Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Momenti kur lideri i Hamasit kupton se Izraeli ia ka vrarë tre djemë dhe po aq nipa-Video

Rajoni dhe Bota
Ismael Haniyeh ka konfirmuar se Izraeli ia ka vrarë tre djemë dhe po aq nipa. Lideri politik i grupit palestinez, Hamas, tha se bëhet fjalë për djemtë Hazemin, Amirin dhe Mohammadin. Ata raportohet se u vranë nga aeroplanët luftarakë izraelitë kur një “veturë civile” u vu në shënjestër në ditën e parë të Fitër Bajramit. Disa nga fëmijët dhe nipërit e tij ishin duke hipur në automjet, raporton aljazeera. “Ne dënojmë fuqishëm sulmet e vazhdueshme të Izraelit kundër popullit tonë palestinez”, njoftoi grupi, duke shtuar se të paktën 125 trupa të palestinezëve të vrarë arritën në spitale të ndryshme vetëm në 24 orët e fundit. “Ne e mbajmë përgjegjës administratën amerikane, ...
Komentet te Momenti kur lideri i Hamasit kupton se Izraeli ia ka vrarë tre djemë dhe po aq nipa-Video Janë të Mbyllura

Veriu i Kosovës në sytë e gazetarëve britanikë: Vuçiq po planifikon një pushtim me ndihmën e aleatit të tij Putin

Lajme
Derisa Veriu vazhdon të mos gjejë qetësinë, gazetarët e Telegrafit britanik vizitojnë komunat veriore Kosovës. Në një artikull të publikuar enkas për veriun e vendit, thuhet se siguria u rrit ndërsa frika rritet se presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq po planifikon një pushtim të ndihmuar nga aleati i tij Vladimir Putin. Ndërsa nacionalistët i bëjnë thirrje Vuçiqit që të veprojë për të “mbrojtur” serbët që janë të detyruar të jetojnë “nën sundimin e Kosovës”. Siç shkruan Telegrafi britanik, para se policia e Kosovës të fillojë patrullimin në kufirin me Serbinë, i ngarkon armët: AK-47 janë ngjitur në pjesën e pasme të sediljeve, pistoletat anash këmbëve, derisa bagazhi i një Land Rover ...
Komentet te Veriu i Kosovës në sytë e gazetarëve britanikë: Vuçiq po planifikon një pushtim me ndihmën e aleatit të tij Putin Janë të Mbyllura

Kandidati i PDK-së për Kryeministër viziton babain e Thaçit në Burojë për festën e Bajramit

Lajme
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, për nder të Fitër Bajramit ka vizituar babain e presidentit Hashim Thaçi në shtëpinë e tij në Burojë. Duke kujtuar me krenari të kaluarën, ata shprehën bindjen e tyre se së shpejti festën e Bajramit, por edhe festat e tjera, do t’i festojnë së bashku me presidentin Hashim Thaçi. /Demokracia ...
Komentet te Kandidati i PDK-së për Kryeministër viziton babain e Thaçit në Burojë për festën e Bajramit Janë të Mbyllura

“Pahor s’mund ta ndryshojë dinamikën e dialogut përderisa në tavolinë janë Kurti e Vuçiç”

Lajme
Emërimi i Borut Pahor-it, ish-president i Sllovenisë, si i Dërguar Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ndonëse nga njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare po konsiderohet pozitive për shkak se i njëjti e njeh kontekstin e problemit në mes të palëve, përsëri shprehen skeptik për rezultatin që mund të arrijë ai në këtë drejtim, për shkak se konsiderojnë se progresi i dialogut varet nga vullneti i liderëve të vendeve respektive, përkatësisht Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç-it. Raportimin për emërimin eventual të Pahor-it në krye të dialogut Kosovë-Serbi, e bëri të martën gazeta sllovene, Delo. Duke u thirrur në burime të saj, kjo gazetë shkroi se Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, ...
Komentet te “Pahor s’mund ta ndryshojë dinamikën e dialogut përderisa në tavolinë janë Kurti e Vuçiç” Janë të Mbyllura

Aksident i rëndë në Leposaviq, dy të vdekur dhe një i lënduar rëndë

Lajme
Një aksident i rëndë ka ndodhur të mërkurën, ku si pasojë dy persona kanë vdekur dhe një pasagjer është lënduar rëndë. Lajmin e konfirmoi Munish Avdiu, shef i trafikut rajonal për Rajonin e Mitrovicës. Avdiu bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:05 të së mërkurës, ndërmjet dy automjeteve. “Në aksident dy persona kanë vdekur, drejtuesit e automjeteve, ndërkaq një pasagjer është i lënduar rëndë”, tha ai për Telegrafin. Dy të rinjtë, rreth moshës 25-vjeçare që kanë vdekur si dhe pasagjeri që është në gjendje të rëndë janë të nacionalitet serb, me shtetësi të Kosovës, ndërkaq automjetet i kishin me targa të Serbisë./Demokracia ...
Komentet te Aksident i rëndë në Leposaviq, dy të vdekur dhe një i lënduar rëndë Janë të Mbyllura

