Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Kadri Veseli paditë për shpifje deputetin e Vetëvendosjes, Visar Korenica

Lajme
Kundër deputetit të Vetvendosjes, Visar Korenica, është depozituar këto ditë një padi për shpifje. Si përfaqësues ligjor i ish Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, avokati Faton Fetahu, ka njoftuar se ka dorëzuar padi për shpifje kundër deputetit Korenica, i cili në muajin mars, në një deklaratë për një media online në Kosovë kishte përmendur zotin Veseli se “kishte ndikuar në një projekt në Administratën Tatimore të Kosovës”. Fetahu ka sqaruar në një postim në Facebook, se i kanë dhënë rast deputetit Korenica përmirësimin e shprehjes shpifëse, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ky është postimi i plotë i Fetahut: Si përfaqësues ligjor i ish Kryetarit të Kuvendit të ...
Komentet te Kadri Veseli paditë për shpifje deputetin e Vetëvendosjes, Visar Korenica Janë të Mbyllura

Policia prangos disa persona në Taukbahqe (VIDEO)

Lajme
Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion në lagjen Taukbahqe në Prishtinë. Aty është arritur që të arrestohet një grup prej 3-4 personash, derisa janë siguruar edhe pamje nga momenti i zhvillimit të aksionit. Lidhur me këto arrestime, KlanKosova.tv u është drejtuar edhe zyrtarëve për informim në Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje./Demokracia ...
Komentet te Policia prangos disa persona në Taukbahqe (VIDEO) Janë të Mbyllura

BBC e pyet Kurtin pse u lanë të iknin nga Banjska terroristët në krye me Radojiçiqin – kjo është përgjigjja e tij

Lajme
Kryeministri Albin Kurti ka folur për një podcast/dokumentar të BBC që u realizua për atë që krijoi vendimi i Bankës Qendrore me përjashtimin e dinarit nga përdorimi. Kurti tha se institucionet financiare të Kosovës e kanë diktuar këtë dhe tha se kjo u bë me qëllim luftimin e financimit të terrorizmit. “Dinari i takon shekullit të kaluar dhe Millosheviqit , nëse Serbia e pëlqen dinarin neve s’mund të na imponojë. Ne duhet të dimë se kush po dërgon para, te kush dhe për çfarë qëllimi”. Këtu Kurti foli për municionin e gjetur pas sulmit terrorist të Banjskës dhe tha se i gjithi ishte prodhuar në Serbi. “Ata deshën një luftë ...
Komentet te BBC e pyet Kurtin pse u lanë të iknin nga Banjska terroristët në krye me Radojiçiqin – kjo është përgjigjja e tij Janë të Mbyllura

Hasani: Mashtrim brutal t’u thuhet qytetarëve se të drejtat e tyre për krimet e luftës do t’i realizojnë në Strasburg

Lajme
Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare Enver Hasani, në një intervistë për Gazetën Express, ka folur rreth deklaratave të fundit të zyrtarëve shtetërorë lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Duke treguar se për çka mund ta përdorin kosovarët anëtarësimin në Gjykatën e Strasburgut, ai hedh poshtë mundësinë që aty të bëhen padi për krime lufte. “Nuk ka lidhje kjo gjykatë me krimet e luftës. Në mënyrë të njëjtë, as familjarët e të zhdukurve nuk mund të padisin Serbinë për personat e pagjetur. Kjo është kështu për shkak se  kjo gjykatë nuk mund të ketë juridiksion për situatat dhe gjendjen e krijuar në kohën kur Kosova nuk ...
Komentet te Hasani: Mashtrim brutal t’u thuhet qytetarëve se të drejtat e tyre për krimet e luftës do t’i realizojnë në Strasburg Janë të Mbyllura

Përjashtim nga seancat dhe komisionet, ulje të pagës për 50 për qind – miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët

Lajme
Komisioni për Legjislacion ka miratuar të martën Kodin e Sjelljes, i cili parasheh masa ndëshkuese për deputetët që ofendojnë, shajnë apo nxisin dhunë. Gjobat të cilat parashihen për të shqiptuar dënimet janë përjashtim nga seanca, komisionet e po ashtu do të dënohen edhe me 50 përqind të pagesës së tyre. Gjuha fyese në Kuvendin e Kosovës është përdorur vazhdimisht herë nga pushteti e herë nga opozita. Në Kuvendin i Kosovës shpesh-herë deputetët kanë përdorur gjuhë fyese ndaj njëri-tjetrit, e po ashtu për gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar edhe rastet e përplasjeve fizike mes tyre. Më 6 prill të 2023-së, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë një debati ...
Komentet te Përjashtim nga seancat dhe komisionet, ulje të pagës për 50 për qind – miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët Janë të Mbyllura

