Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Në PE sot mbahet edhe një votim për liberalizimin e vizave për Kosovën

Lajme
Në agjendën e sotme të Komitetit të Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme, votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën do të bëhet rreth orës 12:00, ndërsa do të raportojë eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, i cili është raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën, zëdhënës i Parlamentit Evropian, Ojamo Janne. Ndërkohë, votimi i fundit për vizat do të bëhet në seancë plenare që do të mbahet më 18 prill nga Parlamenti Evropian. Këshilli i Ministrave të BE-së, më 9 mars kishte miratuar në lexim të parë lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës. Procedura e radhës ...
Komentet te Në PE sot mbahet edhe një votim për liberalizimin e vizave për Kosovën Janë të Mbyllura

Kurti: Për dallim prej para 8 e 10 viteve, tani Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe një herë ka thënë se marrëveshja e dakorduar me Serbinë është njohje de-facto për Kosovën. Ai ka thënë se për dallim nga vite më parë, Serbia tani po heziton të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën. “Ky është një plan që sjell njohjen de-facto dhe nuk bllokon rrugën për të ecur përpara. Meqë pati pajtim unë insistova që të nënshkruhet, por për dallim prej para 8 vjetëve dhe 10  vjetëve, Serbia refuzoi ta nënshkruajë”, ka deklaruar Kurti. Kurti ka thënë se kjo është një marrëveshje të cilën Serbia nuk ka interes ta zbatojë. “Pala serbe refuzoi ta nënshkruajë, sepse, siç e zbuloi ajo vet, heziton që ...
Komentet te Kurti: Për dallim prej para 8 e 10 viteve, tani Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën Janë të Mbyllura

Aksion i Krimeve Ekonomike në 10 barnatore në Pejë, konfiskohen barna dhe ndalohen tre pronarë

Shëndetësi
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka zhvilluar një operacion policor sot në rajonin e Pejës, ku janë kontrolluar dhjetë barnatore, për të cilat ekzistonte dyshimi i arsyeshëm se janë duke shitur produkte farmaceutike pa banderola, dhe të njëjtat produkte dyshohet se janë të kontrabanduara dhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve, raporton Sinjali. Policia ka njoftuar se ky operacion ka qenë i koordinuar së bashku me Doganën e Kosovës (Njësia e Antikontrabandës) dhe Inspektorët Farmaceutik nga Ministria e Shëndetësisë, me ç’rast në 6 prej 10 barnatoret që u kontrolluan është gjetur sasi e konsiderueshme e produkteve farmaceutike pa banderola. “- Biznesi 1, në tri (3) njësi janë ...
Komentet te Aksion i Krimeve Ekonomike në 10 barnatore në Pejë, konfiskohen barna dhe ndalohen tre pronarë Janë të Mbyllura

Nesër vendoset për shtrenjtimin e tarifave të rrymës për 15 për qind

Lajme
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) nesër pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike për rreth 15 për qind. Zyrtarë të ZRRE-së kanë thënë se në bazë të raporteve, për të Hyrat e Lejuara Maksimatet pritet që tarifat përfundimtare për konsumatorë të rriten rreth 15 për qind. “Në bazë të raporteve për të Hyrat e Lejuara e Lejuara Maksimale pritet që tarifat përfundimtare për konsumator të rriten rreth 15%, sidoqoftë vlera e saktë e rritjes do dihet pas aplikimit të palëve për tarifa”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së. Nga ZRrE janë përgjigjur se bordi i këtij institucioni, nesër në seancën e dytë me radhë për këtë ...
Komentet te Nesër vendoset për shtrenjtimin e tarifave të rrymës për 15 për qind Janë të Mbyllura

PDK del me video për “sukseset” e Kurtit në dy vjet qeverisje: Dy vjet me dështime -Video

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka publikuar një video përmes të cilës e ka kritikuar qeverisjen dy vjeçare të kryeministrit, Albin Kurti. Krasniqi ka shkruar se këto dy vite të Kurit kanë qenë dy vjet me arsyetime dhe dy vjet me dështime. Në video me ironi përmenden ngjarjet që kanë ndodhur përgjatë qeverisjes së Kurtit duke nisur nga zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, skandali me Ambasadorin Martin Berishaj, marrëveshja në Ohër dhe pranimi i Kurtit për ta themeluar Asociacionin dhe të tjera. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te PDK del me video për “sukseset” e Kurtit në dy vjet qeverisje: Dy vjet me dështime -Video Janë të Mbyllura

Fatmir Humolli nuk ulet me grupin parlamentar të VV-së, Kusari-Lila shkon të bisedojë me të

