Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Getinjo ironizon me Xhulin: Shoku i babit Isa Boletini më pruni deri këtu, t’ka bo t’fala -Video

ShowBiz
Getinjo, me t’u rikthyer për të qëndruar për 24 orë në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova, ka filluar menjëherë të bëjë shaka me banorët që janë brenda. Ai i tha Vedatit se me veturë e kishte sjellë në Big Brother Vip Kosova një shok i babait të tij. “Këtu me kerr më solli shoku i babait tim, Isa Boletini, e kishte në klasë babai im”, ka thënë Getinjo. Këto fjalë të reperit shkaktuan të qeshura te pjesa tjetër e banorëve. “Të ka bërë të fala Isa Boletini”, i ka thënë pos tjerash, duke qeshur Getinjo-Xhulit. Ditë me parë, Juliana kishte thënë se babai i saj ishte në klasë më ...
Komentet te Getinjo ironizon me Xhulin: Shoku i babit Isa Boletini më pruni deri këtu, t’ka bo t’fala -Video Janë të Mbyllura

Ngacmohet seksualisht një vajzë në Prizren, i dyshuari e kap në të pasme dhe rrëzon përtokë

Lajme
Ecja nëpër rrugët e qyteteve të Kosovës është shndërruar në sport ekstrem për vajzat dhe gratë. Kjo për shkak të mungesës së sigurisë pasi që ato gjatë kohës që lëvizin vetëm nëpër qytete, vazhdimisht hasin në persona të dyshimtë të cilët i ngacmojnë ato e për më tepër marrin guximin edhe t’i sulmojnë dhe dhunojnë seksualisht, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Prizrenit, ku viktimë është një vajzë 21-vjeçare. Burimet e Gazetës Sinjal brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka filluar në parkun e qytetit, kur viktima kishte vërejtur se një person i panjohur po e ndiqte nga mbrapa. ...
Komentet te Ngacmohet seksualisht një vajzë në Prizren, i dyshuari e kap në të pasme dhe rrëzon përtokë Janë të Mbyllura

Ky është hajni 53-vjeçar që bënte kërdi në marketet e mëdha në Fushë Kosovë, bie në prangat e Policisë

Lajme
Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Marketet shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje. Një ndër hajnat që ka bërë kërdi në markete është arrestuar gjatë ditës së djeshme, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Ekrem Kurdën, 53-vjeçar, i cili dyshohet për së paku pesë raste të vjedhjeve të rënda, që i ka kryer kryesisht në disa markete në Fushë Kosovë. Ai është kapur gjatë ditës së ...
Komentet te Ky është hajni 53-vjeçar që bënte kërdi në marketet e mëdha në Fushë Kosovë, bie në prangat e Policisë Janë të Mbyllura

Von der Leyen thirrje Kosovës dhe Serbisë për takimin e 18 marsit: Të kapin momentin

Lajme
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i një rëndësie të madhe, vendimtare për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit. Von der Leyen shpreson që të dyja palët “të kapin momentin” në dialog dhe të jeni konstruktiv në bisedimet e ardhshme. Ajo ka diskutuar për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës edhe me presidentin amerikan Joseph Biden dhe për pyetjen se sa e rëndësishme është për procesin e zgjerimit dhe stabilitetin e Evropës që Beogradi dhe Prishtina të normalizojnë marrëdhëniet, si dhe cilat do të jenë pasojat. Sipas saj, kur është fjala për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ...
Komentet te Von der Leyen thirrje Kosovës dhe Serbisë për takimin e 18 marsit: Të kapin momentin Janë të Mbyllura

Vdekja e dyshimtë e 22-vjeçarit në Gjilan, familja thotë se ndërroi jetë nga infarkti

Lajme
Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në familjen Hasani në Gjilan, ku djali i tyre 22-vjeçar u gjet pa shenja jete në korridorin e shtëpisë së tij. Ky rast ka tronditur familjen dhe gjithë të afërmit, teksa Prokurori i Shtetit e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë. Hetimet për këtë rast kanë nisur, ndërkohë që janë deklaruar edhe nga familja. Në një njoftim me detajet për ceremoninë e varrimit, familjarët kanë bërë të ditur se 22-vjeçari ka vdekur si pasojë e një infarkti. “Lajmërim – Ju njoftojmë se sot ( 13 Mars 2023 ) në moshën 22 vjeçare, pasi pësoi një infarkt, ka ndërruar ...
Komentet te Vdekja e dyshimtë e 22-vjeçarit në Gjilan, familja thotë se ndërroi jetë nga infarkti Janë të Mbyllura

