Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?

Lajme
Disa grupe hakerësh prorusë kanë marrë përgjegjësinë mbi sulmet kibernetike që përkohësisht bllokuan disa faqe qeveritare në Kosovë gjatë javës së kaluar, përderisa Qeveria tha se sulmi nuk shkaktoi pasoja në të dhëna dhe faqet janë rikthyer online. Radio Evropa e Lirë ka analizuar profilet e këtyre sulmuesve të mundshëm, përderisa ekspertët e fushës thonë se sulmi duhet të jetë alarm për mbrojtje më të madhe kibernetike. “Gabimi i Kosovës”, është hashtagu i përdorur në disa postime në kanalin e Telegramit të quajtur “Server Killers” (vrasësit e serverit). Në këto postime, që nisën nga 7 maji, ky grup prorus në Telegram, i cili më 14 maj ka pasur rreth 2 ...
Komentet te Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës? Janë të Mbyllura

Ky është gjinekologu i njohur që vdiq në vetaksidentin në Sllatinë

Lajme
Një person ka mbetur i vdekur pas një aksidenti trafiku të ndodhur në Rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Sllatinë. Personi që vdiq është gjinekologu i njohur Jakup Dobranja. Të afërmit e tij kanë njoftuar për vdekjen tij në “Facebook”. Lajmin se një person ka vdekur në aksident e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani. “Në këtë rast është përfshirë një automjet, në të cilin drejtuesi i mjetit ka ndrruar jetë, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët kompetent”, tha ai. Në lidhje me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitet relevante policore, ekipa mjekësore dhe prokurori kompetent, përderisa trupi i pajetë është dërguar në IML./Demokracia ...
Komentet te Ky është gjinekologu i njohur që vdiq në vetaksidentin në Sllatinë Janë të Mbyllura

Syla ia rikujton LDK-së koalicionin me VV-në: PDK-ja kurrë s`e ka akuzuar LDK-në pse dolën për një natë në VV

Lajme
Analisti Valon Syla ka reaguar ndaj kritikave të LDK-së për takimin që Memli Krasniqi ka realizuar me kryeministrin Albin Kurti. Syla ia ka rikujtuar LDK-së se është pikërisht kjo parti që ka bërë koalicion me VV-në dhe Albin Kurtin dhe jo PDK-ja. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në zgjedhjet e fundit gjysma e elektoratit e LDK-së ka dalë në VV. Sipas tij, PDK-ja kurrë nuk e ka kritikuar LDK-në për një gjë të tillë. “Pe shoh nje trend të miqve në Facebook nga militantet e LDKs qe gjithqysh duhet me sha e me fajesu dyqysh PDKn, sikur mos me pasë tjetër kauzë… pse ska aftësi ...
Komentet te Syla ia rikujton LDK-së koalicionin me VV-në: PDK-ja kurrë s`e ka akuzuar LDK-në pse dolën për një natë në VV Janë të Mbyllura

E dhimbshme: Kjo është policja që dyshohet se i dha fund jetës në shtëpinë e saj në Gjilan

Lajme
Një police dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan. Ajo është Lumnije Dervodeli Borovci. Ende nuk ka të dhëna tjera lidhur me këtë ngjarje tragjike. Vetëvrasjen e 46 vjecares e ka konfirmuar për Periskopin edhe Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës. “Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informat se një pjestare e PK-së rreth 46 vjeqare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan. Patrulla eshte nisur menjeher ne ate drejtim, gjithashtu edhe njesitet tjera relevante. Për informata tjera ju njoftojmë”, tha Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës. /Periskopi ...
Komentet te E dhimbshme: Kjo është policja që dyshohet se i dha fund jetës në shtëpinë e saj në Gjilan Janë të Mbyllura

Ministrja e Kurtit e pranon publikisht: Drafti i Asociacionit është Republikë Srpska, por jemi të gatshëm ta zbatojmë nëse Serbia pranon pakon

Lajme
Drafti i Asociacionit është kalë troje, si Republika Srpska – thotë ministrja e jashtme, Donika Gërvalla. Kemi zhdukur nepotizmin. Në institucionet e Kosovës ishte bërë masakër. Me terma të tilla, foli ministrja e jashtme Donika Gërvalla në intervistën te Çim Peka. Ajo foli edhe për mundësinë e anëtarësimit në KiE – për çka tha se ‘gjasat janë 50-50’. “Shumë kam pasur frikë se nëse nuk e marrim votën tani në KiE, mund të ndryshojë konstelacioni në BE dhe mund të marrim votën e qeverive por mund të mos i kemi deputetët në anën tjetër. Nuk mund t’ju them a vendoset a nuk vendoset, është 50-50, sa janë të mëdha shanset ...
Komentet te Ministrja e Kurtit e pranon publikisht: Drafti i Asociacionit është Republikë Srpska, por jemi të gatshëm ta zbatojmë nëse Serbia pranon pakon Janë të Mbyllura

