Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Lajme
Policia e Kosovës dhe KFOR-i janë sulmuar mëngjesin e së hënës në Miokovicë të Leposaviqit, derisa po kryenin patrullime të përbashkëta. Policia në raportin e saj ditor njofton se sulmi ka ndodhur në ora 04:05, gjersa jep detaje se çfarë është gjetur pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bllokuar rrugën duke vendosur një veturë pa targa në rrugë dhe pastaj ka hedhur shishe qelqi në drejtim të veturave  të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në raport. Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një xhaketë të ushtrisë me emblemë serbe, po ashtu është ...
Komentet te Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in Janë të Mbyllura

Mbyllja e terminalit doganor në Ferizaj nuk sjellë dobi për shtetin dhe bizneset

Ekonomi Lajme
Përfaqësuesit e bizneseve dhe njohësit e çështjeve ekonomike thonë se Qeveria e Kosovës duhet ta rishqyrtoj politikën për terminalet, pasi shtetëzimi i tyre nuk ka sjellë dobi, por vetëm përfitime për kompanitë transportuese që mbi 90% të tyre vijnë nga Serbia dhe shtetet e tjera. Terminali Doganor në Prizren është i fundit, të cilit i kishte skaduar licenca e operimit në vitin 2023. Ndonëse komisioni i caktuar nga ministria e Infrastrukturës, kishte rekomanduar që ky terminal i plotëson kushtet për vazhdim të licencës, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, dhe ky terminali u mbyll për t’u zhvendosur në Vermicë, si terminal shtetëror.     Tani edhe terminalit Doganor në ...
Komentet te Mbyllja e terminalit doganor në Ferizaj nuk sjellë dobi për shtetin dhe bizneset Janë të Mbyllura

Bajrami: Raporti financiar i Ministrisë së Financave konfirmon performancën e dobët të Qeverisë, ja humbët Kosovës 4 vjet

Ekonomi Lajme
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka shkruar për bilancin negativ të performancës së Qeverisë në tremujorin e parë të vitit të katërt të saj. Bajrami ka shkruar në Facebook se janë shënuar mbi 200 milionë euro më pak investime kapitale, mallra dhe shërbime e subvencione dhe transfere. “Dobët, shumë dobët ❌128 milionë euro më pak investime kapitale, ❌59 milionë euro më pak mallra dhe shërbime, ❌77 milionë euro më pak subvencione dhe transfere dhe ❌14 milionë euro MË SHUMË në paga dhe shtesa, Kjo është përformanca e Qeverisë Kurti II, në tremujorin e parë të vitit të katërt të Qeverisë së “shpresës”. Ministria e Financave paska publikuar raportin financiar të shpenzimeve ...
Komentet te Bajrami: Raporti financiar i Ministrisë së Financave konfirmon performancën e dobët të Qeverisë, ja humbët Kosovës 4 vjet Janë të Mbyllura

Ngjarja tragjike në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Lajme Shqipëri
Është gjendur trupi i pajetë i fëmijës së dytë pas ngjarjes tragjike në Shkodër, ku një nënë dyshohet se është hedhur në lumin Bunë bashkë me fëmijët e saj. Më herët, u raportua se u gjet edhe trupi i vajzës 9-vjeçare. Për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla. Balla shprehet se dhuna ndaj grave nuk është çështje private, por na intereson të gjithëve. Ai thotë se asnjë lloj dhune nuk është e tolerueshme, teksa shprehet se peshkatarët po vijojnë kërkimet për trupin e nënës dhe dy fëmijëve. Njësia e specializuar e RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë Publike, njësi të Policisë së Malit të Zi dhe peshkatarët e ...
Komentet te Ngjarja tragjike në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë Janë të Mbyllura

Mickoski, partia e së cilit synon krijimin e një “Gjykate Speciale” për UÇK-në në Maqedoni, takon Taravarin në shtabin qendror të VLEN-it

Lajme Maqedoni
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski, qëndroi gjatë së hënës në shtabin qendror të bllokut shqiptar VLEN në Shkup, por ende nuk dihet nëse kreu nacionalist i opozitës maqedonase shkoi për të kërkuar mbështetje për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale apo për të siguruar një marrëveshje paraprake për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, rrjeti televiziv “Klan Maqedonia” raportoi të hënën duke u thirrur në burime brenda takimit se është arritur një marrëveshje që koalicioni VLEN ta mbështesë kandidaten e VMRO-DMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që mbahen më 8 maj 2024, së bashku me raundin e ri të zgjedhjeve parlamentare. Një nga ...
Komentet te Mickoski, partia e së cilit synon krijimin e një “Gjykate Speciale” për UÇK-në në Maqedoni, takon Taravarin në shtabin qendror të VLEN-it Janë të Mbyllura

