Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) Avni Kastrati, ka thënë të hënën se të gjitha komunitetet në Kosovë janë duke marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë, ndonëse janë shfaqur disa probleme në pjesën veriore. Procesi ka nisur më 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj. “Të gjitha komunitetet janë duke marrë pjesë në regjistrim, pa anashkaluar asnjë komunitet dhe besojmë që kështu do të vazhdojmë deri në fund të procesit të regjistrimit”, ka thënë ai në një konferencë për media. Megjithatë, Kastrati e ka pranuar se një pjesë e regjistruesve në pjesën veriore janë tërhequr prej procesit. Ai ka ...
Komentet te ASK: Disa regjistrues për zonën e veriut janë tërhequr nga regjistrimi i popullsisë Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vazhduar me prezantimin e fakteve që kundërshtojnë të dhënat e Qeverisë Kurti, të cilat sipas kësaj partie, janë propagandë dhe të pavërteta. LDK kësaj radhe ka thënë se Kosova gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes, nuk ka shënuar progres në indekset ndërkombëtare, si Raporti i BE-së, Ëorld Justice Project e Transparency International. “Lidhja Demokratike e Kosovës demanton deklaratat e pavërteta të Qeverisë së Kosovës se Kosova ka përparuar në indekset ndërkombëtare. LDK do t’i gëzohej raporteve po të ishin të vërteta e Kosova të shënonte progres në të gjitha fushat. Në fakt, Qeveria e Kosovës po mundohet të manipulojë me raportet e publikuara tashmë.” – thuhet në ...
Komentet te LDK vazhdon me “faktet para propagandës”: Qeveri e regresit, propagandës dhe e paaftësisë Janë të Mbyllura
Policia ka njoftuar se ka vdekur gruaja e cila u godit mbrëmë nga një motoçikletë në lagjen Emshir në Prishtinë. Viktima është N.L, 68 vjeç. I dyshuari është ende në kërkim të Policisë. Njoftimi i plotë: Vdes një person që u aksidentua mbrëmë në Prishtinë Mbrëmë në ora 20:25, kemi pranuar informatën se në lagjen Emshir në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës N.L, femër, ...
Komentet te Vdes gruaja që u godit nga motoçikleta mbrëmë në Prishtinë Janë të Mbyllura
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati. Ajo e ka quajtur Muratin “ministër propaganda”. Bajrami ka shkruar se Murati po thotë që i ka rritur pagat për 17 për qind, po në këtë përqindje “e ka llogaritur pagën 7500 euro të Gani Jakupit dhe pagën e vet e të stafit politik”. “Ministër propaganda po thotë që i ka rritë pagat 17%, në këtë 17% e paska llogaritë pagën 7500 euro të Gani Jakupit dhe pagën e vet e të stafit politik që ky me tu bërë ministër i financave i ka dyfishu. Realiteti është se askujt tjetër në vend në sektorin publik nuk i ...
Komentet te Bajrami i reagon Muratit: Ministër propaganda, askujt s’i është rrit paga 17%, e paske llogarit pagën tënde dhe të Gani Jakupit Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës vazhdon të insistojë se Rregullorja e Bankës Qendrore(BQK), ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë s’do të ndryshohet. Sipas tyre, pajtimi me propozimin e Bashkimit Evropian ka të bëjë vetëm me lehtësimin e zbatimit të saj, në mënyrë që qytetarët serbë në Kosovë të mos dëmtohen. Në anën tjetër, partitë opozitare, kritikojnë ekzekutivin që çështjen e dinarit e ka bërë temë në dialog, por theksojnë se çfarëdo veprimi tutje për zbatimin e saj duhet të bëhet në koordinim me aleatët ndërkombëtar, veçmas Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, thotë për Kp se janë të angazhuar që në bashkëpunim me partnerët të ...
