Një person ka mbetur i vdekur ndërsa tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik që ndodhi sot rreth orës 10:40 në fshatin Hodonovc të komunës së Kamenicës, raporton Gazeta Sinjali. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka bërë me dije për Gazetën Sinjali se viktima është një burrë 33-vjeçar dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar që doli me ekipin mjekësor të Emergjencës në vendin e ngjarjes. “Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 24.02.2023, rreth orës 10:43 ka pranuar informacion se në fshatin Hodonovc, Komuna e Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku ...
Komentet te Viktima e aksidentit në Kamenicë është një 33-vjeçar, Policia jep detaje Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali. Një aksident trafiku ka ndodhur edhe mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë – Pejë, saktësisht në afërsi të Komoranit. Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një veturë ka pësuar dëme të mëdha materiale, teksa nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ndërsa aktualisht ...
Komentet te Aksident rrugës për në Pejë, krijohen kolona në Komoran – FOTO Janë të Mbyllura
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin e fundit sa i përket lëvizjeve të çmimeve të artikujve bazë brenda javës. Ndër artikujt bazik ku vërehet rënie e lehtë e çmimit, është ai i vajit ushqimor dhe detergjentit. Vaji ushqimor ka shënuar rënie për 9 centë, nga 2.03 euro sa ishte me 18 shkurt tani ka renë në 1.93 euro. Kurse detergjenti për rroba nga 3.72 euro sa ishte me 18 shkurt, tani ka renë në 3.56 euro. Ndërsa çmimi i artikujve tjerë bazë, nuk ka pësuar ndonjë ndryshim. Muaj më parë në valën e rritjes së çmimeve, çmimi i vajit ushqimor në Kosovë kishe arritur deri gati në ...
Komentet te Publikohet raporti i fundit i ASK-së, bie çmimi i vajit dhe detergjentit Janë të Mbyllura
Shtetet e Bashkuara njoftuan se mbështesin fuqishëm propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Ne presim që të dy liderët t’i qasen takimit në frymën konstruktive të nevojshme për të ecur përpara në përputhje me të”, thuhet në reagimin e Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës në prag të raundit të ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të mbahet të hënën në Bruksel. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, siç raportoi më herët i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, përveç deklaratës zyrtare të pranimit, duhet të shqyrtojnë ...
Komentet te SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve synon njohjen reciproke Kosovë-Serbi Janë të Mbyllura
Teksa disa banorë në kuzhinë po pastronin dhe përgatisnin ushqim, Xhuli ju tregon se si në video ku shihet ajo u bë virale në rrjete sociale. Ngjarja kishte ndodhur në Londër afër Big Ben-it kur ajo ishte me disa miq atje. Si ndodhi që rastisi që ajo të ishte në një video virale në internet, ndiqni videon e mëposhtme. /Prive.al IMG_8947 ...
Komentet te “Shkune bablok shkune”, Xhuli tregon se ajo është vajza e videos virale në internet – Video Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj tha se ka shumë mundësi që mostrat e Astrit Deharit janë zhdukur vet nga Lëvizja Vetëvendosje. Madje sipas tij, partia e kryeministrit Albin Kurti e ka përdorur rastin e Deharit për të ardhur në pushtet. “Unë besoj që Vetëvendosje e ka përdorur Astrit Deharin për të ardhur në pushtet. Prandaj, edhe zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, i ka dy gjëra me rëndësi, e para, ato nuk e pengojnë hetimin dhe e dyta, unë besoj që ka shumë mundësi që Vetëvendosje vet i kanë zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Informata nuk kam, por kam analizë”, deklaroi Molliqaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1. ...
Komentet te Molliqaj: Ka mundësi që VV i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit Janë të Mbyllura
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur sot, në orët e pasdites, në rrugën Mitrovicë – Skenderaj, në fshatin Klinë e Poshtme, ku janë përfshirë dy vetura. Sipas sinjalizuesve të Sinjalit, njëri prej shoferëve nga pakujdesia gjatë lëvizjes ka goditur veturën tjetër, duke pësuar kështu lëndime trupore. I lënduar ka mbetur edhe shoferi i automjetit të tij, me ç’rast të dy janë dërguar në Emergjencën e Skenderajt për të marrë trajtimin e ...
Komentet te Aksident mes dy veturave në rrugën Mitrovicë – Skenderaj, dy persona dërgohen në Emergjencë Janë të Mbyllura
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, beson se në takimin e të hënës më 27 shkurt mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të pranohet propozimi franko-gjerman, e do të bëhet i detyrueshëm për të dyja palët. Lajçak në një intervistë për “Tanjug” ka thënë se është edhe plani i implementimit dhe afatet kohore të definuara. “Plani, që besoj se do ta pranojmë të hënën, do të bëhet i detyrueshëm për të dyja palët. Nuk është marrëveshje e përkohshme, pas kësaj do të vazhdojë procesi i normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve, që do të përfundojë me nënshkrimin e një marrëveshje ...
Komentet te Lajçak: Nëse Kurti e Vuçiq e pranojnë planin evropian të hënën, do të jetë i detyrueshëm për të dyja palët Janë të Mbyllura
Gjatë qëndrimit të tij në Abu Dabi, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, hodhi sërish akuza dhe ofendime ndaj Ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ku mes tjerash e quajti edhe “diller droge”. Ministri Nenad Rashiq pati një kundërpërgjigje për Vuçiqin. “Je në adresën e gabuar nëse po kërkon mall”, tha ai në një prononcim për median serbe “Nova.rs”. “Zoti Vuçiq, nëse jeni i interesuar për mall, më vjen keq, por më duhet t’ju them se jeni në adresë të gabuar, sepse unë nuk di gjë për këtë, por besoj se ju keni kanalet e juaja të informacionit. Gjithashtu, pasi po flasim për këtë, nëse dini për ...
Komentet te Rashiq i përgjigjet Vuçiqit pasi e quajti “diller droge” Janë të Mbyllura
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka folur për rastin Dehari duke nxitur kësisoji reagime të ashpra nga ministrja Albulena Haxhiu. Ajo ka goditur me forcë tavolinën e saj derisa Berisha po fliste dhe po kërkonte përgjegjësi për këtë rast. Haxhiu është dëgjuar duke bërtitur vazhdimisht “Marre! Marre!” “Ju keni qenë në qeveri kur është vrarë Astrit Dehari! Asnjë fjalë! Asnjë fjalë! Ju i keni duart me gjak!” , ka vazhduar ajo./Sinjali ...
Komentet te Përmendja e rastit të Deharit, Albulena Haxhiu akuzon deputetin e PDK-së: I keni duart me gjak Janë të Mbyllura