Çmimi i bukës ka shkuar deri në 60 centë në disa furra në Prishtinë dhe në disa komuna të tjera në vend. Për këtë shtrenjtim, ankohen qytetarët, derisa furrtarët arsyetojnë rritjen e çmimeve për produktet e bukës. Por nga Shoqata e Mullisëve vlerësojnë se ky çmim nuk ka pasur nevojë të rritet. KosovaPress ka siguruar çmimet për gjysmë kilogrami bukë në disa furra në kryeqytet ku shihet se çmimet janë ngritur për 100 për qind në vit, krahasuar vitin 2024 me atë të vitit 2010. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për dhjetë vitet fundit, nga 31 centë sa ishte një bukë gjysmë kilogramësh në vitin 2010, ...
Komentet te Çmimi i bukës në disa furra të Prishtinës shkon në 60 centë, ankohen qytetarët Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Sa herë që Republikës së Kosovës i është dashur uniteti politik kombëtar, vetëm një person dhe një subjekt politik e kanë prishur atë. Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm që nuk i kanë shërbyer unitetit kombëtar, por përkundrazi, e kanë cenuar atë në çdo rast të mundshëm, shkruan Demokracia.com. Në vend të unitetit të domosdoshëm për çështje të interesit kombëtar, qeveritë e kaluara janë përballur me dhunën e organizuar nga Albin Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje. Hedhja e gazit lotsjellës për muaj të tërë në seanca të Kuvendit të Kosovës ka pamundësuar funksionimin e Republikës së Kosovës dhe konsolidimin e saj të jashtëm, që është aq i ...
Komentet te Shkatërruesi i unitetit | Albin Kurti që në vend të unitetit gjuante gaz lotsjellës, kërkon bashkëpunimin e opozitës Janë të Mbyllura
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kandidimi Bedri Hamzës për kryeministër e ka befasuar për të keq kryeministrin Albin Kurti, teksa e sheh si opsionin më të mirë për qytetarët. Sipas tij, Hamza vjen nga një komunë e cila ka frymuar çdo ditë me probleme të veriut të vendit, teksa përmend karrierën e tij si ish-guvernator e ish-ministër i Financave. “Kur kemi kandidu si Parti Demokratike, zoti Hamza për kryeministër përveç gjërave të tjera, që i kemi shoshitur gjerë e gjatë për ta gjetur kandidatin më të mirë si ofertën tonë më të mirë për qytetarët e Kosovës kemi ...
Komentet te Flasin nga PDK: Kandidimi i Hamzës për kryeministër e ka befasuar për të keq këtë qeveri dhe Kurtin Janë të Mbyllura
Disa audioincizime të publikuara në media në korrikun e vitit 2023 nxorën në sipërfaqe koordinimin e fshehtë në Kuvend mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe. Deri sa në Kuvendin e Kosovës, Kurti e quante superkriminel nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq, partia e tij në prapaskenë koordinohej për votimin e ligjeve, përfshirë edhe për çështje të veteranëve të UÇK-së, shkruan Demokracia.com. Për këtë koordinim, Mimoza Kusari – Lila ishte marrë nën mbrojtje publike nga kryeministri Albin Kurti. Vetëm një vit pas koordinimit të Vetëvendosjes me Listën Serbe për, siç ishte thënë, agjendën legjislative. Madje edhe për tema të ndjeshme si ajo për Ligjin për Pagën Minimale nga ku përjashtoheshin veteranët ...
Komentet te Vetëvendosje u koordinua para një viti me Radojçiqin për agjendën legjislative, Kurti tash fton opozitën Janë të Mbyllura
Inspektorati i Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në katër javët e fundit, kanë shqiptuar rreth 200 gjoba të taksit ilegal. Ndërkaq, përgjatë katër muajve të fundit, kanë shqiptuar rreth 500 gjoba. Sa i përket shumës së gjobave të cilat variojnë nga 50 deri në 500 euro, drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Florian Dushi, shpreson që të ketë ndryshime në legjislacion dhe gjobat për këtë lloj veprimtarie ilegale të ashpërsohen akoma më shumë. Dushi për KosovaPress-in, ka thënë se gjobat janë shqiptuar ndaj taxi-ve të rregullt por pa leje të punës, autobusë që shpeshherë nuk respektojnë orarin e tyre dhe hyn nëpër qendër të qytetit për të arritur në ...