Po udhëtonte nga Zvicra në Kosovë, vdes një grua në Aeroportin e Prishtinës

Lajme
Një grua ka vdekur të hënën në mbrëmje në Aeroportin e Prishtinës. Gruas, shtetase kosovare, iu përkeqësua gjendja gjatë fluturimit me aeroplan nga Zvicra për në Kosovë. Policia e Kosovës tha se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor. “Është raportuar se viktima femër kosovare derisa ishte duke fluturuar në arritje nga Zvicra,  i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi është kontrolluar nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja  e viktimës”, tha Policia. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Demokracia ...
Komentet te Po udhëtonte nga Zvicra në Kosovë, vdes një grua në Aeroportin e Prishtinës Janë të Mbyllura

Marakli të luksit, Qeveria Kurti për tri vjet mbi 28 milionë euro në udhëtime dhe darka

Lajme
Qeveria Kurti për gjatë tri vite të qeverisë së tijë për kategorinë ekonomike udhëtime zyrtare jashtë vendit, mëditje të udhëtimeve, akomodim dhe për transport kanë shpenzuar mbi 28.6 milionë euro. Për rikujtim, Qeveria Kurti në kohën kur ishte në opozitë kishte “gozhduar” me kritika për luksin e tepruar kundërshtarët e tij politikë që qeverisnin me vendin. Kjo qeveri vetëm në vitin 2023 ka shpenzuar mbi 12.6 milionë euro apo 22% më shumë se viti 2022, në vitin 2022 ka shpenzuar mbi 10.3 milionë euro apo 83% më shumë se në vitin 2021, në vitin 2021 ka shpenzuar mbi 5.6 milionë euro apo 30% më shumë se nl vitin 2020 Për ...
Komentet te Marakli të luksit, Qeveria Kurti për tri vjet mbi 28 milionë euro në udhëtime dhe darka Janë të Mbyllura

DOKUMENT | Qëndroi i ngujuar për shtatë muaj, Lulzim Hetemit i mbiu një arë

Lajme
Në cilësinë e zyrtarëve të lartë publikë, vetëm tetë personave të Komunës së Leposaviqit u është publikuar pasuria nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit. Në mesin e tyre është edhe e kryetarit Lulzim Hetemi, shkruan Demokracia.com. Ai ishte ndihmuar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës që të futej në zyrën e tij, mëngjesin e hershëm të 29 majit të vitit të kaluar dhe që nga ajo ditë përreth 7 muaj nuk kishte dalë nga objekti i komunës. Edhe ai është detyruar që të bëjë deklarimin e pasurisë në APK. Është hera e dytë që Hetemi e bënë këtë. Pasuria që ka deklaruar ai është shumë e vogël, por ka ...
Komentet te DOKUMENT | Qëndroi i ngujuar për shtatë muaj, Lulzim Hetemit i mbiu një arë Janë të Mbyllura

Edhe një deklaratë tjetër për luftën nga Qeveria Kurti | Gërvalla-Schwarz për mediumin ukrainas: Ideja e shkëmbimit të territoreve çon në luftë

Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla-Schwarz, thotë se ideja e shkëmbimit të territoreve apo ripërcaktimit të kufijve mund të çojë në një luftë të re në Ballkanin Perëndimor. “Ky plan nuk zgjidh probleme, por krijon të reja për të gjithë rajonin. Precedenti i ndryshimit të kufirit në Ballkan mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe mund të nisë një luftë të re,” ka pohuar Gërvalla-Schwarz, për platformën ukrainase të lajmeve “European Pravda”. Alternativa, ndaj kësaj ideje thotë ajo, është “puna jashtëzakonisht komplekse e integrimit” të komunitetit serb në Kosovë. Gërvalla shton tutje se Kosova nuk ka probleme me qytetarët tanë me origjinë serbe, por me qeverinë ...
Komentet te Edhe një deklaratë tjetër për luftën nga Qeveria Kurti | Gërvalla-Schwarz për mediumin ukrainas: Ideja e shkëmbimit të territoreve çon në luftë Janë të Mbyllura

Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës

Lajme
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka nisur tashmë punën në objektin e Komunës në Zveçan. Mbledhjen e parë në objekt kryetari i komunës e ka nisur me drejtorët e drejtorive komunale, raporton RTK. Peci tha se detyrën e tij tash e tutje do ta kryejë këtu, derisa u shpreh i përkushtuar të punojë të mirë te të gjithë qytetarëve të Zveçanit. demokracia ...
Komentet te Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës Janë të Mbyllura