Krasniqi viziton BIK-un, Fitër Bajramin ua uron edhe ish-krerëve që po gjykohen në Hagë

Lajme
Për festën e Fitër Bajramit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Bashkësinë Islame të Kosovës. Krasniqi ka thënë se kjo festë shënon kulminacionin e një muaji të shenjtë, të përkushtimit, durimet njerëzor ndaj sprovave dhe lakmisë, transmeton ekonomiaonline. “Një festë e rëndësishme dhe shumë e veçante e cila karakterizohet me shumë gjëra të mira me forcën e besimit qëndrueshmërinë dhe sakrificën. Karakteristika këto të kombit tonë por edhe rrugëtimit të popullit të Kosovës për të pasur këtë ditë që gëzojmë sot, lirin, dhe pavarësinë e vendit tonë. E përgëzova dhe urova myftiun për punën e jashtëzakonshme që Bashkësia Islame ka bërë edhe ndihmën ndaj nevojtareve, ...
Komentet te Krasniqi viziton BIK-un, Fitër Bajramin ua uron edhe ish-krerëve që po gjykohen në Hagë Janë të Mbyllura

Gjermania i dhuron automjete FSK-së, nesër mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit

Lajme
Nesër në kazermën e FSK’së “Adem Jashari” do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit me automjete nga Republika Ferdare e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ceremonia do të mbahet duke filluar nga ora 10:30. Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,  Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë. Ndërkohë, në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit”, në Prizren, të enjten, më 11 prill, duke filluar nga ora 13:00, do të mbahet ceremonia e diplomimit të deminierëve të kursit të ...
Komentet te Gjermania i dhuron automjete FSK-së, nesër mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit Janë të Mbyllura

Deputetja e PDK-së me pyetje për pushtetin për mostrat e Astrit Deharit: Kush i vodhi mostrat e rastit Dehari?

Lajme
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka shtruar disa pyetje për pushtetin, të cilinn e ka quajtur mashtrues dhe që i frikësohet të vërtetës. Deliu ka pyetur për vjedhjen e mostrave të Astrit Deharit e për të cilat ka thënë se po pret përgjigje. Këto janë pyetjet e saj: Pyetje për pushtetin mashtrues që i frikësohet të vërtetës: Kush i vodhi mostrat e rastit Dehari? Ku qëndruan ato për një vit e gjysmë? Për çka shërbyen ato mostra jashtë Institutit? A pati ndërhyrje në mostra në kohën sa ishin jashtë Institutit? Kush i ktheu ato? Pse nuk pranuat ta votoni komisionin hetimor parlamentar për zhdukjen e këtyre mostrave? Po presim përgjigje! ...
Komentet te Deputetja e PDK-së me pyetje për pushtetin për mostrat e Astrit Deharit: Kush i vodhi mostrat e rastit Dehari? Janë të Mbyllura

Prokuroria nis hetimet për kompaninë “Apetit sh.p.k”

Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë, pasi u konfirmua se kompania kosovare “Apetit sh.p.k” ka blerë mish nga Brazili dhe atë e ka shitur në Shqipëri si mish me origjinë nga Kosova, duke falsifikuar dokumentet në bashkëpunim ilegalë me inspektorë të shtetit, ka nisur hetimet. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj. “Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, sipas detyrës zyrtare, ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje”, ka thënë Ulaj për AP. Të martën, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK), ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për ...
Komentet te Prokuroria nis hetimet për kompaninë “Apetit sh.p.k” Janë të Mbyllura

DOKUMENTE | “Çlirimtari” i Shtimes dëshiron poza më profesionale, angazhon kompani për fotografi e video

Lajme
Kryetarit Qemajl Aliu, që është vetëquajtur “Çlirimtar i Shtimes”, nuk po i pëlqejnë tash as fotografitë që po ia bëjnë stafi i Zyrës për Informim. Që të duket më mirë, ai ka angazhuar një fotograf personal, shkruan Demokracia.com. Pasqyrimi i prezencës në evente nëpërmjet fotografive nuk po i pëlqen Qemajl Aliut. Ai po dëshiron që ekspozimin ta ketë shumë më të bukur. Për këtë, Komuna e Shtimes ka lidhur një kontratë, e cila quhet “Shërbime fotografike për aktivitete të Zyrës së Kryetarit”. Njoftimi për dhënie të kontratës është publikuar sot, ndërsa ajo është lidhur me “Integral Marketing Design”, në një vlertë prej 4359 eurosh, përcjell Demokracia.com. Pos që janë kërkuar ...
Komentet te DOKUMENTE | “Çlirimtari” i Shtimes dëshiron poza më profesionale, angazhon kompani për fotografi e video Janë të Mbyllura