Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Bajqinovci përzihet në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, merr pjesë në një tubim zgjedhor

Lajme Maqedoni
Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, duket se ka interesim për zgjedhjet në Maqedoni të Veriut. Mbrëmë, ai mori pjesë në një tubim të opozitës shqiptare në Maqedoni të Veriut, të cilët po e sfidojnë Ali Ahmetin e BDI-së. Madje, Bajqinovci takoi krejt krerët e opozitës shqiptare në shtetin fqinj, përfshirë Arben Taravarin, kandidatin e kësaj opozite për president të Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, Nacionale e ka të vështirë të kuptojë se cili do të jetë ndikimi i “përforcimi” nga Kosova në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. /Demokracia ...
Komentet te Bajqinovci përzihet në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, merr pjesë në një tubim zgjedhor Janë të Mbyllura

Policia me masa të fshehta simulon blerjen e 2 eurove false, arrestohet një person

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të premten në Podujevë nën dyshimin për përfshirje në falsifikim parash. I dyshuari sipas policisë, 10 mijë euro false, nga 2 euro, synonte t’i shiste për 6 mijë euro. Policia e Kosovës ka arrestuar një person të premten në fshatin Shakovicë të Podujevës nën dyshimin për përfshirje në falsifikim parash. Sipas njoftimit, i dyshuari kishte ofruar për shitje policisë 5 mijë copë nga 2 euro. “Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, më 15.03.2024 kanë zbatuar Urdhëresën për  ‘Masa të fshehta hetimore’, përkatësisht ‘Blerja e simuluar e artikujve, shërbimeve ose sendeve’” ...
Komentet te Policia me masa të fshehta simulon blerjen e 2 eurove false, arrestohet një person Janë të Mbyllura

Edhe sot ajri jo i shëndetshëm në kryeqytet

Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndeti Publik të Kosovës ka bërë të ditur se ajri në Prishtinë nuk është i shëndetshëm Ndër të tjera IKShPK-ja ka njoftuar personat e ndjeshëm të kenë kujdes, shkruan klankosova.tv. Ndërkaq indeksi i cilësisë së ajrit të cilin instituti e ka publikuar në llogarinë e tyre në Facebook, është 60. ...
Komentet te Edhe sot ajri jo i shëndetshëm në kryeqytet Janë të Mbyllura

Parashikimi i motit për këtë fundjavë, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

Lajme
Vranësira dhe mundësi për reshje lokale shiu do të ketë gjatë fundjavës, sipas “Mendimi për motin”. Orëve të pasdites priten kushte për reshje lokale shiu, së pari në perëndim të vendit, e më vonë deri në mbrëmje edhe pjesë tjera.  Temperaturat minimale zbresin në 4C e 5C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 15C e 16C, raporton Express. “Mundësi për reshje të dobëta shiu shfaqen lokalisht edhe ditën e diel, ndërsa temperaturat pësojnë një rënie të lehtë në 11C e 12C.  Intervale më të gjata me diell po priten ditën e hënë, me temperatura që sërish shënojnë rritje deri në 15C e 16C.  Nga dita e martë depërtimi ...
Komentet te Parashikimi i motit për këtë fundjavë, vranësira dhe mundësi për reshje shiu Janë të Mbyllura

Me 22 mars mbahet forumi ekonomik ndërmjetë Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
Drejtori i Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë Bajram Fusha, ka bërë të ditur se me më 22 mars, do të mbahet Forumi ekonomik ndërmjetë Kosovës dhe Sllovenisë, ku do të marrin pjesë mbi 80 biznese, e që do kenë mundësi edhe për takime B2B. “Pas një pune të madhe nga të gjitha palët, po ofrohet data e njërës nga ngjarjet më të rëndësishme: Forumi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. Më 22 mars, në Kranjska Gora, mbi 80 biznese do të jenë pjesë e këtij forumi, ku do të kenë mundësi edhe për takime B2B, si pikënisje për suksese të reja!”, është thënë në njoftimin e Odës Sllovene të Bizneseve ...
Komentet te Me 22 mars mbahet forumi ekonomik ndërmjetë Kosovës dhe Sllovenisë Janë të Mbyllura

Edita Tahiri: Qeveria Kurti s’e shfrytëzoi letrën e Bidenit që dialogu të fokusohej në njohje reciproke

Lajme
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka bërë një krahasim të këtij procesi me periudhën sa ishte në krye të dialogut. Në një intervistë për Ekonomia Online, Tahiri thotë se Qeveria ka dështuar në dialog, teksa e quan proces të “vdekur”. Tahiri ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk arriti ta shfrytëzojë letrën e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili kërkonte njohje reciproke. Thotë se marrëveshja mund të arrihet pa njohje të ndërsjelltë e me formim të Asociacionit. “Ne gjithë e dimë që dialogu apo negociata me Serbinë kemi pasur në disa faza, në konferencën e Rambujesë para saj kemi pasur ne fituam lirinë e paqen. Dëshiroj të them ...
Komentet te Edita Tahiri: Qeveria Kurti s’e shfrytëzoi letrën e Bidenit që dialogu të fokusohej në njohje reciproke Janë të Mbyllura

