Për motive të ndryshme e me raste edhe të panjohura, qytetarët përballen me kërcënime serioze. Të dyshuarit shpesh herë janë edhe persona të afërm të tyre, por ndodh që edhe të mos dihet ‘autori i paralajmërimeve të rrezikshme’, raporton Gazeta Sinjali. Me një rast të tillë është përballur mëngjesin e djeshëm një grua në Prishtinë, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 53-vjeçarja ka njoftuar Policinë se dikush i panjohur ka lënë një ‘porosi’ në kutinë postare të banesës së saj në rrugën ‘UÇK’. Sinjali mëson se bëhet fjalë për një letër me mesazh të shkurtër, por tejet serioz, ...
Komentet te Tmerrohet gruaja në Prishtinë, dikush ia lë një ‘selam’ te banesa: Kom me t’vra sonte Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i njoftoi ministrat e jashtëm të BE-së, për marrëveshjen e Ohrit, që u arrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me 18 mars. Sipas Borrell, kjo është një arritje e madhe dhe, siç tha, “më nuk do të jemi në gjendje krize, por në implementim të marrëveshjeve të arritura më parë me 27 shkurt në Bruksel”. “Këto marrëveshje hyjnë në fuqi me deklaratën që e lëshova. Nuk ishte nënshkrim për shkaqe ligjore, por të dyja palët u pajtuan se deklarata ime është përkushtim nga ana e tyre për të plotësuar tërësisht obligimet që dalin nga kjo marrëveshje e ...
Komentet te SHBA e BE me mesazhe të qarta për Kurtin e Vuçiqin: Zbatojeni marrëveshjen, s’duam krizë të re Janë të Mbyllura
Një person derisa ishte në gjumë ka gëlltitur urën metalokeramike që i kishte vënë stomatologu. Këtë e ka bëre të ditur doktori Skender Telaku përmes një njoftimi në Facebook, ku theksojë se ura i është larguar pa kurrfarë problemi. “Nxjerrja e ures metalokeramike gjysmecirkulare nga perpisa (ezofagu) me endoskop. Mashkulli 35 vjec aksidentalisht, deri sa ka qene ne gjume e ka perbire uren e vene nga stomatologu disa muaj me pare. Ura u nxorr endoskopikisht pa kurfare problemi…..”, ka shkruar doktori Telak./Fakte plus ...
Komentet te Gëlltiti dhëmbët derisa ishte në gjumë, 35-vjeçari përfundon në QKUK Janë të Mbyllura
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, është ligjërisht e detyrueshme edhe pa nënshkrim, raporton Gazeta Sinjali. Për FoNet, Hill ka thënë se zbatimi i marrëveshjes është më i rëndësishëm se nënshkrimi i saj, teksa ka treguar një nga elementët kyç të marrëveshjes është se detyrimet e të dyja palëve janë pjesë e procesit të integrimit evropian. Ai theksoi se është bërë e qartë se formimi Asociacionit të komunave me shumicë serbe është urgjent dhe i rëndësishëm, duke kujtuar se ky është një obligim që është pranuar ...
Komentet te Hill: Marrëveshja është e detyrueshme edhe pa nënshkrim, zbatimi i saj është më i rëndësishëm Janë të Mbyllura
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka hedhur sërish kritika ndaj Gjykatës Speciale. Ai ka theksuar se kjo gjykatë qëllimshëm po e zvarrit procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka shkruar se për shkak të pagave të mira duket se gjyqtarët e kësaj gjykate po duan që procesin ta zvarrisin sa më shumë. “Duket se gjyqtarët duan të mbajnë sa më gjatë punët e tyre të paguara mirë në dëm të të pandehurve. Pse nuk mund të shkojnë në shtëpi e të presin gjyqin?”, ka pyetur Bosch. Dje ka përfunduar edhe konferenca e fundit statusore para nisjes së gjykimit në rastin e Hashim ...
