Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

PSD-ja “pastron paratë” para Qeverisë si kundërshtim për faljen e borxheve ambalazhuesve të ujit

Lajme
Partia Socialdemokrate, ka mbajtur të enjten një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë në kundërshtim të faljes së borxheve kompanive për ambalazhim të ujit. Në mënyrë simbolike, anëtarët e PSD-së kanë vendosur një çezme të mbuluar me para që si kuptim ka “pastrimin e parave”, raporton Ekonomia Online. “Për nder të Liburn Aliut i cili na e lëshoi çeshmen”, thuhet në mbishkrimin e vendosur në çezme./Demokracia ...
Komentet te PSD-ja “pastron paratë” para Qeverisë si kundërshtim për faljen e borxheve ambalazhuesve të ujit Janë të Mbyllura

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Lajme
Janë liruar nga akuza për krime lufte Sylejman Selimin dhe Jahir Demakun. “Të akuzuarit Jahir Demaku dhe Sylejman Selimi lirohen nga akuza sepse në një datë të pacaktuar në muajin gusht ose shtator të vitit 1998 të akuzuarit akuzuan se kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile që parashihej dhe dënohej me nenin 22 dhe 142 të këtij kodi, që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale e që në kohën e ngritjes së aktakuzës ishte penalizuar me nenin 31 dhe 152 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë kryetari i trupit gjykues. Sipas aktakuzës, gjatë gjithë kohës relevante për këtë aktakuzë, të pandehurit ...
Komentet te Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte Janë të Mbyllura

Manipulimi i pushtetit | VV-ja fsheh të vërtetën se DASh-i për herë të parë zbuloi “Korrupsionin serioz të Qeverisë Kurti”

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje po këmbëngul se në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, Qeveria aktuale qëndron më mirë se ato të kaluarat. VV po insiston se të gjitha raportet ndërkombëtare theksojnë korrupsionin afatgjatë të ngulitur në institucionet e Republikës së Kosovës, “Kjo sigurisht vjen si rezultat i qeverisjeve që ndër vite kanë udhëhequr me vendin. Por, po ashtu secili raport i huaj thekson përpjekjet e Qeverisë aktuale në luftën ndaj këtyre fenomeneve dhe reformave që kemi ndërmarrë në kuadër të kësaj përpjekje”, thuhet në reagimin e kësaj partie. Këto raporte, thotë VV-ja, “në fakt po theksojnë atë që tash e 3 vite jemi duke e thënë dhe luftuar”. Kjo parti ka ...
Komentet te Manipulimi i pushtetit | VV-ja fsheh të vërtetën se DASh-i për herë të parë zbuloi “Korrupsionin serioz të Qeverisë Kurti” Janë të Mbyllura

“Korrupsioni serioz i Qeverisë” | Kurtin e tmerron raporti i DASh-it, VV voton kundër kërkesës së PDK-së për debat parlamentar

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar sot që në rendin e ditës të Kuvendit të Kosovvës të futet edhe diskutimi për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se sot nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa dy raportet e fundit ndërkombëtare për Kosovën, të cilat, sipas Tahirit, shpërfaqin një gjendje të zymtë dhe aspak të mirë të Kosovës. Madje, ai ka thënë se kryefjala e këtij raporti është korrupsioni serioz qeveritar, për të cilën, Qeveria duhet të ndërmarr masa të shpejta dhe konkrete për ta trajtuar. Por, me këtë kërkesë të tij nuk është pajtuar Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes. Në ...
Komentet te “Korrupsioni serioz i Qeverisë” | Kurtin e tmerron raporti i DASh-it, VV voton kundër kërkesës së PDK-së për debat parlamentar Janë të Mbyllura

“1/3 e qeverisë po hetohet nga Prokuroria”, PDK kërkon debat parlamentar për të gjeturat e raportit të DASH-it

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që të plotësohet rendi i ditës së seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti, Abelard Tahiri ka thënë se PDK kërkon që të futet në rend dite një debat parlamentar për të gjeturat e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit. “I kërkoj seancës të plotësoj rendin e ditës me mocion përmbajtjesor. Ne kërkojmë debat parlamentar me të gjeturat e raportit të DASH-it. Ka të gjetura mjaft shqetësuese për qeverinë dhe institucionet e Kosovës”, tha Tahiri. Ai shtoi se raporti ka përshkrim ku kemi korrupsion serioz në qeveri. “Duke iu referuar këtij raporti nga 15 ministria 5 janë ...
Komentet te “1/3 e qeverisë po hetohet nga Prokuroria”, PDK kërkon debat parlamentar për të gjeturat e raportit të DASH-it Janë të Mbyllura

Kush fitoi e kush humbi në zgjedhjet në Maqedoninë Veriore?

