Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

BE mirëpret gatishmërinë e Kurtit për të bërë hapa në themelimin e Asociacionit

Lajme
Formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është “një obligim i qartë ligjor për Kosovën”, kështu tha zëdhënësi për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në BE, Peter Stano. Ai tha se statuti për themelimin e Asociacionit duhet të paraqitet dhe diskutohet në Dialog. “Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja dhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KE) janë procese të veçanta. Megjithatë, si BE ashtu edhe KE janë organizata të bazuara në respektimin e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e të drejtave të njerëzve që u përkasin pakicave kombëtare. Është e rëndësishme të kujtojmë se themelimi i Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me ...
Komentet te BE mirëpret gatishmërinë e Kurtit për të bërë hapa në themelimin e Asociacionit Janë të Mbyllura

Si u bë tentimvrasja e Ficos “atentati i Vuçiqit”, edhe në këtë rast ai e përfshiu emrin e Kosovës

Lajme
Gazetarja serbe Sandra Petrushiq ka realuzuar një tekst për Radar-in rreth një propagande që u bë në Serbi ditën kur u bë ateëntat ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico. Sipas saj, lajmi për tentimvrasjen e kryeministrit sllovak dhe mikut të madh të SNS, Robert Fico, është publikuar në orën para pak ditësh 15:15. “Dhe ndërsa politikanët në mbarë botën bënë atë që bëhet në situata të tilla – vëzhguan nga afër situatën, prisnin njoftimin e mjekut dhe i jepnin mbështetje familjes, partia në pushtetin e Serbisë u ul para kompjuterëve dhe filloi, pa asnjë kontroll, të lëshonte njoftime për kërcënimet monstruoze dhe për vrasjen e ardhshme të Aleksandër Vuçiqit, sikur plagosja ...
Komentet te Si u bë tentimvrasja e Ficos “atentati i Vuçiqit”, edhe në këtë rast ai e përfshiu emrin e Kosovës Janë të Mbyllura

Rrëshqitje e dheut, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë – Gjilan

Lajme
Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur sot se rruga Prishtinë- Gjilan nuk është e qarkullueshme për shkak të rrëshqitjes së dheut. “Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë. Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan.”, shkruar Durmishi në Facebook. Gjatë ditës së djeshme ka qenë e bllokuar edhe rruga Klinë-Gjakovë, për shkak të rrëshqitjes së dheut. /Demokracia ...
Komentet te Rrëshqitje e dheut, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë – Gjilan Janë të Mbyllura

Nëna dhe babai i Thaçit marrin sërish rrugën e largët nga Kosova në Holandë për t’u çmallur me djalin e tyre – Video

Lajme
Pas një periudhe të gjatë që nuk e kishin parë djalin e tyre, prindërit e ish-presidentit Thaçi sërish kanë marrë rrugën e largët nga Kosova drejt Hagës për ta takuar dhe për t’u çmallur me të. Nëna dhe babai i ish-presidentit Thaçi sapo janë futur në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Siç mësohet, ata do të qëndrojnë brenda deri në orën 16:00. Siç shihet, nëna e ish-presidentit ka vështirësi edhe për të ecur për shkak të problemeve shëndetësore dhe moshës së shtyrë.   Vizita e vetme dhe e fundit e prindërve të Thaçit në Hagë ishte më 8 qershor 2022. Pas kësaj vizite, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ...
Komentet te Nëna dhe babai i Thaçit marrin sërish rrugën e largët nga Kosova në Holandë për t’u çmallur me djalin e tyre – Video Janë të Mbyllura

Çitaku: Zgjedhjet më së largu në korrik, koalicioni me LVV vështirë i mundshëm

Lajme
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Vlora Çitaku, thotë se Kuvendi i Kosovës duhet të shpërndahet në muajin maj në mënyrë që t’i hapet rrugë zgjedhje të parakohshme më së largu deri në javën e parë të korrikut. Çitaku paralajmëron se koordinim me partitë opozitare për ta çuar vendin në zgjedhje, derisa thekson se në bazë të qeverisjes aktuale të Lëvizjes Vetëvendosje do të ketë të vështirë të lidhin koalicion pas zgjedhor. Zyrtarja e PDK-së në një intervistë për kp thotë se zgjedhjet e parakohshme kanë kuptim të mbahen deri në 50 ditët e ardhshme, pasi nëse shkohet nga vjeshta e tutje do të hyhet në cikël normal ...
Komentet te Çitaku: Zgjedhjet më së largu në korrik, koalicioni me LVV vështirë i mundshëm Janë të Mbyllura

Supremja kthen në rigjykim rastin e të dënuarit me 8 muaj e tetë ditë burgim për dhunimin e 15-vjeçares

