Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Haziri: Dorëheqja e Kurtit, mënyra e duhur për t’iu hapur rrugë zgjedhjeve

Lajme
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se qëndrimi i partisë së tij për mënyrën se si të shkohet në zgjedhje është dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti. “Ky vit do të jetë zgjedhor. Se sa muaj do të shkurtohet mandati do të varet nga mënyra që shkaktohen këto zgjedhje. LDK-ja beson që akti i dorëheqjes se kryeministrit Kurti është mënyra më e duhur për t’iu hapur udhë zgjedhjeve parlamentare 2024”, ka thënë Haziri. Ai thotë se Qeveria Kurti s’ka krijuar konsensus për asnjë gjë, prandaj, sipas Hazirit, as tash s’është e besueshme që do të ketë dialog për shpërbërjen e Kuvendit. “VV-ja po ka interesa për një mandat kalendari politik ...
Komentet te Haziri: Dorëheqja e Kurtit, mënyra e duhur për t’iu hapur rrugë zgjedhjeve Janë të Mbyllura

Zhegrova synon “ta pushtojë” sonte edhe Anglinë

Sport
Edon Zhegrova është pa dyshim lojtari më në formë kosovar i momentit. Ylli kosovar po shkëlqen me fanellën e Lillet, me të cilin do të zbresë sonte në fushën e blertë. Ekipi francez do të përballet me Aston Villën në udhëtim në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Konferencës. 25 vjeçari do të mundohet “ta pushtojë” Anglinë me një paraqitje tjetër spektakolare, siç ka ditur shpesh të bëjë në këtë edicion, shkruan “Gazeta Express”. Përfaqësuesi kosovar e ka një mundësi ideale për ta shfaqur talentin dhe potencialin e tij në Angli sonte pasi gjatë verës që vjen pritet ta bëjë hapin e radhës në karrierë për t’u transferuar në ...
Komentet te Zhegrova synon “ta pushtojë” sonte edhe Anglinë Janë të Mbyllura

VIDEO: Bënë gara ilegale, policia identifikon dhe gjobit shoferët

Lajme
Policia e Kosovës ka identifikuar shoferët që u xhiruan duke bërë gala ilegale. Përmes një njoftimi për media, ku policia e ka publikuar edhe videon, ka njoftuar se shoferët janë gjobitur me nga 400 euro. Veç kësaj, ata janë ndëshkuar edhe me nga katër pikë negative dhe për 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i automjetit. “Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.” – thuhet në njoftimin ...
Komentet te VIDEO: Bënë gara ilegale, policia identifikon dhe gjobit shoferët Janë të Mbyllura

Çka u diskutua në takimin mes Osmanit dhe kryesuesit të OSBE-së

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin për Punët e Jashtme, Evropë dhe për Tregtinë të Maltës, njëherësh kryesues aktual i OSBE-së, Ian Borg. Në takim, Osmani dhe Borg kanë diskutuar për bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me OSBE-në, përfshirë mbështetjen e OSBE-së në të kaluarën dhe bashkëpunimin aktual me institucionet vendore. Presidentja Osmani u informua mbi prioritetet e ministrit Borg dhe Maltës si kryesues i sivjetëm i OSBE-së. Në takim është diskutuar edhe për raportet bilaterale midis Kosovës dhe Maltës, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe për zhvillimet e fundit politike në rajon. Në diskutim me ministrin Borg, presidentja ka ...
Komentet te Çka u diskutua në takimin mes Osmanit dhe kryesuesit të OSBE-së Janë të Mbyllura

Murati “dorëzohet” para ligjit, njofton se ua ka bartur komunave 60 milionë euro të hyra vetanake

Lajme
Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se është bërë bartja e të hyrave vetanake të komunave, në vlerë prej 60 milionë euro. Murati tha se bartja në këtë formë është bërë për të hyrat vetanake që kanë qenë të alokuara, kurse për pjesën e pa-alokuar, bartja sipas ministrit bëhet me vendime të kuvendeve komunale përkatëse. “Në pajtim me Nenin 9.6 të Ligjit të Buxhetit, sot kam miratuar bartjen e të hyrave vetanake të komunave në vlerë prej 60 milionë eurove.  Bartja në këtë formë bëhet për të hyrat vetanake që kanë qenë të alokuara, kurse për pjesën e pa-alokuar, bartja bëhet me vendime të kuvendeve komunale përkatëse”, ka njoftuar ...
Komentet te Murati “dorëzohet” para ligjit, njofton se ua ka bartur komunave 60 milionë euro të hyra vetanake Janë të Mbyllura

Gazetarja e Euronews: BE sulmon sovranitetin e Kosovës me liberalizim të vizave për serbët me pasaporta ilegale