Lajme Maqedoni
Zgjedhjet Presidenciale në Maqedoninë Veriore do të vazhdojnë në raundin e dytë. Në zgjedhjet që u mbajtën të mërkurën, kandidati shqiptar nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, doli i treti, ndërsa kandidati tjetër shqipar nga koalicioni VLEN u rendit në vendin e katër. Balotazhi do të mbahet mes Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski. Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE, dhe Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, do të shkojnë në balotazh në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore. Siljanovska Davkova, sipas rezultateve fillestare jozyrtare të Komisionit shtetëror zgjedhor nga votat e numëruara, ka fituar 349.746 vota – 40,23 përqind, përderisa Pendarovski 173,612 vota përkatësisht 19,97 përqind. Në këto zgjedhjet, shqipatër garuan ...
Komentet te Kush fitoi e kush humbi në zgjedhjet në Maqedoninë Veriore? Janë të Mbyllura

Pas debaklit, lajmërohet kandidati i Kurtit për deputet, ndjek shembullin e VV-së duke gënjyer e akuzuar se shqiptarët u detyruan të votojnë kandidatin tjetër, por nuk prezanton fakte

Lajme
Bekim Qoku, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, i cili është kandidat për deputet në zgjedhjet e Maqedonisë, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin e raundit të parë në zgjedhjet presidenciale. Ai është munduar ta harrojë  humbjen e kandidati të VLEN-it, Arben Taravari, duke shpresuar në rezultat pozitiv në zgjedhjet parlamentare të 8 majitj. Në profilin e tij në “Facebook”, Qoku ka shkruar se shqiptarët e Maqedoni janë dy mandate larg. Qoku ndoqi  shembullin e VV-së duke gënjyer e akuzuar se shqiptarët u detyruan të votojnë kandidatin tjetër, por nuk prezanton fakte. “Së dyti, më vjen keq për gjithë ata qytetarë hallexhi që me zemër të thyer dhe ndërgjegje të prekur ...
Komentet te Pas debaklit, lajmërohet kandidati i Kurtit për deputet, ndjek shembullin e VV-së duke gënjyer e akuzuar se shqiptarët u detyruan të votojnë kandidatin tjetër, por nuk prezanton fakte Janë të Mbyllura

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Lajme
Një person ka vdekur sot në Pejë, pasi dyshohet se është goditur qëllimshëm nga një veturë. Rastin e ka konfirmuar  zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. “Dyshohet se një këmbësor është goditur qëllimshëm nga një veturë. Viktima ka vdekur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga goditja e veturës. I dyshuari është në kërkim nga Policia e Kosovës”, ka thënë Nikçi. Ai ka thënë se prokurori i krimeve të rënda dhe Policia e Kosovës me njësitet relavante janë në vendin e ngjarjes./Demokracia ...
Komentet te Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura Janë të Mbyllura

Arrestohet në Pejë i dyshuari që sulmoi dy gra në një parking në qendër të Prishtinës

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari që sulmoi sot dy gra në një parking në Prishtinë. “Rreth orës 13:00 është raportuar për një rast sulmi, të ndodhur në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat fillestare dyshohet që i dyshuar ka shkaktuar dy aksidente trafiku dhe më pas ka sulmuar vozitësit e veturave të aksidentura”, thotë PK-ja. Në njoftim thuhet sendërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit. “I ...
Komentet te Arrestohet në Pejë i dyshuari që sulmoi dy gra në një parking në qendër të Prishtinës Janë të Mbyllura

Ditëlindja e Hashim Thaçit, Erion Veliaj me urim të veçantë

Lajme
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velijaj, ka bërë një urim të veçantë për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sot feston ditëlindjen 56. I pari i Tiranës e ka cilësuar Hashim Thaçin si luftëtar të lirisë dhe përparimit të Kosovë. “Gëzuar ditëlindjen Hashim Thaçi, Presidentit dhe luftëtarit për lirinë dhe përparimin e Kosovë”, ka shkruar Velija në profilin e tij në “Facebook”. /Demokracia ...
Komentet te Ditëlindja e Hashim Thaçit, Erion Veliaj me urim të veçantë Janë të Mbyllura