Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Kurti mbërrin në Qeveri për takimin me Krasniqin

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti para disa çastesh ka mbërritur në objektin e Qeverisë ku pritet të takohet me udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK] Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në objektin e Qeverisë dhe pritet të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, i cili ishte i vetmi nga tre liderët opozitarë që e ka pranuar ftesën për takim. Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim synohet të diskutohet agjenda legjislative, ndërsa përfaqësuesi i PDK-së, Krasniqi, ka përmendur se do të diskutohet edhe caktimi i datës së zgjedhjeve. Takimi është planifikuar të mbahet në orën 18:30. Megjithatë, Lidhja Demokratike ...
Komentet te Kurti mbërrin në Qeveri për takimin me Krasniqin Janë të Mbyllura

Tërmet në Malishevë

Lajme
Pasditen e së hënës ka ndodhur një tërmet në zonën e Malishevës. Siç raporton Meteo Kosova, tërmeti ka qenë epiqendër në mes të Malishevës dhe Tërpezës, me magnitudë prej 3.1 shkallë Rihter. “LAJMI I FUNDIT! Tërmet me epiqendër në mes të Malishevës dhe Tërpezës, me  magnitudë prej 3.1 shkallë Rihter! Tërmeti ka ndodhur në orën 18:04”, thuhet në njoftim. /Demokracia ...
Komentet te Tërmet në Malishevë Janë të Mbyllura

Vrasja në ‘Bon Vivant’, Andi Pajazitit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Lajme
Andi Pajazitit i cili njihet me nofkën “Italiani”, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë. Ai po akuzohet për vrasjen e ndodhur në lokalin “Bon Vivant”, më 4 gusht të vitit 2023, në Prishtinë. Lajmin për vazhdimin e masës së paraburgimit, e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, në një përgjigje për Klankosova.tv. “Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit A. P,  Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda më datë 03.05.2024  ka marrë Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit ...
Komentet te Vrasja në ‘Bon Vivant’, Andi Pajazitit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj Janë të Mbyllura

Kurti e Krasniqi të vetëm sonte në darkë, për çka e ftoi kryeministri e për çka do t’i shkojë kreu i PDK-së

Lajme
Kryeministri e pret në darkë për të folur për përmbushjen e agjendës legjislative të Kuvendit, por kryetari i PDK-së do të shkojë në takim për të folur për datën e zgjedhjeve të reja. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk do të marrin pjesë. Albin Kurti dhe Memli Krasniqi sonte do të ulen përballë njëri tjetrit jo me të njëjtin qëllim.   Vetëm kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi prej kryetarëve të partive opozitare do të shkojë sonte në darkë në një takim me kryeministrin Albin Kurti. Shefi i Qeverisë të premtën i ftoi të tre liderët e partive opozitare në një takim që është planifikuar ...
Komentet te Kurti e Krasniqi të vetëm sonte në darkë, për çka e ftoi kryeministri e për çka do t’i shkojë kreu i PDK-së Janë të Mbyllura

Bajrami i reagon Ministrisë së Muratit: Të krenohesh me borxh publik të ulët i bjen me u krenu me mospunë e dembeli

Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami ka reaguar pas të dhënave që ka prezantuar Ministria e Financave për uljen e borxhit publik. Sipas Ministrisë së Financave “Qeveria e Kosovës me sukses ka kthyer nivelin e borxhit shtetëror në nivelin para pandemisë duke arritur që madje ta zvogëlojë nivelin e borxhit shtetëror si përqindje të BPV-së edhe në raport me periudhën para pandemisë, siç mund të shihet në grafikun në vijim”. E ndaj këtij postimi në facebook ka reaguar Bajrami e cila thotë se kjo ka ardhur si pasojë e mospunës. “Kur pas tri viteve s’keni qënë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh: as një rrugë ...
Komentet te Bajrami i reagon Ministrisë së Muratit: Të krenohesh me borxh publik të ulët i bjen me u krenu me mospunë e dembeli Janë të Mbyllura

Gati gjysma e vitit: Pesë ministri me zero investime kapitale

Lajme
Qeveria Kurti që nga fillimi i mandatit është kritikuar për mungesën e investimeve kapitale. Raportit tremujor i Thesarit të Shtetit vë në pah mungesën e investimeve kapitale. Nga ky raport del që pesë ministri, nuk kanë shpenzuar asnjë centë në kategorinë për investimet kapitale. Ministritë paranë e kanë shpenzuar vetëm për paga dhe shtesa. Çka na thotë raporti? Raporti tremujor financiar për muajt janar-mars thekson që disa ministri ende nuk ka filluar me punën, pavarëisht se ndodhemi gati në mes të vitit. Edhe ato ministri që kanë filluar me punë, shpezimin e buxhetit të planfikuar për projekte kapitale e kanë në përqindje të ulët. Projektet kapitale përfshijnë kryerjen e punëve ...
Komentet te Gati gjysma e vitit: Pesë ministri me zero investime kapitale Janë të Mbyllura

