Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Nëna në Fushë Kosovë e la vetëm fëmijën, avokati Jashari: Rrezikon deri në 3 vite burg

Lajme
Avokati Arbër Jashari ka folur lidhur me rastin e arrestimit të një nëne në Kosovë, pasi la fëmijën vetëm në shtëpi për rreth 6 orë. Jashari tha se gruaja rrezikon sipas kodit penal të Kosovës nga 3 muaj deri në 3 vite burg. Ai tha gjithashtu se legjislacioni i Kosovës ka parashikuar një sërë mekanizmash për mbrotjen e fëmijëve, që nisen prej parimit ku është interesi më i mirë i fëmijës. “Kodi penal i Republikës së Kosovës e ka parshikuar si vepër penale kur prindi apo kujdestari që ka në kujdestari një fëmijë, e keqtrajton apo e braktis. Kjo është parashikuar si vepër penale në nenin 243 të kodit penal, ...
Komentet te Nëna në Fushë Kosovë e la vetëm fëmijën, avokati Jashari: Rrezikon deri në 3 vite burg Janë të Mbyllura

Kapja e shtetit: “Shoferi i Bulliqit” emërohet anëtar i Bordit të ndërmarrjes Pastrimi

Lajme
Abedin Zeka nuk do të jetë më vetëm një shofer veture. Vozitësi i kryetarit të Komunës së Podujevës tash e tutje do të jetë në rolin e mbikëqyrësit të një ndërmarrje publike. Aktivisti i LVV-së është emëruar zyrtarisht anëtar i Bordit të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave ‘Pastrimi’. Nga aktivist politik, në shofer, në anëtar bordi. Një ngjitje kaq të shpejtë në karrierë nuk e kishte paramenduar para tri vitesh Abedin Zeka. Rreth dhjetë ditë më parë, aktivisti i hershëm i Lëvizjes Vetëvendosje është emëruar anëtar në Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike ‘Pastrimi’ në Podujevë. Për ta ‘graduar’ në pozitë shoferin e kryetarit Bulliqi, komisioni komunal i aksionarëve të Komunës ...
Komentet te Kapja e shtetit: “Shoferi i Bulliqit” emërohet anëtar i Bordit të ndërmarrjes Pastrimi Janë të Mbyllura

“Mos fol palidhje” – “Lidhje s’ki çka flet”: Agim Veliu ia ndërpret fjalimin deputetit të VV-së

Lajme
Deputetët e pozitës e të opozitës janë përplasur sot në Komisionin Parlamentar për Media, në një debat rreth të drejtave të transmetimit të Premier Ligës. Deputeti i LDK-së, Agim Veliu është përplasur me deputetin e LVV-së, Besim Muzaqi. Deputeti i LDK-së, Agim Veliu u shpreh se letra e 12 marsit 2024 të dërguar nga Liga Premier për kryetarin e këtij komisioni Valon Ramadani, nuk sqaron asgjë. “Për mua kjo letër nuk sqaron asgjë në favor të argumenteve politike edhe sulmeve të ndryshme që një pjesë e këtij komisioni po i bënë ndaj anëtarëve të një organi kushtetues të pavarur. Këtu ka vetëm argumente politike e cilësime që për mua janë ...
Komentet te “Mos fol palidhje” – “Lidhje s’ki çka flet”: Agim Veliu ia ndërpret fjalimin deputetit të VV-së Janë të Mbyllura

Prokuroria e Hagës dorëzon prova të reja për zonën e Llapit: E pranon se i ka siguruar nga Serbia

Lajme
Qindra-mijëra faqe materiale i ka propozuar Prokuroria e Hagës për t’u pranuar si prova në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së. Ato përshkruajnë dhe sipas ZPS-së, japin detaje për organizimin e UÇK-së në zonën e Llapit. Por, kah i ka siguruar Prokuroria këto prova? Nacionale sjell detaje nga parashtrimet. Aksionet e bastisjet e ushtrisë apo policisë serbe në kohën e luftës nëpër bazat e UÇK-së, duket se po i hyjnë në punë 25 vjet pas Prokurorisë së Specializuar në Hagë. Materiale të tilla të siguruara nga autoritetet serbe në zonën e Llapit, po i shfrytëzon Zyra e Prokurorit të Specializuar, dhe këtë e kanë konfirmuar edhe vet në një parashtrim dorëzuar ...
Komentet te Prokuroria e Hagës dorëzon prova të reja për zonën e Llapit: E pranon se i ka siguruar nga Serbia Janë të Mbyllura

Vdesin burrë e grua në Rahovec, këto janë dyshimet e para

Lajme
Burrë e grua janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre, sot rreth orës 12:25 në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec. Policia njofton se nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marrë flakë një kolltuk. “Me datën 17.03.2024 rreth orës 12:25 jemi njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec, burrë e grua të moshës madhore janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësorë ...
Komentet te Vdesin burrë e grua në Rahovec, këto janë dyshimet e para Janë të Mbyllura

“Kush nuk regjistrohet, gjobitet deri në 2 mijë euro” | Edhe me një ligj tjetër Kurti rëndoi jetën e qytetarëve

