Gazetari Baton Haxhiu, vlerëson se Haki Abazi është “manipulues” për mënyrën se si po e përdor rastin e Astrit Deharit. Haxhiu ka shtuar se ai duhet të ndiqet për komentet e tij nga prokuroria. Po ashtu, gazetari ka thënë se sipas institutit zviceran, mënyra e vetme për të ekzaminuar rastin e Astrit Deharit, është zhvarrimi i trupit të tij. “Provat e ekzaminuara zvicerane që kanë qenë në institucion nuk mund të manipulohen, të vidhen. Provat e institutit zviceran që tregojnë se ADN me rastin e trajtimit të provave ka qenë e vetëm një njeriu, Astrit Deharit. Nuk mund të ndërtohet një narrativë e re. Ata që e dinë këtë zanat, ...
Komentet te Haxhiu: E vetmja mënyra për ekzaminimin e provave të rastit Dehari, është zhvarrimi i trupit të tij Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Konfliktet te xhamia e fshatit Halabak të Podujevës veçse janë rritur dhe tashmë kanë eskaluar edhe në dhunë fizike. Një sherr i tillë plasi pasditen e së shtunës dhe motivi lidhet me pakënaqësitë e disa banorëve me imamin e emëruar nga Bashkësia Islame e Kosovës në Podujevë. Gazeta Sinjali publikoi të shtunën pamje të rënda të rrahjes së një personi, i cili u bë viktimë e këtij rasti që dyshohet se e nisi bashkë me disa shokë. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se tre të dyshuarit dy vëllezërit Xhakolli, Avdiu dhe Sabedini, si dhe i dyshuari tjetër Fikri Kosumi, janë dorëzuar gjatë ditës së sotme në Polici, ku janë intervistuar nga ...
Komentet te Rrahja e ‘xhematit’ në xhaminë e Halabakut, dorëzohen në Polici tre personat e dyshuar Janë të Mbyllura
Dy tërmete të forta me magnitudë 6.4 dhe 5.8 kanë goditur në mbrëmje provincën Hatay në Turqi. Gazetarja e CNN-it turk, Buse Deviren, e cila po raportonte drejtpërdrejt reagimet nga një kamp ku strehoheshin të mbijetuarit e tërmetit të 6 shkurtit që goditi Turqinë dhe Sirinë, shpërtheu në lot gjatë transmetimit të saj të drejtpërdrejtë pas tërmeteve të mbrëmjes së sotme. Ajo tha se gjatë tërmetit janë përmbysur sobat në çadra dhe njerëzit po iknin. Filloi paniku. “Toka po dridhej nën këmbët tona. Ne po dridheshim jashtëzakonisht shumë. Ishte një tërmet tepër i fortë. Nuk ishte si pasgoditje”, tha ajo. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Gazetarja e CNN shpërthen në lot pas tërmetit të sotshëm në Turqi: Ishte tepër i fortë -Video Janë të Mbyllura
Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në një familje në Prishtinë, ku një grua e moshës 74-vjeçare është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë e saj, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se e ndjera u gjet pa shenja jete para disa orësh, vdekjen e së cilës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes. Sipas mëson Sinjali, viktima ka jetuar e vetme dhe akoma nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur e ndjera. Pas mbledhjes së informacioneve, burimet thonë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”. Sinjali ka kontaktuar ...
Komentet te Vdekje e dyshimtë në Prishtinë: Gjendet pa shenja jete një grua e moshuar, jetonte e vetme Janë të Mbyllura
Me zhdukjen e provave në laboratorin e institutit të mjekësisë Ligjore, është rikthyer përsëri në vëmendje rasti Dehari. Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi në një konferencë për media tha se për zhdukjen e provave kanë informacione kryeministri Kurti dhe ministrja Haxhiu. E ish-kryeprokurori i prokurorisë themelore në Prizren, Sylë Hoxha në një deklaratë në “Direkt”, në ATV ka thënë se sipas ekspertizës, Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje. “Ekspertizat e kryera jashtë e kanë dëshmuar rastin. Ekspertizat e kryera në Kosovë kanë dëshmuar që nuk është fjala për vrasje por për vetëvrasje, ‘asfiksi’ sic është quajtur ekspertët mjeko-ligjor”, ka thënë Sylë Hoxha. Ai ka shtuar gjithashtu se rasti është ...