DOKUMENTE | Tre muaj para se të regjistrohej në ARBK, kompania “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” nënshkroi kontratën me Komunën e Prishtinës për tenderin 12 milionësh

Lajme
Në vitin e kaluar, Komuna e Prishtinës ka lidhur kontratë trevjeçare 12-milionë euro me një konzorcium të quajtur “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” për konsulta dhe shërbime arkitektonike të kryeqytetit. Bartëse e konzorciumit është kompania e arkitektit Astrit Nixha, “ANARCH” SH.P.K, ndërsa anëtare e konzorciumit është edhe kompania Ardi CC L.L.C, me pronar Albi Shita. Demokracia.com ka pasur qasje në ofertën e tenderit të realizuar nga Komuna e Prishtinës dhe aty shihet se kompania e Nixhës ka qenë bashkëpunëtore në një projekt me kompaninë e kryetarit Përparim Rama, “4M group”. Megjithatë, nënshkrimi i kontratës ka disa mospërputhje. Fillimisht, Komuna e Prishtinës kishte hapur tender në vitin 2022 për “Konsulencë për ...
Komentet te DOKUMENTE | Tre muaj para se të regjistrohej në ARBK, kompania “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” nënshkroi kontratën me Komunën e Prishtinës për tenderin 12 milionësh Janë të Mbyllura

Kurti i troket në derë Edi Ramës, i kërkon ndihmë që Parisi, Berlini e Roma t’i heqin kushtëzimet për KiE

Lajme
Këshilltari i Kryeministrit Kurti Jeton Zulfaj në një intervistë për Euronews thotë se është interes i Kosovës dhe Shqipërisë që të afirmohet shtetësia e Kosovës dhe se ngërçi në raportet mes Kryeministrave Kurti e Rama s’mund të pengojë kur është në pyetje afirmimi i shtetësisë, sovranitetit të republikës së Kosovës. Këshilltari politik i Kryeministrit, Jeton Zulfaj ka folur sot rreth kërkesës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai në Euronews Albania, ka thënë se kjo kërkesë që u tentua disa herë që tashmë vjen e artikuluar nga disa shtete ndaras, të futej me amendamente dhe tri herë u refuzua. “Shpresojmë që ky do të jetë një reflektim edhe ...
Komentet te Kurti i troket në derë Edi Ramës, i kërkon ndihmë që Parisi, Berlini e Roma t’i heqin kushtëzimet për KiE Janë të Mbyllura

Bislimi dhe Petkoviq të mërkurën takohen në Bruksel për rregulloren e BQK-së

Lajme
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq me ftesë të emisarit Miroslav Lajçak do të takohen të mërkurën e 15 majit në Bruksel për çështjen e dinarit. Kjo u konfirmuar nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, derisa tha se do të vazhdojnë diskutimet për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme të përkohshme për njerëzit e prekur nga Rregullorja e BQK-së. “Ata do të takohen këtë të mërkurë këtu në Bruksel, dhe do të vazhdojnë diskutimet për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme të përkohshme për njerëzit e prekur nga rregullorja e Bankës Qendrore”, tha ai. Që kur hyri në fuqi rregullorja e re e BQK-së me ...
Komentet te Bislimi dhe Petkoviq të mërkurën takohen në Bruksel për rregulloren e BQK-së Janë të Mbyllura

Këmbëngulja gjermane | Scholz i kërkon presidentit serb: Zbato Marrëveshjen e Ohrit

Lajme
Scholzi ia sqaroi Vuçiqit zotimet për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit. Kështu thuhet në kumtesën për media të lëshuar nga Kancelaria Federale Gjermane, siç e artikuloi zëdhënësi Steffen Hebestreit, rreth bisedës telefonike të zhvilluar mëngjesin e sotëm mes Kancelarit Olaf Scholz dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në komunikatë mes tjerash, thuhet se Scholz ia rikujtoi Vuçiqit “rëndësinë” që ka dialogu për normalizim të marrëdhënieve çka Gjermania “vazhdimisht e mbështet”. “Kancelari theksoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për të. Ai gjithashtu sqaroi angazhimet e Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”. Për bisedën me Scholz-in u deklarua ...
Komentet te Këmbëngulja gjermane | Scholz i kërkon presidentit serb: Zbato Marrëveshjen e Ohrit Janë të Mbyllura