Gjykata Themelore e Ferizajt ka kërkuar që të dyshuarit kryesor për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaçës, t’i bëhet ekspertizë psikiatrike. Nga familja e 18-vjeçares janë shprehur të shokuar me këtë veprim të gjykatës. Babai i së ndjerës, Muhabi Osmani, ka thënë se do të kërkojnë super-ekspertizë për këtë rast. “Ne jemi duke pritë që sa më shpejt gjykata ta ftojë seancën e radhës. Unë nuk besoj që ka mjek psikiatrik që do të nënshkruajë se ai është i sëmurë apo i çmendur. Ne kemi nejtë personalisht me të. Nuk është ai. Nuk do ta pranojmë kurrë, nëse ata mendojnë që është i çmendur. Nuk është e vërtetë. Ai është ...
Komentet te U kërkua ekspertizë psikiatrike për Krivaqën, familja e Marigona Osmanit: Kemi nejtë me të, s’është i sëmurë Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur një ditë para marshit të organizuar në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët ndodhen në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se nesër bashkë me mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova, do të marshojnë për drejtësi. “Nesër, me 2 prill, nga ora 14:00, bashkë me mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova, do të takohemi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, që të Marshojmë për Drejtësi”, shkroi ai. Ndryshe, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ish-presidenti i Kosovës, ...
Komentet te Sociale Krasniqi: Nesër bashkë me mijëra qytetarë marshojmë për drejtësi Janë të Mbyllura
Ish-presidenti Thaçi dhe të tjerët të hënën do të dalin përpara gjyqit në Hagë me akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Para kësaj seance, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar për këtë ngjarje, duke pyetur se a mund të jenë kriminelë ata që e udhëheqin popullin e tyre drejt lirisë. Këtu, Rama përmend edhe presidentin amerikan dhe një cilësim që ai ia kishte bërë Thaçit. “A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, sidomos duke pasë parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden!”, ...
Komentet te Para nisjes së gjyqit, Rama për Thaçin: Vetë Biden e cilësoi si Washingtoni i Kosovës Janë të Mbyllura
Një vend i akuzuar për krime lufte tani është në krye të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Për ta besuar ose jo, Rusia tani ka radhën që ta marrë president e kësaj trupe të fuqishme, që është e ngarkuar për ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale, raporton CNN. Është Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, që këtë lëvizje e ka quajtur “rrena më e madhe në botë për 1 prill”. “Një vend që në mënyrë sistematike shkel të gjitha rregullat fondamentale të sigurisë ndërkombëtare, po vendoset një krye të një trupe që mision ka sigurinë ndërkombëtare”, është shprehur Kuleba. Presidenca e Këshillit të Sigurimit kalon nga një ...
Komentet te “Rrena më e keqe e 1 prillit”, e quan Ukraina marrjen e kryesimit të presidencës në OKB nga Rusia Janë të Mbyllura
Mjekët e Klinikës së Neonatologjisë së QKUK-së për dy muaj rresht e kanë trajtuar një rast të rrallë. Në këtë klinikë për më shumë se 60 ditë është trajtuar një foshnje e cila është lindur para kohës, saktësisht në javën e 26-të të shtatzënisë. Falë punës së mantel bardhëve që është bërë në këtë Klinikë, foshnja është liruar pas dy muajsh nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. “Së fundmi e kemi pas një foshnje e cila ka lindur 26 javë gjestative me një peshë të ulët në lindje. Pas qëndrimit në klinikë, mbi 2 muaj është lëshuar në shtëpi në gjendje stabile shëndetësore,”- ka thënë drejtoresha e klinikës Hajrije ...
Komentet te Mrekulli në QKUK: Foshnja e lindur në javën e 26-të lirohet nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore -Video Janë të Mbyllura
Kosovë Ideatorët e “Liria Ka Emër” ftojnë të gjithë qytetarët në “Marshin për Drejtësi” Sinjali.com 01 Prill 2023 14:39 Ideatorët e platformës “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në “Marshin për Drejtësi”, i cili do të mbahet nesër më 2 prill nga ora 14:00. Hoxha bëri thirrje që të gjithë së bashku të marshojnë për ata që dikur marshuan drejt lirisë. “E vërteta e luftës së UÇK-së është e vërteta e secilit prej nesh është e vërteta e shtetit të Kosovës. Për historinë që nuk mund të rishkruhet. Ju ftojmë që me 2 Prill nga ora 14:00 të takohemi tek ...
