Të premten, më 5 prill do të nisë procesi i regjistrimit të popullsisë dhe parashihet të përfundojë më 17 maj. Në vitin 2011-të, bazuar në të dhënat e publikuara figurojnë se në Kosovë janë 1.7 milionë banorë. Për nisjen e këtij procesi, Agjencia e Statistikave i ka publikuar disa formularë, me pyetjet që qytetarët duhet të iu përgjigjen. Në formularë janë vënë re disa pyetje që janë më interesante. Në mesin e pyetjeve është edhe një e tillë: A ishit të pranishëm në vendbanimin e zakonshëm në mesnatën 04.04.2024 dhe 05.04.2024?? Një pyetje tjetër është: Në javë para ditës së regjistrimit (java ndërmjet 29.03.2024 dhe 04.04.2024), a keni kryer ndonjë ...
Komentet te Regjistrimi i popullsisë nis të premten, ASK publikon formularët me disa nga pyetjet më interesante Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një 12-vjeçar i dyshuar për vrasjen e një bashkëmoshatari dhe plagosjen e dy vajzave në shkollën e tij ishte i motivuar nga bullizmi, tha policia finlandeze. I dyshuari u ndalua në një hapësirë jo shumë larg shkollës në Vantaa të martën në mëngjes, një orë pasi kishte hapur zjarr ndaj fëmijëve të tjerë, raporton televizioni BBC. I vrari dhe dy të plagosurat ishin gjithashtu të moshës 12-vjeçare. Dy vajzat ndodhen ende në spital. Ministria e Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka bërë të ditur se në mesin e të plagosurave është një vajzë shqiptare nga Kosova. Në ndërtesa publike në mbarë vendin të mërkurën u ul flamuri në gjysmështizë për ...
Komentet te Krimi në një shkollë në Finlandë, ku mbeti e plagosur një vajzë nga Kosova: Sulmuesi është 12-vjeçar, ishte i motivuar nga bullizmi Janë të Mbyllura
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, tha se nuk ka qenë fare i informuar për vizitën e kryeministrit Albin Kurti tek pllaka përkujtimore e Enver Zymerit. Në një deklaratë për Tëvë1, Zeqiri tha se nuk ka marrë pjesë në këtë përkujtim, pasi nuk e ka ditur agjendën e Kurtit dhe nuk ka pas informata vizitës së tij. “Nuk kam qenë i informuar prej kryeministrit as dikujt tjetër kështu që nuk kam qenë as prezent se nuk kam ditë as agjendën e qeverise, në këtë rast as kryeministrit a do të vizitoj a s’do të mitizoj, nuk kam qenë fare i informuar, kjo është ajo çka mund të them’, ...
Komentet te Standart i dyfishtë nga Albin Kurti | I viziton veç kryetarët e komunave ku udhëheq VV-ja në veri, i injoron ato të PDK-së Janë të Mbyllura
Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, një grua ka lindur katërnjak. Pacientja është një 26 vjeçare nga Podujeva. Sipas njoftimit, tre fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore. “Në Klinikën Obstetrike – Gjinekologjike, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një nënë nga Podujeva, ka lindur katërnjakë. Nëna me inicialet D. S., 26 vjeçare, ka lindur me operacion, në kujdes shëndetësor të mjekëve, mamive dhe infermierëve. Tre fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore. Nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Tani fëmijët janë nën përkujdesje të stafit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë, ku janë duke marrë trajtimet e nevojshme”, thuhet në ...
Komentet te Lindin katërnjak në QKUK Janë të Mbyllura
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pasur së fundi një bisedë telefonike me ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien, me të cilin ka diskutuar për përmbushjen e zotimeve të dialogut të Bashkimit Evropian dhe çështjen e dinarit. Lidhur me këtë bisedë e raportet Kosovë-SHBA dhe mungesa e komunikimit me Qeverinë ka folur deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi. Ajo thotë se qeveria Kurti është qeveria e parë që s’ka pasur vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se shpreson që të mos përsëritet më një raport i tillë si tani me SHBA-të dhe qeverinë. “Nuk kisha dashur të komentoj se me cilin i kanë SHBA-të marrëdhëniet më të mira, ...
