Gjatë ditës së sotme, shumë zyrtarë policorë kanë marrë rrogën. Por, duket se shifra që e kanë parë nëpër xhirollogaritë e tyre bankare i ka lënë të pakënaqur. Ligji i Pagave, duket se nuk ishte aq i mirë për ta aq sa për kategori tjera. Çka ndodhi? Një zyrtar policor me inicialet G. N. ka shkruar në Facebook se “(kjo është rroga) më e vogël deri tash që e kam marrë prej që punoj në Polici qe tri vjet.” derisa shpehte zemërimin e tij. Nacionale nuk ka arritur që të verifikojë pretendimet e policit G.N. por pyeti menjëherë për shqetësimet e zyrtarëve tjerë policorë, kryetarin e sindikatës së tyre z. ...
Komentet te Policët e Kosovës “zhgënjehen” pasi shohin rrogat e tyre që iu dolën sot Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Nga njohja reciproke, në njohje eventuale reciproke, kjo të paktën përmendej në letrat e dërguara së fundi për Kosovën nga presidenti amerikan, Joe Biden e sekretari i Shtetit, Antony Blinken. Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më herët, njohja reciproke nuk ndodhet në propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve, i cili tashmë është bërë publik. Si arritëm nga njohja reciproke në njohje eventuale reciproke, është përgjigjur emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai ka thënë se ShBA ka dashur të tregojë se e mbështet planin evropiandhe mos të krijohen keqkuptime rreth kësaj, derisa shtoi se do të donin që në Ballkanin Perëndimor, vendet ta njihnin pavarësinë e njëra-tjetrës. “Ne deshëm të ...
Komentet te Pse Biden e Blinken tash po përmendin njohje eventuale mes Kosovës e Serbisë? Përgjigjet Escobar Janë të Mbyllura
Një aksident i rëndë në trafik që ndodhi në rrugën Ferizaj – Shtime mbrëmjen e 22 shkurtit, u mori jetën katër të rinjve Arlind Isufaj, 21-vjeçar, Mergim Behluli, 23-vjeçar dhe Armend Muhadini, 39-vjeçar dhe Arsim Isufaj, ndërsa mbetën të lënduar rëndë një çift burrë e grua. Gruaja shtatzënë kishte marrë plagë të rënda dhe ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda QKUK-së kanë bërë me dije se 27-vjeçarja nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë sot në spital. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku në QKUK, ndërsa me urdhër të ...
Komentet te Ndërron jetë shtatzëna që mbeti e lënduar në aksidentin e rëndë ku humbën jetën katër persona Janë të Mbyllura
Presidentja Vjosa Osmani vlerëson se takimi i 27 shkurtit në Bruksel, në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian (BE) dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shënon moment pozitiv në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. “Ky takim i i kontribuon paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon”, thuhet në deklaratën e presidencës. Osmani vlerëson se nëse marrëveshja zbatohet në mënyrë burimore, ajo do të përcaktonte parime të rëndësishme për relacionet ndërmjet palëve, duke i vendosur si të barabarta, me respekt reciprok ...
Komentet te Osmani për takimin në Bruksel: Janë pranuar disa propozime jo të lehta, teksti i marrëveshjes nuk i sqaron të gjitha Janë të Mbyllura
Kryeministri i vendit Albin Kurti pas takimit në Bruksel ka komentuar kritikat e subjekteve politike opozitare. Kurti ka thënë se nuk ka hequr dorë nga njohja në qendër nga Serbia. Ai po ashtu tha se e presin takime e diskutime të vështira gjatë muajve në vazhdim. “Nuk kemi hequr dorë nga asgjë dhe do të vazhdojmë për qytetarët e Kosovës. Na presin takime e diskutime të vështira në muajt në vazhdim. Jam i hapur për çdo raportim në Kuvendin e Kosovës”, tha ai, raporton RTK. Kurti ka thënë se palët ndërmjetësuese të dialogut janë të përkushtuar që gjatë muajit mars të ketë marrëveshje për propozimin në fjalë. Megjithatë për shkak ...
