Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, për nder të Fitër Bajramit ka vizituar babain e presidentit Hashim Thaçi në shtëpinë e tij në Burojë. Duke kujtuar me krenari të kaluarën, ata shprehën bindjen e tyre se së shpejti festën e Bajramit, por edhe festat e tjera, do t’i festojnë së bashku me presidentin Hashim Thaçi. /Demokracia ...
Komentet te Kandidati i PDK-së për Kryeministër viziton babain e Thaçit në Burojë për festën e Bajramit Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Emërimi i Borut Pahor-it, ish-president i Sllovenisë, si i Dërguar Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ndonëse nga njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare po konsiderohet pozitive për shkak se i njëjti e njeh kontekstin e problemit në mes të palëve, përsëri shprehen skeptik për rezultatin që mund të arrijë ai në këtë drejtim, për shkak se konsiderojnë se progresi i dialogut varet nga vullneti i liderëve të vendeve respektive, përkatësisht Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç-it. Raportimin për emërimin eventual të Pahor-it në krye të dialogut Kosovë-Serbi, e bëri të martën gazeta sllovene, Delo. Duke u thirrur në burime të saj, kjo gazetë shkroi se Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, ...
Komentet te “Pahor s’mund ta ndryshojë dinamikën e dialogut përderisa në tavolinë janë Kurti e Vuçiç” Janë të Mbyllura
Një aksident i rëndë ka ndodhur të mërkurën, ku si pasojë dy persona kanë vdekur dhe një pasagjer është lënduar rëndë. Lajmin e konfirmoi Munish Avdiu, shef i trafikut rajonal për Rajonin e Mitrovicës. Avdiu bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:05 të së mërkurës, ndërmjet dy automjeteve. “Në aksident dy persona kanë vdekur, drejtuesit e automjeteve, ndërkaq një pasagjer është i lënduar rëndë”, tha ai për Telegrafin. Dy të rinjtë, rreth moshës 25-vjeçare që kanë vdekur si dhe pasagjeri që është në gjendje të rëndë janë të nacionalitet serb, me shtetësi të Kosovës, ndërkaq automjetet i kishin me targa të Serbisë./Demokracia ...
Komentet te Aksident i rëndë në Leposaviq, dy të vdekur dhe një i lënduar rëndë Janë të Mbyllura
Për festën e Fitër Bajramit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Bashkësinë Islame të Kosovës. Krasniqi ka thënë se kjo festë shënon kulminacionin e një muaji të shenjtë, të përkushtimit, durimet njerëzor ndaj sprovave dhe lakmisë, transmeton ekonomiaonline. “Një festë e rëndësishme dhe shumë e veçante e cila karakterizohet me shumë gjëra të mira me forcën e besimit qëndrueshmërinë dhe sakrificën. Karakteristika këto të kombit tonë por edhe rrugëtimit të popullit të Kosovës për të pasur këtë ditë që gëzojmë sot, lirin, dhe pavarësinë e vendit tonë. E përgëzova dhe urova myftiun për punën e jashtëzakonshme që Bashkësia Islame ka bërë edhe ndihmën ndaj nevojtareve, ...
Komentet te Krasniqi viziton BIK-un, Fitër Bajramin ua uron edhe ish-krerëve që po gjykohen në Hagë Janë të Mbyllura
Nesër në kazermën e FSK’së “Adem Jashari” do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit me automjete nga Republika Ferdare e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ceremonia do të mbahet duke filluar nga ora 10:30. Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë. Ndërkohë, në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit”, në Prizren, të enjten, më 11 prill, duke filluar nga ora 13:00, do të mbahet ceremonia e diplomimit të deminierëve të kursit të ...
