Një person ka vdekur nga koronavirusi dhe janë konfirmuar 32 raste të reja me këtë virus në 24 orët e fundit në Kosovë. Gjatë kësaj kohe janë shëruar 20 persona, teksa numri i rasteve aktive ka shkuar në 202. IKSHPK njofton për hospitalizimin e 15 pacientëve. Njoftimi i plotë: /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vdes 1 person nga koronavirusi në Kosovë, shkon në mbi 200 numri i rasteve aktive Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore pasi ashensori ka rënë nga kati i dytë në bodrum në një objekt banesor, në rrugën “Hisni Gashi” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Për shkaqe ende të panjohura, ashensori ka rënë dhe për pasojë banorët kanë marrë lëndime të rënda, për çka janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, me ç’rast ka bërë të ditur se rasti po hetohet. “Është raportuar se si pasoj e një ashensori i cili ka rënë në një ndertës nga kati i dytë në podrum, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona viktima femra kosovare të cilat janë dërguar në ...
Komentet te Ashensori në Prishtinë bie nga kati i dytë në bodrum, lëndohen gjashtë persona Janë të Mbyllura
Në ordinancën private “Aorta” në Ferizaj mesditën e djeshme ka humbur jetën një grua, e moshës 41-vjeçare, e cila për shkaqe akoma të panjohura ka vdekur pasi iu nënshtrua një intervenimi gjinekologjik. Viktimës iu ishte përkeqësuar gjendja dhe menjëherë është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt, por fatkeqësisht veçse kishte ndërruar jetë, raporton Sinjali. Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se lidhur me rastin tashmë janë intervistuar dy mjekë të kësaj ordinance, të cilët kanë dhënë deklarata në cilësinë e personave të dyshuar, njëri prej të cilëve e kishte kontrolluar të ndjerën. Sipas informacioneve të para që janë mbledhur deri më tash, e ndjera kishte pasur termin në ...
Komentet te Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën ‘Aorta’ në Ferizaj, intervistohen dy mjekë Janë të Mbyllura
Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar në autostradën A1 ndërmjet Brinjes dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit, në Kroaci. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në orën 23:43, mbrëmjen e djeshme, ndërsa mësohet se një person ka humbur jetën, raporton Euronews. Sakaq si pasojë e aksidentit 7 persona të tjerë (pasagjerë) kanë mbetur të lënduar. Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 112-të të autostradës nga Spliti në Zagreb, jo shumë larg Otoçacit. Autostrada fillimisht ishte mbyllur në të dy drejtimet, ndërsa mëngjesin e sotëm është hapur për qarkullim njëra korsi e autostradës në drejtim të Zagrebit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Përmbyset autobusi me targa shqiptare në Kroaci, humb jetën një person Janë të Mbyllura
Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali. Në shumë raste, përdoruesit e drogës përfshihen edhe në telashe të tjera, si pasojë e sikletit për të konsumuar substanca të tilla. Një rast i tillë është zbuluar gjatë ditës së djeshme në fshatin Zagora të Vushtrrisë, ku Policia ka arrestuar një person. Burimet e Sinjalit thonë se këtë herë, i riu që u kap në ...
Komentet te Sikleti për drogën: I riu në Vushtrri lë pa rrymë një fshat, shet kabllot për të blerë substanca narkotike Janë të Mbyllura
...
Komentet te NDODH EDHE KJO/ Pavarësia e Kosovës në librin për filloristë: Katër opsione, asnjëri i saktë Janë të Mbyllura
Haxhi Krasniqi ka arritur të triumfojë në duelin kundër çeçenit me nënshtetësi nga Belgjika, Timour Kharkohev. Krasniqi ishte energjik që nga fillimi i meçit, duke kërkuar gjatë gjithë kohës goditjet e forta në fytyrën e kundërshtarit. 35-vjeçari tregoi një paraqitje fenomenale që nga raundi i parë, edhe duke rezultuar në fund me fitore. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Haxhi Krasniqi i JASHTËZAKONSHËM, fiton kundër çeçenit Kharkohev Janë të Mbyllura
E shtuna ka nisur me shumë dinamika në Big Brother VIP Albania. Në nisje të spektaklit u diskutua për lojën e litarëve gjatë javës, ku banorët kanë qenë të ndarë në dy grupe dhe janë detyruar të lëvizin me litarë. Mirëpo banorët e tërhequr nga kjo sfidë kanë shkuar direkt në nominim – gjë që ka zemëruar banorin Luiz Ejlli, i cili ka shprehur indinjatën e tij lidhur me këtë vendim. Ai u shpreh se e ka lexuar zarfin nëntë herë, por që në asnjë paragraf nuk është përmendur që banorët që hiqnin dorë nga sfida shkojnë në nominim. “Jo, në zarf ka shkruar se grupi që qëndron më ...
Komentet te Luiz Ejlli kundërshton produksionin e BBVA për nominimin e mbrëmjes: Nuk është e drejtë Janë të Mbyllura
Boksieri shqiptar Shefat Isufi ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit të botës, WBF, në kategorinë gjysmë të rëndë midis Munihut. Isufi e mposhti argjentinasin Hernand David Perezin, pas 12 raundeve, me vendim unanim të gjyqtarëve. Pas 12 raundeve, gjyqtarët dhanë vendimin përfundimtar duke e shpallur fitues Isufin, i cili mbrojti titullin e botës WBF. Raundet e fundit ishin vendimtare me dy boksierët që ishin më aktivë në përpjekje për ta nokautuar njëri-tjetrin. Në fund, gjyqtarët vendosen që më i mirë në këtë duel ishte Isufi. Përndryshe, në këtë turne fituan edhe boksierët e tjerë shqiptarë si Musa Avdimetaj (i njohur si James Kraft) Valon Ahmeti, Kushtrim Tahiruka, Isuf Kelmendi ...
Komentet te Shefat Isufi mbron titullin e Federatës Botërore të Boksit Janë të Mbyllura
Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Kështu e kishte pësuar edhe një person në fshatin Sferkë të Klinës, të cilit ia kishin vjedhur veturën e tij, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dijë se 28-vjeçari kishte kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës për ta gjetur veturën e vjedhur, ndërkohë që edhe vetë kishte nisur kërkimet për t’i rënë në gjurmë asaj. Vetura në fjalë është gjetur në një hekurishte në Klinë, pronari i së cilës kishte blerë automjetin e vjedhur për 200 euro nga personi që dyshohet se e vodhi ...
Komentet te I riu në Klinë e gjen veturën që ia vodhën në një hekurishte, i dyshuari e kishte shitur për 200 euro Janë të Mbyllura