Në QKUK mungojnë tri ilaçe për trajtimin e pacientëve, SHSKUK ia lë fajin operatorëve

Lajme
Në Qendrën Klinike Universitare ka mungesë të tre produkteve medicinale, noradrenalinë, morfinë dhe imatinib. Sektori për Furnizim me barna në QKUK ka konfirmuar se dy prej këtyre produkteve, noradrenalinë dhe imatinib janë furnizuar pjesërisht meqë operatorët ekonomik nuk i kanë liferuar sipas kërkesave, shkruan Gazeta Shneta. Noradrenalina është një neurotransmetues i trurit i cili luan rol esencial në rregullimin e shtypjes së gjakut kur pacienti pëson gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkaq produkti imatinib përdoret tek pacientët me leukemi. “Me produktin Noradrenalinë jemi furnizuar pjesërisht, për shkak se Operatori Ekonomik nuk e ka liferuar sasinë sipas kontratës. Produkti Imatinib është në vonesë, jemi në pritje të liferimit nga ana e Operatorit ...
Komentet te Në QKUK mungojnë tri ilaçe për trajtimin e pacientëve, SHSKUK ia lë fajin operatorëve Janë të Mbyllura

Propozimi i PDK-së për zgjedhje: 30 qershori ose 7 korriku

Lajme
Mbrëmë janë takuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi. Gjatë këtij takimi, ndër të tjera u diskutua edhe rreth shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. Krasniqi pas takimit tha se Kuvendi duhet të shpërbëhet brenda muajit maj. “Unë mendoj që është e domosdoshme që të ndodh brenda muajit maj, sepse jashtë muajit maj nuk ka më kuptim. Në momentin që kalojmë pastaj në fazat e mëvonshme nuk mendoj që duhet. Ka kuptim zgjedhjet e parakohshme në një periudhë 7-8 muaj para zgjedhjeve të rregullta. Tre muaj, katër muaj, para zgjedhjeve të rregullta, s’ka asnjë kuptim”, deklaroi Krasniqi para mediave pas takimit. Klankosova.tv mëson ...
Komentet te Propozimi i PDK-së për zgjedhje: 30 qershori ose 7 korriku Janë të Mbyllura

Tahiri: Kurti po kërkon shpëtim nga dështimi përmes zgjedhjeve, por jo shpëtimin e Kosovës nga izolimi evropian

Lajme
Ish kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Kurti me PDK-në. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti është në kërkim të shpëtimit të tij nga dështimet përmes zgjedhjeve. Por, ajo ka shtuar se Kurti s’po kërkon shpëtimin e Kosovës nga izolimi evropian./ Demokracia ...
Komentet te Tahiri: Kurti po kërkon shpëtim nga dështimi përmes zgjedhjeve, por jo shpëtimin e Kosovës nga izolimi evropian Janë të Mbyllura

Lajçak shprehet optimist se në takimin e radhës mund të arrihet marrëveshje për dinarin

Lajme
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur optimist se në takimin i cili do të mbahet gjatë kësaj jave me kryenegociatorët Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq në Bruksel do të arrihet një marrëveshje.   Sipas tij në këtë takim synohet gjetja e një zgjidhjeje të përkohshme për ata që preken nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme. “Jam i sigurt se një marrëveshje mund të arrihet, por do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët”, ka shkruar emisari Miroslav Lajçak. Ndryshe të mërkurën Bashkimi Evropian ka ftuar në takim Kosovën dhe Serbinë. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për ...
Komentet te Lajçak shprehet optimist se në takimin e radhës mund të arrihet marrëveshje për dinarin Janë të Mbyllura

Hoxhaj takohet me Degën e PDK-së në Zvicër, që udhëhiqet nga babai i Granit Xhakës

Lajme
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, po qëndron në Zvicër. Hoxhaj ka thënë se atje ka pasur një bashkëbisedim rreth vitalizimit të mërgatës me bashkatdhetarët, i organizuar nga strukturat e PDK-së në Zvicër, e cila udhëhiqet nga Ragip Xhaka, babai i futbollistit të njohur Granit Xhaka. “Një takim i mrekullueshëm dhe një bashkëbisedim rreth vitalizimit të mërgatës me bashkatdhetarët tanë, të organizuar nga nëndega e PDK-së në Vaud të Zvicrës, së bashku me profesor Behxhet Gashin dhe nga Dega e PDK-së nën udhëheqjen e Ragip Xhakës”, shkroi Hoxhaj.   /Demokracia ...
Komentet te Hoxhaj takohet me Degën e PDK-së në Zvicër, që udhëhiqet nga babai i Granit Xhakës Janë të Mbyllura