Lajme
Gjykata Supreme e Kosovës ka kthyer në rigjykim çështjen penale ndaj të akuzuarit P.K i ngarkuar me veprën penale “dhunim”e për të cilën vepër ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me 2 vite burgim. Vendimi i Supremes del të jetë marrë më 16 prill 2024 nga gjykatësit: Mejreme Memaj-kryetare, Agim Maliqi dhe Rasim Rasimi anëtarë raporton “Betimi për Drejtësi”. Fillimisht Gjykata e Qarkut në Pejë (atëkohë) të akuzuarin P.K e kishte dënuar me 2 vite burgim për veprën penale të dhunimit dënim të cilin Gjykata Apelit e kishte kthyer në rigjykim. Tutje, në procedurë të rigjykimit, Gjykata Themelore në Pejë me 15 korrik 2021 të akuzuarin P.K e dënon me ...
Komentet te Supremja kthen në rigjykim rastin e të dënuarit me 8 muaj e tetë ditë burgim për dhunimin e 15-vjeçares Janë të Mbyllura

Kurti ende pa fjalë për dështimin e Kosovës për t’u bërë anëtare në Këshill të Europës

Lajme
Kryeministri Albin Kurti nuk e foli asnjë fjalë personalisht në publik, teksa qeveria e tij tha se po bënte përpjekjen e fundit për të zhbllokuar anëtarësimin në KiE, duke paralajmëruar hartimin e një draft-statuti. Në vijë të ‘frontit’ e la zëvendësen e tij, Donika Gërvalla, ndërsa vetë po merrte pjesë në një takim rajonal në Kotor të Malit të Zi fqinj. Kosova dje nuk arriti të hyjë në agjendën e Komitetit të Ministrave e rrjedhimisht as të votohet për t’u bërë anëtarja më e re. Arsyeja – refuzimi i Kurtit për të nisur procedurat e themelimit të Asociacionit.   Në vend të kësaj, nga Qeveria e Kosovës, kryediplomatja Donika Gërvalla ...
Komentet te Kurti ende pa fjalë për dështimin e Kosovës për t’u bërë anëtare në Këshill të Europës Janë të Mbyllura

Kimete Berisha: Qeveria Kurti është hajnesha më e madhe që ka ekzistuar

Lajme
Kimete Berisha, opinioniste e njohur, ka shkruar një shkrim relativisht të gjatë, të cilin e ka titulluar “Të gjithë kundër Albinit”. Në këtë shkrim, Berisha ka pasur shumë kritika ndaj pushtetit aktual. Madje, në një paragrafë, Berisha e ka cilësuar Qeverinë Kurti si më hajneshën deri sot. “Qeveria Kurti është hajnesha më e madhe që ka ekzistuar deri sot, sepse as nuk e ka fshehur hajninë si ata para tyre, por ka vjedhur direkt me hajna njëburimor” – ka shkruar ajo. Tutje, Berisha ka theksuar se Kurti nuk është distancuar nga ministrat e qeveritarët e tjerë që dyshohen për afera të ndryshme korruptive. “Albin Kurti po dështon thellë (aspak nuk ia ...
Komentet te Kimete Berisha: Qeveria Kurti është hajnesha më e madhe që ka ekzistuar Janë të Mbyllura

Çitaku: Mosanëtarësimi në KiE kronikë e një dështimi të paralajmëruar

Lajme
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, thotë se mosanëtarësimi në Këshillin e Evropës është kronikë e një dështimi të paralajmëruar, pasi kushti për Asociacion erdhi si pasojë e humbjes së besimit të Qeverisë Kurti tek aleatët e Kosovës. Ajo thotë se e vetmja mënyrë për të dalë nga gjendja aktuale janë zgjedhjet e reja. Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një intervistë për KosovaPress thotë se ekzekutivi se ka trajtuar seriozisht procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. “Ka qenë një kronikë e një dështimi të paralajmëruar. Ju e dini se PDK-ja e ka mbështetur procesin e aplikimit dhe ...
Komentet te Çitaku: Mosanëtarësimi në KiE kronikë e një dështimi të paralajmëruar Janë të Mbyllura

Dështimi i Kosovës në KiE, Gërvalla lë të kuptohet se oferta për ta shkruar Draftin s’vlen më

Lajme
Pas dështimit që sot Kosova të anëtarësohet në Këshill të Evropës ka reaguar edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila me qëllim të bindjes së aleatëve për të marrë përkrahje u zotua që Kosova do ta shkruaj një Draft për Asociacionin dhe të njëjtin do ta dorëzojë në Kushtetuese në fund të muajit maj. Gërvalla ka thënë se Kosova s’është fundut në agjendën e sotme dhe s’kanë marrë as vendim për thirrje të një mbledhje të jashtëzakonshme për anëtarësimin pa vonesë të Republikës së Kosovës. Kryediplomatja ka thënë se kjo është në shpërputhje me thirrjen e Asamblesë Parlamentare të KiE, që në opinionin e saj ka thënë se Kosova duhet ...
Komentet te Dështimi i Kosovës në KiE, Gërvalla lë të kuptohet se oferta për ta shkruar Draftin s’vlen më Janë të Mbyllura