Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Muriqi me gjest fantastik, ia dhuron fanellën tifozit kosovar – VIDEO

Sport
Vedat Muriqi ka zgjedhur një tifoz nga Kosova, për t’ia dhuruar fanellën, pas përfundimit të ndeshjes. Muriqi shënoi një gol të bukur ani se ekipi i tij Mallorca, pësoi humbje nga Espanyoli. “Është nga vendi im”, dëgjohet të ketë thënë Muriqi si arsyetim. Ai shënoi golin e dhjetë në këtë edicion të La Ligas. /GazetaSinjaliSport/ ...
Komentet te Muriqi me gjest fantastik, ia dhuron fanellën tifozit kosovar – VIDEO Janë të Mbyllura

Xhuli ka diçka për të thënë për marrëdhënien e saj me Stresin (VIDEO)

ShowBiz
Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Xhuli dhe Stresi të njohur për raportet e tyre të tensionuara që prej hyrjes në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, duket se së fundmi po pëlqejnë shoqërinë e krijuar mes tyre. Madje, këtë e konfirmoi gjatë ditës së sotme edhe vet Xhuli. “Unë dhe Stresi jemi aktualisht në shtëpi dhe me keqardhje për disa njerëz, akoma të buzëqeshur dhe shumë të fortë”, ka thënë Xhuli pos tjerash./Prive   ...
Komentet te Xhuli ka diçka për të thënë për marrëdhënien e saj me Stresin (VIDEO) Janë të Mbyllura

Thellohet përçarja, Arifi: Osmani e Kurti në shenjë ndëshkimi nuk më ftuan për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka kohë që nuk gëzojnë raporte të shëndosha. Krisja mes Kurtit e Arifit nisi qysh para një viti. Ky raport u reflektua edhe në manifestimin e festës të Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt ku Arifi nuk ishte i pranishëm, shkruan Gazeta Sinjali. Në listën e të ftuarve nga Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, nuk figuronte emri i kryetarit të Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi. Mungesa e tij u pa edhe në fotografitë e publikuara nga Kryeministria dhe Presidenca. Derisa të ftuar ishin deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetari i ...
Komentet te Thellohet përçarja, Arifi: Osmani e Kurti në shenjë ndëshkimi nuk më ftuan për Pavarësinë e Kosovës Janë të Mbyllura

Erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjetin elektroenergjetik, KEDS del me njoftim

Lajme
KEDS ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta në disa pjesë të Kosovës ka dëme në rrjetin elektroenergjetik, si në largpërçues dhe në shtylla elektrike. Rajonet më të prekura janë Peja, Mitrovica, Prishtina dhe Ferizaj. Si rrjedhojë, edhe disa dalje 10kV kanë mbetur jashtë funksionit, ndërsa ekipet e KEDS-it janë në teren për të sanuar dëmet. Njoftimi i plotë: Informatë Për shkak të erërave të forta që sot në mëngjes kapluan një pjesë të konsiderueshme të Kosovës, janë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektroenergjetik, si në largpërçues dhe në shtylla elektrike. Si rrjedhojë, edhe disa dalje 10kV kanë mbetur jashtë funksionit. Rajonet më të prekura janë Peja, Mitrovica, ...
Komentet te Erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjetin elektroenergjetik, KEDS del me njoftim Janë të Mbyllura

E dhimbshme: Vdes vogëlushja, një ditë pas aksidentit të rëndë në Kamenicë

Lajme
Një aksident trafiku doli të jetë me pasoja fatale për 33-vjeçarin tashmë të ndjerë, Albanot Emerllahu pasi vetura e tij me të cilën po udhëtonte bashkë me bashkëshorten dhe vajzën që s’ka mbushur ende një vit, u ndesh me një furgon në rrugën mes fshatit Domoroc dhe Hodonc të komunës së Kamenicës. I ndjeri nuk kishte arritur që t’i përballojë plagët e rënda që mori dhe si pasojë ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku që doli në vendin e ngjarjes, teksa bashkëshortja dhe vajza e vogël ishin transferuar me urgjencë në spital. Burimet nga Emergjenca bëjnë me dije për Sinjalin se fëmija nuk ...
Komentet te E dhimbshme: Vdes vogëlushja, një ditë pas aksidentit të rëndë në Kamenicë Janë të Mbyllura