Lajme
Kryemininstri i Kosovës, Albin Kurti, me ministrat e tij nuk ishin aspak të ndjeshëm ndaj varfërimit të përditshëm të qytetarëve të Kosovës, të cilët si kurrë më parë gati të gjitha të ardhurat mujore i shpenzojnë duke paguar faturat e shtrenjta të shpenzimeve mujore. Më 23 dhjetor 2021, Kurti dhe ministrat e tij njëzëri miratuan Projektligjin e ri për “Regjistrimin popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave”, me të cilin u ndryshuan shumë nga dispozitat ligjore të ligjit me të njëjtin emër të vitit 2010, shkruan Demokracia.com. Me Ligjin e miratuar nga Qeveria Kurti, i cili u mbështet edhe nga shumica parlamentare që përbëhet nga Vetëvendosje, sanksionet ndaj qytetarëve janë shumëfishuar, derisa ...
Komentet te “Kush nuk regjistrohet, gjobitet deri në 2 mijë euro” | Edhe me një ligj tjetër Kurti rëndoi jetën e qytetarëve Janë të Mbyllura

Rritja ekonomike, Bajrami publikon një grafik tjetër nga ai që e postoi Murati: Kënd po provoni ta mashtroni?

Ekonomi
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami publikoi një grafik për rritjen ekonomike, duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, pasi ministri i Financave, Hekuran Murati, duke u thirrur po ashtu në të dhëna të ASK-së, paraprakisht publikoi një tjetër grafik për të dëshmuar, siç tha, se “ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen”. Bajrami përmendi në Facebook inflacionin enorm e milionat e shpenzuara në tenderë njëburimor. “Hekurani qenka bërë kreativ këtë të dielë, por rritja ekonomike sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës duket si në foton me poshtë”, shkroi ish-ministrja, duke publikuar një grafik, së bashku me link-un e ASK-së. “Derisa gjatë këtij mandati ...
Komentet te Rritja ekonomike, Bajrami publikon një grafik tjetër nga ai që e postoi Murati: Kënd po provoni ta mashtroni? Janë të Mbyllura

Beqa: Kurti e ka kryer mandatin me faqe të zezë, ai nuk e njeh as Kushtetutën

Lajme
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka thënë se Albin Kurti e ka përfunduar mandatin pa asnjë sukses. Sipas tij, kryeministri nuk e njeh shtetin e Kosovës. “Jam shumë i sigurt që z.Kurti e ka kryer me kryeministër, dhe e ka kryer me faqe të zezë siç thotë populli, pa asnjë sukses. Vetëm dëm i ka bërë Republikës së Kosovës sepse është i vetmi kryeministër që udhëheqë një vend që nuk ka sjell asnjë njohje, por ky fatkeqësisht as vet se njeh as republikën, s’e njeh as Kushtetutën, as simbolet, përveç beneficionit që ia ka jep pozita e kryeministrit”./Demokracia ...
Komentet te Beqa: Kurti e ka kryer mandatin me faqe të zezë, ai nuk e njeh as Kushtetutën Janë të Mbyllura

VIDEO | “Kaq kam mund të bëj Adriatik! A e kupton?” | Si arsyetohet Kurti kur i jep fund mashtrimit të tij?

Lajme
Ndryshe nga të gjithë paraardhësit e tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka një barrë të rëndë mbi supe për të arsyetuar pranimin e të gjitha atyre çështjeve që i kundërshtonte dhe zbatimin e tyre e bllokonte përmes dhunës. Kryefjalë e kundërshtimeve të tij, padyshim se ka qenë dialogu Kosovë – Serbi dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel, shkruan Demokracia.com. Të gjitha ato marrëveshje që duke i kundërshtuar e sollën në pushtet Kurtin dhe Vetëvendosjen, tani po i mbron fuqishëm, ndonëse shumë prej tyre kanë marrë trajtë të rrezishme në përmbajtjen e re të negociuar nga Kurti. Demokracia.com do të sjellë dy raste sesi Kurti u arsyetua kur i ...
Komentet te VIDEO | “Kaq kam mund të bëj Adriatik! A e kupton?” | Si arsyetohet Kurti kur i jep fund mashtrimit të tij? Janë të Mbyllura

Aksident tragjik në Itali, dy të rinj shqiptarë digjen brenda makinës së vjedhur

Lajme
Dy të rinj shqiptarë kanë ndërruar jetë në një aksident tragjik të ndodhur përgjatë Via Casilina,  mes Colleferro dhe Anagni, mbrëmjen e së shtunës 16 mars. Sipas medieve italiane, dy të rinj me origjinë shqiptare humbën jetën, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë. Tre personat, pak pas orës 22:00, po udhëtonin me një BMW të zezë, e cila ishte raportuar e vjedhur, kur shoferi humbi kontrollin e makinës. Pasi ka përfunduar jashtë rrugës, makina ka marrë flakë, dhe dy personat e tjerë janë djegur brenda BMW-së. Personi i plagosur ka dalë nga dritarja./Demokracia ...
Komentet te Aksident tragjik në Itali, dy të rinj shqiptarë digjen brenda makinës së vjedhur Janë të Mbyllura