Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur lidhur me deklaratat se Kryediplomati i BE’së, Josep Borrell dhe Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, nuk arritën asgjë në dialog, krahasuar me ndërmjetësit e mëparshëm, duke thënë se e vërteta është ndryshe, siç ka thënë “për fatin e keq të Kosovës”. Hoti ka thënë se Borrell e Lajçak, arritën që kompetencat e asociacionit t’i zgjerojnë në nivel autonomie dhe se me pasojat do të përballen qeveritë e ardhshme. “…Borrell dhe Lajçak, me Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit, arritën që kompetencat e asociacionit t’i zgjerojnë në nivel autonomie-‘vetëmenaxhimi’ për serbët e Kosovës, si dhe i dorëzuan formalisht Qeverisë së Kosovës ...
Komentet te Hoti: Borell e Lajçak kompetencat e asociacionit i zgjeruan në nivel autonomie, Qeveritë e ardhshme duhet të përballen me pasojat Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Mospjesëmarrja e kabinetit qeveritar në seancën parlamentare ka shtyrë opozitën të kërkojë shtyrjen e saj. Në rend dite janë pyetjet parlamentare. Në këtë seancë janë duke munguar ministrat dhe një pjesë e madhe e deputetëve. Ndërsa, prezent nga ministrat është vetëm ministri i Bujqësisë, Faton Peci. Disa deputetë të LDK-së e lëshuan edhe sallën si shkak i mospjesëmarrjes së mazhorancës./Demokracia ...
Komentet te Mungon kabineti qeveritar në Kuvend, opozita kërkon shtyrjen e seancës, disa deputetë dalin nga salla Janë të Mbyllura
“O pasha nerën, zaher s’kanë ditë këto çikat. A ka mundësi qitash me deklaru? Veç për qata edhe referendumi është me të 20-tin, ndosha ecim se për kurgjo tjetër”. Kështu është përgjigjur më 3 prill 2024, kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, kur është pyetur se përse nuk e ka deklaruar pasurinë në afatin e përcaktuar ligjor, deri më 31 mars 2024, shkruan Demokracia.com. Mos-deklarimi i pasurisë është në kundërshtim me Ligjin 08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, i cili parasheh hapat që duhet të ndërmerren nga institucioni që është i detyruar ta zbatojë këtë ligj, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK). LAJME “A ...
Komentet te “A ka mundësi qitash me deklaru?” | Pas sakrificës gati njëvjeçare për sovranitet, Lulzim Hetemi mund të përfundojë edhe në prokurori Janë të Mbyllura
Në një kompani ndërtimi në Prishtinë raportohet se ka ndodhur një përleshje dhe tentim vrasje. Gazeta Sinjali ka raportuar se një punëtorë në këtë kompani është nga dy persona, njëri prej të cilëve edhe e ka therur me një mjet të mprehtë. Sipas gazetës, deri të përleshja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje momentale, ku i dyshuari i kishte shkuar te puna viktimës. Për të mos mbaruar me kaq, edhe djali i të dyshuarit është përfshirë në përleshje, duke e goditur me thikë në gjoks punëtorin. Më pas, për shkak të plagëve të marra, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa rasti është denoncuar në Polici. Njësitë policore ...
Komentet te Babë e bir rrahin dhe therin punëtorin e një kompanie ndërtimi në Prishtinë Janë të Mbyllura
Ka përfunduar pa marrëveshje takimi i mbajtur sot në Bruksel për çështjen e dinarit ndërmjet dy kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Kryenegociatorët e të dy vende e akuzuan njëri-tjetrin për mungesë vullneti për të gjetur një zgjidhje. Ndërsa emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha pas takimit se “u mbushën disa hapësira për propozimet e palëve por s’e diskutimi duhet të vazhdojë”. “Prita një tjetër diskutim me dy kryenegociatorët për një zgjidhje të përkohshme për personat që u preken nga vendimi i BQK-së. Ne ia dolëm të mbushim disa hendeqe midis propozimeve të të dyja palëve. Kam në plan të vazhdoj diskutimet tona së shpejti bazuar në ...
