Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsioni. Në deklarimin e pasurisë, Feraj ka bërë disa deklarime interesante. Feraj ka lajmëruar një banesë në vlerë prej 46.55 euro, ndërsa një banesë tjetër në vlerë prej 69 euro e 30 centë. Ndërsa një shtëpi, Feraj e ka lajmëruar në vlerë prej 12.50 euro. Për më shumë, ju ftojmë ta lexoni pasurinë e Ferajt këtu./Demokracia ...
Komentet te Deklarimi i çuditshëm: Këshilltarit të Kurtit një shtëpi i kushton veç 12.5 euro, një banesë 46.5 euro Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një banesë, një shtëpi, dy banime në varg, njëra me 244 metra katrorë e tjetra më 218 metra katrorë, një Mercedes Benz, është pasuria e Presidentes Vjosa Osmani dhe bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu. Këto i ka deklaruar vetë Osmani në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, derisa ka bërë deklarimin e pasurisë për vitin 2024. Sipas asaj që ka deklaruar e para e vendit, ajo së bashku me burrin e saj Prindonin, vlera e pasurisë së paluajtshme kap shumën e 970 mijë e 760 euro. E para e vendit ka deklaruar një banesë me sipërfaqe prej 67 metra katrorë, të cilën e ka blerë në vitin 2011 me kursime dhe kredi, ...
Komentet te Banesë, shtëpi, banime në varg, garazh, veturë – Cila është pasuria e Presidentes Osmani Janë të Mbyllura
Veç një shtëpi e një lokal që i ka në pronësi të përbashkët, e bëjnë milioner ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sipas asaj që ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2024, Sveçla ka një shtëpi të trashëguar nga prindi në vlerë 600 mijë eurove. Ai e ka edhe një lokal të trashëguar nga prindi po ashtu, në vlerë të 650 mijë eurove. Sveçla ka deklaruar se është aksionar 100 për qind në biznesin “Dhomi”, dhe 50 për qind me bashkëshorten e tij, në “Dental Advanced Services, Dhomi”, i cili kap vlerën e 100 mijë euro. Para të gatshme, Sveçla ka deklaruar 762 euro kursime në një bankë në Kosovë, dhe mbi një ...
Komentet te Aksionar në biznes, shtëpi, lokal: Sveçla, milioneri i Qeverisë Kurti Janë të Mbyllura
Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, mbrëmë mbajti një fjalim në tubimin e opozitës shqiptare në Maqedoni të Veriut, që u organizua në Berlin të Gjermanisë. Ndonëse ishte paralajmëruar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk mori pjesë në këtë takim. Arsyen e mungesës së Kurtit, e dha një vartëse e tij në Qeverie e në VV. Haxhiu tha se Kurti nuk erdhi për shkak të cenimit të sigurisë nga Serbia. Megjithatë, Haxhiu tregoi se Kurti u ka bërë të fala. “Për shkak të cenimit të sigurisë së vazhdueshme nga Serbia ka qenë e pamundshme që kryeministri Kurti të jetë i pranishëm, por më lejoni të shpreh të falat nga kryeministri Kurti” – tha ...
Komentet te “Të fala nga Kurti”: Haxhiu e vazhdon cirkun, “fajëson” Serbinë pse Kurti nuk shkoi në tubimin e VLEN-it në Berlin Janë të Mbyllura
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se SHBA do të bëjë gjithçka që ky premtim të vihet në vend. Këtë deklaratë ai e bëri nga Beogradi pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Kosova premtoi se do të zbatojë obligimin për themelimin e Asociacionit, kjo është e një rëndësie kyçe. Ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar dhe përmbushur premtimet tona. Pres që kjo të jetë temë edhe në Nju Jork”, tha O’Brien. Ai ka folur edhe për seancën e OKB-së për gjenocidin serb në Srebrenicë ...