Komentet te Ideatorët e “Liria Ka Emër” ftojnë të gjithë qytetarët në “Marshin për Drejtësi” Janë të Mbyllura
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka ngritur shqetësimin e mijërave zyrtarëve publikë lidhur me kompensimin në paga, duke thënë se ka dy muaj që Ligji i Pagave ka hyrë në fuqi, ndërkohë nuk dihet saktë se sa është paga për secilën pozitë. Sipas tij kjo vetëm se ka sjellë paqartësi, pabarazi, por ka krijuar pasiguri të madhe tek ta. Tutje, Tahiri u shpreh se në këtë kohë krize, përtej halleve ditore, kjo paqartësi është nënvlerësim i punës, e këtu më së shumti preken profesionistët që po zgjedhin ta lënë sistemin publik. “Në çdo institucion publik, është krijuar atmosferë e zymtë, diskutimi kryesor është se sa është paga, ...
Komentet te Tahiri: Sistemi i pagave në katrahurë, kjo paqartësi është nënvlerësim i punës Janë të Mbyllura
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia e ka njohur “de facto” Kosovën pas arritjes së marrëveshjes së Ohrit. Rashiq ka potencuar se nuk e di se si mund të quhet ndryshe përveç njohje “de facto” fakti që Serbia ka pranuar që t’ia njeh dokumentet Republikës së Kosovës. “Nëse kjo nuk është njohje de facto, atëherë nuk e di se çfarë është. Çfarë duhet të ndodhë tjetër, nëse keni integruar gjithçka… Si ka mundësi që ju i njihni dokumentet e krahinës suaj jugore? , si quhet, nëse jo njohje”, ka thënë Rashiq shkruan Danas. I pyetur se çfarë mund të ...
Komentet te Rashiq: Serbia e ka njohur “de facto” Kosovën Janë të Mbyllura
Zëvendësdrejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trusti, Agron Krasniqi, ka treguar se sa ishin humbjet e këtij institucioni gjatë vitit 2022. Sipas tij, gjatë gjithë historisë së këtij institucioni janë vetëm tre vite me humbje, ndërsa gjatë 20 viteve të tjera, ka thënë ai, Trusti ka pasur vetëm bilanc pozitiv. Zëvendësdrejtori i Trustit tregon se rëniet në tregjet financiare kanë nisur menjëherë pas nisjes së luftës në Ukrainë dhe si rrjedhojë viti 2022 është mbyllur me minus 118 milionë euro. Ai këtë periudhë e cilëson normale për shkak të lëvizjes së tregjeve dhe e krahason me vitin paraprak kur fitimet ishin mbi 227 milionë euro. “Pra viti ...
Komentet te Trusti konfirmon: Vlera e aksioneve në vitin 2022 është tkurrur për 118 milionë euro Janë të Mbyllura
Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka reaguar pasi që Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se do ta mbështesë marshin për çlirimtaret e UÇK-së. Nushi ka thënë se pasi që kalkulantat e VV-së e kanë parë që marshi po bëhet shumë i madh, andaj vendosën të mbështesin këtë marsh. Ai ka kujtuar edhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti që nuk kishte informacione për këtë marsh. Postimi i plotë: Kalkulantat e VV e pane qe marshi solidarizues per çlirimtaret po behet shume i madh, andaj vendosen me e mbeshtete. Ndonese mbreme Kurti nuk e dike as qe ka marsh. Mos u cuditni kur t’i mbeshtesin edhe protestat e Luizit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Nushi pasi VV mbështeti ‘Marshin për Drejtësi’: Mos u çuditni kur t’i mbështesin edhe protestat e Luizit Janë të Mbyllura