Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ardhur sot në Kosovë për herë të tretë që nga arrestimi i tij nga Gjykata Speciale në Hagë në nëntor të vitit 2020. Vizita u lejua për arsye humanitare, pasi babai i tij është i sëmurë. Gjykata Speciale, e cila më parë kishte refuzuar dy kërkesa të Thaçit për një vizitë të tillë, këtë herë vendosi ta aprovojë atë, duke vendosur masa të rrepta sigurie gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, respektivisht në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Avokati i akredituar pranë Dhomave të Specializuara, Artan Qerkini, ka kritikuar masat e sigurisë të vendosura ndaj Thaçit, duke i cilësuar ato të tepruara. Ai theksoi ...
Komentet te Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Publicisti dhe shkrimtari Ben Blushi ka dhënë një opinion duke thënë se rrëmbimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt nga Evropa i ngjan shumë rrëmbimit që ju bë ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, në kohën kur ky i fundit po shkonte të firmoste një marrëveshje paqeje me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020. Blushi tha se megjithëse u rrëmbyen nga të njëjtit rrëmbyes, Zelensky dhe Thaçi nuk ngjajnë fare me njëri-tjetrin, pasi tha se presidenti ukrainas po e humb luftën me gjithë mbështetjen e botës, kurse Thaçi e fitoi luftën, megjithëse nuk kishte mbështetjen e gjithë botës. “Edhe si karaktere ata të dy nuk ngjajnë fare. Zelensky ka qenë ...
Komentet te Blushi: Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin Janë të Mbyllura
Ish-presidenti Hashim Thaçi sot gjendet për një vizitë në Kosovë për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të tij. Momentin kur Thaçi arriti në QKUK u prit nga shumë njerëz, që duartrokiten dhe brohorisnin “UÇK, UÇK, UÇK”, transmeton Demokracia.com Poashtu, pacientë e stafi mjekësor dolën në dritare për ta parë ish-presidentin Thaçi teksa hynte në QKUK. Në një përgjigje për express, Dhomat e Specializuara në Hagë thanë se vizita u mundësua për arsye humanitare. “Për arsye të forta humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të organizojë një vizitë në kujdestari në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babanë e tij. I ...
Komentet te Pacientët dhe stafi mjekësor i QKUK-së dalin nëpër dritare për ta parë Thaçin Janë të Mbyllura
Gjykata Speciale ka liruar ish-presidentin Hashim Thaçi për një vizitë në Kosovë për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të tij. Në një përgjigje për Gazetën Express, Dhomat e Specializuara në Hagë thanë se vizita u mundësua për arsye humanitare. “Për arsye të forta humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të organizojë një vizitë në kujdestari në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babanë e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në kujdestari nga Dhomat e Specializuara”. Thaçi sot erdhi në QKUK ku po trajtohet babai i tij. VIDEO: /Demokracia ...
Komentet te Hashim Thaçi në Kosovë, Haga jep detaje rreth vendimit për ta liruar për vizitë -Video Janë të Mbyllura
Që nga koha kur Kosova shpalli pavarësinë e saj janë zhvilluar dy beteja të mëdha në arenën ndërkombëtare. Njëra prej tyre është udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë perëndimorë, e cila ka ngritur në këmbë Republikën e Kosovës dhe tjetra është propaganda e madhe e Rusisë dhe e Serbisë kundër shtetit të Kosovës, shkruan Demokracia.com. Në qendër të kësaj propagande të Rusisë dhe Serbisë është përpjekja e vazhdueshme e tyre për ta paraqitur Kosovën si një shtet të dështuar dhe si investim politik ndërkombëtar krejtësisht i gabuar i ShBA-së dhe botës demokratike perëndimore. Portretizimi i Kosovës si një shtet i dështuar, ka për qëllim që ...
