Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Ish-kryetarja e KQZ: Do të ishte dëm për Kosovën nëse draft-statuti i Asociacionit nuk shkon në Gjykatën Kushtetuese

Lajme
Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka shprehet se nëse dështon referendumi në veri, atëherë qytetarët sipas saj, nuk do të kenë mundësi që për 1 vit ti mbledhin nënshkrimet dhe të tentojnë t’i shkarkojnë kryetarët. “Nëse referendumi do të dështoj atëherë qytetarët apo ai 20% i qytetarëve i cili është vu në lëvizje fillimisht nuk do ta ketë këtë mundësi nëse nuk gaboj për 1 vit të ardhshëm, sipas ligjit ata nuk do të kenë këtë mundësi që edhe njëherë ti mbledhin nënshkrimet dhe të tentojnë ti shkarkojnë kryetarët të cilët tashmë janë në pozita, që i bie që praktikisht vjen koha për zgjehdjet e rregullta lokale”, u shpreh ajo. Sa ...
Komentet te Ish-kryetarja e KQZ: Do të ishte dëm për Kosovën nëse draft-statuti i Asociacionit nuk shkon në Gjykatën Kushtetuese Janë të Mbyllura

Me pranga në duar, i dyshuari për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjen e vëllait të saj dërgohet në gjykatë -Video

Lajme
I dyshuari për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjes së vëllait të saj dje në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, Valon Aliu, është dërguar në Gjykatën Themelore të Ferizajt. Për pak minuta pritet të fillojë seanca për caktimin e masës së sigurisë, raporton Express. Kallxo.com ka publikuar pamje nga momenti kur ai dërgohet në Gjykatë, i prangosur. 21-vjeçarja me inicialet E.C, është vrarë në objektin e Qendrës për Punë Sociale. I dyshuar për vrasjen është ish-bashkëshorti i saj, një 36-vjeçar me inicialet V.A. Detaje rreth rastit ka dhënë edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Sipas Aliut, viktima dhe dorasi po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në ...
Komentet te Me pranga në duar, i dyshuari për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjen e vëllait të saj dërgohet në gjykatë -Video Janë të Mbyllura

“Idiot diplomatik”, Syla kritika ndaj Kurtit

Lajme
Valon Syl ka shkruar një status në të cilin ka komentuar marrëdhëniet diplomatike të Kosovës me Francën dhe të Serbisë me Francën. Sipas Sylës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ftohet në takim në Francë “se i ka hup udha”, ndërsa Aleksandar Vuçiqi, president i Serbisë ka filluar të blejë mbështetje diplomatike duke porositur aeroplanë ushtarakë. Syla ka kritikuar ashpër shefin ekzekutiv, duke e quajtur “idiot diplomatik”. /Demokracia ...
Komentet te “Idiot diplomatik”, Syla kritika ndaj Kurtit Janë të Mbyllura

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

Lajme
Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Vërmicës nga ana e Kosovës dhe Morinës nga ana e Shqipërisë me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave. Më herët kjo periudhë e lehtësimit të lëvizjes ishte në 4 muajt e verës. Protokolli i rishikuar u nënshkrua në Tiranë nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë, Taulant Balla. Balla tha se gjatë periudhës së lehtësimit të kalimit kufitar nuk do të ketë kontrolle për qytetarët e dy vendeve. “Përmes këtij nënshkrimi të këtij protokolli të ri ne do të mundësojmë lehtësimin e procedurave të ...
Komentet te Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë Janë të Mbyllura

FOTO: Opozitës së Kurtit i dështon tubimi në Tetovë, me Elitën 5 dhe Aida Doçin stadiumi u mbetet i zbrazët

Lajme Maqedoni
Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut, që njihen si VLEN dhe po përkrahen hapur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot e kanë pësuar edhe një dështim. Sot në një ngjarje të rëndësishme për lansimin e projektit të ri për stadiumin e Tetovës, VLEN nuk ka arritur ta mbush as stadiumin me qytetarë, ndonëse aty kanë qenë të pranishëm edhe Elita 5 me Aida Doçin. Dështimin në këtë tubim e kanë paraqitur edhe ata vetë, duke postuar fotografi. Ndonëse ishin munduar t’i kamuflonin, pas këngëtarëve duken shumë qartë ulëset e zbrazëta. Postimin në Facebook e ka bërë Bekim Qoku, përfaqësues i Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut. “Sot isha në Stadiumin ...
Komentet te FOTO: Opozitës së Kurtit i dështon tubimi në Tetovë, me Elitën 5 dhe Aida Doçin stadiumi u mbetet i zbrazët Janë të Mbyllura

Vrasja e gruas 21 vjeçare në Ferizaj: Dorasi ishte “shok me Dardan Krivaqën”

