Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e kapitenit policor Riza Muratit. Riza Murati, Drejtori i drejtorisë kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës është duke u hetuar pasi që i njëjti dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Komunikata e plotë: Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një kapiteni policor respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin e trafikimit me njerëz. Rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së pasi që kapiteni policor është i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Hetuesit e IPK-së janë në komunikim të vazhdueshëm lidhur me këtë rast me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë ...
Komentet te IPK kërkon suspendimin e Riza Muratit, kapiteni policor dyshohet për dhunë në familje Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Sot janë bërë 11 vjet që kur u nënshkrua marrëveshja e 19 prillit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë. Edhe sot kryeministri Kurti provoi ta manipuloi publikun para se ta pranojë zyrtarisht Zajednicën, siç edhe po pritet, që ta dërgojë statutin e saj në Kushtetuese. Kurti ka thënë se këtë marrëveshje përfshihej edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe, i cili u pasua edhe me një marrëveshje tjetër të vitit 2015, Marrëveshjen e Parimeve. Kurti tha se kompetencat e parapara për Asociacionin, sipas të dyja këtyre marrëveshjeve shkelnin rëndë Kushtetutën e Kosovës, ndërsa Serbia ka vazhduar të shkelë nenet e tjera të kësaj marrëveshje. Kjo nuk është e vërtetë dhe për ...
Komentet te “Veç me mujtë me rujtë marrëveshjen e Hashim Thaçit” | Glauk Konjufca, njeriu që na paralajmëroi se Albin Kurti po e çon Kosovën drejt marrëveshjeve të dëmshme me Serbinë Janë të Mbyllura
“M`i hanksh opingat”; “n`fjalë t`Thaçit ki me ra”: Komentuesit i “sulen” Kurtit që e kritikoi Thaçin
Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar kritikat ndaj Marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013. Në 11-vjetorin e nënshkrimin të kësaj marrëveshje, Kurti ka fajësuar ish-kryeministrin Hashim Thaçi, i cili e ka nënshkruar këtë marrëveshje. Kritikat e Kurti ndaj paraardhësve të tij kanë nxitur reagime të shumta. Dhjetëra komentuar e kanë kritikuar shefin e qeverisë për statusin e tij. Ata i kanë kërkuar kryeministri që të ndryshojë këtë marrëveshje, nëse mendon se është e dëmshme. Disa të tjerë kanë thënë se Kurti herët a vonë do të bije në fjalë të Thaçit. Me poshtë mund t`i lexoni disa nga komentet kritikuese për kryeministrin Kurti. /Demokracia ...
Komentet te “M`i hanksh opingat”; “n`fjalë t`Thaçit ki me ra”: Komentuesit i “sulen” Kurtit që e kritikoi Thaçin Janë të Mbyllura
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili sot përmendi 11 vjetorin e marrëveshjes së Asociacionit të nënshkruar nga ish-kryeministrat e atëhershëm, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Çitaku tha se Kurti iu kthye përsëri marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, ato që sipas saj, numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konufca, ka thënë se janë të mira dhe të dëshiruara. “Gjithsesi, në interes të tij dhe për pak oksigjen ditor politik, ai qenka mundu me u marrë prapë me Presidentin Thaçi, ani pse ai po bën tri vjet e gjysmë i mbyllur në Hagë – në mbrojtje të luftës së shenjtë ...
Komentet te Çitaku, Kurtit: E di që po të mungon Thaçi, por duro edhe pak Janë të Mbyllura
Kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës do t’i sigurojnë vetes së paku një vit qeverisje të sigurt, nëse nuk zëvendësohen nga pjesëtarë të komunitetit serb të dielën, thotë përRadion Evropa e Lirë Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës. Ai thekson se nëse votimi për shkarkimin e kryetarëve më 21 prill nuk rezulton i suksesshëm, nisma e re për këtë qëllim nuk do të mund të merret në 12 muajt e ardhshëm. “Kjo rrethanë është domethënëse, sepse e bën të pamundur mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në ato komuna, sidomos nëse e kemi parasysh edhe faktin se në vitin 2025 do të mbahen zgjedhjet ...
