Një zyrtar i ujësjellësit në Ujman, ka njoftuar Policinë e Kosovës se disa persona kanë vjedhur dy panele solare dhe dy bateri nga pika matëse e nivelit të ujit. Sipas tij, vlera e gjësendeve të vjedhura është rreth 1 mijë e 650 euro. Nuk ka deri më tani të arrestuar. Raporti i plotë i PK-së: VJEDHJE E RËNDË Fsh. Dobrosevina, Zubin Potok 22.04.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i ujësjellësit në Gazivodë, ka njoftuar se persona të panjohur kanë vjedhur dy panele solar dhe dy bateri nga pika matëse e nivelit të ujit. Sipas ankuesit vlera gjësendeve të vjedhura është rreth 1650 €. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti ...
Komentet te Zyrtari i ujësjellësit në Ujman raporton vjedhjen e dy paneleve solare dhe dy baterive nga pika matëse e nivelit të ujit Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Sylejman Selimi në fjalën përfundimtare para Gjykatës Themelore në Prishtinnë, tha se për të personalisht është fyese të thuhet se e ka rrahur një person, sepse i njëjti nuk i ka shitur dele UÇK-së. Sipas tij, në ofensivat më të mëdha, kur kanë pasur njerëz të vrarë e të plagosur, si është e mundur të ketë shkuar në 12 të natës e ta rrahë një person. “Shumë njerëz të plagosur dhe të vrarë, të argumentume dhe dëshmume, si është e mundur me shku në 12:00 të nates me rrah një person unë”, tha ai. /Demokracia ...
Komentet te Sylejman Selimi thotë se është fyese të thuhet për të se ka rrahur një person ngase nuk i shiti dele UÇK-së Janë të Mbyllura
Të dielën në katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, u zhvillua procesi i votimit ku të gjithë qytetarët e këtyre komunave patën mundësinë të shprehin vullnetin e tyre për largimin ose jo të kryetarëve të tyre të zgjedhur një vit më parë. Ky proces, megjithatë, dështoi si pasojë e pjesëmarrjes së ulët të votuesve. Lidhur me zhvillimin e këtij procesi është deklaruar edhe Ambasada Britanike në Kosovë. Në një përgjigje për Klankosova.tv, kjo ambasadë kritikon thirrjet për bojkot të referendumit që u bënë nga ana e Listës Serbe paraprakisht. Por, tutje në përgjigje thuhet se rezultati i këtij votimi tregon se kryetarët aktualë do ta ...
Komentet te Britania shpreh keqardhje për votimet në veri: Kryetarët do të vazhdojnë t’i kryejnë detyrat e tyre Janë të Mbyllura
Takimi në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nisi me pakëz vonesë në New York. Kryesuesja e takimit, e cila vjen nga Malta, tha se duhet ta prisnin pak delegacionin e Kosovës. “E di se po më shihni çuditshëm, por është çështje protokolli i Kombeve të Bashkuara të presim derisa të vijë edhe delegacioni i Kosovës. Pra, duhet të presim, sipas protokolit. Duket se erdhën. Mund të vazhdojmë me takimin”, tha ajo, ndërkohë që Osmani me delegacionin e saj hynë në sallë. “Në pajtim me rregullën 39 të rregullave, procedurës, ftoj zonjën Vjosa Osmani që të marrë pjesë në takim”, tha kryesuesja./Demokracia ...
Komentet te Telashe me protokoll në OKB, delegacioni i Kosovës i prirë nga Osmani hyn me vonesë në sallë Janë të Mbyllura
Kryetari i partisë “Dinjiteti”, pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, Stojançe Angellov, ka reaguar pas fjalimit kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit, pasi ky i fundit të hënën iu kundërpërgjigj liderit të partisë opozitare maqedonase VMRO-DMNE-së, përkatësisht liderit të saj Hristjan Mickoski, i cili së fundmi ka ngritur tonet nacionaliste kundër shqiptarëve, posaçërisht kundër partisë së Ahmetit. “Në tubimin e mbrëmshëm të BDI-së në qendër të Shkupit, ish-komandanti i UÇK-së dhe kryetari aktual i BDI-së, Ali Ahmeti, ka kërcënuar hapur dhe drejtpërdrejt Hristijan Mickoskin, që është shoqëruar me thirrjet “UÇK, UÇK, UÇK, UÇK të cilave iu bashkua dhe vetë Ahmeti duke thirrur me zë të lartë “UÇK, UÇK, UÇK”, ...