Komentet te Kryeministri nuk respekton ligjin dhe institucionet e drejtësisë, i bën “dhuratë” Rusisë e Serbisë që e propagandojnë Kosovën si shtet të dështuar Janë të Mbyllura
Prokuroria Speciale ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti nuk është paraqitur në organin e specializuar për hetimin dhe ndjekjen penale për ta dhënë dëshminë e tij në rastin e dyshimeve për keqpërdorimet me rezervat shtetërore. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas interesimit të shumë gazetarëve, informon se dëshmitari A.K. nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij edhe përkundër faktit se i njëjti ka qenë i obliguar me Urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”. Prokuroria Speciale thotë se “edhe ...
Komentet te Prokuroria Speciale: Dëshmitari Albin Kurti s’u paraqit, do të veprojmë duke respektuar legjislacionin në fuqi Janë të Mbyllura
Blerja e disa dhuratave protokollare, Presidencës së Kosovës i ka kushtuar 20 mijë euro. Tenderi për këtë furnizim është ndarë në dy loto. Njëra ka vlerën 13,486.79 euro dhe tjetra 6,450.47 euro. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë gati dhuratat për mysafirët që do t’i pres e përcjell në zyre. Këto dhurata të punuara me filigran dhe qeramikë do të paguhen nga buxheti i shtetit gjithsej 20 mijë euro, shkruan Demokracia.com. Zyra e Presidentes që e ka shpall tenderin për blerje të tyre, ka vendosur që atë ta ndajë në dy loto. Mirëpo, të dyja këto loto i ka fituar kompania dhe personi i njëjtë. Lot 1 ...
Komentet te Filigran e qeramikë, zyra e Vjosa Osmanit shpenzon 20 mijë euro në dhurata Janë të Mbyllura
Korporata Energjetike e Kosovës – KEK, i ka dhënë tender kompanisë të cilën e kishte dërguar para Gjykatës për mashtrim. “Univers-M’ me pronar Tefik Hargaja, ka nënshkruar kontratë prej 33 mijë euro me KEK-un. Tenderi i dhënë ka të bëj me furnizim me lidhëse elastike. Me 20.02.2025, KEK, njoftoj në e-prokurim se ka nënshkruar kontratën për ‘Furnizim me lidhëse elastike’. Sipas dosjes se tenderit kjo kompani është përgjegjëse për: Furnizim me xhunta elastike Ø710 ( komplet kah elektromotori dhe reduktori … 4 cope; – Furnizim me xhunta elastike Ø500 (komplet kah elektromotori dhe reduktori) ; diametri i brendshëm ds= Ǿ100mm cope 2 dhe ds=Ǿ110mm cope 2… 4 cope. Kompania që fitoi ...
Komentet te KEK nënshkruan kontratë mbi 33 mijë euro me kompaninë që e kishte dërguar në Gjykatë për mashtrim Janë të Mbyllura
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar jashtë objektit të Gjykatës në Gjermani, ku ka filluar gjykimi për vrasjen e boksierit nga Kosova, Besar Nimani. Sipas Bild, është qëlluar vëllai i të pandehurit. Para Gjykatës ka dalur Huseyin Akkurt, që është i akuzuar për vrasjen e kosovarit që jetonte në Gjermani. “Dikush po qëllon jashtë”, u dëgjuan disa dëshmitarë. Vëllai i të akuzuarit dyshohet se u qëllua në këmbë./Demokracia ...
Komentet te Gjykimi për vrasjen e boksierit Besar Nimani: Të shtëna me armë zjarri jashtë gjykatës, plagoset vëllai i të dyshuarit Janë të Mbyllura
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ishte zgjedhur president i Kosovës në raundin e tretë të votimeve, më 26 shkurt 2016, mes tensionesh të larta politike. Ai fitoi me 71 vota në raundin e tretë, pasi në dy raundet e para nuk arriti të siguronte dy të tretat e votave të deputetëve. Hashim Thaçi mori detyrën e presidentit më 7 prill 2016, pas betimit solemn në Kuvendin e Kosovës. Para se të bëhej president, Thaçi kishte shërbyer si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme (2014-2015), si dhe kryeministër i Kosovës në dy mandate (2007-2014). Thaçi ishte kryetari i parë i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ...
Komentet te Nëntë vjet më parë Hashim Thaçi ishte zgjedhur president i Kosovës Janë të Mbyllura