Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për takimin e ardhshëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, që pritet të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, raporton gazeta Sinjali. Kurti ka thënë sërish se në takimin e 27 shkurtit në Bruksël, pala kosovare ishte e gatshme të nënshkruante marrëveshjen, mirëpo ishte Vuçiq ai që refuzoi. “Ne deshëm ta nënshkruanim marrëveshjen më 27 shkurt. Fatkeqësisht, presidenti Vuçiq nuk deshi ta (nënshkruan atë). Kjo marrëveshje bazë e propozuar nga Bashkimi Evropian është një bazë solide për të ecur përpara dhe shpresoj që më në fund do ta arrijmë më 18 mars”, ka thënë Kurti, raporton Beta. Kryeministri ...
Komentet te Kurti e përsërit qëndrimin për Asociacionin: Zgjidhjet monoetnike nuk janë të mundshme Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Dhuna në familje po vazhdon të mbetet një ndër dukuritë më shqetësuese në vend, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Viktimat në shumë raste kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga Policia, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një familje në rrugën ‘Xhafer Meta’ në Podujevë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe e ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 37-vjeçaja ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që ...
Komentet te Llapjani ushtron dhunë ndaj gruas së tij, i del në ndihmë edhe vëllai – e shtyn nga shkallët Janë të Mbyllura
Shtatë persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Hamburg të Gjermanisë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00, afër një kishe, shkruan Bild. Policia bëri të ditur se një operacion në shkallë të gjerë ishte duke u zhvilluar në zonën e Alsterdorf. Policia e Hamburgut thotë se aktualisht “nuk ka informacion të besueshëm për motivin e krimit”. Këtu është teksti i mesazhit dërguar banorëve të Hamburgut pas të shtënave. “Shmangni zonën e rrezikut. Nëse jeni zonën e rrezikut, qëndroni aty ku jeni dhe mos dilni jashtë për momentin”, thuhet në të, shkruan The Guardian. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Qëndroni aty ku jeni”, ky është mesazhi që iu dërgua banorëve të Hamburgut Janë të Mbyllura
Mbrëmjen e sotme ka pasur një incident në Mitrovicën Veriore, teksa Policia e Kosovës ndodhej në një pikë kontrolli në fshatin Banje, kur u detyruan ta përdorin armën e zjarrit. Rasti ndodhi në një rrugë ilegale, ku kaloi një automjet, që u urdhërua të ndalonte, por një gjë e tillë nuk ndodhi, raporton Gazeta Sinjali. Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët policorë sipas procedurave kanë sinjalizuar automjetin me bateri që të ndalojë për kontroll rutinor, por personi i dyshuar (drejtuesi i automjetit) posa ka vërejtur zyrtarët policorë ka rritur shpejtësinë për të ikur nga ndalimi duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre. “Përderisa njëri nga zyrtarët policor me qëllim të shmangies së ...
Komentet te Incident në Veri: Policia detyrohet të përdor armën e zjarrit, një xhip i rrezikoi duke ikur Janë të Mbyllura
Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova po afron dhe ethet e finales tashmë kanë kapluar jo vetëm konkurentët, por edhe fansat e tyre, që po i ndjekin 24 orë në ditë që nga fillimi i këtij spektakli. Ditën e nesërme, me fillim nga ora 21:00 në Klan Kosova do të mbahet gjysmëfinalja e Big Brother, ku do të ketë shumë emocione, shumë surpriza dhe gjithashtu do të ketë eleminime. Televotimi për banorët e preferuar që duam t’i shohim në finale, është i hapur që nga Prime i së hënës dhe në spektaklin e të premtes do të mësojmë numrin dhe emrat e konkurentëve që do të arrijnë në ...
