Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Drashkoviq: Me gënjeshtra, shteti serb nxiti urrejtje dhe histeri anti-shqiptare

Lajme
Ish-ministri i punëve të jashtme i unionit Serbi-Mali i Zi, tashmë shkrimtar, Vuk Drashkoviq, ka thënë se bllokimi i Kosovës për t’u bërë pjesë e UNESCO-s nga ana e Serbisë është bërë duke u bazuar në urrejtje dhe në të pavërteta. Në një shkrim autorial të botuar në të përditshmen e pavarur serbe “Danas”, ai ka thënë se Serbia ka arritur “dy fitore virtuale” në politikën e jashtme, siç është ndalimi i Kosovës në UNESCO-s dhe vetoja e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin në Srebrenicë. Megjithatë, ai thotë se në të vërtetë, të dyja këto janë humbje të mëdha ...
Komentet te Drashkoviq: Me gënjeshtra, shteti serb nxiti urrejtje dhe histeri anti-shqiptare Janë të Mbyllura

Ndihmëssekretari O’Brien në Beograd, Vuçiq e nis takimin e “vështirë dhe të rëndësishëm” me të

Lajme
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmëssekretar për Çështje Evropiane dhe Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Duke folur për këtë takim të premten, Vuçiq paralajmëroi se do të jetë një “bisedë e rëndësishme dhe e vështirë”, pa dhënë më shumë detaje. Siç ka njofton zyra e shtypit e presidentit të Serbisë, Vuçiq dhe O’Brien pas takimit do t’u drejtohen mediave. Diplomati amerikan sot në Beograd do të ketë takim edhe me Ana Bërnabiq kryetare e Parlamentit të Serbisë./Demokracia ...
Komentet te Ndihmëssekretari O’Brien në Beograd, Vuçiq e nis takimin e “vështirë dhe të rëndësishëm” me të Janë të Mbyllura

Mustafa i kundërpërgjigjet Kurtit: Pika 7 e marrëveshjes tënde instalon autonominë politiko territoriale të komunitetit serb

Lajme
Ish-kryeministri Isa Mustafa i është përgjigjur postimit propagandues të kryeministri Albin Kurti që tentonte t’i bënte fajtor Mustafën e Thaçin për marrëveshjen që vet e ka pranuar ku përfshihet edhe “Zajednica”. Mustafa në postimin e tij tha se “Kurti do duhej ta di se Gjykata Kushtetuese nuk e ka trajtuar Marrëveshjen e vitit 2013, e cila është ratifikuar në Kuvend me mbi 2/3 e votave të deputetëve”, transmeton Demokracia.com Tutje, Mustafa tha se “Pika 7 e marrëveshjes së z. Kurti instalon autonominë politiko territoriale të komunitetit serb, kufijtë e autonomisë dhe arbirtrazhin ndaj rendit kushtetues të vendit (siç janë përcaktuar me draft statut)”. POSTIMI I PLOTË:   Miq të nderuar, ...
Komentet te Mustafa i kundërpërgjigjet Kurtit: Pika 7 e marrëveshjes tënde instalon autonominë politiko territoriale të komunitetit serb Janë të Mbyllura

Përplasje e ashpër në Komisionin për Integrime, kërkohet dorëheqja e ministres Hajdari

Lajme
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane lidhur me përmbushjen e obligimeve për proceset integruese të vendit. Mbledhja e komisionit ka kaluar me tensione ndërmjet deputetëve të opozitës dhe ministres Hajdari. Opozita kërkoi dorëheqjen e ministres Hajdari për shkak të skandalit me rezervat shtetërore, për të cilat ajo është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale. Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane lidhur me përmbushjen e obligimeve për proceset integruese të vendit. Mbledhja e komisionit ka kaluar me tensione ndërmjet deputetëve të opozitës dhe ministres Hajdari. Opozita kërkoi dorëheqjen e ministres Hajdari për shkak ...
Komentet te Përplasje e ashpër në Komisionin për Integrime, kërkohet dorëheqja e ministres Hajdari Janë të Mbyllura

“Rrenë e kulluar elektorale”, Haradinaj i reagon Qeverisë për autostradën e Dukagjinit

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të qeverisë lidhur me projektin e zgjerimit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren. Haradinaj ka thënë se investimi i 90 milionë eurove vetëm “për zgjerimin e rrugës ekzistuese” është një çmim shumë i lartë e mbi vlerën e tregut. “Me projektin e Autostradës së Dukagjinit ka qenë e paraparë ndërtimi i një autostrade të re, sipas standardeve evropiane e jo vetëm harrnimi i rrugës ekzistuese edhe me dy shirita. Investimi i 90 milionë eurove vetëm për zgjerimin e rrugës ekzistuese është një çmim shumë i lartë e mbi vlerën e tregut dhe nuk i kursen buxhetit të Kosovës asgjë. Përkundrazi, ...
Komentet te “Rrenë e kulluar elektorale”, Haradinaj i reagon Qeverisë për autostradën e Dukagjinit Janë të Mbyllura

