Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm”, Rama reagon për vendimin e Speciales

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të mos e lejuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Në një postim në rrjetin social X, Rama e cilësoi këtë vendim si një “poshtërim të ri” dhe kritikoi ashpër Gjykatën Speciale, duke e akuzuar për shndërrimin e drejtësisë ndërkombëtare në një farsë. “Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës në bumerangun më brutal!”, shkroi Rama. /Gazeta Demos ...
Komentet te “Poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm”, Rama reagon për vendimin e Speciales Janë të Mbyllura

Grenell shpërndan postimin e Ramës ku kritikohet ashpër Specialja për vendimin ndaj Thaçit

Lajme
Emisari amerikan për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka shpërndarë postimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pas moslejimit të ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, i cili vdiq të dielën mbrëma.  Grenell shpërndau në  rrjetin social X, postimin ku e Rama e cilësoi këtë vendim si një “poshtërim të ri” dhe kritikoi ashpër Gjykatën Speciale, duke e akuzuar për shndërrimin e drejtësisë ndërkombëtare në një farsë. “Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës ...
Komentet te Grenell shpërndan postimin e Ramës ku kritikohet ashpër Specialja për vendimin ndaj Thaçit Janë të Mbyllura

Gjykata Speciale nuk i jep leje Hashim Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait

Lajme
Gjykata Speciale nuk i ka dhënë leje ish-presidentit Hashim Thaçi që të merr pjesë në ceremoninë e varrimit të babait. Lajmi u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u shprehën të indinjuar me këtë vendim të kësaj gjykate.   Gjykata Speciale nuk e ka lejuar ish-presidentin Hashim Thaçi që të merr pjesë në ceremoninë e varrimit të babait. Kjo u bë e ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u shprehën të indinjuar me këtë vendim të kësaj gjykate. Sipas tyre, ky vendim është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, por që ...
Komentet te Gjykata Speciale nuk i jep leje Hashim Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait Janë të Mbyllura

Veseli, Krasniqi e Selimi ngushëllojnë Thaçin për vdekjen e babait: Nuk kurseu asgjë për lirinë

Lajme
Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë ngushëlluar familjen Thaçi për ndarjen nga jeta të babait të tyre, Haxhi Thaçi. Në orët e vona të së dieles, ka vdekur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit. Për vdekjen e tij, ngushëllime shprehën edhe ish-bashkëluftëtarët që po gjykohen në Hagë, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Telegrami i ngushëllimit u përcoll nga Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”. “Me dhimbje morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëshortit dhe prindit tuaj të dashur, si dhe bashkëudhëtarit tonë në rrugën e lirisë, i cili nuk kurseu asgjë për jetën dhe lirinë. Haxhi Thaçi, më shumë sesa ...
Komentet te Veseli, Krasniqi e Selimi ngushëllojnë Thaçin për vdekjen e babait: Nuk kurseu asgjë për lirinë Janë të Mbyllura

Çitaku nga QKUK: Të plagosurit gjatë grabitjes e armatosur në Veternik në gjendje të rëndë

Lajme
Dy të plagosurit gjatë grabitjes së armatosur në Veternik po marrin trajtimin shëndetësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Periskopi. Për gjendjen e tyre, ka folur mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Agron Çitaku. Ka thënë se gjendja e tyre është e rëndë. “Po ka ora 11:00 ka ardhur një pacient i plagosur me armë zjarri. I cili është trajtuar pas reaniminit në sallë operative, është punuar dhe gjendet në mjekimin intensiv. Edhe ka ora 12:00 e kemi pasur edhe një tjetër i cili gjithashtu është reanimuar për momentin është në sallë operative. Regjioni (i plagosur) është i abdomenit i pari të i dyti është edhe në ...
Komentet te Çitaku nga QKUK: Të plagosurit gjatë grabitjes e armatosur në Veternik në gjendje të rëndë Janë të Mbyllura

Krasniqi me zyrtarë të PDK-së shkojnë në Burojë për ngushëllime: Dhimbja rritet për shkak të mungesës së Thaçit