Komentet te Kurti pas kthimit nga Brukseli: Na presin takime e diskutime të vështira në muajt në vazhdim Janë të Mbyllura
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka mbajtur një fjalim para eurodeputetëve në Komitetin për Politika të Jashtme të Parlamentit Europian në Bruksel. Gjatë fjalimit, Bislimi përmendi edhe takimin e 27 shkurtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq Bislimi për procesin e dialogut. “Kemi treguar zotim, gatishmëri dhe konstruktivitet gjithashtu në procesin e dialogut ku sapo jemi pajtuar me propozimin e BE-së dhe negociatat për zbatimin e tij do të pasojnë së shpejti. Ne besojmë që normalizimi i plotë i marrëdhënieve kërkon njohje reciproke si pikë qendrore e marrëveshjes dhe respektim të së drejtave të minoriteteve në të dyja vendet”, tha Bislimi. Ai tha ...
Komentet te Bislimi para eurodeputetëve: Kemi pranuar planin e BE-së, por normalizimi i plotë bëhet me njohje reciproke Janë të Mbyllura
Profesori i Universitetit të Grazit dhe eksperti i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber, ka thënë se propozim-marrëveshja e publikuar mes Kosovës dhe Serbisë nuk përmban surpriza. Me anë të një postimi në Twitter Bieber ka thënë se pyetjet kryesore të hapura janë: detajet rreth Asociacionit dhe pozicioni i vendeve mos-njohëse të BE-së dhe NATO-s. “Publiku serb nuk është përgatitur qëllimisht për një marrëveshje. Rreziku është a) Vuçiq bën një Gjukanoviç (ai e paraqet veten si mbrojtës i vetmi për të mbajtur gjallë marrëveshjen, përndryshe e djathta ekstreme e merr përsipër, të cilën ai e ka dhe do të vazhdojë ta kultivojë), b) një paqe të ftohtë dhe pa një zgjidhje ...
Komentet te Bieber për marrëveshjen në mes Kosovës dhe Serbisë: Nuk përmban surpriza Janë të Mbyllura
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre. Në ngjarje të tilla jo rrallëherë janë përfshirë edhe çiftet e moshuara, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur të hënën në mbrëmje, në fshatin Topliqan i Ri në Lipjan, ku një 85-vjeçar e ka rrahur brutalisht bashkëshorten e tij, e cila për pasojë përfundoi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima është e moshës 84-vjeçare, e cila është sulmuar fizikisht ...
Komentet te Dhunë në pleqëri: Burri 85-vjeçar në Lipjan e rrah brutalisht gruan, ia thyen brinjët Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thumbuar dy krerë partish. Bëhet fjalë për Albin Kurtin e Ramush Haradinajn. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Çitaku ka ironizuar me marrëveshjen në Bruksel, duke thënë se e ka mësuar nga përvoja faktin që edhe Demarkacioni e edhe Asociacioni u nënshkruan nga një ish-opozitar. “Demarkacioni është pranuar nga një ish opozitar; Asociacioni pranohet nga një ish opozitar”, shkroi ndër tjerash ajo. Më poshtë edhe postimi i plotë: /GazetaSinjali ...
Komentet te Çitaku ‘thumbon’ Haradinajn dhe Kurtin: Njëri pranoi demarkacionin, tjetri asociacionin Janë të Mbyllura
Një qytetar në Bruksel u është afruar me agresivitet dy gazetarëve nga Kosova, Kushtrim Sadikut dhe Arben Ahmetit, që ato momente ishin duke raportuar për zhvillimet nga atje. Qytetari është parë duke bërtitur afër Sadikut dhe Ahmetit, ndërsa nuk dihet se për çfarë arsye. Gjithsesi, ajo që ia vlen të ceket është sjellja e duhur e reporterëve. Sadiku dhe Ahmeti kanë shkuar në Bruksel për të raportuar për takimin mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Nacionale ...
Komentet te Rebelohet një qytetar në Bruksel, u afrohet me agresivitet dy gazetarëve nga Kosova – Video Janë të Mbyllura