Lajme
Gazetarja e Euronews, Alice Taylor, që mbulon rajonin, thotë se Bashkimi Europian ka sulmuar sovranitetin e Kosovës me mbështetjen për heqjen e vizave të serbëve të Kosovës që mbajnë pasaporta të lëshuara ilegalisht nga Serbia. Ajo i reagoi Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, i cili e quajti lajm të mirë që propozimi i tyre gjeti mbështetje në Parlamentin Europian. “Nuk ka diçka të tillë si pasaporta e serbëve të Kosovës, vetëm pasaporta të lëshuara ilegalisht nga Serbia për serbët e Kosovës që refuzojnë të marrin pasaportën e Kosovës. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit të Kosovës dhe BE-ja ia ka huq masivisht këtu”, ka shkruar Taylor. ...
Komentet te Gazetarja e Euronews: BE sulmon sovranitetin e Kosovës me liberalizim të vizave për serbët me pasaporta ilegale Janë të Mbyllura

Kalon në senacë të mbyllur procesi gjyqësor për rastin e vrasjes së 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu

Lajme
Po mbahet seanca gjyqësore për 18-vjeçarin, Lulzim Fejzullahu i cili u rrah për vdekje nga dy të mitur më 14 janar. Por ka kaluar në senacë të mbyllur procesi gjyqësor i rastit të vrasjes së 18-vjeçarit, raporton Ekonomia Online. Më 1 prill, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Fejzullahut.Dy të dyshuarve u është ngarkuar vepra penale “Vrasje e Rëndë” në aktakuzë. Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e kishin konfirmuar se më 25 mars është paraqitur propozim për shqiptimin e dënimit me burgim për të miturit për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë”. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 25.03.2024, ka paraqitur Propozim ...
Komentet te Kalon në senacë të mbyllur procesi gjyqësor për rastin e vrasjes së 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu Janë të Mbyllura

Çitaku: Kurti po ndërhyn brutalisht në zgjedhjet në RMV, e ka një mosdurim për secilin lider të UÇK-së

Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka quajtur të turpshme, të mjera dhe të rrezikshme interferimet e Qeverisë së Kosovës në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Çitaku shkroi se “shqiptarët në Maqedoninë Veriore i kanë dalë hakut Kosovës”, duke përmendur se ata kishin pritur emigrantë shqiptarë e disa kishin ardhur në Kosovë për të luftuar e kishin dhënë jetën për lirinë e vendit. Çitaku shkroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “ka një mosdurim për secilin lider politik të UÇK-së”, duke iu referuar mbështetjes së tij për koalicionin opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, dhe kundërshtimin për koalicionin tjetër të udhëhequr nga partia më e madhe e ...
Komentet te Çitaku: Kurti po ndërhyn brutalisht në zgjedhjet në RMV, e ka një mosdurim për secilin lider të UÇK-së Janë të Mbyllura

Pahori e konfirmon: Dua të zëvendësoj Lajçakun për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka konfirmuar për agjencinë sllovene të lajmeve STA se është i interesuar për pozicionin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në të cilin ai do të pasonte Miroslav Lajçakun, mandati i të cilit përfundon në gusht. Gazeta sllovene “Delo” raportoi dje se ish-presidenti i Sllovenisë mund të jetë i dërguari i ri i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, dhe Borut Pahor e konfirmoi këtë sot. Ai i tha agjencisë STA se është i interesuar të zëvendësojë Lajçakun. Paraprakisht, kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, ka deklaruar se e mbështet pa kushte Pahorin në kandidaturën e tij për postin e Përfaqësuesit ...
Komentet te Pahori e konfirmon: Dua të zëvendësoj Lajçakun për dialogun Kosovë-Serbi Janë të Mbyllura

Tash edhe 200-shet, vazhdon qarkullimi i parave të falsifikuara

Lajme
Policia e Kosovës njofton se një qytetar ka dorëzuar në stacionin policor në Mitrovicë shtatë kartëmonedha 200-euroshe, që dyshohen si të falsifikuara. Sipas njoftimit të policisë, ankuesi ka thënë se këto para i ka tërhequr nga një institucion mikrofinanciar në Suedi. Kartëmonedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme e rasti po hetohet, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh të mërkurën. “Rr. Marije Shllaku, Mitrovicë 06.04.2024 – 08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka dorëzuar në stacionin policor 7-kartëmonedha nga 200 € të cilat sipas verifikimit të cilin ai e kishte kryer në një bankë, kishin rezultuar se janë të dyshuara si të falsifikuara. Ankuesi këto kartëmonedha i kishte marrë (tërhequr) nga një ...
Komentet te Tash edhe 200-shet, vazhdon qarkullimi i parave të falsifikuara Janë të Mbyllura