Komentet te O’Brien nga Beogradi: Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin – do të bëjmë gjithçka që të përmbushet premtimi Janë të Mbyllura
“Pika që është vendosur në favor të Serbisë është pika e shtatë e marrëveshjes… Dhe aty thuhet Kosova e ka për obligim gjetjen e një forme të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”. Kjo është deklarata tronditëse e kryeparlamentarit të Kosovës dhe njëherit numrit dy në Vetëvendosje, Glauk Konjufcës, e bërë në fillim të dhjetorit të vitit 2023, gjatë një interviste televizive, shkruan Demokracia.com. Me anë të kësaj deklarate, Konjufca nxori në pah se neni 7 i Marrëveshjes Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023], që nuk ekzistonte në asnjë marrëveshje të mëhershme në dialogun Kosovë – Serbi, është nen tërësisht që ka për qëllim favorizimin e synimeve të Serbisë. Përmes kësaj ...
Komentet te “Vetëmenaxhimi për serbët” | Kurti mburret me neni 7, Konjufca tronditi: Është pikë e vendosur në favor të Serbisë Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje, ku në shumicë dërrmuese viktima janë gratë. Megjithatë, në një rast në Fushë Kosovë, viktima dyshohet se është një burrë. Një ankues mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar nga bashkëshortja pas një mosmarrëveshje. “Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje lidhur me kujdesin ndaj fëmijës, ish gruan e tij e dyshuara femër kosovare e ka kanosur dhe sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – shkruhet në raportin 24-orësh./Demokracia ...
Komentet te Burri e lajmëron policinë, thotë se u sulmua nga gruaja e tij – arrestohet e dyshuara Janë të Mbyllura
Ish-ministri i punëve të jashtme i unionit Serbi-Mali i Zi, tashmë shkrimtar, Vuk Drashkoviq, ka thënë se bllokimi i Kosovës për t’u bërë pjesë e UNESCO-s nga ana e Serbisë është bërë duke u bazuar në urrejtje dhe në të pavërteta. Në një shkrim autorial të botuar në të përditshmen e pavarur serbe “Danas”, ai ka thënë se Serbia ka arritur “dy fitore virtuale” në politikën e jashtme, siç është ndalimi i Kosovës në UNESCO-s dhe vetoja e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin në Srebrenicë. Megjithatë, ai thotë se në të vërtetë, të dyja këto janë humbje të mëdha ...
Komentet te Drashkoviq: Me gënjeshtra, shteti serb nxiti urrejtje dhe histeri anti-shqiptare Janë të Mbyllura
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmëssekretar për Çështje Evropiane dhe Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Duke folur për këtë takim të premten, Vuçiq paralajmëroi se do të jetë një “bisedë e rëndësishme dhe e vështirë”, pa dhënë më shumë detaje. Siç ka njofton zyra e shtypit e presidentit të Serbisë, Vuçiq dhe O’Brien pas takimit do t’u drejtohen mediave. Diplomati amerikan sot në Beograd do të ketë takim edhe me Ana Bërnabiq kryetare e Parlamentit të Serbisë./Demokracia ...
Komentet te Ndihmëssekretari O’Brien në Beograd, Vuçiq e nis takimin e “vështirë dhe të rëndësishëm” me të Janë të Mbyllura
Ish-kryeministri Isa Mustafa i është përgjigjur postimit propagandues të kryeministri Albin Kurti që tentonte t’i bënte fajtor Mustafën e Thaçin për marrëveshjen që vet e ka pranuar ku përfshihet edhe “Zajednica”. Mustafa në postimin e tij tha se “Kurti do duhej ta di se Gjykata Kushtetuese nuk e ka trajtuar Marrëveshjen e vitit 2013, e cila është ratifikuar në Kuvend me mbi 2/3 e votave të deputetëve”, transmeton Demokracia.com Tutje, Mustafa tha se “Pika 7 e marrëveshjes së z. Kurti instalon autonominë politiko territoriale të komunitetit serb, kufijtë e autonomisë dhe arbirtrazhin ndaj rendit kushtetues të vendit (siç janë përcaktuar me draft statut)”. POSTIMI I PLOTË: Miq të nderuar, ...
Komentet te Mustafa i kundërpërgjigjet Kurtit: Pika 7 e marrëveshjes tënde instalon autonominë politiko territoriale të komunitetit serb Janë të Mbyllura