Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Isni Kilaj arrin në Kosovë pasi u lirua nga Gjykata Speciale

Lajme
Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, u lirua në Kosovë sot, më 15 maj, me kushte të rrepta, në bazë të vendimit të gjykatësit të vetëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) të datës 3 maj 2024. Në vijim ky vendim u konfirmua edhe nga një panel i Gjykatës së Apelit i DHSK-së më 13 maj 2024. Aeroplani privat nga Rotterdami u nis menjëherë për në Kosovë mëngjesin e sotëm. Djali i tij, Bekimi ka publikuar një fotografi bashkë me Kilajn, pasi ky i fundit ka arritur në shtëpinë e tij. Kujtojmë se Kilaj ishte arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale, më 3 nëntor të vitit të kaluar./Demokracia ...
Komentet te Isni Kilaj arrin në Kosovë pasi u lirua nga Gjykata Speciale Janë të Mbyllura

Lajmërohet Nagip Krasniqi, i arrestuari për korrupsion, njeriu i VV-së: Ne nuk ia dolëm plotësisht në objektivin tonë përfundimtar

Lajme
Ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, në letrën përshëndetëse ka thënë se “nuk ka arritur ta përmbush plotësisht objektivin e tij, porse ka lënë disa gjurmë të mira”, ani pse ishte i arrestuar për korrupsion. Krasniqi është liruar nga detyra e kryeshefit më 24 prill të këtij viti. Ai dyshohet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “ushtrim të ndikimit” dhe “konflikt të interesit”. Ishte arrestuar më 19 prill të vitit të kaluar, ndërsa në shtator ishte liruar nga paraburgimi, por iu ndalua t’i afrohej objektit të KEK-ut në 50 metra. “Ne nuk ia dolëm plotësisht në objektivin tonë përfundimtar. Ne humbëm disa beteja kyçe përgjatë rrugës, kemi humbur ...
Komentet te Lajmërohet Nagip Krasniqi, i arrestuari për korrupsion, njeriu i VV-së: Ne nuk ia dolëm plotësisht në objektivin tonë përfundimtar Janë të Mbyllura

“Kështu e bëjmë ne”, Erolldi dhe Diola dashni pa kufi

Lajme
Ish-banorja e “Big Brother Vip 2”, Diola Dosti, është zgjuar sot me një surprizë mjaft romantike nga partneri i saj. Ajo ka publikuar në InstaStory një buqetë me lule, për të cilën falenderon Erolld Belegun. “Mëngjese si ky. Faleminderit Erolld Belegu!”, shkruan nutricionistja. Postimi është rishpërndarë gjithashtu edhe nga biznesmeni, i cili e ka shoqëruar me këngën e Montell Jordan, “This is how we do it” (kështu e bëjmë ne)./Demokracia ...
Komentet te “Kështu e bëjmë ne”, Erolldi dhe Diola dashni pa kufi Janë të Mbyllura

Armë, municion, eksploziv, uniforma serbe e shok-bomba – krejt çka gjeti dje policia në veri

Lajme
Policia ka dhënë detaje për kapjen e armatimit dje në Zveçan, ku bëhet e ditur se janë bastisur tri shtëpi të pabanuara. Sipas policisë, gjatë kontrollit tek tri shtëpitë e pabanuara janë gjetur dhe sekuestruar 1 mijë e 588 copë fishekë, armë të llojeve të ndryshme, uniforma të ushtrisë serbe e uniforma të Policisë së Kosovës. “Njësitet hetimore policore kanë bërë bastisjen në tri lokacione (shtëpi të pa banuara) dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar 1588 copë municion,10 armë të llojeve të ndryshme, 62 shokë bombë, 1.5 kg. Eksploziv plastik, 1 palë dylbi, 4 radiolidhje, 1 shurdhues, pajisje rezervë për radiolidhje, 33 karikatorë të mbushur, 8 karikatorë të zbrazët, ...
Komentet te Armë, municion, eksploziv, uniforma serbe e shok-bomba – krejt çka gjeti dje policia në veri Janë të Mbyllura

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë: Tre të përfshirë, arratiset një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Lajme
Tre persona janë përfshirë në një përleshje në të cilën është përdorur edhe arma e zjarrit të martën në mbrëmje në Prishtinë. Policia njofton përmes raportit 24-orësh se në rast janë të implikuar dy shtetas kosovarë dhe një i huaj, shtetas i Maqedonisë së Veriut. Dy prej tyre janë arrestuar e më pas janë liruar, ndërkohë shtetasi i Maqedonisë së Veriut gjendet në kërkim policor. “Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete tre të dyshuar meshkuj, dy kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë së veriut. Dyshohet se nga njëri prej të dyshuarve është përdorur edhe arma e zjarrit”, tha policia. Hetimet për rastin janë në zhvillim ...
Komentet te Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë: Tre të përfshirë, arratiset një shtetas i Maqedonisë së Veriut Janë të Mbyllura

