Ambasada amerikane në Kosovë, ka thënë se presidenti Joe Biden dhe sekretari i shtetit Antony Blinken kanë konfirmuar se Plani Evropian do të dërgojë Kosovën drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian. Kështu është shprehur kjo ambasadë në një përgjigje për Klankosova.tv “Në nivelet më të larta të qeverisë, Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë këtë mbështetje. Presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken, në komunikimet e tyre të fundit për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, nënvizuan se propozimi ka mbështetjen tonë të fortë dhe do ta çojë shumë Kosovën drejt stabilitetit më të madh rajonal, prosperitetit ekonomik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka thënë ambasada amerikane. Të hënën ...
Komentet te SHBA: Biden dhe Blinken konfirmuan se Propozimi Evropian do ta çojë Kosovën drejt integrimit evropian Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Në seancën solemne për shënimin e 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ka folur Rifat Jashari, i cili pati edhe një kërkesë për skenën politike, sa i përket çështjes me Serbinë, raporton Gazeta Sinjali. Ai kërkoi nga politikanët që të kenë një gjuhë të përbashkët e një qëndrim, që të kalohet kjo sfidë. “Ju kisha preferue t’jeni një gjuhe, t’jeni t’ni qëndrimi, të kalojmë këtë sfidë që e kena përpara, të ndahemi një herë e përgjithmonë prej Serbie e tani kena kohë mu merr me tjerat”, tha shkurt RIfat Jashari në seancën solemne. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Rifat Jashari mesazh skenës politike: T’jeni të një gjuhe e të një qëndrimi – të ndahemi një herë e përgjithmonë nga Serbia -Video Janë të Mbyllura
Partia Socialdemokrate e Kosovës ka vendosur sot para Qeverisë së Kosovës, 205 mijë nënshkrimet e peticionit të vitit 2016 kundër marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Më 27 shkurt, në Bruksel është mbajtur takimi i gjashtë i nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut. Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka treguar gatishmëri për të nënshkruar planin evropian, porse Serbia nuk ka qenë e gatshme. Takimi i radhës i nivelit të lartë politik pritet të mbahet në muajin mars. Ndërkohë, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk e dobëson funksionalitetin e shtetit të Kosovës, ...
Komentet te PSD shtron para qeverisë 205 mijë nënshkrimet e peticionit të 2016-ës kundër Asociacionit Janë të Mbyllura
Kryekuvendari Gluak Konjufca gjatë fjalimit prekës të tij në Kuvend, me rastin e 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së e ka emocionuar Rifat Jasharin. Derisa Konjufca e përshkruante momentin kur Rifat Jashari kthehet në Prekaz, ky i fundit shihet i emocionuar, por i mban lotët. “Shpesh më del para syve momenti kur baca Rifat kthehet në Prekaz në mes të varreve ende të freskëta: Me plis në kokë dhe mustaqet e bardha, me atë ecje titanike, ai bartte mbi supet e tij, si kreshtat e maleve tona, krejt dhimbjen tonë historike por edhe krenarinë tonë më të lartë. I kishte humbur 55 anëtarë të familjes, gruan dhe katër fëmijët, prindërit, ...
Komentet te Rifat Jashari emocionohet derisa Konjufca kujton momentin kur ai u kthye në Prekaz Janë të Mbyllura
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka folur në seancën solemne të Kuvendit për Epopenë e UÇK-së. Me një fjalim emocionues, me detaje interesante, Konjufca fillimisht ka thënë se luftën si ajo e familjes Jashari nuk e njeh as historia e botës. “Lufta e Prekazit është ngjarje e pashembullt jo vetëm në historinë tonë. Një të ngjashme nuk e njeh as historia e botës. Familja e gjerë Jashari, tre breza në kullën e tyre, në tokën e lashtë nga baci Shaban e deri te Blerimi i vogël e shpallën lirinë e popullit tonë dhe e mbrojtën atë deri në vetëflijim. Lufta e tyre ishte legjendare. Sakrifica sublime, saqë kombi shqiptar kaloi ...
Komentet te Konjufca me fjalim emocionues: A nuk është baci Rifat definicioni i heroit të gjallë? Janë të Mbyllura
Jo rrallëherë fëmijët keqtrajtohen nga prindërit e tyre, të cilët përveç ushtrojnë dhunë fizike dhe psikike ndaj tyre. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë fëmijët e vegjël, por ka raste kur e pësojnë edhe foshnjat. Një ngjarje e tillë ka ndodhur së fundmi në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një grua po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy fëmijëve të saj, 9 dhe 15-vjeçar, në shtëpinë e tyre në rrugën “Dëshmorët e Dujakës”, të dielën në mbrëmje. Sipas informacioneve që ka Sinjalin, e dyshuara Xh.Q., derisa ishte në gjendje të dehur, para fëmijëve të saj e kishte hedhur një gotë në ...
Komentet te Gjakovë: Nëna e dehur ushtron dhunë ndaj fëmijëve, përfundon në pranga të Policisë Janë të Mbyllura
Presidentja Vjosa Osmani i ka ndarë Rifat Jasharit “Urdhrin e Lirisë”. Këtë e ka bërë në një vizitë në shtëpinë e Jasharëve në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së. Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar kanë bërë homazhe te varret e familjes Jashari në Prekaz. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Presidentja Osmani ndan “Urdhrin e Lirisë” për Rifat Jasharin Janë të Mbyllura
Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Marketet shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje. Një ndër hajnat që dyshohet për disa grabitja tashmë ka rënë në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Bujar Maliqin, i cili është identifikuar pasi Policia kishin nisur hetimet për një rast të grabitjes, që ndodhi muajin e kaluar në marketin QTA në Mitrovicë. I dyshuari, 40-vjeçar po dyshohet ...
Komentet te Ky është hajni që bënte kërdi në Mitrovicë, dyshohet për së paku katër grabitje Janë të Mbyllura
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me anëtarët e partisë, ka bërë homazhe te varrezat në Kompleksin Memorial në Prekaz, me rastin e 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Abdixhiku ka thënë që mbi sakrificën e familjes Jashari, ka lindur edhe përpjekja për “liri, shtet dhe pavarësi”. “Sot nderojmë 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nderojmë datat 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998, ku në këtë tempull ranë heroikisht familja Jashari dhe komandanti legjendar Adem Jashari. Në këtë rënie të tyre, lindi edhe përpjekja jonë finale për liri, shtet dhe pavarësi. Mbi sakrificën e familjes Jashari, të komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve të UÇK-së qëndron ...
Komentet te Abdixhiku: Mbi sakrificën e familjes Jashari, lindi edhe përpjekja jonë finale për liri, shtet dhe pavarësi Janë të Mbyllura
Në Kosovë më 5 mars ka nisur shënimi i manifestimit treditor të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), teksa krerët shtetërorë nderuan rezistencën e familjes Jashari nga Prekazi. Një video e rrallë e realizuar në kullën e Jasharjave në Prekaz, është publikuar dhe shihet se si Ademi bashkë me dajën e tij nga Llausha, Osman Geci dhe me djalin Lulzim Jasharin po niseshin për në aksion. Ademi e daja Osman përshëndeten me familje, kurse në veturë i pret Luli. Nëna Zahidja i shoqëron deri te vetura. Aty dëgjohet edhe zëri i Adem Jasharit tek përshëndetet me nënën e tij kjo grua heroinë që lindi heronj. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Video e rrallë: Momenti kur Adem Jashari me dajën e tij bëheshin gati për luftë Janë të Mbyllura