Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

LDK-ja rendit shtatë shkelje të Kushtetutës nga Qeveria dhe Kuvendi

Lajme
Lidhja Demokratike  e Kosovës ka thënë se në ditën e Kushtetutës po kujtojnë shtatë shkeljet e Kushtetutës nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, si dhe nga Kuvendi i Kosovës, shkruan Gazeta Express. Shkeljen e parë e kanë renditur atë të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, nga ministrja Albulena Haxhiu. Shkelje kushtetuese e kanë cilësuar edhe ndërhyrjen në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në arsim nga ministrja Arbërie Nagavci. Sipas LDK-së, ministri Xhelal Sveçla ka bërë dy shkelje kushtetuese. Bëhet fjalë për Ligjin për Paga dhe Ligjin për zyrtarë publikë. Ndërkaq ministrja Rozeta Hajdari sipas tyre ka shkelur Kushtetutën me Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve ...
Komentet te LDK-ja rendit shtatë shkelje të Kushtetutës nga Qeveria dhe Kuvendi Janë të Mbyllura

Krasniqi: Qeveria na obligoi ta mbrojmë Kushtetutën nga vetë ata

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar 16 vjetorin e Kushtetutës së Kosovës, duke thënë se në tri vitet e fundit si opozitë kanë qenë të obliguar ta mbrojnë atë nga pushteti. Krasniqi, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se Kushtetuta është simbol i unitetit, drejtësisë dhe fuqisë së demokracisë. “Fatkeqësisht, në tri vitet e fundit kemi pasur nevojë që Kushtetutën tonë ta mbrojmë më së shumti nga vet Qeveria e Kosovës – që e ka obligim ligjor, institucional dhe kombëtar t’i dalë zot asaj”. “Angazhimi që duke ndjekur parimet e Kushtetutës tonë, të ndërtojmë një shtet të drejtë, të sigurt dhe barabartë për të ...
Komentet te Krasniqi: Qeveria na obligoi ta mbrojmë Kushtetutën nga vetë ata Janë të Mbyllura

Disa persona shkruajnë fjalë banale në mure dhe dëmtojnë ndriçimin tek memoriali i dëshmorëve në Has

Lajme
Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se disa persona të panjohur kanë dëmtuar ndriçimin në kompleksin memorial të dëshmorëve në Kushnin të Hasit. Sipas raportit, përveç dëmtimit të ndriçimit, të dyshuarit në mure kanë shkruar edhe fjalë banale. “DËMTIM PRONE Kushnin-Has, Prizren / 07.04.2024 – 09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë dëmtuar ndriçimin tek memoriali i dëshmorëve dhe në mure kanë shkuar fjalë banale. Rasti është duke u hetuar.” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Demokracia ...
Komentet te Disa persona shkruajnë fjalë banale në mure dhe dëmtojnë ndriçimin tek memoriali i dëshmorëve në Has Janë të Mbyllura

E ulët sa s’bëhet: Këshiltari i Kurtit e çon në ekstrem propagandën kundër Bujar Osmanit

Lajme
Përtej çdo parametri normal e moral të garës politike taborri i përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje në Maqedoni të Veriut për kandidatin presidencial Arben Taravari kanë eskaluar në propagandë e linçim – më së buti thënë primitiv – ndaj kandidatit tjetër shqiptar, Bujar Osmani. Kjo pas sulmit që ndaj Osmanit bëri vetë Qeveria e Kosovës – e që la shije tejet të hidhët në opinionin publik duke ia trasuar rrugën për linçim në një shtet fqinj gjatë fushatës zgjedhore. Bekim Qoku, Këshilltari i Kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, ka shpërndarë fotografi të ngjitur në Mitrovicë – nga gjoja të rinj mitrovicas – të Bujar Osmanit me Minstrin e Jashtëm të Rusisë, ...
Komentet te E ulët sa s’bëhet: Këshiltari i Kurtit e çon në ekstrem propagandën kundër Bujar Osmanit Janë të Mbyllura

Mbi 26 milionë euro u shpenzuan për udhëtime zyrtare brenda dhe jashtë Kosovës me Qeverinë “Kurti”

Lajme
Mbi 26 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti i Kosovës për udhëtime zyrtare brenda dhe jashtë Kosovës gjatë tri viteve të fundit, periudhë kjo që me ekzekutivin e vendit udhëheq Albin Kurti. Kurti dhe bashkëpartiakët e tij sa ishin në opozitë disa herë i kanë kritikuar drejtuesit e institucioneve qendrore dhe lokale, siç thoshin për luksin e tepruar dhe për udhëtime sa për “të marrë mëditje”, por gjatë mandatit të tyre në krye të Qeverisë ka ndodhur e kundërta, duke vazhduar me avazin e vjetër të shpenzimeve buxhetore. Sipas dokumentit të shpenzimeve buxhetore për vitin 2023, të cilin e posedon portali “FrontOnline”, institucionet e vendit gjatë vitit të kaluar për ...
Komentet te Mbi 26 milionë euro u shpenzuan për udhëtime zyrtare brenda dhe jashtë Kosovës me Qeverinë “Kurti” Janë të Mbyllura