Vetëvrasje në një kafene të Shtimes: Gruaja 55-vjeçare dërgohet në gjendje të rëndë në Emergjencë, vdes pasi lirohet nga spitali

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një kafeteri të Shtimës, ku një grua ka tentuar t’i jap fund jetës, duke konsumuar sasi të tepruar të medikamenteve. Ky rast ka tronditur pronarin e lokalit, i cili menjëherë ka njoftuar Policinë. Ajo u dërgua në spital dhe më pas u lirua, por fatkeqësisht vdiq rrugës, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një grua të moshës 55-vjeçare, nga komuna e Lipjanit, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar mjeku kujdestar. E ndjera fillimisht ishte dërguar në Emergjencën e qytetit të Shtimes ku kishte marrë trajtim mjekësor dhe më pas ishte liruar, ...
Komentet te Vetëvrasje në një kafene të Shtimes: Gruaja 55-vjeçare dërgohet në gjendje të rëndë në Emergjencë, vdes pasi lirohet nga spitali Janë të Mbyllura

S’i prek Ligji i Pagave: Guvernatori i BQK-së dhe drejtori i Trustit marrin mbi 4 mijë euro në muaj

Ekonomi
Ligji për pagat në sektorin publik i miratuar në Kuvend me koeficientin në vlerë prej 105 euro, nuk prek edhe rrogat enorme të larta në disa institucione të pavarura të themeluara nga Kuvendi i Kosovës dhe në ndërmarrjet publike. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli, do të vazhdojnë të mbesin ndër më të paguarit në vend. Guvernatori Mehmeti merr pagë mujore 4 mijë e 430 euro apo 53 mijë e 165 euro, neto në vit. Pagë të përafërt me guvernatorin ka edhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. Ai merr pagë 4 mijë 128 euro në muaj ose 49 mijë ...
Komentet te S’i prek Ligji i Pagave: Guvernatori i BQK-së dhe drejtori i Trustit marrin mbi 4 mijë euro në muaj Janë të Mbyllura

Turqia goditet përsëri nga një tërmet tjetër

Rajoni dhe Bota
Një tërmet 5.3 ballë raportohet se ka ndodhur në Turqinë qendrore. Dridhjet janë ndjerë edhe në qytetet përreth si në Konya dhe Kayseri derisa qytetarët janë frikësuar jashtë mase. Ndërkohë që për dy tërmete tjera raportohet të kenë ndodhur edhe në Kahramanmaras dhe Malatya, me shkallë më të vogël, 4.2. Në faqen për informacion mbi tërmetet, EMSC, është regjistruar tërmet në Turqinë qendrore, 5.3 ballë. Më 6 shkurt, Turqia jugore u godit nga dy tërmete të fuqishme nga i cili vdiqën mbi 50 mijë persona atje dhe në Siri ku u ndjenë dridhjet po ashtu dhe u shkaktuan dëme. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Turqia goditet përsëri nga një tërmet tjetër Janë të Mbyllura

Kurti për Astrit Deharin: Viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur

Lajme
Kryeministri i vendit dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e 50-të të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie ka përmendur Adem Demaçin e Astrit Deharin, ku për këtë të fundit kërkoi drejtësi. Ai ka thënë se të dy janë busulla të aktivitetit të Lëvizjes Vetëvendosje. Për Deharin, aktivistin që vdiq në burg, Kurti e cilësoi si viktimë të padrejtësisë kriminale. “Të dy janë busulla të Lëvizjes sonë dhe për sa kohë që të jetoj kujtimi i tyre në zemrat tona, për aq kohë do të jehojë edhe Lëvizja. Nuk e humbim rrugën, për sa kohë që rruga jonë ndriçohet nga pishtarë si ata. Lavdi dhe nderim për ...
Komentet te Kurti për Astrit Deharin: Viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur Janë të Mbyllura

Arta Selimi lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother Vip Kosova 😞 A e meritoi eliminimin?

ShowBiz
...
Komentet te Arta Selimi lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother Vip Kosova 😞 A e meritoi eliminimin? Janë të Mbyllura