Lajme
V.A i moshës 36 vjeçare dyshohet se pasditen e së premtes vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij 21 vjeçare, derisa plagosi vëllanë e saj, 15 vjeçar. I dyshuari raportohet se “ka dashur t’ia marrë fëmijën viktimës, të cilës i takonte pas ndarjes”. I gjithë rasti besohet se ka ndodhur për këtë. Sipas burimeve të Nacionales  “i dyshuari ka qenë shok me Dardan Krivaqën”, i cili tashmë ndodhet në burg po ashtu për vrasjen e bashkëshortes së tij, Marigona Osmanit. Ndryshe, të premten reth orës 14:40 policia e ka marrë informatën se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ka pasur të shtëna me armë zjarri. I dyshuari, sipas policisë, ...
Komentet te Vrasja e gruas 21 vjeçare në Ferizaj: Dorasi ishte “shok me Dardan Krivaqën” Janë të Mbyllura

Dyshimet e para për krimin në Ferizaj: Burri vrau gruan e tij dhe plagosi punëtorin e Qendrës për Punë Sociale

Lajme
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Ferizaj, mesditën e kësaj të premte, është vrarë një grua e cila dyshohet se është viktimë e burrit të saj dhe dyshohet se është plagosur një person në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, bëjnë të ditur burime të Indeksonline. Rasti ka ndodhur në Qendrën për Punë Sociale, ndërsa vdekja e gruas është konfirmuar në vendngjarje nga mjekët kujdestarë. Ndryshe, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Deklarata e plotë e tij: Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë ...
Komentet te Dyshimet e para për krimin në Ferizaj: Burri vrau gruan e tij dhe plagosi punëtorin e Qendrës për Punë Sociale Janë të Mbyllura

IKSHPK: Rriten rastet me kollën e mirë

Shëndetësi
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar disa raste të reja me sëmundjen ngjitëse të kollës së mirë, apo siç njihet ndryshe edhe si pertussis. Fillimisht më 29 mars, IKSHPK kishte raportuar për tetë raste të regjistruara me kollën e mirë. “Gjatë vitit 2024, IKSHPK ka regjistruar 14 raste të konfirmuara me laborator të pertussisit, kryesisht te moshat e reja, që paraqet një rritje të lehtë krahasuar me vitet paraprake”, u tha në njoftim. “Kjo sëmundje ngjitëse mund të shfaqet në çdo moshë, por më shpesh i prek fëmijët dhe adoleshentët. Më të rrezikuar janë fëmijët nën moshën 1-vjeçare”, tha IKSHPK-ja. Kjo sëmundje, që shkaktohet ...
Komentet te IKSHPK: Rriten rastet me kollën e mirë Janë të Mbyllura

I mituri që iku para syve të Policisë me motor në Prishtinë është djali 11-vjeçar i Salih Sekiraqës

Lajme
Dy fëmijë me motor arritën t’i ikin Policisë para syve, të enjten në qendër të Prishtinës. Ata fillimisht u urdhëruar që të ndaleshin, por shpërfillën Policinë dhe morën drejtim tjetër me motor. Përkundër që vetura e Policisë i ndoqi, nuk arriti t’i kapë, raporton Sinjali.   Personi që drejtonte motorin, siç merr vesh Sinjali, është djali i Salih Sekirqaës, emër i njohur në Prishtinë dhe jo vetëm për shkak të të kaluarës së tij. Djali i Sekiraqës (emri i të cili nuk do të publikohet për shkak të moshës) që shkaktoi kaos në kryeqytet me vozitjen e tij të rrezikshme është vetëm 11-vjeçar. Pamjet: Kosova News Kujtojmë se vëllai i ...
Komentet te I mituri që iku para syve të Policisë me motor në Prishtinë është djali 11-vjeçar i Salih Sekiraqës Janë të Mbyllura

Kastrati: Arbërie Nagavci është kulmi i paturpësisë dhe e padije deri në absurd

Lajme
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, e ka kritikuar ashpër ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe deputetët e pushteit të cilët i quajti mediokër e e të padijshëm. Përmes një shkrimi në Facebook, Kastrati e ka akuzuar edhe njëherë pushtetin se e kanë kaluar projektligjin për tekste shkollore “me vota të vjedhura në Kuvend”. “Të orkestruar nga një ministre mediokre sot në Komisionin për Arsim deputetët e VV-së kaluan projekt – ligjin për tekstet shkollore i cili u kontrabandua nga mazhoranca me vota të vjedhura në Kuvend”, tha ai. Kastrati bëri të ditur se nëse ky Projektligj kalon edhe në lexim të dytë, do ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese. Lufta ...
Komentet te Kastrati: Arbërie Nagavci është kulmi i paturpësisë dhe e padije deri në absurd Janë të Mbyllura