Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Novobërdë: Aksident i rëndë trafiku, 14 persona të lënduar

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prekoc të Novobërdës. Sipas policisë, një autobus dhe një mjet transportues janë përfshirë në aksident, ku për pasojë lëndime kanë marrë 14 persona. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i autobusit për arsye të panjohura ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin që po lëvizte në anën e kundërt. “Prekoc, Novobërdë / 02.04.2024 – 13:15. Një autobus dhe një automjet transportues janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e aksidentit 14 persona kanë pësuar ...
Komentet te Novobërdë: Aksident i rëndë trafiku, 14 persona të lënduar Janë të Mbyllura

Me Serbinë po dialogojnë për tema të brendshme të vendit | VV akuzon pushtet e kaluara për çështjen e dinarit

Lajme
Dy kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq janë dakorduar që të takohen sërish këtë të enjte për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit. Pavarësisht se takimi i tyre i fundit la për të dëshiruar, Ndërmjetësi i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak shprehet optimist se pas dy dite pritet të ketë një marrëveshje mes palëve për këtë çështje. Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës futi në fuqi një rregullore të re e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend. Kjo çështje zemëroi Serbinë dhe nxiti mospajtime edhe mes Qeverisë së Kosovës dhe ...
Komentet te Me Serbinë po dialogojnë për tema të brendshme të vendit | VV akuzon pushtet e kaluara për çështjen e dinarit Janë të Mbyllura

Dyshohet se e shitën mishin e Brazilit në Shqipëri si të Kosovës, vjen reagimi nga “Apetiti”

Lajme
Kompania “Apetit” ka reaguar pas raportimeve se mishin e Brazilit e shiti në Shqipëri për të Kosovës. “Pas publikimit dhe shpërndarjes ditën e djeshme të disa lajmeve krejtësisht të pavërteta dhe tendencioze, Apetit Shpk ndihet e detyruar të adresojë në mënyrë të menjëhershme pasaktësitë dhe të japë qartësi për këtë çështje për të parandaluar dezinformatat në publik. E themeluar 41 vjet më parë, Apetit Shpk është kompania e vetme që realizon një zinxhir të mbyllur furnizimit nga Ferma, Thertorja dhe Përpunimi. Vetëm në vitin 2023, operacionet tona çuan në therjen e 6093 krerë bagëti, duke prodhuar mbi 4 milionë kilogramë mish. Angazhimi ynë për cilësinë dhe përsosmërinë në prodhimin e ...
Komentet te Dyshohet se e shitën mishin e Brazilit në Shqipëri si të Kosovës, vjen reagimi nga “Apetiti” Janë të Mbyllura

LVV e zyrtarizon synimin për t’i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, përzihet në zgjedhjet atje, këshilltari i Kurtit dhe dy gra në listën për deputetë

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje është përzier në garën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti njoftoi dje se ai vetë dhe dy gra nga LVV do të garojnë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 8 majit në RMV. Partia që ka pushtetin në Kosovë, do të garojë në Maqedoninë e Veriut me koalicionin e partive opozitare “VLEN”. “Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i ketë tre kandidatë për deputetë, me koalicionin VLEN. Ne do të jemi pjesë e fitores që VLEN! Në Njësinë Zgjedhore 1, kandidate me numrin 6 në listë do të jetë znj. Nafie Selmani. Në Njësinë Zgjedhore 2, kandidate me numrin 6 në listë do ...
Komentet te LVV e zyrtarizon synimin për t’i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, përzihet në zgjedhjet atje, këshilltari i Kurtit dhe dy gra në listën për deputetë Janë të Mbyllura

DOKUMENTE | Keqplanifikim i projekteve, Komuna e “Çlirimtarit” publikon 5 kontrata me negocim brenda ditës

Lajme
Tenderët me procedurë të negocimit pa publikim të njoftimit për kontratë ose siç njihen ndryshe kontratat njëburimore janë shtuar shumë viteve të fundit. Komuna e Shtimes që udhëhiqet nga kryetari Qemajl Aliu, i vetëquajturi ndryshe si “Çlirimtar”, shkruan Demokracia.com. Ka dy lloje të tenderëve njëburimor, aso që lidhen kontrata vetëm me një kompani për shkak të emergjencave dhe kur ka mungesë të operatorëve të tjerë në treg, si dhe kontrata për punët shtesë, të cilat lidhen po ashtu me kontraktuesin që ka qenë duke i kryer punët në atë projekt. Këto lloje të kontratave kryesisht lidhen kur institucioni publik ia huq në një projekt. Komunës së Shtimes nuk i dolën ...
Komentet te DOKUMENTE | Keqplanifikim i projekteve, Komuna e “Çlirimtarit” publikon 5 kontrata me negocim brenda ditës Janë të Mbyllura

