Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Sot shënohet Dita Botërore e Lumturisë

Lajme
Dita Botërore e Lumturisë festohet çdo vit në mbarë botën më 20 mars. Qëllimi i Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë është të rrisë ndërgjegjësimin për vlerën e lumturisë në jetën e dikujt dhe ndikimin e përgjithshëm që mund të ketë në mirëqenien e një personi. Kjo ditë synon të përhapë mesazhin se përparimi i një kombi duhet të jetë rritja e lumturisë dhe mirëqenies njerëzore dhe jo vetëm rritja e ekonomisë. “Kthehu më i lumtur” është tema për vitin 2022 dhe synon të arrijë rimëkëmbjen globale nga pandemia COVID-19. Më 12 korrik 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 20 Marsin si Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë, duke njohur rëndësinë e ...
Komentet te Sot shënohet Dita Botërore e Lumturisë Janë të Mbyllura

“Kena me t’vra ty edhe familjen…”/ Kërcënohet 29-vjeçari në Mitrovicë, shkak borxhet

Lajme
Mosmarrëveshjet për borxhe shpeshherë shkaktojnë incidente të ndryshme në vendin tonë, të cilat eskalojnë në përleshje e kanosje. Si rrjedhojë e kësaj krisen miqësi e lidhje familjare dhe lindin konflikte serioze. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Mitrovicë, ku dy persona dyshohen se kanë kërcënuar një 29-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali. Rasti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të borxheve që viktima ka pasur ndaj të dyshuarve dhe nuk kishte arritur t’ua kthente. Për pasojë, ai u përballë me kërcënime serioze, për çka u detyrua ta raportojë rastin në Polici.   Kështu kanë bërë me dije burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë dhe kanë njoftuar se viktima kishte pranuar ...
Komentet te “Kena me t’vra ty edhe familjen…”/ Kërcënohet 29-vjeçari në Mitrovicë, shkak borxhet Janë të Mbyllura

“Liria ka emër”, Leonora Jakupi e konfirmon pjesëmarrjen në protestë të dielën

Lajme
Këngëtarja Leonora Jakupi ka bërë të ditur se do marshojë së bashku me protestuesit tjerë të dielën, më 2 prill, në mbështetje të luftës së UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre. Kështu ka njoftuar Leonora përmes një postimi në Instagram. Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”. Ideatorët e platformës “Liria ka emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë thënë se ish-krerët e UÇK-së nuk janë duke u përballur me procesin gjyqësor për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por për shkak se me emrat e tyre lidhet ...
Komentet te “Liria ka emër”, Leonora Jakupi e konfirmon pjesëmarrjen në protestë të dielën Janë të Mbyllura

Sot në Speciale mbahet konferencë në rastin gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Lajme
Dhomat e specializuara kanë njoftuar se sot do të mbahet konferencë në rastin gjyqësor Thaçi dhe të tjerët. Konferenca përgatitore për gjykim u mbajt më 18 janar 2023, pasuar nga Konferenca Përgatitore e Prokurorit të Specializuar më 15 shkurt. Kurse deklaratat hyrëse janë planifikuar të paraqiten nga 3 deri më 5 prill dhe paraqitja e provave fillon më 11 prill 2023. Kujtojmë se aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Më 22 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, përmes dy vendimeve, miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në që të korrigjojë dhe ndryshojë aktakuzën, mes ...
Komentet te Sot në Speciale mbahet konferencë në rastin gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve Janë të Mbyllura

Zhduket 13-vjeçarja nga Kaçaniku, familja kërkon ndihmë nga Policia dhe qytetarët për ta gjetur

Lajme
Melisa Krasniqi 13 vjeçare nga komuna e Kaçanikut raportohet se është zhdukur që nga dita e premte. Lajmin për zhdukjen e saj e kanë bërë të ditur familjarë e 13-vjeçares të cilët kërkojnë ndihmë nga Policia dhe qytetarët për ta gjetur bijën e tyre. Thirrjen për ta gjetur Melisa KrasniqiN e ka publikuar në Facebook këngëtari Labinot Tahiri. Njoftimi i plotë: ËSHTË ZHDUKUR!! Melisa Krasniqi 13 vjeqare nga komuna e Kaçanikut, ështê zhdukur që nga dita e premte! Familja ka kerkuar që ta publikojë rastin, e po asshtu ju lutemi mediave që ta bējnë këtë lajm mê të bujshëm përshkak se gjithçka po ecën nga dale!! Besojmë shumë në Policinë ...
Komentet te Zhduket 13-vjeçarja nga Kaçaniku, familja kërkon ndihmë nga Policia dhe qytetarët për ta gjetur Janë të Mbyllura