Komentet te Qeveria tenton të krijoj ‘mjegullë’ për çështjen e dinarit, insiston se s’po ndryshohet rregullorja e BQK-së edhe pse i thanë “PO” propozimit të Lajçakut -Video Janë të Mbyllura
Pasuria milionëshe e superkriminelit nga veriu i Kosovës, Milan Radojçiqit, është nën sekustrim të institucione të Republikës së Kosovës. Këtu përfshihet edhe vila e tij në bregun e Liqenit të Ujmanit, e ndërtuar pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje. Menjëherë, Qeveria e Kosovës mori meritat për këtë vendim, që në fakt erdhi nga institucionet ligjzbatuese, Prokuroia Speciale e Republikës së Kosovës, shkruan Demokracia.com. Por, nëse historia do të shkruhej vetëm duke u nisur nga java e fundit, nuk do të ishte aspak e plotë. Marrëdhënia mes Lëvizjes Vetëvendosjes dhe superkriminelit nga veriu, Milan Radojçiqit, është mjaft interesante. Kushdo që e sheh historinë vetëm nga java e fundit, do t’i ...
Komentet te Marrëdhënia interesante e Vetëvendosjes me Milan Radojçiqin e Listës Serbe | Si e mbrojtën koordinimin me superkriminelin nga veriu Kurti, Haxhiu e Sveçla? Janë të Mbyllura
Gjyqtari i procedurave paraprake në Gjykatën Speciale të Hagës, Nicollas Guillou, më 14 dhjetor të vitit të kaluar u përzgjodh për gjyqtar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Më 13 mars të këtij viti, gjyqtari francez nisi edhe zyrtarisht punën në një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë ndërkombëtare. Megjithatë, pavarësisht kësaj, ai po e vazhdon angazhimin edhe në Gjykatën Speciale të Hagës. Specialja në një përgjigje për Nacionalen ka deklaruar se ata asnjëherë nuk kanë njoftuar se Guillou do të largohet. “Ju lutemi vini re se Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk kanë njoftuar largimin e gjyqtarit Guillou. Aktualisht gjyqtari Guillou është ende gjyqtar në Dhomat e Specializuara”, thuhet në ...
Komentet te Gjyqtari në Hagë me dy vende të punës: Specialja dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare kanë nga një përgjigje Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi nëpërmejt një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë Kurti. Ai ka thënë se “derisa PDK ishte në vitin e fundit në udhëheqje të Ministrisë së Arsimit në vitin shkollor 2017-18 shpenzoi më pak para për libra për një numër më të vogël nxënësish, Vetëvendosje vjet shpenzoi më shumë për më pak nxënës”. “Në vitin e fundit që PDK e ka udhëhequr Ministrinë e Arsimit, në vitin shkollor 2017-18, janë shpenzuar 3.3 milionë euro për librat e 247 mijë nxënësve. Sivjet, kur Vetëvendosje e udhëheq Ministrinë e Arsimit, janë shpenzuar rreth 12 milionë euro për ...
Komentet te Krasniqi: Po vjen era korrupsion dhe keqpërdorim në kurriz të nxënësve dhe prindërve Janë të Mbyllura
Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes dy veturave në Klinë në mesnatë. Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai tha se të lënduarit janë dërguar në spital. “Rreth orës 00:00 ka ndodhur një aksident në Klinë në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit 9 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor. Ndërsa, për rastin është duke u marrë njësia e trafikut rajonal”, njoftoi ai./Demokracia ...
Komentet te Nëntë persona lëndohen nga një aksident trafiku në Klinë Janë të Mbyllura
Avokati Xhevdet Smakiqi ka komentuar lavdërimet e qeveritarëve për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të paluajtshme të autorëve të sulmit në Banjskë. Ai ka vlerësuar se ministrat e Qeverisë Kurti po iu vardisen sukseseve të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Në profilin e tij në “Facebook”, Smakiqi ka shkruar se të gjitha veprimet për t`i sekuestruar dhe konfiskuar këto pasuri janë marrë nga prokurorët dhe gjyqtarët. “Ministrat e dështuar te Albin Kurtit në punët e tyre, po i VARDISEN sukseseve te Prokurorise Speciale te Kosoves qe udhëhiqet nga Kryeprokurori Ztr.Blerim Isufaj. Vizatat e ministrave dje me 05.04.2024 te Qeverise Kurti 15 minutëshe te frikësuar me mbrojte te afërt në pronat ne ...
Komentet te Konfiskimi i pasurisë së Radoiçiqit, avokati: Qeveria po i vardiset sukseseve të Prokurorisë Speciale Janë të Mbyllura