Janë publikuar tashmë të gjitha pikat e marrëveshjes së propozuar për dialogun Kosovë – Serbi. Gjithsej janë 11 nene, me atë të famshmin të përfshirë gjithashtu: respektimin e marrëveshjeve të mëparshme. BE përmes një publikimi në sajtin zyrtar, ka bërë të ditur zyrtarisht 11 pikat respektive. Palët Kontraktuese, Të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre për ruajtjen e paqes, Të përkushtuar për të kontribuar në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale në Evropë dhe për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës, Të vetëdijshëm se paprekshmëria e kufijve dhe respektimi i integritetit dhe sovranitetit territorial dhe mbrojtja e pakicave kombëtare janë kusht themelor për paqen, Duke u nisur nga faktet historike dhe ...
Komentet te Zyrtare: Publikohen 11 pikat e marrëveshjes së propozuar nga BE për dialogun Kosovë – Serbi Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Josep Borrell, ka shkruar në Twitter pas përfundimit të takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Borrell tregoi se të dyja palët janë pajtuar të vazhdojnë përpara me planin franko-gjerman. Ai tha tutje se sot janë bërë disa përparime, por që duhet ende shumë punë. “Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot janë pajtuar se nuk nevojiten diskutime të mëtejshme për Propozimin e BE-së – “Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkroi ai. “Sot kemi bërë disa përparime, por duhet më shumë punë”, përfundoi Borrell. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Borrell shkruan në rrjete sociale pas përfundimit të takimit: Duhet më shumë punë Janë të Mbyllura
Pas përfundimit të takimit në Bruksel mes kryeminsitrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës. LDK ka theksuar se Kurtit tash i ka mbetur vetëm që ta dakordojë datën e themelimit të Asociacionit. LDK ka deklaruar se u vërtetuan brengat e saj, duke theksuar se marrëveshja nuk është finale e as nuk përmban njohjen e ndërsjellë. “Sonte në Bruksel, kryeministri i Kosovës u pajtua me propozimin evropian mbi normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Nga deklarimi i kryeministrit mbi këtë marrëveshje tashmë të dakorduar, por ende të paprezantuar në Kuvendin e Kosovës, u vërtetuan brengat e LDK-së, të bëra ...
Komentet te LDK me komunikatë: Kryeministrit i ka mbetur vetëm ta dakordojë datën e themelimit te Asociacionit Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është deklaruar pas përfundimit të takimit në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas saj, ajo që ka deklaruar shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në konferencën pas takimit, i cili ka thënë se liderët e të dyja vendeve janë pajtuar që nuk duhen diskutime sa i përket planit evropian, është më afër të vërtetës. Sipas saj, të dyja palët janë pajtuar për planin evropian, i cili siç ka thënë ajo, e përmban Asociacionin. “Nga përvoja, ajo çka deklaron ndërmjetësi është më afër së vërtetës. Pra edhe Kryeministri Kurti, edhe pala ...
Komentet te Çitaku: Palët u pajtuan për planin evropian, i cili e përmban edhe Asociacionin Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se kryeministri i Kosovës është dorëzuar sot në Bruksel, duke e pranuar marrëveshjen që në qendër e ka Asociacionin. Në një reagim të tij, Molliqaj ka thënë dorëzimi i Kurtit nuk do të jetë dorëzim i Kosovës, duke paralajmëruar rezistencë ndaj marrëveshjes. “Albin Kurti u dorëzua. E pranoi marrëveshjen. Borell e konfirmoi këtë zyrtarisht e publikisht. Ambasadori i Kosovës lëshoi FAKE NEËS përmes mediumit ku ka punuar, në funksion të propagandës së pushtetit. E Kosova zyrtarisht mori obligim ligjor, sonte, me dakordimin e Albin Kurtit, që të pranojë një marrëveshje të dëmshme që Asociacionin e ka në qendër. Ditët në vijim vazhdojnë ...
Komentet te Molliqaj: Kurti u dorëzua, mori obligim ligjor që ta zbatojë marrëveshjen me Asociacionin në qendër Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka nënshkruar asgjë, sepse Serbia nuk ishte e gatshme ta bënte një gjë të tillë. Veç kësaj, ai konfirmoi se pranoi planin evropian, duke thënë se ai është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm. “Unë nuk nënshkrova, sepse Serbia nuk ishte e gatshme të nënshkruante”, tha ndër tjerash. Gjithashtu, shefi i ekzekutivit foli edhe për rrjedhën e takimit, duke thënë se ishte pozitiv. “Sot patëm një takim pozitiv, konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm i pandryshueshëm. Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë dhe platformë solide për të ...
Komentet te Kurti: S’e nënshkrova, sepse Serbia s’ishte e gatshme ta nënshkruante Janë të Mbyllura
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur pas takimit me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Në një paraqitje para gazetarëve, ai tha se Kurti refuzoi të flasë për Asociacionin. “Do të takohemi prapë me datën 18. Ka qenë një takim i vështirë. Kurti ka refuzuar të flasë për Asociacionin.”, tha ndër tjerash Vuçiq. Lajmi në përditësim…/Nacionale ...
Komentet te Vuçiq: Kurti nuk ishte i gatshëm të flasë për Asociacionin, do të takohemi sërish Janë të Mbyllura
Shërbimi informativ televiziv i Bashkimit Evropian ndërroi lajmërimin nga takimi trepalësh në njoftimin se pritet deklarimi i Përfaqësuesit të Lartë të BE’së, Josep Borrell. Konferenca u raportua të jetë shtyrë për në ora 19:30, ndërkaq në EBS jepet lajmërimi se pritet të nis konferenca. Ndërkaq njoftimi paraprak ishte për takimit trilateral në EBS. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Përfundon takimi trilateral në Bruksel Janë të Mbyllura
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka publikuar foto nga takimi trilateral mes tij, Kurtit dhe Vuçiq. Ai ka shkruar në Twitter se ka mirërpritur liderët e dy vendeve për një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd – Prishtinë. Ndër të tjerash, Borrell ka shkruar se shpreson për një qasje konstruktive nga dy palët. “Unë mirëprita Presidentin @predsednikrs dhe Kryeministrin @albinkurti në Bruksel për një takim të nivelit të lartë të Dialogut Beograd-Prishtinë. Në rendin e ditës: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj për një qasje konstruktive nga të dy palët”, ka shkruar ai në Twitter para pak minutash. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Teksa takimi trilateral po vazhdon, Borrell publikon foto: Shpresoj për një qasje konstruktive nga të dy palët Janë të Mbyllura
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, vlerëson se kryeministri i vendit, Albin Kurti, asnjëherë nuk ka bashkëpunuar me opozitën. Musliu-Shoshi, tha se në vazhdimësi kanë kërkuar nga Kurti që të jetë transparent dhe asnjëherë nuk kanë marrë transparencë nga ai. “Është pikërisht Lëvizja Vetëvendosje që në vazhdimësi ka kundërshtuar çdo marrëveshje e cila është bërë në Bruksel. Madje nuk është kursyer as nga protestat e hedhja e molotovëve e gazlotsjellës në Kuvend dhe sot pikërisht është duke u përballur me këtë”, tha ajo në KlanKosova. “Sot është duke negociuar për çështje të brendshme. Si PDK në vazhdimësi kemi kërkuar që të jenë transparent dhe në vazhdimësi kemi ofruar ...
Komentet te Shoshi: Kurti asnjëherë nuk ka bashkëpunuar me opozitën Janë të Mbyllura