Lajme
Deputeti Fatmir Humolli, ka ndërruar ulësen në Kuvendin e Kosovës. Ai nuk është parë tek ulët në vendin e tij ku qëndroi për dy vite. Humolli është larguar nga vendi ku është rezervuar për deputetët e e Vetëvendosjes. E për këtë, ai pati një vizitë nga shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila. Nuk dihet çka saktësisht kanë biseduar mirëpo dihet që Humolli ka qenë i pakënaqur me punën e Qeverisë Kurti. Humolli ka paralajmëruar se sot do të bëjë të ditur dorëheqjen nga Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Fatmir Humolli nuk ulet me grupin parlamentar të VV-së, Kusari-Lila shkon të bisedojë me të Janë të Mbyllura

29-vjeçarja përdoruese e narkotikëve shan dhe sulmon prindërit e saj, largohet nga shtëpia në Fushë Kosovë

Lajme
Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Shpeshherë këto telashe vijnë si pasojë e përdorimit të alkoolit e substancave narkotike, raporton Gazeta Sinjali. Një ngjarje e tillë ka ndodhur dje në një familje në rrugën ‘Arbëria’ në Fushë Kosovë, ku një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht prindërit e saj. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se prindërit kanë denoncuar rastin në Polici, ku kanë deklaruar se për shkak të krizave nga narkotikët, e bija i kishte sharë e ofenduar dhe më pas kishte shtyrë nënën dhe kishte goditur ...
Komentet te 29-vjeçarja përdoruese e narkotikëve shan dhe sulmon prindërit e saj, largohet nga shtëpia në Fushë Kosovë Janë të Mbyllura

Kurti liston të arriturat e Qeverisë, por se përmend marrëveshjen me Serbinë

Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka folur për punën e tij teksa nesër shënon dyvjetorin e qeverisjes. Kurti foli për pandeminë COVID-19, vështirësitë për të siguruar vaksina, krizen energjetike, inflacionin ekonomik e agresionin rus në Ukrainë. Por, Kurti në asnjë vend nuk përmendi procesin e dialogun e as marrëveshjen e arritur me Serbinën për planin evropian. “Nesër në këtë kohë bëhen dy vjet nga dita e parë e shërbimit tonë. Shpresa për më mirë dhe besimi që ajo mund të arrihet janë edhe shkaku edhe arsyeja se pse ne jemi këtu. Të zgjedhurit e popullit, për të bërë ndryshimin me një kabinet të përzgjedhur ...
Komentet te Kurti liston të arriturat e Qeverisë, por se përmend marrëveshjen me Serbinë Janë të Mbyllura

Rrugët e Londrës ndriqohen me 30 mijë drita për të shënuar muajin e shenjtë të Ramazanit

Rajoni dhe Bota
Për herë të parë, një anë e Londrës është ndriquar me 30,000 drita për të shënuar muajin e shenjtë të Ramazanit. Rruga Coventry, e cila lidh sheshin Leicester me Piccadilly, është e ndriçuar me “Gëzuar Ramazanin”. Dritat u ndezën nga kryetari i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, i cili është një nga 1.3 milionë myslimanët në Londër që festojnë Ramazanin, raporton BBC, përcjell Gazeta Sinjali. Shfaqja u organizua nga Ayshea Desai, e cila u frymëzua nga dashuria e saj për dritat e Krishtlindjeve. Ajo tha: “Unë thjesht kisha ambicien ta bëja si dritat e Krishtlindjeve. Më kujtua se shkova të vizitoja dritat e Krishtlindjeve me motrën time kur isha duke ...
Komentet te Rrugët e Londrës ndriqohen me 30 mijë drita për të shënuar muajin e shenjtë të Ramazanit Janë të Mbyllura

Ngjarja e rëndë në familjen Sekiraqa në Podujevë, ky është i moshuari që vdiq pasi plagosi veten me armë zjarri

Lajme
Mëngjesi i 16 marsit nuk ishte i zakonshëm si çdo ditë tjetër në familjen Sekiraqa nga fshati Herticë i Podujevës. Brenda shtëpisë së tyre në rrugën ‘Ramë Vllasa’ ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, e të cilat dyshohet se i shkrepi një person i moshuar me qëllim që t’i japë fund jetës së tij, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se viktima është Osman Sekiraqa, 87-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm në një nga Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ku po trajtohej që nga dita kur ndodhi ngjarja e rëndë. Sekiraqa ishte gjetur në shtëpinë e tij nga një fqinj i cili kishte dëgjuar zhurmën ...
Komentet te Ngjarja e rëndë në familjen Sekiraqa në Podujevë, ky është i moshuari që vdiq pasi plagosi veten me armë zjarri Janë të Mbyllura