Komentet te Sylë Hoxha: Ekspertiza ka treguar se Astrit Dehari ka kryer vetëvrasje -Video Janë të Mbyllura
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se do të kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të ambasadorit Martin Berishaj gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës të enjten. Ai ka thënë se një pushtet që emëron dhe mbron ambasadorë protagonistë të aferave multimilionëshe nuk mund të përfaqësojë popullin e Kosovës. “Të enjten në seancën e Kuvendit, do të kërkojmë shkarkimin urgjent të ambasadorit Martin Berishaj, qëndrimi i mëtutjeshëm në detyrë i të cilit, është thjeshtë i papranueshëm. Një pushtet që emëron dhe mbron ambasadorë protagonistë të aferave multimilionëshe me mafinë energjetike të Serbisë, nuk përfaqëson qytetarët e Kosovës dhe as të ardhmen e saj.” – shkroi ...
Komentet te Tahiri: Të enjten në Kuvend do të kërkojmë shkarkimin e Martin Berishajt Janë të Mbyllura
Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, i cili ndodhet në Hagë si i akuzuar për krime lufte, tha se kjo Gjykatë po i mban ish-krerët e UÇK-së padrejtësisht në burg. Ajo ka rrëfyer për ditët që i kalon larg bashkëshortit dhe bisedat e takimet mes tyre. “Ka dy vit që festa e Pavarësisë na gjen të ndarë. Gjykata në Hagë padrejtësisht po mban brenda në burg vetëm shqiptarët dhe serbët rrinë të lirë. Urojmë që fundi i kësaj gjykimi të jetë në favor të shqiptarëve. Komunikimin me Rexhën e kemi të përditshëm. Kemi vizita periodike mujore. Takohemi njëherë në muaj. Kemi komunikim dhe me video. Sipas Rexhës që më ka ...
Komentet te Flet gruaja e Rexhep Selimit: Takohemi një herë në muaj dhe flasim me video kamera Janë të Mbyllura
Në botë nuk ka asnjë organizim më të mëdha të natyrës së njëjtë sesa Konferenca e Sigurisë së Munihut. Eventi që zhvillohet që nga viti 1963 në Bavari të Gjermanisë, është një mbledhje e parvjetshme me politikanë, e liderë vendimmarrës të fushave të ndryshme. Me moton “paqe përmes dialogut”, konferenca provon që të afrojë platforma të ndryshme komunikimi mes liderësh dhe të zhvillohen diskutime të cilat më pas mund të çojnë në marrëveshje eventuale. Pse Konferenca e Sigurisë së Munihut është treguar kaq e suksesshme ndër vite ka të bëjë edhe me setin e bisedimeve në tavolina takimesh. Të dizajnuara nën “Chatham House Rule”, komunikimi bëhet lirshëm, sepse bashkëbiseduesit pajtohen ...
Komentet te Gabimi i para 3 vjetëve që po i kushton Kurtit në Konferencën e Sigurisë në Munih Janë të Mbyllura
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, nga Konferenca e Sigurisë në Mynih ka thënë se Rusia po përpiqet që ta destabilizojë Kosovën përmes Serbisë. Në një intervistë për Sky News, Osmani tha se përmes metodave të përdorura në Ukrainë në vitin 2014, Rusia kështu po synon ta bëjë të njëjtën gjë edhe në Ballkan. “Ata sjellin forca paraushtarake që janë të veshura me civilë brenda territorit tonë përmes rrugëve ilegale, pastaj dërgojnë armë dhe uniforma jeshile pa shenja që të mos duket si sulm tradicional ushtarak. Por, në fakt, ata përgatitin shumë sulme hibride, që është një përzierje e asaj që bëjnë këto forca paraushtarake në veri të Kosovës”, tha Osmani. ...
Komentet te Osmani: Rusia po tenton ta destabilizojë Kosovën përmes Serbisë Janë të Mbyllura
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se pas shqyrtimit të raportit të Komisionit Hetimor për Energjinë Elektrike të mërkurën, do të dorëzojnë një kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit kundër Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Tahiri ka thënë se PDK-ja do ta dorëzojë kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës pas seancës së të mërkurës. Ai ka thënë se raporti i Komisionit Hetimor, në të cilin është intervistuar edhe ambasadori Berishaj, përmban shumë gjetje rreth menaxhimit të krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës. “Ky raport gjen jashtëzakonisht shumë gjetje në menaxhimin e krizës energjetike. Dhe, në anën tjetër po ashtu jemi ...
Komentet te Paralajmërohet denoncim ndaj Martin Berishajt në Prokurorinë Speciale Janë të Mbyllura