Një burrë i moshës madhore në Malishevë e ka denoncuar një rast të dhunimit në Polici, ku ka raportuar se është keqpërdorur nga një burrë tjetër. Raportimi i rastit nga viktima është bërë gjatë ditës së djeshme dhe akoma nuk dihet nëse ngjarja ka ndodhur po dje, apo më herët Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës dhe kane njoftuar se viktima dhe i dyshuari janë me probleme psiqike. Si rezultat i raportimit, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Demokracia ...
Komentet te Malishevë: Një burrë raportoi se është dhunuar seksualisht nga një burrë tjetër Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Gjyqtari francez, Nicolas Guillou, është gjyqtar i procedurës paraprake në rastin e krerëve të UÇK-së dhe në të gjitha rastet e arrestimeve dhe bastisjeve nga Prokuroria e Speciales. Ai kohë më parë u zgjodh gjyqtar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Pavarësisht se e ka marrë edhe detyrën e re, Guillou po e vazhdon angazhimin e tij në Gjykatën Speciale. Ishte dhjetori i vitit 2023 kur Gjykata Speciale njoftoi se njëri nga gjyqtarët më të njohur të këtij institucioni po largohej nga Specialja. Kjo pasi ai ishte përzgjedhur për gjyqtar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Megjithatë, pavarësisht se që nga 8 marsi 2024 Nicolas Guillou është betuar si gjyqtar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ...
Komentet te Gjyqtari i Speciales që po i mban dy vende të punës: Mbrojtja e Thaçit kërkon përjashtimin e tij Janë të Mbyllura
“Në ushtrimin e gjykimit për këtë çështje, jam prirë nga arsyeja e shëndoshë. Askush nuk ka të drejtë t’ia ndalë Republikës së Kosovës të drejtën për të qenë shtet i barabartë me çdo shtet tjetër të kontinentit tonë, askush nuk ka të drejtë t’ia humbasë qytetarëve të Republikës të drejtën që të ndihen qytetarë evropianë duke pasur të drejtën për t’iu qasë Gjykatës Evropiane për të Drejtave të Njeriut e dhjetëra mekanizmave tjerë që përbëjnë makinerinë demokratike pan-evropiane të Këshillit të Evropës”. Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit, më 13 mars 2024, derisa po arsyetonte vendimin me anë të së cilit urdhëronte Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’ia regjistronte ...
Komentet te VIDEO | Kurti që bllokoi Kosovën me protesta të dhunshme arsyetoi vendimin për Manastirin e Deçanit me fjalët “askush nuk të drejtë t’ia ndalë Kosovës dhe popullit…” Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, kanë vizituar sot piktorin nga Gjakova, Tahir Emra. Kështu ka bërë të ditur vajza e piktorit Arjeta Emra, përmes një postimi në Facebook. “Sot te gjyshi erdhën dy mysafir special” – ka shkruar ajo. Ndërkaq, në foton që është publikuar, Kurti shihet duke pirë raki në muajin e Ramazanit. Pas kësaj, vajza e Tahir Emrës, Arjeta ka ndryshuar fotografinë në Facebook, duke hequr pjesën e tavolinës ku shihet rakia. /Demokracia ...
Komentet te Alkool në Ramazan, ‘editohet’ fotoja e Kurtit me raki në tryezë Janë të Mbyllura
Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, ka bërë një shkrim për babain e saj. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ajo shkroi për mungesën pranë familjes të zëdhënësit të UÇK-së, që aktualisht po mbahet i paraburgosur në Dhomat e Specializuara. Ajo shtoi se janë duke pritur nga një vend që nuk ka drejtësi, të paktën tani për tani. “Na the të vazhdojmë jetën, por çfarë jete është kjo? Kur gjysma e zemrës gjendet mes tullave e hekurave të zi e gjysma tjetër kërkon të ndaloj së rrahuri!”, shkroi ndër tjerash ajo. Më poshtë edhe postimi i plotë: Koha ecën e jeta vazhdon, ndërsa ne vazhdojmë të bëjmë jetë të dyfisht, ...
Komentet te Vajza e Jakup Krasniqit me dedikimin për babain: Çfarë jete është kjo? Janë të Mbyllura
“Nuk është që ne bëjmë ndonjë pazar, ma jep këtë, ta jap atë” dhe “Nuk angazhohemi ne me logjikë pazaresh me askënd, as brenda dhe as jashtë vendit”. Kështu i përgjigjej kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lajmeve që qarkullonin më 1 qershor 2022, se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës është i kushtëzuar me zbatimin e vendimit për 24 hektarët tokë të Manastirit të Deçanit, shkruan Demokracia.com. Këtë qëndrim, Kurti e kishte shprehur në një konferencë për media, menjëherë pas kthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Nuk është që ne bëjmë ndonjë pazar, ma jep këtë, ta jap atë. Ne mbajmë qëndrimin tonë, kemi ...