Faton Peci hyn në selinë e AAK-së, ia kthen objektin Ministrisë së Bujqësisë

Lajme
Faton Peci ka thënë se autoritetet shtetërore kanë kthyer sot 600 metra katrorë në shërbim të Ministrisë së Bujqësisë. Ministri Peci ka thënë se objekti, në të cilin ishte e vendosur edhe selia qendrore e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka rreth 600 metra katror. Peci ka njoftuar se së shpejti do të fillojë procesi i renovimit. ″I rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim të titullarit; Ministrisë së Bujqësisë! Sot vizitova hapësirat e objektit të Ministrisë së Bujqësisë në Lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku kemi rikthyer mbi 600 metra katror në shërbim të institucionit. Së shpejti do të fillojmë me procesin e renovimit″, tha ai. ″Mbetem optimist se instancat ...
Komentet te Faton Peci hyn në selinë e AAK-së, ia kthen objektin Ministrisë së Bujqësisë Janë të Mbyllura

Amerika jep alarmin e fundit: “Kjo Qeveri e VV-asë ka pak miq”, Escobar: Nëse s’bëhet diçka urgjente njerëzit do të ikin nga vendi

Lajme
Emisari amerikan Gabriel Escobar tha se është i shqetësuar për atë se “ku po shkon Kosova” meqë, sipas tij, po e injoron rrugën europiane. “Pra, derisa Kosova e injoron rrugën evropiane, që është dialogu dhe i injoron rrugët evropiane që udhërrëfyesit që po ua japin, që është Marrëveshja bazë, Aneksi [ i zbatimit] dhe tani statuti i Asociacionit, Evropa po thotë se Kosova nuk po punon me Evropën. Pra, derisa Kosova e injoron rrugën evropiane, që është dialogu, dhe i injoron rrugët evropiane që udhërrëfyesit që po ua japin, që është Marrëveshja bazë, Aneksi [ i zbatimit] dhe tani statuti i Asociacionit, Evropa po thotë se Kosova nuk po punon ...
Komentet te Amerika jep alarmin e fundit: “Kjo Qeveri e VV-asë ka pak miq”, Escobar: Nëse s’bëhet diçka urgjente njerëzit do të ikin nga vendi Janë të Mbyllura

Sërish tërmet në Mal të Zi, kaq ishte magnituda

Rajoni dhe Bota
Një tërmet i ri me magnitudë 2.8 të shkallës Rihter goditi Malin e Zi, raporton EMSC.     Tërmeti u regjistrua në orën 12:10 në afërsi të Nikshiqit, në një thellësi prej 10 kilometrash, pra 28 kilometra nga Bileça në Bosnje-Hercegovinë. Qytetarët kanë shkruar në faqen e EMSC se kanë ndjerë një dridhje të lehtë. “Ja ku filloi sot”, “Tundja e lehtë”, “Tundja e Nikshiqit”, janë vetëm disa nga komentet. Për kujtesë, një tërmet me magnitudë 5.7 gradë të shkallës Rihter tronditi territorin e Malit të Zi në orën 04:06 të mëngjesit të së enjtes. Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi ka bërë të ditur se tërmeti ...
Komentet te Sërish tërmet në Mal të Zi, kaq ishte magnituda Janë të Mbyllura

Abdixhiku godet Kurtin: “Pushteti i Shpresës” negocoi 781 tenderë në vlerë prej 209 milionë euro pa procedura

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë një postim lidhur me tenderët njëburimorë që janë dhënë gjatë Qeverisë Kurti për të cilët u diskutua dje në Kuvend. Abdixhiku ka thënë se 781 tenderë në vlerë prej 209 milionë euro janë dhënë “Pushteti i Shpresës” me negocim të drejtëpërdrejtë, pa procedura, pa konkurrencë. Ai ka deklaruar se këto kontrata do t’i trajtojnë ditëve në vijim. “Pa procedura, pa konkurrencë, me muhabet të drejtpërdrejtë! Pra, e thërrasin një biznes që e zgjedhin vet, dhe i japin tender! Kaq thjeshtë! Nuk ka garë, nuk ka çmim të lirë, ka marrëveshje një me një! Kështu janë ndarë plot 209 milion euro; ...
Komentet te Abdixhiku godet Kurtin: “Pushteti i Shpresës” negocoi 781 tenderë në vlerë prej 209 milionë euro pa procedura Janë të Mbyllura