Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Këto janë ushqimet që duhet të hani në mëngjes për të forcuar zemrën

Kuzhina Lifestyle
Dieta luan një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit dhe mjekët kanë renditur disa ushqime që mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të zemrës. Mjekët polakë kryen një studim mbi efektin e ushqimit në gjendjen e organit më të rëndësishëm dhe arritën në përfundimin se nëse hani ushqime të caktuara për mëngjes, si bollgur dhe avokado me bukë, mund të ndihmoni në përmirësimin e punës së saj. Bollguri është një burim i karbohidrateve komplekse që i jep trupit energji për disa orë. Përveç kësaj, është i pasur me fibra vegjetale, prandaj është i dobishëm për zorrët dhe parandalimin e aterosklerozës. Mjekët këshillojnë gjithashtu një mëngjes që përfshin ...
Komentet te Këto janë ushqimet që duhet të hani në mëngjes për të forcuar zemrën Janë të Mbyllura

Protestë para TCH në përkrahje të Luizit, banorëve u lëshohet muzikë që mos të dëgjojnë asgjë -Video

ShowBiz Shqipëri
Një protestë po raportohet se është duke u zhvilluar para zyreve të Top Channel, në përkrahje të banorit Luiz Ejlli. Raportohet se banorëve brenda iu është lëshuar muzikë me zë të lartë, që të mos dëgjohen protestuesit jashtë. Ndryshe kjo protestë thuhet se është organizuar nga Aleks Visha. Kujtojmë se në nominim sonte janë Olta dhe Kiara. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Protestë para TCH në përkrahje të Luizit, banorëve u lëshohet muzikë që mos të dëgjojnë asgjë -Video Janë të Mbyllura

Gjashtë persona të lënduar në një aksident të rëndë në Mitrovicë

Lajme
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali. Një aksident trafiku ka ndodhur edhe sonte rreth orës 19:30 në rrugën rajonale Mitrovicë – Podujevë, ku si pasojë janë lënduar gjashtë persona, raporton Gazeta Sinjali. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura. “Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth ...
Komentet te Gjashtë persona të lënduar në një aksident të rëndë në Mitrovicë Janë të Mbyllura

Vasfije Krasniqi fton qytetarët të marshojnë më 2 prill: Kriminelët serbë të lirë, çlirimtarët po gjykohen

Lajme
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëra nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, Vasfije Krasniqi – Goodman, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në marshin “Liria Ka Emër” në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë. Krasniqi-Goodman ka thënë se është tejet e rëndësishme që të gjithë, pa përjashtim, si shoqëri dhe si shtet, të bëhemi bashkë dhe të dalim në ‘Marshin për Drejtësi’. Tutje, ajo ka deklaruar se kriminelët serbë që dhunuan mbi 20 mijë gra kosovare janë të lirë, ndërsa ata që po gjykohen janë çlirimtarët e Kosovës. “Drejtësia – kaq shumë e kërkuar nga unë ...
Komentet te Vasfije Krasniqi fton qytetarët të marshojnë më 2 prill: Kriminelët serbë të lirë, çlirimtarët po gjykohen Janë të Mbyllura

Mbyllet protesta e PSD-së kundër marrëveshjes së Ohrit

Lajme
Ka përfunduar protesta e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, e thirrur për ta kundërshtuar marrëveshjen e 18 marsit në Ohër. Në këtë protestë, aktivistët e PSD-së vendosën flamuj të bardhë te objekti i Qeverisë, duke i hequr flamujt e Kosovës. Gjithashtu ata improvizuan me një lloj tymi të zi, për të treguar atë që Molliqaj e quan “humbje të perspektivës së Kosovës” Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj mbajti një fjalim para Qeverisë së Kosovës ku hodhi akuza të ashpra për kryeministrin Albin Kurti, për të cilin tha se tashmë ai duhet të thirret “Albin Zajednica”. “Në rrugëtimin e tij për t’ia ndërruar emrin nga Zajednicë në Vetëmenaxhim, ajo që do të ...
Komentet te Mbyllet protesta e PSD-së kundër marrëveshjes së Ohrit Janë të Mbyllura

