Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Na ka sulmuar mbi 1 orë, jam shtatzënë, kisha frikë për foshnjën” – Flet gazetarja që u sulmua nga dy qytetarë

Lajme
Dje gazetaret e lajmi.net, Lindita Berisha dhe Fjolla Hyseni, kishin dalë për të realizuar një storie për autolarjet në rrugën “C”, por që u përballën me më të keqen. Një sulm brutal fizik ndaj tyre, i kryer nga një grua dhe e ndihmuar nga një burrë që në atë moment shoqërohej me të. Gjersa gazetaret, Lindita Berisha, Fjolla Hyseni dhe kameramani Përparim Tufa, po prisnin brenda një taksie për ta kryer pagesën, çifti i dyshuar ndodheshin në një veturë prapa tyre. Të tejfrustruar pse taksisti ka bllokuar për ca sekonda rrugën, gruaja e dyshuar, siç përshkruan rastin gazetarja, është afruar afër veturës taksi dhe ka hapur me forcë derën e ...
Komentet te “Na ka sulmuar mbi 1 orë, jam shtatzënë, kisha frikë për foshnjën” – Flet gazetarja që u sulmua nga dy qytetarë Janë të Mbyllura

Kërkesa për komision hetimor, Tahiri: Me 30 mijë nxënës më pak më 2023, janë paguar trefish më shumë librat

Lajme
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se themelimi i komisionit hetimor për çështjen e teksteve shkollore për vitin shkollor 2023/2024, do të ishte më mirë që të hidhet dritë mbi këtë çështje, e siç tha ai ndoshta mos të paragjykohet. Deputeti Tahiri tha para deputetëve në Kuvendin e Kosovës se në vitin 2016-2017 me 247 mijë nxënës në Kosovë janë financuar librat me gjashtë milion euro e gjysmë, derisa në 2022-2023 me 30 mijë nxënës më pak, ai thotë se librat janë blerë 19 milionë euro. Ai ka kërkuar që të shoh këtë proces se si ka ardhur deri te kjo rritje e çmimit, ku me ...
Komentet te Kërkesa për komision hetimor, Tahiri: Me 30 mijë nxënës më pak më 2023, janë paguar trefish më shumë librat Janë të Mbyllura

Hulumtuesja Tromp për gjykimin e krerëve të UÇK-së: Drejtësia e ngadaltë, nuk është fare drejtësi

Lajme
Nevenka Tromp, hulumtuese e njohur në Tribunalin e Hagës për Krime Lufte në ish-Jugosllavi dhe profesoreshë në Universitetin e Amsterdamit, i ka përcjellur me vëmendje procedurat që po zhvillohen në Gjykatën Speciale të Hagës. Në 1-vjetorin e nisjes së gjykimit në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tromp në një intervistë për Nacionalen ka dhënë qëndrimet e saj për disa prej problemeve kryesore në gjykim. Problemi i parë, sipas Tromp, është natyra e akuzave që janë ngritur nga Prokuroria e Specializuar. Ajo thekson se Gjykata i ka hequr krimet serbe që janë kryer në Kosovë. “Problemi i parë është padyshim natyra e aktakuzave dhe pretendimet për kriminalitet me ...
Komentet te Hulumtuesja Tromp për gjykimin e krerëve të UÇK-së: Drejtësia e ngadaltë, nuk është fare drejtësi Janë të Mbyllura

Osmani e ‘thumbon’ Kurtin në 3-vjetorin si presidente, e veçon deklaratën e Escobarit si “garantuese e raporteve me ShBA-në”

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani sot ka shënuar trevjetorin e saj në zyre. Përmes një videoje ku ka përmbledhur punën e saj, Osmani ka përfshirë edhe deklaratën e emisarit special të SHBA-së, Gabriel Escobar, ku ai e quan atë si “garantuesja kryesore e marrëdhënieve dhe trashëgimisë së marrëdhënieve dypalëshe në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”. Këtë deklaratë të tij, Osmani e shoqëroi me pamjet nga fotografia e përbashkët që kishte me presidentin amerikan Joe Biden. “3 vjet Presidente! Gjithnjë në shërbim të Republikës!”, ka shkruar Osmani krahas videos. Ajo gjithashtu ka shpërndarë edhe një pjesë nga fjalimi i saj që e mbajti në Parlamentin Europian. /Demokracia ...
Komentet te Osmani e ‘thumbon’ Kurtin në 3-vjetorin si presidente, e veçon deklaratën e Escobarit si “garantuese e raporteve me ShBA-në” Janë të Mbyllura

Pejë: Përgatitje për vrasje me pagesë, arrestohen dy persona

Lajme
Janë arrestuar dy të dyshuar në Pejë, pasi që në muajin tetor – nëntor të vitit 2023, njëri i kishte dhënë para tjetrit, në mënyrë që ta kryente vrasjen e viktimës mashkull kosovar, ose t’i shkaktonte dëme të mëdha. Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Ndaj tyre është hapur rast për përgatitje të vrasjës së rëndë. /Demorkacia ...
Komentet te Pejë: Përgatitje për vrasje me pagesë, arrestohen dy persona Janë të Mbyllura

