Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Për nder të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, 784 ushtarë të rreshtuar formojnë portretin e Adem Jasharit

Lajme
Ushtarët e Kosovës kanë bërë një gjest simbolik sot për nder të 25-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”. Në nderim të 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, 784 Ushtarë të Kosovës, të rreshtuar në kazermën “ Adem Jashari” formuan portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Ndërkohë, lidhur me këtë Kuvendi i Republikës së Kosovës ka njoftuar se të hënën do të organizojë seancë solemne, e cila do të nisë në ora 12:00. Gjithashtu 5, 6 dhe 7 marsi do të shoqërohen me një sërë aktivitetesh të ndryshme për nder të Epopesë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Për nder të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, 784 ushtarë të rreshtuar formojnë portretin e Adem Jasharit Janë të Mbyllura

Çmimet e naftës bien, por jo edhe të produkteve tjera

Ekonomi
Çmimet e naftës dhe benzinës në Kosovë janë liruar, por jo edhe të produkteve apo shërbimeve të tjera. Ato kanë rënë për rreth 40 centë, përkatësisht 15 centë, krahasuar me gushtin e kaluar, kur kanë qenë në kulmin e tyre. Hov u kanë dhënë çrregullimet në tregje që ka shkaktuar lufta e Rusisë në Ukrainë. Shtrenjtimi, pastaj, ka shkaktuar efekt zinxhiror – janë rritur çmimet e shumë produkteve të konsumit dhe të shërbimeve. Elizabeta nga Istogu paguan 5 euro biletën e autobusit për në Prishtinë, ku edhe studion. Deri verën e kaluar, çmimi për këtë relacion prej 78 kilometrash ka qenë 4 euro. Përkundër lirimit të naftës, çmimi i biletës ...
Komentet te Çmimet e naftës bien, por jo edhe të produkteve tjera Janë të Mbyllura

“Ushtria” e Xhulit i del në mbrojtje banores pas debatit me Vedatin: Mos e qaj kokën për ofendimet e ‘Komandant prraçkës’

ShowBiz
Një debat i ashpër është duke u zhvilluar në shtëpinë më të madhe në vend, Big Brother Vip Kosova, ndërmjet dy lojtarëve më të fortë, Xhuliana Nurës dhe Vedat Bajramit. Ky i fundit, gjatë një debati, e quajtu Xhulin si “komandante të Dubait”. Veprimi i Vedatit ka nxitur reagime nga shoqëria e Xhulit. “Juliana, fshiji lotët. Ti i ke përballu gjithë ato sulme dhe ofendime nga më të ndryshmet që kur ke hy në Big Brother Vip Kosova. Mos e qaj kokën për ofendimet e këtij ‘Komandant prraçkës’ (Vedatit) Ti dhe familja jote fal Zotit qëndroni mirë ekonomikisht dhe këtë e din një Drenicë që e njohin familjen Nura. Xhuli, ...
Komentet te “Ushtria” e Xhulit i del në mbrojtje banores pas debatit me Vedatin: Mos e qaj kokën për ofendimet e ‘Komandant prraçkës’ Janë të Mbyllura

Rohde: Nuk do të lejojmë një “Republikë Serbe” në tokën e Kosovës

Lajme
Propozimi i planit gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi nuk parashikon asnjë “Republikë serbe” në tokën e Kosovës. Kështu thotë Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. Ai ka theksuar se Gjermania i gëzohet rezultateve pozitive të dialogut në takimin e Brukselit ku palët deklaruan se pranojnë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Ai theksoi se në dhjetë ditët e ardhshme, Kosova dhe Serbia pritet bëjnë përparim vendimtar, në mënyrë që të sqarohet mekanizimi i implementimit të marrëveshjes. Presidenti i Serbisë Vuçiq dhe Kryeministri Albin Kurti të hënën në Bruksel kanë pranuar planin gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Por, propozimi ...
Komentet te Rohde: Nuk do të lejojmë një “Republikë Serbe” në tokën e Kosovës Janë të Mbyllura

Xhuli kaplohet nga lotët: Vedati të kërkojë falje ose nuk mund jetoj nën një çati me të -Video

ShowBiz
Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli ka shpërthyer në lot gjatë mbrëmjes së sotme Prime, pasi nisi tema e “Komandantes së Dubait”, një nofkë me të cilën atë e etiketoi Vedati në darkën e të nominuarve. Xhuli ia ka përmendur Vedatin edhe videon e famshme të tij dedikuar pikërisht fenomenit famëkeq “Dubait”, derisa ka kërkuar nga ai falje publike. Xhuli ishte sa e ashpër, aq edhe sensitive derisa po zhvillonte përplasjen e saj me Vedatin. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Xhuli kaplohet nga lotët: Vedati të kërkojë falje ose nuk mund jetoj nën një çati me të -Video Janë të Mbyllura