Laura Fazliu e argjendtë në Tbilisi

Sport
Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka mbyllur aventurën e Grand Slamit të Tbilisit në Gjeorgji. Fazliu është mposhtur në finale, teksa ka arritur medaljen e argjendtë në kategorinë 63 kilogramë. Xhudistja fitoi edhe 700 pikë olimpike Paris 2024. Është kjo medalja e tretë e argjendtë të ekipin olimpik të xhudos në Grand Slamin e Tbilisit, ndërkohë që nesër garon Loriana Kuka. /GazetaSinjaliSport/ ...
Komentet te Laura Fazliu e argjendtë në Tbilisi Janë të Mbyllura

Molliqaj: Ajo që po i ndodh Kosovës është autonomi territoriale etnike për komunitetin serb në Kosovë

Lajme
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka mbajtur fjalim sot në protestën e organizuar nga kjo parti për të kundërshtuar marrëveshjen e arritur me Serbinë në Ohër. Ai tha se kryeministri Kurti si opozitar ka përdorur Zajednicën për të sulmuar pushtetarët e atëhershëm dhe se tash po ia ndërron emrin asaj që ka pranuar. “S’ka emër që e zëvendëson atë që po i ndodh Kosovës. Ajo që po i ndodh Kosovës është e qartë. Është autonomi territoriale etnike për komunitetin serb në Kosovë. Po ashtu, autonomi ose zona të veçanta që kanë karakter eksterritorial përreth kishave dhe manastirëve ortodokse”. Molliqaj tha se Kurti tentoi t’ia ndërronte emrin Zajednicës, por se e ...
Komentet te Molliqaj: Ajo që po i ndodh Kosovës është autonomi territoriale etnike për komunitetin serb në Kosovë Janë të Mbyllura

Përfshihet nga zjarri objekti i “Elkos Group” në Pejë (VIDEO)

Lajme
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një zjarr që ka kapluar objektin e kompanisë “Elkos Group”. Sipas videove të dërguara në redaksi nga sinjalizuesit, zjarri ka përfshirë tërë objektin. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi I Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Policia është njoftuar për një zjarrvënie rreth ores  08:15. Zjarri ka kaplu Brenda objektin e bkompanië së ELKOS”, u shpreh ai. Gashi shtoi se “zjarri është bukur I madh” dhe se ende nuk kanë informacione nëse ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes, po ashtu janë edhe zjarrfiksat të cilët po përpiqen për ta lokalizuar zjarrin./Sinjali /GazetaSinjali/     ...
Komentet te Përfshihet nga zjarri objekti i “Elkos Group” në Pejë (VIDEO) Janë të Mbyllura

Sot protestohet kundër Marrëveshjes së Ohrit, kërkohet dorëheqja e Kurtit

Lajme
Partia Socialdemokrate do të mbajë të shtunën [sot] protestë kundër marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Ohër më 18 mars. Në këtë protestë do të kërkohet edhe dorëheqja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Protesta është planifikuar të nisë në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku edhe do të mbahen fjalimet. PSD-ja, që është parti joparlamentare, vlerëson se kryeministri Kurti s’ka legjitimitet, prandaj duhet të dorëhiqet. “Rrenat që pushteti i përdorte për ta arsyetuar marrëveshjen i patën këmbët e shkurtra. Propaganda nuk iu eci. Revolta e madhe qytetare është dëshmia për këtë. Tashmë, 1 javë pas dakordimit ...
Komentet te Sot protestohet kundër Marrëveshjes së Ohrit, kërkohet dorëheqja e Kurtit Janë të Mbyllura

PSD proteston kundër ujdisë Kurti – Vuçiq, Molliqaj: Nesër kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit

Lajme
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, një ditë përpara protestës së thirrur nga kjo parti ka thënë se një javë pas marrëveshjes së Ohrit, ajo që mund të konstatohet është se ka një marrëveshje që sipas tij është pa mbështetje politike, pa legjitimitet e me shumë kundërshtim popullor. Molliqaj tha se ajo që tashmë dihet është se nga kjo marrëveshje s’do të ketë njohje nga pesë vendet anëtare të BE-së që s’e njohin Kosovën, s’ka premtim ndërkombëtar në NATO, s’ka njohje nga Serbia e ka veç obligime për Kosovën. “Ajo që mund të shihet është që qytetarët, partitë politike, opinionistët janë kundër kësaj marrëveshjeje. Në muajin mars, nga matjet e opinionit ...
Komentet te PSD proteston kundër ujdisë Kurti – Vuçiq, Molliqaj: Nesër kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit Janë të Mbyllura