Komentet te LAJME Angellov i reagon Ahmetit pasi bërtiti UÇK në qendër të Shkupit: Kujdes me kërcënimet, përdorni frenat e dorës Janë të Mbyllura
Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian (BE) e ka miratuar sot vendimin përfundimtar për të ndryshuar kornizën negociuese për anëtarësim me Serbinë, duke e kushtëzuar pranimin e saj me normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin e vet, Kosovën, shkruan Radio Evropa e Lirë. Ky ndryshim ka të bëjë me kapitullin 35 të kornizës negociuese, në të cilin zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën tani bëhet edhe kusht formal për Serbinë në procesin e negociatave të anëtarësimit në bllok. Në tekstin e ri të kornizës negociuese si kusht është vendosur kjo fjali: “Serbia zbaton plotësisht obligimet që dalin nga Marrëveshja në rrugën drejt normalizimit të raporteve mes ...
Komentet te BE-ja zyrtarisht kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën Janë të Mbyllura
Në 300-vjetorin e lindjes së filozofit gjerman, Immanuel Kant, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në një kohë kur demokracitë në botë po kërcënohen nga agresioni autokratik, teoria e Kantit ka një rëndësi të veçantë. Kurti, shprehet se rruga më e sigurt drejt paqes së përhershme është demokracia. “Sot është 300-vjetori i filozofit të madh gjerman Immanuel Kant. Ndërsa demokracitë kërcënohen gjithnjë e më shumë nga agresioni autokratik, vizioni i tij për një federatë globale të republikave nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm dhe i nevojshëm. Rruga më e sigurt drejt paqes së përhershme është demokracia”, ka shkruar Kurti në X./Demokracia ...
Komentet te Pasi e çoi sovranitetin në kontejnerë që pikojnë, Kurtit i del kohë ta përkujtojë filozofin gjerman, Kantin, në 300 vjetorin e lindjes Janë të Mbyllura
Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë. Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati bëri të ditur se regjistrimi po shkon ashtu siç është planifikuar, duke zbuluar se deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë. “Deri dje janë regjistruar mbi 530 mijë vetë në Kosovë dhe janë regjistruar 36% e objekteve në Kosovë. Nuk kemi sfida madhore në terren edhe stafi është stabilizuar këto ditë dhe kanë filluar intervistat masive, ashtu siç i kemi planifikuar. Regjistruesit kanë arritur në kuotën që kemi parashikuar, deri në 7 intervista. ...
Komentet te Statistika zyrtare | Veç 530 mijë banorë janë regjistruar për 17 ditë, procesi përfundon më 17 maj Janë të Mbyllura
Dje është mbajtur në katër komunat veriore referendumi për votimin pro apo kundër për shkarkimin e kryetarëve. Procesi zgjedhor ka përfunduar pa ndonjë incident, por Komisioni qendror i zgjedhjeve e ka konfirmuar se për shkak të numrit të vogël të votuesve ka dështuar iniciativa qytetarë për të larguar kryetarët aktual në Mitrovicën veriore, Zveçan, Zubin Potok si dhe Leposaviq. Pas numërimit të votave, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, iu ka bëre thirrje dy kryetarëve nga PDK-ja që të dalin në zyrat e tyre komunale dhe të ushtrojnë detyrën të papenguar. “E kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri, bëjnë mirë që më në fund ...
Komentet te Kurti i bëri thirrje të dalë në zyrën e tij në Zubin-Potok, Izmi Zeqiri i përgjigjet kryeministrit Janë të Mbyllura
Thirrjet e Listës Serbe të dirigjuar nga Beogradi zyrtar për bojkot të procesit të votimit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, paraqesin refuzimin e Prishtinës zyrtare, ndonëse institucionet kosovare hyn në këtë proces me premtimin se serbët do të ndjekin rrugën institucionale për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre dhe nuk do ta bojkotonin procesin, ashtu siç bënë më 23 prill 2023 kur nuk dolën në zgjedhje. Madje, kjo rrugë e re për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë është hapur pikërisht nga Qeveria e Kosovës që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti, shkruan Demokracia.com. https://demokracia.com/votimi-per-shkarkimin-e-kryetareve-shqiptare-si-e-hapi-albin-kurti-rrugen-per-rikthimin-ne-pushtet-te-listes-serbe-ne-komunat-veriore-te-kosoves/ Ky refuzim i Listës Serbe për të marrë pjesë në këtë proces, dëmton përpjekjet ...
Komentet te Bojkoti kundër Kosovës | Dikur edhe Albin Kurti bënte thirrje të bojkotoheshin zgjedhjet për Kuvendin që shpalli pavarësinë Janë të Mbyllura