BE-ja paralajmëron pasoja për Kosovën nëse s’e themelon Asociacionin

Lajme
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, paralajmëroi të martën pasoja për Kosovën, posaçërisht sa i përket rrugëtimit drejt integrimeve evropiane, në rast se nuk e përmbushë obligimin për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Duke kujtuar se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është detyrim për Kosovën dhe kjo tashmë është përsëritur disa herë nga liderët evropianë, ai shtoi se nëqoftëse autoritetet kosovare nuk lëvizin drejt themelimit të këtij mekanizmi, atëherë kjo do të shihej si sinjal negativ për procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. “Nëse Kosova nuk është në gjendje të japë rezultate në këtë drejtim, atëherë nuk do ...
Komentet te BE-ja paralajmëron pasoja për Kosovën nëse s’e themelon Asociacionin Janë të Mbyllura

Konfirmohet raportimi i Demokracia.com: Shkon Behar Isma, sekretar i MPJD-së bëhet Ilir Muçaj

Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që drejtohet nga Donika Gërvalla, tashmë e ka bërë ndryshimin që Demokracia.com ka raportuar ditë më parë. Përmes një e-maili që ka siguruar redaksia, konfirmohet ndryshimi i zëvendësuesit të Sekretarit të Përgjithshëm. Në pozitën e zëvendësuesit të Sekretarit të Përgjithshëm, deri më tani ka qëndruar Behar Isma, i cili ishte vendosur aty kundërligjshëm para tri vitesh.  Siç ka raportuar Demokracia.com, sot MPJD e ka qarkulluar njoftimin se Ilir Muçaj nga sot është zëvendësues i Sekretarit të Përgjithshëm në këtë ministri. Demokracia.com ka mësuar se Behar Isma, njeriu që ia shtyu agjenden partiake Donika Gërvallës, pritet të rehatohet në një mision diplomatik. Burime të ...
Komentet te Konfirmohet raportimi i Demokracia.com: Shkon Behar Isma, sekretar i MPJD-së bëhet Ilir Muçaj Janë të Mbyllura

Deficiti tregtar shënon rritje në muajin janar, arrin në 289 milionë euro

Lajme
Kosova këtë vit nuk e ka nisur mirë sa i përket shkëmbimeve tregtare. Eksportet kosovare kanë shënuar rënie për 9.4 për qind në muajin janar, përderisa importet kanë shënuar rritje prej 7,2 për qind, çka ka ndikuar në thellimin e deficitit tregtar. “Bilanci tregtar në mallra në janar 2024 shënoi deficit në vlerë 289.2 milionë euro, që është për 9.4% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Eksporti për këtë periudhë shënoi vlerën 60.9 milionë euro, duke paraqitur rënie prej 2.3% krahasuar me janar 2023 (62.3 milionë euro ishte në janar 2023). Ndërsa, importi i mallrave arriti vlerën 350.1 milionë euro duke paraqitur rritje prej 7.2% ...
Komentet te Deficiti tregtar shënon rritje në muajin janar, arrin në 289 milionë euro Janë të Mbyllura

Krasniqi: Thaçi, Veseli dhe të tjerët po mbrojnë Kosovën, pavarësisht çmimit personal

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar Marshin për Drejtësi, që ishte mbajtur sot një vit. “Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre, po bëjnë atë që kanë bërë më së miri gjatë gjithë jetës – mbrojtjen e Kosovës, pavarësisht rrethanave dhe çmimit personal”, shkruan Krasniqi. Mesazhi i plotë: Sot një vit – dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës, nga të gjitha qytetet e fshatrat, zbarkuan në sheshin e Prishtinës për të marrë pjesë në Marshin për Drejtësi – në mbështetje të heronjve tanë të luftës dhe paqes. Ballafaqimi i dinjitetshëm i çlirimtarëve tanë me drejtësinë, për pastërinë e luftës tonë për liri, po vazhdon edhe ...
Komentet te Krasniqi: Thaçi, Veseli dhe të tjerët po mbrojnë Kosovën, pavarësisht çmimit personal Janë të Mbyllura

Seancë e mbyllur në Speciale

Lajme
Seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë të Holandës, të martën po mbahet e mbyllur për publikun. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Christopher Bennett. “Seanca e sotme po zhvillohet me dyer të mbyllur”, ka thënë Bennett për Albanian Post. Në fund të muajit të kaluar, për tri ditë radhazi në seancë publike ka dëshmuar ish-shefi i misionit vëzhgues diplomatik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë (SHBA), Shaun Byrnes. Gjatë dëshmisë së tij, Brynes ka thënë se nuk ka parë kurrë prova që Shtabi i Përgjithshëm ...
Komentet te Seancë e mbyllur në Speciale Janë të Mbyllura