Komentet te Nesër gjysmëfinalja e madhe e Big Brother VIP Kosova, ja çfarë pritet të ndodhë! -Video Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se janë neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevcit. Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rrjetet sociale po shpërfaqin mllefin e mbjellur në këtë shoqëri. Ajo tutje ka thënë se me lehtësi të padurueshme shajm, fyejmë vetëm pse mendon ndryshe. “Neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër Saranda Bogujevcit. Rrjetet sociale po shpërfaqin brutalisht se sa shumë mllef është mbjellur në këtë shoqëri. Me lehtësi të padurueshme shajmë, fyejmë, mallkojmë tjetrin, vetëm pse mendon ndryshe. Keq.” – ka shkruar Çitaku. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Çitaku i quan neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër Saranda Bogujevcit Janë të Mbyllura
Pas vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Kurti u shpreh se është i kënaqur nga vendimi i sotëm i Këshillit të BE-së në favor të udhëtimit pa viza, duke shtuar se pritjes së gjatë po i vjen fundi. “Një hap më afër: I kënaqur nga vendimi unanim i sotëm nga Këshilli i BE-së, në favor të udhëtimit pa viza për qytetarët tanë. Pritjes së gjatë po i vjen fundi”. “Mezi presim hapat përfundimtarë të Parlamentit Evropian, ka shkruar Kurti. Kujtojmë se në njoftimin e Këshillit Evropian është bërë e ditur se të gjitha vendet e ...
Komentet te Kurti pas vendimit për liberalizimin e vizave: Pritjes së gjatë po i vjen fundi Janë të Mbyllura
Vërtetësia e produksionit të “Big Brother VIP” është vënë disa herë në dyshim duke filluar që nga votat e publikut e deri tek skenarët e përgatitur. Audienca ka ngelur shpesh e pakënaqur nga vendimet që u janë komunikuar banorëve përsa i përket të eleminuarit të rradhës, apo edhe të preferuarit. Në nominimin e fundit mes Armaldos, Kristit dhe Oltës, pjesa më e madhe e audiencës kanë kërkuar largimin e kësaj të fundit mirëpo nuk ndodhi kështu. Të shtunën u komunikua se i eleminuari do të ishte Kristi, por edhe ai kishte një biletë kthimi. Ndaj mbrëmjen e djeshme banori i “Big Brother 2”, Elton Tozaj, ka nisur një peticion për ...
Komentet te Dyshohet për skandal me votat e publikut/ Ja rezultati i thellë për eliminimin e Olta Gixharit Janë të Mbyllura
Gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës sot, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që të përgjigjet për 12 milionë eurot nga Bordi i ShSKUK-së, që dyshohet se janë keqpërdorur. Rreth kësaj ka reaguar Bordi i ShSKUK-së, duke thënë se deklarata e Haxhiut është shpifje, dhe sipas tyre Bordi Drejtues nuk ka në menaxhim buxhetin e ShSKUK-së. “Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ( ShSKUK), me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, lëshon këtë njoftim sqarues lidhur me shpifjet e bëra sot në adresë të Bordit, nga Deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, z.Bekim Haxhiu, përfshirë shkrimet në portalet e ...
Komentet te Akuzat për keqpërdorim të 12 milionë eurove, ShSKUK i reagon ashpër Bekim Haxhiut Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e kuvendit Saranda Bogujevci, i ka reaguar ashpër deputetit të VV-së, Visar Korenicës i cili tha se është kundër ligjit për riprodhim pasi sipas tij cenhet familja. Deputetja e VV-së, Bogujevci, tha se ajo ka vendosur t’i besojë shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë. “E mora fjalën vetëm për ti sqaru disa gjana pa dashur të futem në replika, mendoj që është ligj tepër i rëndësishëm e kemi diskutuar shumë herë në rrafshe të ndryshme, kur i rregullojmë gjërat në shoqërinë tonë sa e lehtë është të merret kur vendimet munden me derteminu për neve si gra qysh vendosim ta jetojmë ne jetën tonë, dicka që nuk ...
Komentet te Bogujevci i beson shkencës: Unë kam vendosur të bëhem nënë pa pasur burrë Janë të Mbyllura