Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, e cila e mori me procedurë të shpejtë edhe shtetësinë e Kosovës sapo erdhën në pushtet, ka shkruar një status për opozitën, të cilën e ka akuzuar për korrupsion. Mihali, që njihet si nëntoka e Vetëvendosjes, e ka akuzuar opozitën edhe për shpifje. Ajo ka shkruar se “dikush” u ka thënë “t’i japin zor në Kuvend, të bëjnë sikur po denoncojnë korrupsionin”. ...
Komentet te frikësohen Komisioneve Hetimore | Dejona Mihali që mori shtetësinë e Kosovës me procedurë të shpejtë akuzon opozitën për korrupsion Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nuk është deklaruar për media në lidhje me propozimet që ka bërë Qeveria për dinarin gjatë kësaj jave në Bruksel. I pyetur se cilat kanë qenë propozimet që i kanë dhënë gjatë takimit me kryenegociatorin serb Petar Petkoviç, Bislimi ka refuzuar që të përgjigjet. Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak , të martën ka thënë se në takimet e sotme me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksel u sqaruan detaje të rëndësishme rreth çështjes së dinarit. Lajçak shtoi se janë pajtuar të mblidhen sërish javën e ardhshme “me ambicien për të gjetur një zgjidhje”./Demokracia ...
Komentet te Bislimi i mban të fshehura propozimet që ka bërë Qeveria për dinarin në Bruksel Janë të Mbyllura
Zyrtarët e prokurimit të Ministrisë së Mbrojtjes assesi nuk po mund t’i bien në fije planifikimit të tenderit që ka të bëjë me ushqimin e ushtarëve të FSK-së. Kontratat për t’i ushqyer ushtarakët po lidhen me negocim, pa publikim të njoftimit për kontratë, shkruan Demokracia.com. U bënë bashkë katër kompani për të bërë furnizimin dhe kryer shërbimet për bukën, por operatori “Beni Dona”, i cili përgatit bukën për FSK, tash e disa vite nuk po lëshon pe që këtë ta bëjë dikush tjetër. Ashtu siç ka paralajmëruar Demokracia.com në fillim të javës se prokurimi i Ministrisë së Mbrojtjes do të detyrohet të lidh kontratë emergjente njëburimore, për shkak të skadimit ...
Komentet te DOKUMENTE | Pasi shkaktuan emergjencë, prokurimi i Ministrisë së Mbrojtjes lidh kontratë 2.2 milionë euro me negocim për ushqimin e ushtarëve Janë të Mbyllura
Martin Berishaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci, është duke u intervistuar nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Ky intervistim vjen pas dyshimeve për një aferë financiare të Berishajt në Slloveni, për të cilën është raportuar gjerësisht në medie, shkruan Nacionale. Berishaj, të cilin pushteti e kishte mbrojtur fuqishëm, po përfaqësohet nga avokati Tomë Gashi. Vitin e kaluar, mediat sllovene shkruajtën për një skandal të madh financiar, ku ishte i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë aferë, ku dyshohej për shpëlarje parash, dukej që ishte përfshirë edhe ambasadori Berishaj. Një televizion slloven, Planet TV, kishte raportuar se mbi gjysmë milion euro, në kesh, janë bartur prej Malit ...
Komentet te Martin Berishaj po intervistohet në Prokurorinë Speciale Janë të Mbyllura
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i posaçëm i bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër. Radio Evropa e Lirë mëson nga burimet diplomatike se Lajçak do të nisë mandatin në kryeqytetin zviceran, Bern, më 1 shtator të këtij viti. Të njëjtat burime i thanë REL-it se ambasadori aktual i BE-së në Estoni, Aivo Orav, është zgjedhur që të jetë shefi i ri i Zyrës së bllokut evropian në Kosovë. Ky post po ashtu ka rangun e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së. Kur të konfirmohet edhe zyrtarisht, Orav do ta ...
Komentet te Lajçak me post të ri nga shtatori Janë të Mbyllura
1 / 20 40 VJET NGA BURGOSJA E ANETAREVE TE ORGANIZATES “DORE PER DORE” Shkruan: HALIT NAXHAKU Duke pasur parasysh se shqiptareve u ishin bere shume padrejtesi gjate historise, e mbi te gjitha te ndare ne gjashte shtete e sa copa tjera me shume: (Shqiperi, Kosove, Maqedonin shqiptare, Kosoven Lindore: (Presheve, Bujanovce, Medvegje), Malesine e Madhe ne Mal te Zi, Sanxhake, Cameri ) etj. Nga ketu shqiptaret kudo qe ndodheshin, duhet ndermarre e bere dicka! Vecanerishte shqiptaret qe jetonin nen suaza te roberise nen sundimin e R S F te Jugosllavise AVNOISTE, e me vone te Veteqeverisjes (Samoupravjlanjes te ideologut te saj Edvard Kardel-Tito). Vecmas atyre shqiptareve qe e deshten ...