Komentet te Musliu-Shoshi: Qeveria Kurti, e para pa asnjë vizitë në Shtëpinë e Bardhë Janë të Mbyllura
Agjencia Qendrore e Prokurimit ka shpallur tender në vlerë mbi 25 milionë euro, për furnizim me karburante për nevoja të nivelit qendror dhe lokal, i ndarë në nëntë lote. Përmes këtij tenderi parashihet furnizimi me karburante për vetura, nxemje, gjenerator dhe rezerva për institucionet, raporton express. Bazuar në njoftimin për kontratë që ka publikuar AQP në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, kohëzgjatja e kontratës është për një vit. Në Lotin 1 parashihet furnizimi me karburante për nevojat e Policisë së Kosovës. Furnizimi për këtë institucion pritet të kushtojë 4 milionë e 569 mijë e 397 euro. Loti 2 është për furnizim me karburante për vetura për nevojat e ...
Komentet te AQP tender 25 milionë euro për furnizim me karburante për nivelin qendror dhe lokal Janë të Mbyllura
Për rreth shtatë herë është rritur numri i zyrtarëve publikë që nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, në krahasim me vitin e kaluar. Afro 200 zyrtarë nuk i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për deklarimin e pasurisë, nga 8 mijë sa ishin të obliguar. Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Yll Buleshkaj thotë se përkundër që ka pasur lehtësime në procesin e deklarimit, numri i zyrtarëve që nuk e kanë kryer këtë obligim, është rritur në krahasim me vitin e kaluar, pasi gjatë vitit të kaluar kanë qenë mbi 30 persona që nuk e kanë deklaruar pasurinë, derisa këtë vit, ky numër shkon në 200. Buleshkaj ka ...
Komentet te Shtatfishohet numri i zyrtarëve që nuk deklaruan pasurinë Janë të Mbyllura
Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prekoc të Novobërdës. Sipas policisë, një autobus dhe një mjet transportues janë përfshirë në aksident, ku për pasojë lëndime kanë marrë 14 persona. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i autobusit për arsye të panjohura ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin që po lëvizte në anën e kundërt. “Prekoc, Novobërdë / 02.04.2024 – 13:15. Një autobus dhe një automjet transportues janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e aksidentit 14 persona kanë pësuar ...
Komentet te Novobërdë: Aksident i rëndë trafiku, 14 persona të lënduar Janë të Mbyllura
Dy kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq janë dakorduar që të takohen sërish këtë të enjte për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit. Pavarësisht se takimi i tyre i fundit la për të dëshiruar, Ndërmjetësi i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak shprehet optimist se pas dy dite pritet të ketë një marrëveshje mes palëve për këtë çështje. Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës futi në fuqi një rregullore të re e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend. Kjo çështje zemëroi Serbinë dhe nxiti mospajtime edhe mes Qeverisë së Kosovës dhe ...
Komentet te Me Serbinë po dialogojnë për tema të brendshme të vendit | VV akuzon pushtet e kaluara për çështjen e dinarit Janë të Mbyllura
Kompania “Apetit” ka reaguar pas raportimeve se mishin e Brazilit e shiti në Shqipëri për të Kosovës. “Pas publikimit dhe shpërndarjes ditën e djeshme të disa lajmeve krejtësisht të pavërteta dhe tendencioze, Apetit Shpk ndihet e detyruar të adresojë në mënyrë të menjëhershme pasaktësitë dhe të japë qartësi për këtë çështje për të parandaluar dezinformatat në publik. E themeluar 41 vjet më parë, Apetit Shpk është kompania e vetme që realizon një zinxhir të mbyllur furnizimit nga Ferma, Thertorja dhe Përpunimi. Vetëm në vitin 2023, operacionet tona çuan në therjen e 6093 krerë bagëti, duke prodhuar mbi 4 milionë kilogramë mish. Angazhimi ynë për cilësinë dhe përsosmërinë në prodhimin e ...
Komentet te Dyshohet se e shitën mishin e Brazilit në Shqipëri si të Kosovës, vjen reagimi nga “Apetiti” Janë të Mbyllura