Komentet te Çka pas votimit të dielën në veri? Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për Marrëveshjen e 19 prillit e vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë që sot i bënë 11 vjet që kur u nënshkrua. Kurti provoi ta manipulojë publikun para se ta pranojë zyrtarisht Zajednicën dhe ta dërgojë statutin e saj në Kushtetuese. Ai thotë se në këtë marrëveshje përfshihej edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe, i cili u pasua edhe me një marrëveshje tjetër të vitit 2015. Kurti tha se kompetencat e parapara për Asociacionin sipas të dyja këtyre marrëveshjeve shkelnin rëndë Kushtetutën e Kosovës, ndërsa Serbia ka vazhduar të shkelë nenet e tjera të kësaj marrëveshje. “Serbia asnjëherë nuk respektoi nenin 14 të marrëveshjes ...
Komentet te Kurti provon ta manipulojë publikun para se ta pranojë zyrtarisht Zajednicën dhe ta dërgojë statutin e saj në Kushtetuese Janë të Mbyllura
Bllokimi i qindra udhëtarëve të Kosovës nga Serbia në kufijtë e saj me Kroacinë dhe Hungarinë për hakmarrje pasi u votua në favor të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, presidentit të Perspektivës Multietnike Evropiane të Kosovës, Radomir Dimiqit, i kujton kohën e Millosheviqit. Gazetari serb thotë për Kosovapress se vendimi i autoriteve serbe për ndalimin dhe mbajtjen e qytetarëve e të zëvendësdrejtorit të Policisë, dëshmon se Serbia nuk dëshiron normalizim me Kosovën. “Ishte një vendim i keq dhe i turpshëm i Beogradit, vendim që na kujton kohën e kaluar të Slobodan Millosheviqit. Kësi vendimi të papërgjegjshëm nuk mund të këtë asnjë justifikim”, thotë ai. Ndonëse Serbia po ...
Komentet te Gazetari serb: Serbia duhet t’iu kërkojë falje qytetarëve të Kosovës për ndalimin që iu ka bërë në kufij Janë të Mbyllura
Pas arrestimit të dy të rinjve në Schaffhausen, të dyshuar si bashkëpunëtorë të rrjetit terroist ISIS, dalin në dritë detaje të reja – përfshirë edhe aktivitetet e tyre në internet. Dy adoleshentë janë arrestuar në Kantonin e Schaffhausenit gjatë fundjavës së Pashkëve, transmeton albinfo.ch. 15-vjeçari zviceran me prejardhje kurde dhe 16-vjeçari italian (me prejardhje kosovare) akuzohen se kanë planifikuar një sulm. Tani ka informacione të reja për dy të rinjtë nga qyteza Neuhausen am Rheinfall. Siç raporton “CH Media”, italiani në veçanti ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale. Me sa duket, ai ka mbajtur shumë llogari në ato rrjete. Në Instagram adoleshenti italian e quante veten, ndër të tjera, ...
Komentet te Adoleshenti kosovar i dyshuar si bashkëpunëtorë i ISIS, e quan veten “Bombarduesi” Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Malishevë, meqë dyshohet se i njëjti ka sulmuar seksualisht një grua. Pas intervistimit, i njëjti është dërguar në mbajtje. “Malishevë/17.04.2024-16:10. Me 18.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Pas intervistimit , me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Demokracia ...
Komentet te Dyshohet se sulmoi seksualisht një grua, arrestohet një burrë në Malishevë Janë të Mbyllura
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë të mbi 1500 shtetasve kosovarë, tha se këto veprime nga Beogradi erdhën pas thirrjeve të Aleksandër Vuçiç ndaj njësive “Kobra”. Ai ngriti alarmin se Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë. Sipas Maqedoncit këtë e tregon edhe stërvitja që vijon prej 8 prillit në kufirin me Kosovën, ku ushtria serbe po teston armë sulmuese, pavarësisht se kamuflohet si një përgatitje për mbrojtjen e territorit. “Vlerësojmë se këto tensione do të vazhdojnë. Mund të ketë forma të tjera, një ndër tyre që kemi vërejtur prej datës ...
Komentet te Maqedonci: Kemi informacione se Serbia do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën Janë të Mbyllura