë”: “ShBA mbetet partneri më i përkushtuar i Kosovës. Por duhet të pranoj se marrëdhëniet tona kanë disa sfida tash. Të jemi të sinqertë, këto sfida kanë të bëjë me mënyrën se si qeveria po trajton serbët e Kosovës tash. Është fatkeqe pse duhet të merremi me këtë. Por, dinari, vendimi i BQK-së ka krijuar vështirësi të njëmenda për disa qytetarë të Kosovës. Jemi shumë të shqetësuar”, ...
Komentet te “Çështje emergjente humanitare” | Albin Kurti e bënë shtetin e Kosovës si cenues të minoriteteve Janë të Mbyllura
I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se ka pasur një bisedë të mirë dhe të hapur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pas takimit të mbajtur në Qeverinë e Kosovës, emisari amerikan deklaroi për mediat më 14 mars se kryeministri kosovar i ka premtuar se do të shqyrtojë disa prej propozimeve të tij që kanë të bëjnë me çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb. Escobar nisi vizitën e tij në Kosovë një ditë më herët, kur u takua me presidenten Vjosa Osmani, me krerët e partive opozitare dhe me përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë. Pas takimit me Osmanin, emisari amerikan u bëri thirrje ...
Komentet te Escobar paralajmëron dorëzimin e radhës të Kurtit: Më premtoi se do të shqyrtojë propozimet e mia për Dinarin serb Janë të Mbyllura
Kriter kryesor i tenderit për ndërtimin e shkollës së re ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë ishte ‘çmimi më i ulët’, por përkundër kësaj, kompani fituese është zgjedhur kompania me çmim për gjysmë milion euro më të shtrenjtë se vlera e parashikuar. Me 25 prill të vitit 2023, ishte hapur tenderi për ndërtimin e shkollës ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë. Komuna për këtë projekt kishte vendosur vlerën e parashikuar prej 2 milionë euro. Për këtë projekt kishin garuar nëntë kompani dhe grupe kompanish. Por, edhe pse kishte kompani garuese që ofronin çmim më të lirë, komuna kishte konsideruar që ato nuk i plotësojnë kushtet dhe fitues u zgjodh grupi “Konstruktori ING ...
Komentet te Podujeva e Bulliqit refuzon ofertat e lira, paguan mbi gjysmë milioni më shumë për fituesin e tenderit Janë të Mbyllura
Eksperti i sigurisë Bedri Elezi, ka folur për situatën në Ballkanin Perëndimor. Ai tha se Radoiçiqi po i bën një dëm të madh rajonit pasi ka hapur fabrikë për falsifikimin e monedhave. Sipas tij, tashmë dy grupe kriminale që merren me këtë veprimtari janë identifikuar dhe arrestuar në Kosovë. “Dua të përmend një informacion, Radoiçiçi qëndron pas një krimi shumë të madh që po i bëhet Europës sepse ka në posedim një fabrikë për prodhimin e monedhave false me çfarë e ka vërshuar së fundmi rajonin. Gjithashtu ai ka monedha false si të vogla edhe të mëdha në të gjithë Europën”. “Ne për këtë kemi njoftuar edhe policinë e Kosovës, ...
Komentet te Eksperti i sigurisë: Radoiçiq ka hapur fabrikë monedhash false, arrestohen dy grupe në Kosovë Janë të Mbyllura
Vetëm pas një viti e trembëdhjetë ditësh, pra pas 27 shkurtit 2023, kryeministri Albin Kurti në mënyrë të papritur ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’i regjistrojë në emër të Manastirit të Deçanit, që menaxhohet nga Kisha Ortodokse Serbe, tokën 25 hektarëshe që Sllobodan Millosheviqi ia kishte dhuruar në vitin 1997. Ky vendim i Kurtit ishte krejtësisht i papritur, pasi zhvillimet politike po vlonin nga tema të tjera, që lidhen me veriun e Kosovës dhe Rregulloren e BQK-së që nuk lejon përdorimin e Dinarit serb në Kosovë dhe me ardhjen në Kosovë të të dërguarit të SHBA-së, Gabriel Escobar, i cili një ditë më parë kritikoi ashpër Qeverinë Kurti ...
Komentet te Vendimi i Kurtit për pronën e manastirit një vit pas marrëveshjes me Vuçiqin në Bruksel për “status special” për Kishën Ortodokse Serbe Janë të Mbyllura
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sa i përket takimit të mbrëmshëm me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se në atë takim janë informuar për relacionet bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, në atë takim u bë e qartë se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës nuk kanë qenë asnjëherë në nivel më të ulët se sa që janë sot. “Sa i përket takimit të mbrëmshëm, ishte një takim informues mbi relacionet bilaterale mes Kosovës dhe SHBA-së, për ta thënë më thjeshtë në atë që na u tha qartë dhe zëshëm, nuk kanë qenë as njëherë në nivel më të ulët se sa ...
Komentet te Abdixhiku për takimin me Escobarin: Na u tha qartë se raportet Kosovë-SHBA nuk kanë qenë asnjëherë në nivel më të ulët Janë të Mbyllura