Komentet te Gjermania i dhuron automjete FSK-së, nesër mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit Janë të Mbyllura
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka shtruar disa pyetje për pushtetin, të cilinn e ka quajtur mashtrues dhe që i frikësohet të vërtetës. Deliu ka pyetur për vjedhjen e mostrave të Astrit Deharit e për të cilat ka thënë se po pret përgjigje. Këto janë pyetjet e saj: Pyetje për pushtetin mashtrues që i frikësohet të vërtetës: Kush i vodhi mostrat e rastit Dehari? Ku qëndruan ato për një vit e gjysmë? Për çka shërbyen ato mostra jashtë Institutit? A pati ndërhyrje në mostra në kohën sa ishin jashtë Institutit? Kush i ktheu ato? Pse nuk pranuat ta votoni komisionin hetimor parlamentar për zhdukjen e këtyre mostrave? Po presim përgjigje! ...
Komentet te Deputetja e PDK-së me pyetje për pushtetin për mostrat e Astrit Deharit: Kush i vodhi mostrat e rastit Dehari? Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Prishtinë, pasi u konfirmua se kompania kosovare “Apetit sh.p.k” ka blerë mish nga Brazili dhe atë e ka shitur në Shqipëri si mish me origjinë nga Kosova, duke falsifikuar dokumentet në bashkëpunim ilegalë me inspektorë të shtetit, ka nisur hetimet. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj. “Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, sipas detyrës zyrtare, ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje”, ka thënë Ulaj për AP. Të martën, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK), ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për ...
Komentet te Prokuroria nis hetimet për kompaninë “Apetit sh.p.k” Janë të Mbyllura
Kryetarit Qemajl Aliu, që është vetëquajtur “Çlirimtar i Shtimes”, nuk po i pëlqejnë tash as fotografitë që po ia bëjnë stafi i Zyrës për Informim. Që të duket më mirë, ai ka angazhuar një fotograf personal, shkruan Demokracia.com. Pasqyrimi i prezencës në evente nëpërmjet fotografive nuk po i pëlqen Qemajl Aliut. Ai po dëshiron që ekspozimin ta ketë shumë më të bukur. Për këtë, Komuna e Shtimes ka lidhur një kontratë, e cila quhet “Shërbime fotografike për aktivitete të Zyrës së Kryetarit”. Njoftimi për dhënie të kontratës është publikuar sot, ndërsa ajo është lidhur me “Integral Marketing Design”, në një vlertë prej 4359 eurosh, përcjell Demokracia.com. Pos që janë kërkuar ...
Komentet te DOKUMENTE | “Çlirimtari” i Shtimes dëshiron poza më profesionale, angazhon kompani për fotografi e video Janë të Mbyllura
Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se në ditën e Kushtetutës po kujtojnë shtatë shkeljet e Kushtetutës nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, si dhe nga Kuvendi i Kosovës, shkruan Gazeta Express. Shkeljen e parë e kanë renditur atë të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, nga ministrja Albulena Haxhiu. Shkelje kushtetuese e kanë cilësuar edhe ndërhyrjen në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në arsim nga ministrja Arbërie Nagavci. Sipas LDK-së, ministri Xhelal Sveçla ka bërë dy shkelje kushtetuese. Bëhet fjalë për Ligjin për Paga dhe Ligjin për zyrtarë publikë. Ndërkaq ministrja Rozeta Hajdari sipas tyre ka shkelur Kushtetutën me Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve ...
Komentet te LDK-ja rendit shtatë shkelje të Kushtetutës nga Qeveria dhe Kuvendi Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar 16 vjetorin e Kushtetutës së Kosovës, duke thënë se në tri vitet e fundit si opozitë kanë qenë të obliguar ta mbrojnë atë nga pushteti. Krasniqi, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se Kushtetuta është simbol i unitetit, drejtësisë dhe fuqisë së demokracisë. “Fatkeqësisht, në tri vitet e fundit kemi pasur nevojë që Kushtetutën tonë ta mbrojmë më së shumti nga vet Qeveria e Kosovës – që e ka obligim ligjor, institucional dhe kombëtar t’i dalë zot asaj”. “Angazhimi që duke ndjekur parimet e Kushtetutës tonë, të ndërtojmë një shtet të drejtë, të sigurt dhe barabartë për të ...
Komentet te Krasniqi: Qeveria na obligoi ta mbrojmë Kushtetutën nga vetë ata Janë të Mbyllura