Prokuroria e Hagës kërkon të pranohen urgjentisht disa prova të një dëshmitari në rastin e krerëve të UÇK-së

Lajme
Prokuroria e Specializuar e Hagës ka deponuar një kërkesë urgjente në adresën e trupit gjykues për rastin e krerëve të UÇK-së. Ata kanë kërkuar që të pranohen si prova disa dëshmi të dëshmitarit me shifrën W02486. Prokuroria e Hagës ka theksuar se ky dëshmitar është punëtor në Ministrinë e Brendshme, megjithatë hapësira ku bëhet i ditur vendi i cilës ministri, është redaktuar. Pra, nuk dihet prej cilit shtet. “Rëndësia. W02486, [REDAKTUAR], punonjës në Ministrinë e Brendshme [REDAKTUAR]”, thuhet qysh në start të parashtrimit, raporton Nacionale. Prokuroria e Hagës ka sqaruar gjithë historinë e këtij dëshmitari. “Më 13 korrik 1999, dy burra nga lagjja erdhën në shtëpinë e W02486, thanë se ishin ...
Komentet te Prokuroria e Hagës kërkon të pranohen urgjentisht disa prova të një dëshmitari në rastin e krerëve të UÇK-së Janë të Mbyllura

Tragjedia në Shkodër, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve

Lajme Shqipëri
Për shkak të dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, një nënë në Shkodër dyshohet se është vetëmbytur në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët. Palombarët e RENEA-s kanë gjetur trupin e vajzës 9-vjeçare, ndërsa vijojnë kërkimet për nënën Alma Arrazi, djalin dhe vajzën e vogel. Në pranga ka rënë babai Ergys Arrazi, i cili denoncoi më 3 maj se gruaja ishte larguar nga banesa. Kërkimet në lumin Buna për trupin e Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të tjerë të saj, kanë vijuar gjatë natës dhe vijojnë edhe gjatë paradites së të hënës. Deri më tani nuk është bërë i mundur rikuperimi i tyre. Të dielën u arrit të nxirrej nga uji ...
Komentet te Tragjedia në Shkodër, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve Janë të Mbyllura

Gani Jakupi i beson e i gëzohet lajmit të rremë për shkarkimin e Escobar: Shumë e ‘jetimin’ paska m’e lanë n’Kosovë

Lajme
Gani Jakupi, i angazhuari nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës si konsulent i jashtëm për Ambasadën e Kosovës në Bruksel, i është gëzuar një lajmi të rremë se kinse Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, po shkarkohet nga detyra e të dërguarit special të SHBA-së për Çështjet e Ballkanit Perëndimor. “Shumë e “jetimin” paska m’e lanë n’Kosovë!”, shkroi Jakupi në “X”. Shumë e “jetimin” paska m’e lanë n’Kosovë! ☹️ https://t.co/ThrTqZ4kLy Gani Jakupi (@GaniJakupi) May 5, 2024 Lajmin e shpërndarë edhe nga Gani Jakupi i cili paguhet 7 mijë e 500 euro në muaj, Departamenti amerikan i Shtetit e quajti falsifikim, në një përgjigje për Gazetën Express. ...
Komentet te Gani Jakupi i beson e i gëzohet lajmit të rremë për shkarkimin e Escobar: Shumë e ‘jetimin’ paska m’e lanë n’Kosovë Janë të Mbyllura

Gjykimi në Hagë | Prokuroria ka reduktuar numrin e dëshmitarëve, 105 janë kryer deri më tash

Lajme
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëgjimi i dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Gjyqtari Charles Smith III ka theksuar se deri më tani janë dëgjuar 105 dëshmitarë. Smith tha se deri tani janë dëgjuar 60 dëshmitarë, duke përfshirë edhe ata sipas rregullës 154, 13 dëshmitarë sipas rregullës 153 dhe janë pranuar deklaratat e 32 dëshmitarëve që ose kanë vdekur ose nuk janë të disponueshëm për të dhënë dëshmi dhe kjo parashihet me rregullën 155. Kryetari i trupit gjykues tha se dëshmitarë të prokurorisë deri më tani kanë ...
Komentet te Gjykimi në Hagë | Prokuroria ka reduktuar numrin e dëshmitarëve, 105 janë kryer deri më tash Janë të Mbyllura

Rriten çmimet e të gjitha prodhimeve bujqësore, “fluturojnë” ato të vezëve, mishit e mjaltës

Lajme
Janë rritur të gjitha çmimet e prodhimeve bujqësore. Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar shifrat e grumbullimit të çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë, në TM1 2024, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 2,8%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023, përcjell Reporteri.net. Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 7,3%. Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore thuhet se ka rritje për 5,3%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. “Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për ...
Komentet te Rriten çmimet e të gjitha prodhimeve bujqësore, “fluturojnë” ato të vezëve, mishit e mjaltës Janë të Mbyllura