Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Mbyllen vendvotimet në veri

Lajme
Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit në katër komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe – Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut – për largimin e katër kryetarëve shqiptarë që u zgjodhën në prill të vitit të kaluar, por ky proces mund të konsiderohet i dështuar për shkak të bojkotimit en masse të komunitetit serb në Kosovë. Një numër i vogël i qytetarëve në komunat veriore shfrytëzoi të dielen të drejtën e votës për të votuar për ose kundër shkarkimit të kryetarëve aktualë. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, njoftoi më herët se deri në orën 15:00 në katër komunat veriore 203 persona ...
Komentet te Mbyllen vendvotimet në veri Janë të Mbyllura

Ismail Tasholli: Bedri Hamza, ai që i duhet vendit bash tash

Lajme
Analisti politik, Ismail Tasholli ka renditur arsyet se pse Bedri Hamza, është ai që  duhet të jetë kryeministër i Kosovës tani. Tasholli në një postim në Facebook u shpreh se Hamza është emër që na garanton daljen nga ky llum politik, që po na mban në injorancë dhe pasiguri për të ardhmen. “…Ka shume arsye pse z.Hamza duhet t’jete Kryeminister bash ne kete kohe. Eshte emer qe do t’na garantonte daljen nga ky llum i perditshem politik qe po na mban ne injorance, n’t’kalumen, atavisten, ne ideologjiken, ne TURBOFOLK dhe pasigurine per te ardhmen…” Postimi i plotë: Bedri Hamza, ai qe i duhet vendit bash tash Ka shume arsye pse z.Hamza ...
Komentet te Ismail Tasholli: Bedri Hamza, ai që i duhet vendit bash tash Janë të Mbyllura

Haziri: Bojkoti i zgjedhjeve në veri duhet të jetë shqetësim i madh për Qeverinë

Lajme
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se dalja e ultë e qytetarëve në votimin për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri, duhet të jetë shqetësim i madh për Qeverinë dhe shtetin e Kosovës. Haziri në një postim në Facebook, ka thënë se ky është “shkarkim plebishitar” i kryetarëve legalë, por pa legjitimitet. “Mosdalja apo bojkoti duhet të jete shqetësim shumë i madh për Qeverinë dhe Republikën. Ky është “shkarkim plebishitar” i kryetarëve legalë, por pa legjitimitet. Lojaliteti ndaj ftesës së presidentit serb për bojkot nuk u përfill nga 85 + qytetarë. Ku mbeti de-eskalimi, përfundimi i bojkotit apo edhe dialogu me serbët e Kosovës ...
Komentet te Haziri: Bojkoti i zgjedhjeve në veri duhet të jetë shqetësim i madh për Qeverinë Janë të Mbyllura

Pa rrymë, pikon uji- Gjendje e tmerrshme në qendrën e votimit në Koshtovë të Leposaviqit

Lajme
Mediat kanë publikuar pamje që paraqesin një kontinier që është qendër votimi në Koshtovë të Leposaviqit në gjendje të mjerueshme. Nga pamjet e publikuara nga RTK’ja, shihet se ky kontinier është përfshirë nga uji. Siç raporton ky medium, aty nuk ka ngrohëse për komisionerët e as rrymë, shkruan Gazeta Insajderi. Në këtë qendër votimi s’është paraqitur asnjë votues. Në këtë vendvotim janë publikuar edhe pamje nga RTV Dukagjini ku komisionerë e mbikëqyrës janë parë duke ndezur zjarr për t’u ngrohur. /Demokracia ...
Komentet te Pa rrymë, pikon uji- Gjendje e tmerrshme në qendrën e votimit në Koshtovë të Leposaviqit Janë të Mbyllura

Zv/Ministri Vokrri me deklaratë qesharake: S’ka bojkot nga serbët, thjesht s’duan shkarkimin e kryetarve

Lajme
Mospjesëmarrja e komunitetit serb në referendumin për çvotimin e kryetarëve në katër komunat të banuara me shumicë serbe “nuk është bojkot”, ka thënë zëvendës ministri i administrimit të pushtetit lokal, Arbër Vokrri, tallshëm me mendjen e shëndosh qytetare. “Nuk është bojkot ky”, tha ai para gazetarëve, duke i qëndruar supozimit të tij se ky “është veç mosinteresim për të shkarkuar kryetarët shqiptarë”. “Serbët duan që me kryetarëts shqiptarë duan ta përshpejtojnë procesin e integrimit të tyre në jetën institucionale të Republikës së Kosovës”, tha Zëvendës Ministri, “Ja po ju ja jap një lajm të freskët dhe eksluziv. I freskëti është se Lista Serbe ka bërë thirrje për sot që të ...
Komentet te Zv/Ministri Vokrri me deklaratë qesharake: S’ka bojkot nga serbët, thjesht s’duan shkarkimin e kryetarve Janë të Mbyllura

