Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se disa persona të panjohur kanë dëmtuar ndriçimin në kompleksin memorial të dëshmorëve në Kushnin të Hasit. Sipas raportit, përveç dëmtimit të ndriçimit, të dyshuarit në mure kanë shkruar edhe fjalë banale. “DËMTIM PRONE Kushnin-Has, Prizren / 07.04.2024 – 09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë dëmtuar ndriçimin tek memoriali i dëshmorëve dhe në mure kanë shkuar fjalë banale. Rasti është duke u hetuar.” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Demokracia ...
Komentet te Disa persona shkruajnë fjalë banale në mure dhe dëmtojnë ndriçimin tek memoriali i dëshmorëve në Has Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Përtej çdo parametri normal e moral të garës politike taborri i përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje në Maqedoni të Veriut për kandidatin presidencial Arben Taravari kanë eskaluar në propagandë e linçim – më së buti thënë primitiv – ndaj kandidatit tjetër shqiptar, Bujar Osmani. Kjo pas sulmit që ndaj Osmanit bëri vetë Qeveria e Kosovës – e që la shije tejet të hidhët në opinionin publik duke ia trasuar rrugën për linçim në një shtet fqinj gjatë fushatës zgjedhore. Bekim Qoku, Këshilltari i Kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, ka shpërndarë fotografi të ngjitur në Mitrovicë – nga gjoja të rinj mitrovicas – të Bujar Osmanit me Minstrin e Jashtëm të Rusisë, ...
Komentet te E ulët sa s’bëhet: Këshiltari i Kurtit e çon në ekstrem propagandën kundër Bujar Osmanit Janë të Mbyllura
Mbi 26 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti i Kosovës për udhëtime zyrtare brenda dhe jashtë Kosovës gjatë tri viteve të fundit, periudhë kjo që me ekzekutivin e vendit udhëheq Albin Kurti. Kurti dhe bashkëpartiakët e tij sa ishin në opozitë disa herë i kanë kritikuar drejtuesit e institucioneve qendrore dhe lokale, siç thoshin për luksin e tepruar dhe për udhëtime sa për “të marrë mëditje”, por gjatë mandatit të tyre në krye të Qeverisë ka ndodhur e kundërta, duke vazhduar me avazin e vjetër të shpenzimeve buxhetore. Sipas dokumentit të shpenzimeve buxhetore për vitin 2023, të cilin e posedon portali “FrontOnline”, institucionet e vendit gjatë vitit të kaluar për ...
Komentet te Mbi 26 milionë euro u shpenzuan për udhëtime zyrtare brenda dhe jashtë Kosovës me Qeverinë “Kurti” Janë të Mbyllura
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar qytetarët se Ramazani përfundon nesër, të martën e 9 prillit. Tutje në njoftim thuhet se namazi i Fitër Bajramit falet në ora 06:41. DITA E PARË E FITËR BAJRAMIT të mërkurën më 10 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar Ramazan përfundon ditën e martë, më 9 prill 2024. Dita e parë e festës së Fitër Bajramit është ditën e mërkurë, më 10 prill 2024. Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi fillon në orën 5:21, me faljen e namazit të ...
Komentet te Të mërkurën Fitër Bajrami, BIK-u njofton qytetarët kur falet namazi Janë të Mbyllura
Disa prej të burgosurve në Kosovë nuk po e pranojnë faktin që janë privuar nga liria dhe më nuk mund të ndalin jashtë telave të një oborri të vogël ku kumzhinë jeta. Ata po duan që edhe aty të duken të bukur dhe të kujdesen për lëkuren e tyre njësojë, sikurse kur ishin jashtë. Për t’iu blerë gjësende, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka autorizuar një kompani vendore, shkruan Demokracia.com. Sallon bukurie apo burg. Kjo është pyetja që mund të shtrohet pasi të shihen artikujt që të burgosurit e Kosovës po dëshirojnë të kenë në ormanët e tyre të vogla. Nëpërmjet procedurave të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, Shërbimi ...