Komentet te Deklarohen nga opozita- Takimet në Bruksel për ‘dinarin’ po mbahen më shumë për konsum të brendshëm politik! Janë të Mbyllura
Kuvendi i Republikës së Kosovës më 4 prill 2021 me 71 vota për, kishte zgjedhur Vjosa Osmanin në postin e Presidentes së Kosovës me mandat pesëvjeçar. Osmani fitoi në raundin e tretë të votimit, ku morën pjesë 82 deputetë. Në seancën kur Osmani u zgjodh president, nuk morën pjesë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të Listës Serbe. Kuorumin për zgjedhjen e Osmanit ia mundësoi ish-partia e saj, Lidhja Demokratike e Kosovës, që është në opozitë. Derisa për dikë Osmani mbetët garancë e raporteve mes Kosovës dhe SHBA-së, për opozitën në vend dhe njohësit e çështjeve politike, ajo mbetët thjeshtë marionetë e kryeministrit ...
Komentet te Tri vjet Presidente/ Opozita: Vjosa Osmani, shërbyese e marionetë e Kurtit Janë të Mbyllura
Në vitin 2022, kryeministri Albin Kurti kishte qëndruar në Symi të Greqisë, ku veç tjerash, deklaroi se kishte takuar 30 biznesmenë që i kishte paraqitur si investitorë potencialë në Kosovë. Prej atëherë nuk ka pasur asnjë lajm se ku është të paktën një prej këtyre 30 investitorëve të huaj. Krejt çka ka ardhur prej investimeve greke deri më tani është se në tenderët e Kosovës është shfaqur një firmë në pronësi të një personi të dyshimtë greko-shqiptar, shkruan Demokracia.com. Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka shpallur fituesit e tenderit “Furnizim me material shpenzues dhe barna për klinikën e Oftalmologjisë”. Tenderi ka qenë i ndarë në 29 lote. Në mes ...
Komentet te DOKUMENT | Falsifikatori i tenderëve që SPAK e dërgoi në gjykatë në Shqipëri, shpërblehet me tender nga QKUK-ja në Kosovë Janë të Mbyllura
Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili ka hyrë në fuqi nga 1 prilli, këmbësorëve u ka ndaluar përdorimin e telefonave kur e kalojnë rrugën, shiritin apo shtegun e biçikletave ose binarët. Në rast se shkelet kjo rregull dënimi është 50 euro. Policia e Kosovës u ka bërë thirrje këmbësorëve dhe shoferëve që të mos e përdorin telefonin kur janë pjesë e trafikut. “Gjatë kalimit të rrugës, të shiritit apo të shtegut të biçikletave ose të binarëve, këmbësorit nuk i lejohet përdorimi i telefonit mobil, shfrytëzimi i dëgjueseve në veshë apo i pajisjeve të tjera të ngjashme që mund ta hutojnë. Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me ...
Komentet te Këmbësorëve u ndalohet përdorimi i telefonit dhe dëgjueseve kur kalojnë rrugën Janë të Mbyllura
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar për takimin e sotëm që është mbajtur sot në Bruksel mes kryenegociatorët Besnik Bislimi e Petar Petkoviq, ku është diskutuar gjetja e një zgjidhje për formën e dërgimit të mbështetjes financiare për komunitetin serb, brenda rregullores së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. “Mirëprita një tjetër takim me dy kryenegociatorët për të gjetur një zgjidhje të përkohshme për personat e prekur nga rregullorja e BQK-së. Ia arritëm t’i përafrojmë disa dallime nga propozimet e palëve. Kam plan që së shpejti ta vazhdojmë diskutimet tona bazuar në idetë e BE-së për kompromis”, ka shkruar ai në idetë e BE-së për ...
Komentet te Lajçak thotë se ka përafrim të dallimeve mes palëve në çështjen e dinarit Janë të Mbyllura
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi nuk pranon të thuhet se ai po takohet me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq për të diskutuar për çështjen e dinarit në Kosovë. Pas takimit të sotëm në Bruksel ku Bislimi tha se ndërmjetësi Miroslav Lajçak nxori një propozim konstruktiv, kryenegociatori i Kosovës tha se s’ka pasur takim për dinarin. “Ky takim as nuk ka qenë i fundit e as i pari për dinarin, mendoj që është koha e fundit që ta shmangni këtë gabim në informim. Takimi është për të trajtuar modelet me të cilat Serbia mund të vazhdojë dërgimin e mbështetjes financiare për serbët e Kosovës, brenda rregullores së BQK-së”, tha Bislimi. “Rregullorja e ...
Komentet te Qe tri herë në Bruksel, i tha “PO” propozimit të Lajçakut, Bislimi insiston se s’po zhvillon takime për dinarin: Gabim në informim Janë të Mbyllura