Perimet në tregjet e Kosovës, me përmbajtje shumë të diskutueshme të pesticideve

Lajme
Rreth 95 për qind të dredhëzave joorganike, mollët, spinaqi, sallatat jeshile, rrushi, pjeshkët dhe dardhët, të cilat i ka testuar qeveria e SHBA-së, kanë dalë të kenë nivel të përmbajtjes së palejueshme të pesticideve. Në një Udhëzues për konsumatorët për vitin 2024 në SHBA, si më të ‘helmuarat” me pesticide, përfshihen nektarinat, specat, domatet, vishnjet, boronicat etj. Ndërsa, në një testim të bërë në javën e kaluar në fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, është hulumtuar në 48 mostra të portokallit të prodhuar në vend dhe të atij të importuar për të parë se në çfarë përmasash pesticidet nga lëvorja e portokallit zgjerohen dhe shtrihen edhe në brendinë e këtij fruti. ...
Komentet te Perimet në tregjet e Kosovës, me përmbajtje shumë të diskutueshme të pesticideve Janë të Mbyllura

A janë këto pamje të vërteta? Meritoni dhe Egla befasojnë të gjithë me veprimin e tyre të papritur

ShowBiz
Një situatë e papritur ka ndodhur mes Meriton Mjekiqit dhe Egla Cenos, në dhomën e bardhë ku do të qëndrojnë të izoluar deri të shtunën. Meritoni si dhe Egla kanë shkëmbyer një përqafim, si kurrë më parë, përkundur armiqësive që kanë pasur brenda shtëpisë gjatë tërë kësaj kohe. Ishte Meritoni ai i cili iu afrua Eglës, dhe tha se do t’i dhuronte një përqafim, megjithatë aktorja e pranoi pa hezituar derisa e pyeti se si “fjeti”. View this post on Instagram   A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)   Dyshja, përfshirë edhe Ilnisa Agollin do të qëndrojnë të izoluar deri të shtunën, sipas vendimit të Vëllait ...
Komentet te A janë këto pamje të vërteta? Meritoni dhe Egla befasojnë të gjithë me veprimin e tyre të papritur Janë të Mbyllura

DOKUMENTE | Pasi qëndroi kundërligjshëm disa vite, Prindon Sadriu tërhiqet nga të qenit kryetar i një OJQ-je

Lajme
Prindon Sadriu nga viti 2019 deri para pak kohësh ka qenë Kryetar i Shoqatës së Ushtarakëve Rezervë të Kosovës. Demokracia.com ka raportuar se qëndrimi i tij në këtë pozitë ishte në kundërshtim me legjislacionin e Republikës së Kosovës. Pos kësaj, Zotëria i Parë nuk e kishte deklaruar fare këtë pozitë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Pas raportimit që Demokracia.com ka bërë në vitin e kaluar se Prindon Sadriu po qëndronte kundërligjshëm në një pozitë si kryetar, burri i presidentes Vjosa Osmani është tërhequr nga ky post. Më 27 korrik 2019, Prindon Sadriu bashkë me dy të tjerë, Premtim Rashitin dhe Uran Kurtishin, kanë themeluar Shoqatën e Ushtarakëve Rezervë të ...
Komentet te DOKUMENTE | Pasi qëndroi kundërligjshëm disa vite, Prindon Sadriu tërhiqet nga të qenit kryetar i një OJQ-je Janë të Mbyllura

Ministria e Financave: Persona të papërgjegjshëm po tentojnë t`i mashtrojnë pensionistët

Lajme
Ministria e Financave Punës dhe Transfereve ka njoftuar se ditëve të fundit persona të papërgjegjshëm janë duke tentuar të mashtrojnë pensionistët. Përmes një njoftimi për media, ministria ka treguar se ata persona po kërkojnë nga pensionistët dokumentacione dhe autorizim për përfitimev të ndryshme. “Të nderuar përfitues të skemave pensionale në Republikën e Kosovës, Ditëve të fundit, zyrat tona të pensioneve janë duke i frekuentuar një numër i konsiderueshëm i pensionistëve, me kërkesa për vërtetime apo vendime që dëshmojnë se të njëjtit janë përfitues të pensioneve! Sipas informatave që kemi siguruar, persona të papërgjegjshëm janë duke kërkuar dokumentacion dhe autorizim nga pensionistët me premtimin se do t’u sigurojnë përfitimin e shumave ...
Komentet te Ministria e Financave: Persona të papërgjegjshëm po tentojnë t`i mashtrojnë pensionistët Janë të Mbyllura

Ministri Faton Peci i ndau grant 200 mijë euro kompanisë milionëshe “Apetit”, që falsifikoi dokumentet e shiti në Shqipëri mish të Brazilit si produkt të Kosovës

Lajme
Kompania milionëshe “Apetiti” e cila u bë edhe një herë tjetër skandal në media, por kësaj radhe edhe jashtë Kosovës po duket të ketë raport të mirë në Ministrinë e Bujqësisë në krye me Faton Pecin. Gazeta Infokus ka siguruar dokumentin e subvencioneve ku shihet se ministri Peci pasi erdhi në pushtet në krye të MBPZhR-së, ka ndarë grant prej 200 mijë eurosh për kompaninë “Apetiti” për të cilën kanë nisur edhe hetimet nga SPAK-u në Shqipëri pasi kjo kompani me dokumente të falsifikuara e shiste mishin e Brazilit për të cilin dyshohet se është i vjetër edhe deri në 5 vite si produkt të freskët të Kosovës. E kur ...
Komentet te Ministri Faton Peci i ndau grant 200 mijë euro kompanisë milionëshe “Apetit”, që falsifikoi dokumentet e shiti në Shqipëri mish të Brazilit si produkt të Kosovës Janë të Mbyllura