Komentet te DOKUMENTE | Të burgosurit e Kosovës i ngjyrosin flokët me Loreal dhe i bëjnë me gel, Shërbimi Korrektues u blen produkte bukurie te “Beni Dona” Janë të Mbyllura
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka pyetur se pse partia në pushtet po hesht për mostrat e rastit Dehari, të cilat u gjetën javën e kaluar. Në një postim në Facebook, deputeti i PDK-së ka shtruar edhe disa pyetje të tjera, lidhur me atë se kush i vodhi këto mostra, e ku qëndruan ato për një vit e gjysmë. Tutje ai ka pyetur se a ka pasur ndërhyrje në mostra në kohën sa ato ishin jashtë Institutit, derisa tutje ka shkruar se kush i ka kthyer ato tani. Tahiri thotë se nuk mund të fshihet e vërteta rreth tyre, dhe se nuk do të ndalen derisa të ...
Komentet te Tahiri: Çka është kjo heshtje në VV për mostrat e rastit Dehari, nuk mund të fshiheni nga e vërteta Janë të Mbyllura
Janë dorëhiqur nga Komisionet Lokale të Zgjedhjeve 4 përfaqësuesit e Listës Serbe. Lajmi është bërë i ditur nga burime të Demokracia.com. Komisionet Lokale të Zgjedhjeve formohen nga përfaqwsues të partive që kanë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Dje, Lista Serbe, njoftoi që nuk do të marrin pjesë në votimin e 21 prillit për shkarkimin e kryetarëve aktualë në katër komunat veriore të Kosovës. Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, dje në një konferencë për media tha se kjo parti është kundër votimit të 21 prillit për largimin e kryetarëve aktualë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut e Zveçanit. Ai tha se votimi është “jolegjitim”, pasi sipas tij, kryeministri i ...
Komentet te LAJMI I FUNDIT: Dorëhiqen nga Komisionet Lokale të Zgjedhjeve 4 përfaqësuesit e Listës Serbe Janë të Mbyllura
106 milionë e 810 mijë euro është granti i radhës që Bashkimi Evropian ia ka ndarë Dhomave të Specializuara për dy vitet e ardhshme. Vendimi është marrë në qershorin e vitit 2023, dhe buxheti do të vlejë deri në qershor 2025. Nacionale sjell detaje. Dhomat e Specializuara të Hagës kishin buxhet të përcaktuar nga Bashkimi Evropian deri në qershorin e vitit 2023. Kjo bëri që Bashkimi Evropian pak para se të skadonte subvencionimi, të ndante milionat e radhës për Gjykatën e Kosovës, me seli në Hagë. Në vendimin të cilin Nacionale e ka parë që është publikuar në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian, bëhet e ditur se për dy vitet ...
Komentet te Edhe 106 milionë euro për Specialen nga BE-ja për dy vitet e ardhshme: Gati 400 milionë për nëntë vjet Janë të Mbyllura
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) Avni Kastrati, ka thënë të hënën se të gjitha komunitetet në Kosovë janë duke marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë, ndonëse janë shfaqur disa probleme në pjesën veriore. Procesi ka nisur më 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj. “Të gjitha komunitetet janë duke marrë pjesë në regjistrim, pa anashkaluar asnjë komunitet dhe besojmë që kështu do të vazhdojmë deri në fund të procesit të regjistrimit”, ka thënë ai në një konferencë për media. Megjithatë, Kastrati e ka pranuar se një pjesë e regjistruesve në pjesën veriore janë tërhequr prej procesit. Ai ka ...
Komentet te ASK: Disa regjistrues për zonën e veriut janë tërhequr nga regjistrimi i popullsisë Janë të Mbyllura
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vazhduar me prezantimin e fakteve që kundërshtojnë të dhënat e Qeverisë Kurti, të cilat sipas kësaj partie, janë propagandë dhe të pavërteta. LDK kësaj radhe ka thënë se Kosova gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes, nuk ka shënuar progres në indekset ndërkombëtare, si Raporti i BE-së, Ëorld Justice Project e Transparency International. “Lidhja Demokratike e Kosovës demanton deklaratat e pavërteta të Qeverisë së Kosovës se Kosova ka përparuar në indekset ndërkombëtare. LDK do t’i gëzohej raporteve po të ishin të vërteta e Kosova të shënonte progres në të gjitha fushat. Në fakt, Qeveria e Kosovës po mundohet të manipulojë me raportet e publikuara tashmë.” – thuhet në ...
Komentet te LDK vazhdon me “faktet para propagandës”: Qeveri e regresit, propagandës dhe e paaftësisë Janë të Mbyllura