Të mërkurën Fitër Bajrami, BIK-u njofton qytetarët kur falet namazi

Lajme
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar qytetarët se Ramazani përfundon nesër, të martën e 9 prillit. Tutje në njoftim thuhet se namazi i Fitër Bajramit falet në ora 06:41. DITA E PARË E FITËR BAJRAMIT të mërkurën më 10 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar Ramazan përfundon ditën e martë, më 9 prill 2024. Dita e parë e festës së Fitër Bajramit është ditën e mërkurë, më 10 prill 2024. Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi fillon në orën 5:21, me faljen e namazit të ...
Komentet te Të mërkurën Fitër Bajrami, BIK-u njofton qytetarët kur falet namazi Janë të Mbyllura

DOKUMENTE | Të burgosurit e Kosovës i ngjyrosin flokët me Loreal dhe i bëjnë me gel, Shërbimi Korrektues u blen produkte bukurie te “Beni Dona”

Lajme
Disa prej të burgosurve në Kosovë nuk po e pranojnë faktin që janë privuar nga liria dhe më nuk mund të ndalin jashtë telave të një oborri të vogël ku kumzhinë jeta. Ata po duan që edhe aty të duken të bukur dhe të kujdesen për lëkuren e tyre njësojë, sikurse kur ishin jashtë. Për t’iu blerë gjësende, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka autorizuar një kompani vendore, shkruan Demokracia.com. Sallon bukurie apo burg. Kjo është pyetja që mund të shtrohet pasi të shihen artikujt që të burgosurit e Kosovës po dëshirojnë të kenë në ormanët e tyre të vogla. Nëpërmjet procedurave të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, Shërbimi ...
Komentet te DOKUMENTE | Të burgosurit e Kosovës i ngjyrosin flokët me Loreal dhe i bëjnë me gel, Shërbimi Korrektues u blen produkte bukurie te “Beni Dona” Janë të Mbyllura

Tahiri: Çka është kjo heshtje në VV për mostrat e rastit Dehari, nuk mund të fshiheni nga e vërteta

Lajme
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka pyetur se pse partia në pushtet po hesht për mostrat e rastit Dehari, të cilat u gjetën javën e kaluar. Në një postim në Facebook, deputeti i PDK-së ka shtruar edhe disa pyetje të tjera, lidhur me atë se kush i vodhi këto mostra, e ku qëndruan ato për një vit e gjysmë. Tutje ai ka pyetur se a ka pasur ndërhyrje në mostra në kohën sa ato ishin jashtë Institutit, derisa tutje ka shkruar se kush i ka kthyer ato tani. Tahiri thotë se nuk mund të fshihet e vërteta rreth tyre, dhe se nuk do të ndalen derisa të ...
Komentet te Tahiri: Çka është kjo heshtje në VV për mostrat e rastit Dehari, nuk mund të fshiheni nga e vërteta Janë të Mbyllura

LAJMI I FUNDIT: Dorëhiqen nga Komisionet Lokale të Zgjedhjeve 4 përfaqësuesit e Listës Serbe

Lajme
Janë dorëhiqur nga Komisionet Lokale të Zgjedhjeve 4 përfaqësuesit e Listës Serbe.  Lajmi është bërë i ditur nga burime të Demokracia.com. Komisionet Lokale të Zgjedhjeve formohen nga përfaqwsues të partive që kanë ulëse në  Kuvendin e Kosovës. Dje, Lista Serbe, njoftoi që nuk do të marrin pjesë në votimin e 21 prillit për shkarkimin e kryetarëve aktualë në katër komunat veriore të Kosovës. Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, dje në një konferencë për media tha se kjo parti është kundër votimit të 21 prillit për largimin e kryetarëve aktualë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut e Zveçanit. Ai tha se votimi është “jolegjitim”, pasi sipas tij, kryeministri i ...
Komentet te LAJMI I FUNDIT: Dorëhiqen nga Komisionet Lokale të Zgjedhjeve 4 përfaqësuesit e Listës Serbe Janë të Mbyllura

Edhe 106 milionë euro për Specialen nga BE-ja për dy vitet e ardhshme: Gati 400 milionë për nëntë vjet

Lajme
106 milionë e 810 mijë euro është granti i radhës që Bashkimi Evropian ia ka ndarë Dhomave të Specializuara për dy vitet e ardhshme. Vendimi është marrë në qershorin e vitit 2023, dhe buxheti do të vlejë deri në qershor 2025. Nacionale sjell detaje. Dhomat e Specializuara të Hagës kishin buxhet të përcaktuar nga Bashkimi Evropian deri në qershorin e vitit 2023. Kjo bëri që Bashkimi Evropian pak para se të skadonte subvencionimi, të ndante milionat e radhës për Gjykatën e Kosovës, me seli në Hagë. Në vendimin të cilin Nacionale e ka parë që është publikuar në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian, bëhet e ditur se për dy vitet ...
Komentet te Edhe 106 milionë euro për Specialen nga BE-ja për dy vitet e ardhshme: Gati 400 milionë për nëntë vjet Janë të Mbyllura