Stresi e viziton Gani Gecin në Llaushë (FOTO)

Lajme
Fituesi i Big Brother Vip Kosova, reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi së fundi ka shkuar në fshatin Llaushë për ta vizituar kullën e familjes Geci. Stresi që njihet për lidhjen e tij të afërt me ish-deputetin e LDK-së Gani Geci ka qëndruar në odën e këtij të fundit. Lajmin për vizitën e Stresit e kanë bërë të ditur familjarët e Gani Gecit ku ky i fundit po qëndronte në shtëpi sipas pushimit të tij të rregullt nga burgu. Postimi i plotë: Të dashur miq, Sot babai im Gani Geci është në pushim të rregullt nga burgu në shtëpi dhe me këtë datë kishte ditëlindjen axhi ynë Fadil Geci ...
Komentet te Stresi e viziton Gani Gecin në Llaushë (FOTO) Janë të Mbyllura

“Do të kushtoj me jetë…”, Ikballe Huduti denoncohet për kërcënim, shkak debati për fenë

Lajme
Emri i Ikballe Hudutit ka qenë shumë shpesh i përfolur në mediat tona për shkak të deklaratave të saj, që lidhen sidomos me fenë. Ajo ftohet shpesh në emisione të ndryshme, ku flet për fenë Islame, e jo rrallëherë ka pasur edhe përplasje verbale në studiot televizive. Një rast i tillë ka ndodhur edhe së fundmi, kur Huduti është denoncuar në Polici për kanosje nga prezantuesi i një emisioni, raporton Gazeta Sinjali. Burimet brenda Prokurorisë  kanë bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për Sadri Imerin, i cili prezanton një emision, në të cilin Huduti kishte qenë e ftuar dhe kishin pas një debat mes tyre për shkak të ...
Komentet te “Do të kushtoj me jetë…”, Ikballe Huduti denoncohet për kërcënim, shkak debati për fenë Janë të Mbyllura

Vrasja e rëndë në Dragodan: Këta janë të dyshuarit nga familja Mustafa që privuan nga jeta 50-vjeçarin

Lajme
Pasditen e së shtunës, në lagjen Arbëria në Prishtinë, në afërsi të një hoteli u vra një person, i cili u qëllua me armë zjarri dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Për motive akoma të panjohura, viktima u gjuajt nga njëri prej të dyshuarve, që tashmë janë objekt hetimi nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Tre anëtarë të familjes Mustafa janë marrë në pyetje si të dyshuar, dy prej tyre për vrasje, e tjetri për ndihmën pas kryerjes së veprës penale, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personat e arrestuar për këtë rast janë Avni Mustafa dhe Mustafë Mustafa, që dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer ...
Komentet te Vrasja e rëndë në Dragodan: Këta janë të dyshuarit nga familja Mustafa që privuan nga jeta 50-vjeçarin Janë të Mbyllura

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Von Cramon: Nëse zbatohet me shpejtësi, do të ketë paqe në rajon

Lajme
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ajo, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se edhe pse aneksi doli të jetë më pak i detajuar sesa që pritej, nëse e gjitha zbatohet me shpejtësi, atëherë do të ketë paqe dhe stabilitet në rajon. Sipas saj ky është një hap drejt integrimit në BE për të dyja vendet. “Teksti i aneksit. Më pak e detajuar se sa pritej, por nëse e gjithë kjo do të zbatohet me shpejtësi, patjetër që mund të sjellë më shumë paqe dhe stabilitet në rajon. Është një hap drejt integrimit në BE ...
Komentet te Marrëveshja Kosovë-Serbi, Von Cramon: Nëse zbatohet me shpejtësi, do të ketë paqe në rajon Janë të Mbyllura

Kurti lajmërohet pas marrëveshjes: I mbetet BE-së të gjejë mekanizma për ta bërë ligjërisht të obligueshme

Lajme
Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar sërish për takimin e djeshëm në Ohër, ku ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të gjejë mekanizma për të bërë marrëveshjen bazë për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme. Kurti ka falënderuar përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, emisarin për dialogun Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për “angazhimin e palëkundur”. “Ne erdhëm në Ohër me qëllime të mira dhe treguam mirëbesim gjatë takimeve të djeshme. Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmëssekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar, për angazhimin e ...
Komentet te Kurti lajmërohet pas marrëveshjes: I mbetet BE-së të gjejë mekanizma për ta bërë ligjërisht të obligueshme Janë të Mbyllura