Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Malishevë, meqë dyshohet se i njëjti ka sulmuar seksualisht një grua. Pas intervistimit, i njëjti është dërguar në mbajtje. “Malishevë/17.04.2024-16:10. Me 18.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Pas intervistimit , me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Demokracia ...
Komentet te Dyshohet se sulmoi seksualisht një grua, arrestohet një burrë në Malishevë Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë të mbi 1500 shtetasve kosovarë, tha se këto veprime nga Beogradi erdhën pas thirrjeve të Aleksandër Vuçiç ndaj njësive “Kobra”. Ai ngriti alarmin se Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë. Sipas Maqedoncit këtë e tregon edhe stërvitja që vijon prej 8 prillit në kufirin me Kosovën, ku ushtria serbe po teston armë sulmuese, pavarësisht se kamuflohet si një përgatitje për mbrojtjen e territorit. “Vlerësojmë se këto tensione do të vazhdojnë. Mund të ketë forma të tjera, një ndër tyre që kemi vërejtur prej datës ...
Komentet te Maqedonci: Kemi informacione se Serbia do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën Janë të Mbyllura
Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje të enjten edhe rundi i ri dhe i katërt në përgjithësi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë në shkurt. Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Beogradi “bëri gjithçka për të gjetur një zgjidhje”. “Ne dolëm me një propozim konstruktiv dhe ai propozim u vlerësua nga Brukseli, pra Lajçak, si një bazë shumë e mirë për vazhdimin e bisedimeve”, tha ai. “Në anën tjetër, kemi Prishtinën, e cila ka ardhur në Bruksel pa komentuar idetë e BE-së dhe kjo tregon qartë se pala tjetër nuk dëshiron të ...
Komentet te Edhe një rund i pasuksesshëm në Bruksel për dinarin Janë të Mbyllura
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar dorëheqjen e zyrtarëve të lartë shtetërore që morën pjesë në fushatë zgjedhore në Maqedonisë së Veriut në ditën që në Kosovë ishte ditë zie për vrasjen e grave. Ai ka bërë me dije se disa zyrtarë të lartë nuk e respektuan ditën e zisë. Në profilin e tij në “Facebook”, Haxhiu ka shkruar se dita e zisë duhet të respektohet nga të gjithë zyrtarët. “Dorëheqje ose shkarkim për të gjithë zyrtarët shtetërorë të Kosovës të cilët në “Ditë Zie” morën pjesë në fushatën elektorale në Maqedoninë e Veriut. Zija shtetërore a vlenë për këta pushtetarë? Në “Ditën e Zisë” e caktuar nga Presidentja, ...
Komentet te Në ditën e zisë morën pjesë në fushatë, Haxhiu kërkon dorëheqjen e Konjufcës dhe Haxhiut Janë të Mbyllura
Një takim në nivel kryenegociatorësh mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimit e Bashkimit Europian është duke vazhduar në Bruksel. Për pritshmëritë nga ky takim, sot në Prishtinë është pyetur ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në një prononcim për media pas takimit që pati me presidenten Osmani. Ai tha se shpresojnë që palët të gjejnë një zgjidhje rreth çështjes së dinarit dhe tha se i vlerëson deklaratat e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi rreth kompromisit të propozimeve. “Ne konstant kemi shprehur shqetësimet për mënyrën e zbatimit që nuk i mori parasysh ndikimin në komunitetet e prekura, veçanërisht komunitetin serb, por jo vetëm atë. Ne i vlerësojmë përpjekjet nga Përfaqësuesi i BE-së, Lajcak, për të ...
Komentet te Takimi për “dinarin” në Bruksel, Hovenier: Vlerësojmë gjërat pozitive që tha Bislimi rreth kompromisit të propozimeve Janë të Mbyllura
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ndaj të cilit kanë nisur hetimet për dhunë në familje pas denoncimit të gruas së tij, me të cilën janë në proces divorci, nuk ka të kaluar kriminale dhe nuk është recidivist i asnjë vepre penale. Sinjali ka siguruar dosjen e të kaluarës së tij ku demantohet ajo që u raportua të mërkurën në media, e po ashtu edhe pjesë nga deklarata e gruas së tij. Siç ka mësuar Sinjali, ndër të tjera, gruaja e Gjakovës ka deklaruar ndër të tjera se nuk ndihet e rrezikuar nga ai. Në dëshminë e saj të dhënë në Polici, ajo thotë se “Jo, nuk ndihem e kërcënuar sepse nga ...
Komentet te Deklarata e bashkëshortes së Gjakovës para Policisë: Nuk ndihem e kërcënuar nga Akili Janë të Mbyllura
Disa qytetarë në Gjilan kanë shkaktuar zhurmë para gjinekologjisë në Gjilan me valle, tupana e fishekzjarre. Arsyeja, sipas mediumit “Sinjali”, është se u ka lindur në familje një djalë. Policia, siç shihet në pamjet më poshtë, është detyruar të ndërhyjë. “Qe t’u e bë namin, se u lind një djalë” – dëgjohet duke thënë qytetarja që ka xhiruar pamjet. /Demokracia ...
Komentet te Disa qytetarë ‘e bllokojnë’ spitalin në Gjilan, veç pse iu lindi djalë -Video Janë të Mbyllura
Në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut (si presidenciale, ashtu edhe parlamentare), kryeministri Albin Kurti, është duke bërë fushatë për ta rrëzuar Ali Ahmetin, nga pushteti atje, mirëpo përkundër kësaj përpjekje të Kurtit, zyrtarët e partisë që e udhëheqë Ahmeti, Bashkimi Demokratik për Integrim, po lobojnë për Kosovën, madje po përballen me përfaqësues të Serbisë në momente delikate për të ardhmen e vendit, siç është anëtarësimi në organizata ndërkombëtare. Kosova së fundmi kaloi me sukses edhe fazën e dytë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, pasi që Asambleja Parlamentare e kësaj organizate votoi pro raportit të raportueses për Kosovën në KiE, Dora Bakoyannis. Në debatit që u zhvillua brenda Asamblesë Parlamentare ...
Komentet te Kurti përpiqet ta rrëzojë Ali Ahmetin nga pushteti, deputetja e BDI-së përballet me përfaqësuesit serbë për Kosovën Janë të Mbyllura
Takimi në mes Miroslav Lajçakut, i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, dhe Petar Petkoviq, shef i delegacionit serb në dialog, ka përfunduar. Pas këtij takimit, Lajçak do të takohet edhe me Besnik Bislimin, kryenegociator i Kosovës. Edhe ky raund i bisedimeve ndërlidhet me çështjen e dinarit serb. Pas takimeve të ndara, pritet që në Bruksel të ketë edhe një takim trepalësh/Demokracia ...
Komentet te Përfundon takimi i Lajçakut me Petkoviqin, tash e pret Bislimin Janë të Mbyllura
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë në një reagim ka thënë se dje janë ndaluar katër policë të Kosovës, njëri prej të cilëve sipas MPB-së serbe është dërguar në mbajtje. MPB-ja serbe thotë se në mbajtje është dërguar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq. “Katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë ndaluar, njëri është dërguar në mbajtje – zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës”, ka thënë MPB-ja e Serbisë. Gjatë ditës së sotme krerët e shtetit kanë kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të reagojë në lidhje me ndalimin e zyrtarëve policorë nga ana e Serbinë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës po vazhdojnë të ...
Komentet te MPB e Serbisë: Zv/drejtori i Policisë së Kosovës është dërguar në mbajtje Janë të Mbyllura