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me zyrtarë të lartë të PDK-së, kanë shkuar për ngushëllime në Burojë. Krasniqi ka thënë se dhimbja bëhet më e madhe duke ditur se Hashim Thaçi nuk gjendet në Kosovë. Krasniqi e ka kujtuar Haxhi Thaçin si njeri të buzëqeshur e si karakter epik. “Ka qenë njeri që vërtetë i them më shumë se prind i njeriut që e ka udhëhequr procesin e çlirimit dhe pavarësisë së vendit. Karakter epik. Shqiptarët e mirë, të vërtetë, që kanë ditur me i eduku gjithë brezat. I buzëqeshur gjithmonë, njeri që na ka përkrahur gjithmonë, dhe fjalët e tij, këshillat e tij, kujtimet me të do t’i ...
Komentet te Krasniqi me zyrtarë të PDK-së shkojnë në Burojë për ngushëllime: Dhimbja rritet për shkak të mungesës së Thaçit Janë të Mbyllura

Mirena: Kurti i dedikoi video mallëngjyese Oliver Ivanoviqit, ndërsa për babain e Thaçit “një ngushëllim sa për sy e faqe”

Lajme
Gazetari Ilir Mirena, ka reaguar pasi kryeministri Kurti përmes një letre ngushëlloi familjen Thaçi për humbjen e më të dashurit të tyre, Haxhi Thaçi. Mirena kujton se si Kurti, i pati dedikuar “video mallëngjyese” për politikanin serb, Oliver Ivanoviqin – ndërsa për babain e Presidentit Thaçi, i njëjti ngushëlloi “sa për sy e faqe”. “Çfare ngushellimi Kurti per babain e Hashim Thaçi! Sa per sy e faqe. Psh Oliver Ivanoviqit edhe video mallengjyese disa minuteshe, me fjale te perzgjedhura, i pat dediku. Po get inspirimi per sojin e Oliverit i vjen vetvetiu. Inspirim i natyrshem. I buron nga brenda…”, shkroi gazetari Ilir Mirena në Facebook. /Demokracia ...
Komentet te Mirena: Kurti i dedikoi video mallëngjyese Oliver Ivanoviqit, ndërsa për babain e Thaçit “një ngushëllim sa për sy e faqe” Janë të Mbyllura

Behrami: Nuk besoj që Specialja lejon Thaçin në ceremoninë e varrimit të babait

Lajme
“Nuk kemi deri më tani informacione. Duke parë padrejtësitë që në vazhdimësi ka bërë Gjykata Speciale ndaj krerëve të UÇK-së, unë nuk besoj që ai nesër të lejohet në ceremoninë e varrimit”, tha Artan Behrami, ish këshilltar i Presidentit Thaçi lidhur me mundësinë e pjesëmarrjes së Thaçit në varrimin e babait të tij. “Sot është një ditë pikëllimi për të gjithë bashkëpunëtorët e presidentit Thaçi, mbi të gjitha edhe për familjen Thaçi. Sot ishim bashkë me kandidatin për kryeministër z.Bedri Hamzën për të shprehur ngushëllime për familjen e presidentit Thaçi”, tha Behrami./Demokracia ...
Komentet te Behrami: Nuk besoj që Specialja lejon Thaçin në ceremoninë e varrimit të babait Janë të Mbyllura

Nesër në ora 15:00 varroset babai i ish presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi

Lajme
Nesër në ora 15:00 do t’i jepet lamtumira e fundit babait të ish presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi. Gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova, raporton se në ora 9:00 do të nisë ceremonia të cilën e ka organizuar komuna e Skenderajt. Express ka pyetur Dhomat e Specializuara nëse do ta lejojnë Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, të cilët thonë se të paraburgosurit kanë të drejtë të ushtrojnë kërkesa për të cilat më pas marrin vendim gjyqtarët. “Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’u bëjnë kërkesa gjyqtarëve kompetentë për arsye detyruese humanitare. Gjyqtarët do të vendosin për kërkesa të tilla”, ...
Komentet te Nesër në ora 15:00 varroset babai i ish presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi Janë të Mbyllura

Edi Rama i pikëlluar për vdekjen e Haxhi Thaçit: Baba iku krenar Hashim

Lajme
I pikëlluar për vdekjen e Haxhit Thaçit, babait të Presidenit Hashim Thaçi, ka shkruar edhe kryeminsitri shqiptar, Edi Rama. Rama shkroi shkurt me mesazh për Hashim Thaçin: “Baba iku krenar Hashim”. /Nacionale ...
Komentet te Edi Rama i pikëlluar për vdekjen e Haxhi Thaçit: Baba iku krenar Hashim Janë të Mbyllura