Komentet te 40 VJET NGA BURGOSJA E ANETAREVE TE ORGANIZATES “DORE PER DORE” Janë të Mbyllura
Teksa opozita kërkoi që Prokuroria të merret me hetimin e tenderëve njëburimorë, deputetët e pushtetit kanë thënë se themelimi i komisionit është i panevojshëm duke mohuar akuzat se në këtë qeveri janë lidhur më shumë kontrata njëburimore se në qeveritë paraprake. Megjithëse, Qeveria e Kosovës është e përfaqësuar nga 15 ministri, vetëm njëri prej tyre ka reaguar në kritikat e partive opozitare Në skenën politike të Kosovës, debati për fenomenin e tenderëve njëburimorë po merr një rol kyç. Opozita po ngulmon për themelimin e një komisioni hetimor për të zbardhur saktësinë dhe legjitimitetin e këtyre tenderëve, duke akuzuar qeverinë aktuale për mungesë transparence dhe përgjegjësi në këtë çështje. Teksa opozita ...
Komentet te “Në hijen” e tenderëve njëburimorë dhe mungesës së transparencës Janë të Mbyllura
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka mbajtur sot në mbledhjen e Këshillit të Drejtues të PDK-së. Ai ka përgëzuar kryetarin e PDK’së, Memli Krasniqin, që e ka propozuar Bedri Hamzën për kryeministër. Lladrovci ka përgëzuar edhe Hamzën që “në këtë devalvim të plotë aktual ekonomik, e merr përsipër perspektivën dhe zhvillimin e këtij vendi”. “E mora fjalën, të japë dy tri vlerësime shumë pozitive, të jap përkrahjen e plotë për Kryeministrin tonë, dhe t’ju ftoj të mos i përsëritni gabimet e zgjedhjeve të kaluara lokale. Ju përgëzoj miku im, Memli, për vendimin e propozimit për Kryeministër të Bedri Hamzës. Shembulli Juaj, dëshmon përkushtimin ...
Komentet te Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë Janë të Mbyllura
Komunikimet ndërmjet deputetëve të grupit parlamentar të Vetëvendosjes vazhdojnë të nxisin shumë reagime. Në seancën e sotme është zbuluar një bisedë që është bërë ndërmjet shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe deputetit të VV-së, Halil Thaçi. Në fotografitë që ka siguruar Nacionale, Kusari-Lila i kërkon deputetit Thaçi të marrë fjalën për të diskutuar rreth kontratave njëburimore. Megjithatë, arsyeja është e çuditshme. Për të blerë kohë. Madje në një pjesë të mesazhit, ajo i lutet deputetit që të mos shajë, por vetëm të bëjë disa pyetje. “Merre fjalën edhe ti, se po na duhet me ble kohë. Vetëm mos shaj najsen, veq pyetje boni. Dmth, qetë dhe pa ...
Komentet te “Veç mos shaj najsen”: Mesazhi i Kusari-Lilës për deputetin e VV-së që tregon si kurdiset debati në Kuvend Janë të Mbyllura
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se opozita në mungesë të kauzave, po mundohet që me Komisione Hetimore të hedhë baltë mbi çdo gjë dhe çdo kë, raporton Ekonomia Online. Ai ka thënë se në këtë kontrata nuk ka asgjë të dyshimtë, e që duhet të hetohet. “E them më bindje të plotë se në këto kontrata nuk ka asgjë të dyshimte, e që duhet të hetohet. Opozita në mungesë të kauzave dhe në përballje me humbje të besimit të qytetarët, po mundohet që më Komisione të tilla hetimore të hedhë baltë mbi çdo gjë dhe mbi çdo kë. Po mundohet ta kthejë Kuvendin e Republikës në organ ...
Komentet te Deputeti i VV-së “garanton” për milionat në kontratat njëburimore: Në këto kontrata nuk ka asgjë të dyshimtë, që duhet hetuar Janë të Mbyllura