Szunyog: Kemi 17 ekipe e rreth 60 persona në terren për të vëzhguar votimet në veri

Lajme
Tomas Szunyog, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë është deklaruar rreth procesit të sotëm të votimet që po ndodhë në katër komunar veriore të Kosovës. Ai ka thënë se janë 17 ekipe me rreth 60 persona në terren që po e vëzhgojnë votimin për të vërtetuar faktet nga terreni. Deri më tani procesi po vijon pa probleme ndonëse ka numër tejet të vogël të qytetarëve që po i drejtohen kutive të votimit./Demokracia ...
Komentet te Szunyog: Kemi 17 ekipe e rreth 60 persona në terren për të vëzhguar votimet në veri Janë të Mbyllura

“Qendra votimi të zbrazëta” | “Zhduken” Kurti e Osmani, asnjë mesazh për procesin e votimit në veriun e Kosovës

Lajme
Në qendrat e votimit në komunat veriore të Kosovës, nuk po duken askund votuesit. Por, bashkë me votuesit janë “zhdukur” edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, shkruan Demokracia.com. Ndryshe nga procesi i kaluar zgjedhor i mbajtur para një viti kur Osmani dhe Kurti kishin drejtuar mesazhe të veçanta për qytetarët e veriut të Kosovës, që në shumicë janë serbë, kësaj radhe nuk kanë bërë asnjë adresim. 18 PRILL 2023: KURTI FTON SERBËT TË MARRIN PJESË NË VOTIM Më 18 prill të vitit të kaluar, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte akuzuar mediet e lidhura me pushtetin në Beograd për frikësim të qytetarëve serbë para zgjedhjeve për kryetarët e ...
Komentet te “Qendra votimi të zbrazëta” | “Zhduken” Kurti e Osmani, asnjë mesazh për procesin e votimit në veriun e Kosovës Janë të Mbyllura

Podujevë: Një person gjendet pa shenja jete në pyll

Lajme
Një person është gjetur i shtrirë pa shenja jete në një pyll. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën në fshatin Batllavë të Podujevës. Rasti është raportuar nga familjari i viktimës, njofton raporti 24 orësh i policisë. Njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim./Demokracia ...
Komentet te Podujevë: Një person gjendet pa shenja jete në pyll Janë të Mbyllura

Prokurori i shtetit: Së bashku me Policinë e Kosovës jemi të angazhuar në mbikëqyrjen e procesit të votimit në Veri

Lajme
Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin publik se është duke mbikëqyrë procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve në katër komunat e Republikës së Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut. “Që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme, prokurorët e shtetit së bashku me Policinë e Kosovës janë të angazhuar, në stacione policore të katër komunave gjegjëse, për të mbikëqyrë për së afërmi mbarëvajtjen e procesit të votimit, të cilët janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit”, thuhet në njoftimin zyrtar. Po ashtu, Prokurori i Shtetit me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie ...
Komentet te Prokurori i shtetit: Së bashku me Policinë e Kosovës jemi të angazhuar në mbikëqyrjen e procesit të votimit në Veri Janë të Mbyllura

Komedi shtetërore | Kurti dështon të hapë shkollat në veri, këto janë adresat e çuditshme të qendrave të votimit, “Ura e Bubës”, “Banja e parajsës”, “Molla e vogël”

Lajme
Qeveria e Kosovës ka dështuar sërish për t’i siguruar KQZ-së hapjen e qendrave të votimit për procesin e votimit për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave veriore të Kosovës, i cili do të mbahet më 21 prill 2024. Në pamundësi për të hapur qendrat e zakonshme të votimit, për shkak të refuzimit të drejtorëve serbë për t’i hapur shkollat, KQZ-ja ka ndryshuar listën e qendrave të votimit në momentet e fundit, shkruan Demokracia.com. Një ditë para votimit, KQZ ka publikuar listën e re të qendrave të votimit, të cilat do të hapen kryesisht në lokacione alternative. Sipas listës së publikuar nga KQZ, disa nga adresat ku do të hapen këto ...
Komentet te Komedi shtetërore | Kurti dështon të hapë shkollat në veri, këto janë adresat e çuditshme të qendrave të votimit, “Ura e Bubës”, “Banja e parajsës”, “Molla e vogël” Janë të Mbyllura