Kërcet grushti sërish në burgun e Dubravës, dy të burgosur rrahen me njëri-tjetrin

Lajme
Përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla. Raste të tilla e incidente të tjera, siç është ikja e të dënuarve janë goxha të shpeshta dhe po ndodhin pikërisht në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po krekoset se po udhëheq suksesshëm me ministrinë dhe ka rritur nivelin e sigurisë në burgje. Gazeta Sinjali ka raportuar së fundmi për plot ngjarje të tilla, sidomos në Burgun e Dubravës. Rrahjet në këtë qendër janë shpeshtuar ditët e fundit dhe rasti i fundit ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. Sipas informacioneve të para, të burgosurit D.K., dhe U.A., kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin pas ...
Komentet te Kërcet grushti sërish në burgun e Dubravës, dy të burgosur rrahen me njëri-tjetrin Janë të Mbyllura

Rast tragjik për familjen Hasani në Gjilan: Ky është 22-vjeçari që u gjet i vdekur në shtëpinë e tij

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Hasani në Gjilan, ku djali 22-vjeçar i tyre u gjet pa shenja jete në korridorin e shtëpisë së tij, sot në orët e mbrëmjes. Ky rast ka tronditur familjen dhe gjithë të afërmit, teksa akoma nuk dihen shkaqet e vdekjes, raporton Sinjali. Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije së i riu që u gjet pa shenja jete është Valmir Hasani, vdekjen e të cilit e konfirmoi ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes. Gjithçka dyshohet se ndodhi për pak minuta pasi i riu u kthye në shtëpi dhe papritmas u dëgjua një zhurmë. Kur familjarët e tij dolën nga dhoma ...
Komentet te Rast tragjik për familjen Hasani në Gjilan: Ky është 22-vjeçari që u gjet i vdekur në shtëpinë e tij Janë të Mbyllura

Xhuli ia puthë këmbët Vedatit (VIDEO)

ShowBiz
Modelja nga Drenica, Juliana Nura dhe aktori i humorit Vedat Bajrami, janë dy prej konkurrentëve më të fortë dhe pretendentë për çmimin e madh. Dyshja kishin debate të nxehta me njëri-tjetrin brenda shtëpisë, Vedati e kishte quajtur Julin “komadante e dubait”. Por, ata duket se kanë harruar hatërmbetjet mes vete. Në një video të publikuar në rrjetet sociale Xhuli shihet duke ja puthur këmbët Vedatit.   Më pas ajo ulet në prehër dhe të dy së bashku bëjnë shenjën me dy gishta në formë të fitores, duke treguar se tashmë i kanë rregulluar raportet mes tyre. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Xhuli ia puthë këmbët Vedatit (VIDEO) Janë të Mbyllura

Rama i dhuron Krasniqit “Hyjneshën në Fron”

Sport
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim të hënën boksierin Robin Krasniqi, të cilit ia ka dhuruar “Hyjneshën në Fron”. Rama ka thënë se ashtu sikurse ky simbol, edhe Krasniqi ka treguar qëndrueshmëri dhe forcë. “Një kampion i vërtetë nuk përcaktohet vetëm nga fitoret, por nga përkushtimi, këmbëngulja, karakteri dhe shpirti i tij. Robin Krasniqi, ju mishëroni të gjitha këto cilësi dhe jo vetëm. Faleminderit që e keni vënë vendin tonë në hartat botërore dhe që na bëni gjithmonë krenar me arritjet tuaja. Në shenjë mirënjohjeje e admirimi, të dhurojmë Hyjneshën në Fron – simbol i vërtetë i qëndrueshmërisë dhe forcës, ashtu sikur jeni edhe ju”, ka shkruar ...
Komentet te Rama i dhuron Krasniqit “Hyjneshën në Fron” Janë të Mbyllura

Kusari-Lila për shtrenjtimin e rrymës: Po e presim propozimin final të ZRRE-së

Lajme
Për shkak të disa udhëtimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjatë kësaj jave nuk do të mbahet asnjë seancë plenare, kështu ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e cila komentoi edhe pritshmëritë për takimin e 18 marsit në Ohër në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Për paralajmërimin e ZRRE-së për shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike për 14% nga prilli, ajo tha se ditët e në vijim pritet të shihet propozimi final për modelin e tarifave. Kusari-Lila thotë se në takimin e 18 marsit presin qasje konstruktive, derisa theksoi se sa i përket planit të veprimit ende nuk është konfirmuar ai final. Lidhur ...
Komentet te Kusari-Lila për shtrenjtimin e rrymës: Po e presim propozimin final të ZRRE-së Janë të Mbyllura