Gjykata Speciale liron Isni Kilajn me dorëzani 30 mijë eurosh e masa të tjera

Lajme
Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është liruar sot nga Gjykata Speciale me kushte të rrepta. Sipas njoftimit të Speciales thuhet se ndonëse Kilaj është liruar, ai vazhdon të jetë i dyshuar në proceset e Dhomave të Specializuara, ku njëra ndër do është dorëzania në shumë prej 30 mijë euro si kusht paraprak për lirimin e tij. “Kilaj nuk duhet të largohet nga territori i Kosovës, përveçse me leje të një paneli kompetent të DhSK-së dhe t’i dorëzojë Administratores pasaportën dhe çfarëdo dokumenti tjetër udhëtimi të tij”. “Duhet të japë adresën në të cilën do të banojë gjatë kohëzgjatjes së procesit gjyqësor dhe të paraqitet çdo javë në policinë e Kosovës, ...
Komentet te Gjykata Speciale liron Isni Kilajn me dorëzani 30 mijë eurosh e masa të tjera Janë të Mbyllura

Reshjet e mëdha të shiut e çajnë asfaltin në Rrugën B në Prishtinë – Video

Lajme
Reshjet e shiut këtë pasdite kanë bërë që të ketë edhe vërshime në kryeqytet. Reshjet e mëdha e kanë dëmtuar edhe gypin e kanalizimit, duke e çarë asfaltin në rrugën B në Prishtinë. /Demokracia ...
Komentet te Reshjet e mëdha të shiut e çajnë asfaltin në Rrugën B në Prishtinë – Video Janë të Mbyllura

“Made in Kosova”- Kurti promovon idenë për të cilën zëvendësministrja u akuzua se e ka vjedhur

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka promovuar platformën “Made in Kosova”, të cilën e prezantoi si projekt në pronësi shtetërore. Pak ditë më parë, numri dy i diplomacisë kosovare, Liza Gashi, u akuzua nga Astrit Panxha, Drejtor i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, për vjedhje të idesë. “Për Kosovën dhe “Made in Kosova”, është platforma online dhe këndi që përuruam sot bashkë me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla-Schwarz, ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi”, thuhet në postimin e Kurtit. “Si një projekt në pronësi shtetërore, e rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me USAID, platforma “MIK” përmban informata të detajuara mbi dhjetë sektorët ...
Komentet te “Made in Kosova”- Kurti promovon idenë për të cilën zëvendësministrja u akuzua se e ka vjedhur Janë të Mbyllura

Rrugët e kryeqytetit vërshohen nga reshjet e shiut

Lajme
Reshjet e shiut të cilat filluan pasditen e së martes shkaktuan kolona e bën që gjendja e rrugëve të mos jetë në nivelin e duhur. Në pamje shihet se në çfarë gjendje janë aktualisht rrugët në kryeqytet. /Demokracia ...
Komentet te Rrugët e kryeqytetit vërshohen nga reshjet e shiut Janë të Mbyllura

Pasi doli nga ‘lista e zezë’ e dyshuar si mashtruese, MPB-ja e angazhon kompaninë të bëjë ekzaminimin e veturave

Lajme
Ekziston një ‘listë e zezë’ në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Aty futen kompanitë që pretendohet se janë zënë duke ofruar dëshmi të rrejshme gjatë ofertimit të tyre në proceset e prokurimit ose nuk i kanë ofruar dëshmitë e nevojshme as pas nënshkrimit të kontratës. Pas kërkesave nga ana e institucioneve për të futur një kompani në ‘listën e zezë’, vetëm për dy forma të shkeljes ekziston baza ligjore për sanksionim të shpejtë administrativ, që në rastin e Kosovës është diskualifikimi për pjesëmarrje në tenderim për një kohë të caktuar. Vetëm pak muaj nga dalja e kësaj liste, Ministria e Punëve të Brendshme ka rekomanduar për kontratë një kompani, shkruan Demokracia.com. ...
Komentet te Pasi doli nga ‘lista e zezë’ e dyshuar si mashtruese, MPB-ja e angazhon kompaninë të bëjë ekzaminimin e veturave Janë të Mbyllura