Komentet te VIDEO | “Unë nuk angazhohem në logjikë pazaresh me askënd” | Kurti e kishte kundërshtuar kushtëzimin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës me dhurimin e 24 hektarëve për Manastirin e Deçanit Janë të Mbyllura
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ardian Kastrati, ka reagaur pas deklaratave që bëri Escobar, ku tha se Kurti i refuzoi propozimet për dinarin, dhe i shpalosi dy kushtet e radhës për pranimin e Kosovës në KiE, ku njëri prej tyre ishte edhe Asociacioni. Kastrati në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Kurti për një grusht votash po i lëndon marrëdhëniet me ShBA dhe BE. “Loja me dinarin dhe tabelat në veri janë lojë e ndytë e Kurtit me i mbajt gjallë ndjekësit e tij fanatik për zgjedhje, mirepo kështu për grushta votash po lëndohen marrëdhëniet me SHBA me BE e rrjedhimisht interesat e Kosovës”, thotë ai. Tutje ai ...
Komentet te Kastrati: Kurti për një grusht votash po i lëndon marrëdhëniet me ShBA dhe BE Janë të Mbyllura
Bekim Haxhiut, deputet i PDK-së, ka bërë një interpretim interesant në lidhje me zhvillimet e fundit politike. Sipas Haxhiut, presidentja Vjosa Osmani mund ta rrëzojë Qeverinë Kurti. Në analizën e tij, Osmani e ka kuptuar që kryeministri Albin Kurti po e “çon vendin drejt humnerës”. “E ka pa (Vjosa Osmani) që Kurti po e çon vendin drejt humnerës dhe relacionet me SHBA-në dhe nesër mund t’i bëjë votat me rrëzu Qeverinë. Mund të bëhen votat se ka goxha fragjilitet brenda grupit parlamentar. Nëse i shikojmë rastet e fundit, deputetët që spo i mbështetin vendimet e Qeverise Kurti dhe projektligjet, janë 8-12 edhe deputetët e GUXO, atëherë bëhen numrat me rrëzu ...
Komentet te Haxhiu thotë se presidentja Osmani mund ta rrëzojë Qeverinë Kurti: Mund të bëhen votat Janë të Mbyllura
Kryenegociatori për bisedime me Serbinë, Besnik Bislimi, sërish nuk do të iu qëndroi besnik fjalëve të tij. As një muaj nuk e ka mbajtur zotimin se për çështje të dinarit nuk do të shkojë në Bruksel për të diskutuar me Serbinë. Ndonëse se më 21 shkurti kishte refuzuar takimin e parë, ai të martën do të “vizatohet” para emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, për të diskutuar për çështjen e dinarit, e cila po konsiderohet si çështje e brendshme e Kosovës. “Ky nuk është takim ku duhet të shkoj kryenegociatori, për arsyeje se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut. Unë shkoj atëherë kur të diskutohet për marrëveshjen bazike, kështu ...
Komentet te Bislimi i “ha” fjalët përsëri: Thoshte se s`shkon në Bruksel për dinarin, por të martën “vizatohet” para Lajçakut Janë të Mbyllura
“Qeverisë i është bërë e qartë nga grupet politike kryesore në Asamble që përfaqësojnë parlamentet e shteteve anëtare, nga shtetet e QUINT-it, që ne duhet të zgjedhim mes dy opsioneve: të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e të na mundësohet ecja tutje me qëllim anëtarësimin në Këshill të Evropës këtë vit, apo heqjen e Kosovës nga agjenda e anëtarësimit”. Ky është arsyetimi dhe shfajësimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, kur njoftoi më 13 mars 2024 se ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’i regjistrojë në emër të Manastirit të Deçanit, që menaxhohet nga Kisha Ortodokse Serbe, tokën 25 hektarëshe që Sllobodan Millosheviqi ia kishte dhuruar në vitin 1997, ...
Komentet te “Qeverisë i është bërë e qartë…” | Kurti gënjeu se duke i dhënë 24 hektarët për Manastirin e Deçanit po e plotëson kushtin për anëtarësim në Këshill të Evropës Janë të Mbyllura