Komentet te Taksitë ilegal, priten gjoba më të mëdha e konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë Janë të Mbyllura
Me afrimin e zgjedhjeve të reja, partitë politike nuk po qëndrojnë duarkryq. Përveç shtimit të aktiviteteve në teren dhe mobilizimit të strukturave partiake, ato kanë menduar edhe për përforcime të reja. Në muajit e fundit, partitë politike, sidomos ato opozitare, kanë prezantuar prurjet e tyre të reja, raporton Nacionale. Radhët e PDK-së dhe LDK-së janë përforcuar me gjeneralë të njohur të UÇK-së dhe FSK-së. Ndërsa, AAK-ja dhe Nisma janë përforcuar me disa profile akademike. Në muajin maj, PDK-ja ka prezantuar si zyrtar të saj ish-komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Atë e ka prezantuar në një konferencë për media kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. “Mirë se vjen në Partinë Demokratike ...
Komentet te Zgjedhjet afër, shtohen aderimet: Kush janë përforcimet më të reja të partive politike? Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës bëri të ditur të premten se një serb është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovë, i dyshuari është arrestuar në lidhje me protestat që kanë ndodhur në Zveçan në maj të vitit 2023. Konkretisht në protestën e madhe që ka ndodhur me 29 maj, ku janë plagosur disa ushtarë të KFOR-it. “Zveçan 29.05.2023 – NN. Lidhur me veprat e cekura penale, më 10.05.2024, në Pikën e Kalimit Kufitar Jarinje, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Demokracia ...
Komentet te Serbi i arrestuar dje në Jarinjë dyshohet se sulmoi ushtarët e KFOR-it në maj të 2023-ës Janë të Mbyllura
“Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë një angazhim të fortë për integrimin euroatlantik. Mezi pres të punoj me presidenten e zgjedhur për të arritur këtë qëllim të përbashkët dhe për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni e Veriut”. Ky është urimi i shkurtër i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që mban datën 9 maj 2024, për presidenten e re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila fitoi bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën më 8 maj. Mesazhi i urimit të Osmanit për Siljanovskën do të ishte krejtësisht i zakonshëm nëse edhe Gordana Siljanovska-Davkova do të ishte një politikane ...
Komentet te Ngutia e presidentes | Konjufca paralajmëroi për “konceptet antishqiptare” të presidentes maqedonase e Osmani mezi pret të punojë me të Janë të Mbyllura
Përveç shteteve të QUINT-it, Kosovës po i kërkohet edhe nga shtete të tjera të Bashkimit Evropian që të marrë hapa vendimtarë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që të sigurojë përkrahjen e nevojshme në Komitet të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë kanë thënë se Austria është një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe se përkrahin anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Gjithashtu Vjena zyrtare thekson se e inkurajojnë fuqishëm Qeverinë e Kosovës që të ndërmarrë hapa vendimtar për themelimin e Asociacionit, që në mënyrë të sigurt të arrijë shumicën e ...
Komentet te Kurtit i shtohet edhe më shumë presioni: Pas QUINT edhe Austria i kërkon hapa për themelimin e Asociacionit për të arritur sigurt shumicën për KiE Janë të Mbyllura
Shefja e Grupit Parlament të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, nuk është pajtuar me vendimin që gjykata sot ia ka dhënë njeriut që para një viti e kishte kanosur. Ajo ka akuzuar Gjykatën Themelore të Prishtinës për drejtësi selektive. Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ata që kanë kërcënuar deputetët e PDK-së dhe LDK-së janë dënuar më shumë. Madje, ajo ka përmendur me emër gjykatësin që e ka marrë këtë vendim. Por, deputetja e VV-së duket se ka harruar se para disa muajve të njëjtat gjykata e kanë shpallur tw pafajshëm për hedhje të gazit kryeparlamenatrin Glauk Konjufca. Ky i fundit ishte liruar nga aktakuza, ani pse ai ...
Komentet te Kusari-Lila akuzon gjykatat për drejtësi selektive ndaj VV-së, harron se Konjufca nuk u dënua fare për gaz Janë të Mbyllura