IPK kërkon suspendimin e Riza Muratit, kapiteni policor dyshohet për dhunë në familje

Lajme
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e kapitenit policor Riza Muratit. Riza Murati, Drejtori i drejtorisë kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës është duke u hetuar pasi që i njëjti dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Komunikata e plotë: Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një kapiteni policor respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin e trafikimit me njerëz. Rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së pasi që kapiteni policor është i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Hetuesit e IPK-së janë në komunikim të vazhdueshëm lidhur me këtë rast me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë ...
Komentet te IPK kërkon suspendimin e Riza Muratit, kapiteni policor dyshohet për dhunë në familje Janë të Mbyllura

“Veç me mujtë me rujtë marrëveshjen e Hashim Thaçit” | Glauk Konjufca, njeriu që na paralajmëroi se Albin Kurti po e çon Kosovën drejt marrëveshjeve të dëmshme me Serbinë

Lajme
Sot janë bërë 11 vjet që kur u nënshkrua marrëveshja e 19 prillit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë. Edhe sot kryeministri Kurti provoi ta manipuloi publikun para se ta pranojë zyrtarisht Zajednicën, siç edhe po pritet, që ta dërgojë statutin e saj në Kushtetuese. Kurti ka thënë se këtë marrëveshje përfshihej edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe, i cili u pasua edhe me një marrëveshje tjetër të vitit 2015, Marrëveshjen e Parimeve. Kurti tha se kompetencat e parapara për Asociacionin, sipas të dyja këtyre marrëveshjeve shkelnin rëndë Kushtetutën e Kosovës, ndërsa Serbia ka vazhduar të shkelë nenet e tjera të kësaj marrëveshje. Kjo nuk është e vërtetë dhe për ...
Komentet te “Veç me mujtë me rujtë marrëveshjen e Hashim Thaçit” | Glauk Konjufca, njeriu që na paralajmëroi se Albin Kurti po e çon Kosovën drejt marrëveshjeve të dëmshme me Serbinë Janë të Mbyllura

“M`i hanksh opingat”; “n`fjalë t`Thaçit ki me ra”: Komentuesit i “sulen” Kurtit që e kritikoi Thaçin

Lajme
Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar kritikat ndaj Marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013. Në 11-vjetorin e nënshkrimin të kësaj marrëveshje, Kurti ka fajësuar ish-kryeministrin Hashim Thaçi, i cili e ka nënshkruar këtë marrëveshje. Kritikat e Kurti ndaj paraardhësve të tij kanë nxitur reagime të shumta. Dhjetëra komentuar e kanë kritikuar shefin e qeverisë për statusin e tij. Ata i kanë kërkuar kryeministri që të ndryshojë këtë marrëveshje, nëse mendon se është e dëmshme. Disa të tjerë kanë thënë se Kurti herët a vonë do të bije në fjalë të Thaçit. Me poshtë mund t`i lexoni disa nga komentet kritikuese për kryeministrin Kurti. /Demokracia ...
Komentet te “M`i hanksh opingat”; “n`fjalë t`Thaçit ki me ra”: Komentuesit i “sulen” Kurtit që e kritikoi Thaçin Janë të Mbyllura

Çitaku, Kurtit: E di që po të mungon Thaçi, por duro edhe pak

Lajme
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili sot përmendi 11 vjetorin e marrëveshjes së Asociacionit të nënshkruar nga ish-kryeministrat e atëhershëm, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Çitaku tha se Kurti iu kthye përsëri marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, ato që sipas saj, numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konufca, ka thënë se janë të mira dhe të dëshiruara. “Gjithsesi, në interes të tij dhe për pak oksigjen ditor politik, ai qenka mundu me u marrë prapë me Presidentin Thaçi, ani pse ai po bën tri vjet e gjysmë i mbyllur në Hagë – në mbrojtje të luftës së shenjtë ...
Komentet te Çitaku, Kurtit: E di që po të mungon Thaçi, por duro edhe pak Janë të Mbyllura

Çka pas votimit të dielën në veri?

Lajme
Kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës do t’i sigurojnë vetes së paku një vit qeverisje të sigurt, nëse nuk zëvendësohen nga pjesëtarë të komunitetit serb të dielën, thotë përRadion Evropa e Lirë Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës. Ai thekson se nëse votimi për shkarkimin e kryetarëve më 21 prill nuk rezulton i suksesshëm, nisma e re për këtë qëllim nuk do të mund të merret në 12 muajt e ardhshëm. “Kjo rrethanë është domethënëse, sepse e bën të pamundur mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në ato komuna, sidomos nëse e kemi parasysh edhe faktin se në vitin 2025 do të mbahen zgjedhjet ...
Komentet te Çka pas votimit të dielën në veri? Janë të Mbyllura