Komentet te Bosch: Gjyqtarët e Speciales duan të zvarrisin procesin në dëm të ish-krerëve të UÇK-së Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti sot ka folur për marrëveshjen e dakorduar në Ohër, për të cilën tha se është dashur të nisë zbatimin qysh dje dhe se për këtë ndërkombëtarët do të duhej ta dënonin Serbinë. Ai foli edhe për çështjen e Asociacionit, duke thënë se ai gjendet në konventën e Këshillit të Europës për mbrojtjen e pakicave. “Do të duhej që atë formulimin për vetëmenaxhimin e komunitetit serb që të adresojmë çështjet që na paskan ngelur pa u përmbushur dhe për neve natyrisht – siç kam thënë në Kuvendin e Kosovës – bëhet fjalë për një formulim, i cili i përket në mënyrë shumë besnike dhe të saktë konventës kornizë ...
Komentet te Kurti thotë se “vetëmenaxhimi” gjendet në Konventën e KiE për mbrojtjen e pakicave Janë të Mbyllura
”Albin Zajednica“, është mbishkrimi që Partia Socialdemokrate (PSD) ka vendosur nëpër mure publike të kryeqytetit. Pos mureve, edhe nëpër sheshe është shkruar grafita e njëjtë. Kjo pasi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pajtuar me marrëveshjen e Ohrit. Opozita parlamentare dhe joparlamnetare në Kosovë akuzojnë Kurtin se me zotimin e Ohrit ”e ka pranuar Asociacionin”. Pushteti ka përdorur termin “vetëmenaxhim”, për të pretenduar se është përmirësuar pozicioni i dialogut rreth Asociaiconit. Por faktori ndërkombëtar vazhdon ta përmend Asociacionin si “obligim ligjor ndërkombëtar”, të Kosovës. Kurti e kishte kundërshtuar vazhdimisht atë gjatë kohës sa ishte në opozitë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Albin Zajednica”, PSD-ja me grafite për kryeministrin Kurti Janë të Mbyllura
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se mungesa e bordit të Trustit Pensional po reflekton në rrezikimin e mjeteve të Trustit nëpër tregjet ndërkombëtare. Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë që prej 1 marsit Trusti Pensional është pa bord – dhe kjo po i rrezikon 2.5 miliardë euro. “Pasojat tanimë po i bartim. Çmimi i njësisë së FKPK-së është në rënie nga 3 mars 2023 e këndej. Kjo po ndodh për shkak të disa sinjaleve për krizë të mundshme në tregjet financiare nga falimentimi i një banke në SHBA. Por, në mungesë të Bordit, nuk ka kush të marrë vendim për tërheqje të ...
Komentet te Hoti: Po vërehet mungesa e bordit në Trust – kursimet në mëshirë të fatit Janë të Mbyllura
Këtë javë, Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca. Kështu ka njoftuar shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se seanca e parë që mbahet të enjten do të nisë në orën 12:00. “Kjo seancë e 22 marsit ka në agjendë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara plenare”. Gjithashtu, ajo bëri me dije se të enjten me fillim të orës 10:00, Kuvendi mban seancë të re ku edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të raportoj për takimin në Ohër. “U dakorduam që pikat e rregullta të rendit të ditës të hiqen në mënyrë që të ofrohet më shumë diskutim dhe njoftim nga ...
Komentet te Kryeministri Kurti të enjten raporton në Kuvend për takimin në Ohër Janë të Mbyllura
Gjykatësi në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe ekipet e mbrojtjes që të reduktojnë kohën e përcaktuar për paraqitjen e provave dhe pyetjeve të dëshmitarëve, teksa koha për nisjen e gjykimit po afron. Gjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, është caktuar për 3 prill. Ata akuzohen nga Dhomat e Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të akuzuarit po e ndjekin konferencën statusore përmes video-lidhjes. Sipas gjykatësit, nëse i referohen përllogaritjeve të ...
Komentet te Gjykata: ZPS-së do t’i duhen mbi 6 vjet për të paraqitur provat ndaj ish-krerëve të UÇK-së Janë të Mbyllura