Luizi: Kam një siklet, mund të largohem të shtunën

ShowBiz Shqipëri
Luiz Ejlli konkurenti që bëri për vete shqiptarët në këtë sezon të “BBV” mendon se të shtunën mund të lërë përfundimisht shtëpinë. Ai mendon se do ketë edhe për të një zarf të zi për shkak të debatit që pati me Eva Alikajn, ish banoren e “BBV”, që u skualifikua nga vëllai i madh për shkak të agravimit të situatës me Luizin, ku kjo e fundit i tha “ta çaj kafkën”. Luizi, gjatë një bisede me Tan Brahimin, u shpreh se e ka kapur një tip sikleti nga kjo gjë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Luizi: Kam një siklet, mund të largohem të shtunën Janë të Mbyllura

Çitaku mbron Musliun: As nuk ka sha, as nuk ka hedhur gaz lotsjellës, racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon

Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka dalë në mbrojtje bashkpartiakes së saj, Ganimete Musliut pas fjalimit në Kuvendin e Kosovës. Çitaku ka thënë se racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon, dhe sipas saj mund të pajtoheni ose jo me fjalimin e Musliut, por ajo as nuk ka sha, as nuk ka hedhur gaz lotsjellës, as gurë. “Racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon. Mund të pajtoheni ose të mos pajtoheni me atë që ka thënë deputetja Musliu. Mund të pajtoheni e mos pajtoheni me mënyrën si e ka thënë. Por, Ganimetja as nuk ka sha, as nuk ka hedhur gaz lotsjellës, as gurë. Ganja ka fol. Move on.” – ka shkruar ...
Komentet te Çitaku mbron Musliun: As nuk ka sha, as nuk ka hedhur gaz lotsjellës, racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon Janë të Mbyllura

Vdes një i burgosur në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së

Lajme
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se gjatë kësaj të premte ka ndërruar jetë një i burgosur në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së Siç njofton SHKK-ja, i burgosuri është R.S, i lindur më 1959. Nga pranimi i tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, për shkaqe shëndetësore është transferuar për në Stacionarin e Burgut të Dubravës, ku për shkak të gjendjes së tij shëndetësore jo të mirë ka qëndruar tërë kohën. “Më 01.03.2023, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, nga mjeku kujdestar udhëzohet për vizitë mjekësore urgjente në Spiralin Rajonal të Pejës, ku edhe hospitalizohet në Repartin e Neurologjisë”. “Të njëjtën ditë, rreth orës 21:00, transferohet në SHSKUK, Klinika e Neurologjisë, për ...
Komentet te Vdes një i burgosur në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së Janë të Mbyllura

Arrestohet i dyshuari që shtyti në vetëvrasje 18-vjeçaren që tentoi t’i japë fund jetës në Prishtinë

Lajme
Gazeta Sinjali pasditen e së mërkurës ka raportuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në rrugën ‘Ahmet Gashi’ në Prishtinë, ku një vajzë dyshohet se tentoi t’i japë fund jetës së saj. Lidhur me këtë ngjarje ishte shpallur në kërkim një person, i cili dyshohet se ushtroi presion mbi vajzën dhe i shkaktoi asaj shqetësim e frikë, duke e shtyrë drejt vetëvrasjes. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas veprimeve hetimore, është arritur që të lokalizohet vendndodhja e të dyshuarit dhe i njëjti është arrestuar. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me veprën të cilën dyshohet se e ...
Komentet te Arrestohet i dyshuari që shtyti në vetëvrasje 18-vjeçaren që tentoi t’i japë fund jetës në Prishtinë Janë të Mbyllura

Vrasja në Prishtinë, i akuzuari dënohet me 22 vjet burgim

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Besnik Shkodra, duke e dënuar me dëninm unik prej 22 vitesh burgim, për vrasjen e Abit Jasharit, në shkurt të 2019-ës në Prishtinë, ndërsa Baki Shkodriqi u lirua nga akuza për shtytje në vrasje. Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve, u shpall të premten nga kryetari i trupit gjykues, Kushtrim Shyti. Sipas aktgjykimit, i akuzuari Besnik Shkodra për veprën penale “Vrasje e rëndë” u dënua me 21 vite burgim, ndërsa për armëmbajtje pa leje me 2 vite burgim. Ndaj tij, u shqiptua dënim unik prej 22 vitesh burgim. Ndërsa, i akuzuari Baki Shkodriqi (babai i të akuzuarit Besnik), u lirua nga ...
Komentet te Vrasja në Prishtinë, i akuzuari dënohet me 22 vjet burgim Janë të Mbyllura