Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Protesta e nisur në Hagë vazhdon gjatë majit në Bruksel

Rajoni dhe Bota
Protesta që u mbajt sot para Gjykatës Speciale në Hagë gjatë muajit maj do të zhvendoset në Bruksel. Kundërshtimi i gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të bëhet muajin e ardhshëm para institucioneve të Bashkimit Evropian. Qindra qytetarë nga Kosova e diaspora u mblodhën sot para Gjykatës Speciale, aty ku nisi gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. “NATO, po të gjykohen aleatët”, Kosova viktimë, Serbia agresore”, “Liria ka emër”, “Mos i barazoni viktimat me kriminelë”, ishin disa nga pankartat që i mbanin në duar protestuesit. Një marsh në mbështetje të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit u mbajt të dielën edhe në Kosovë ...
Komentet te Protesta e nisur në Hagë vazhdon gjatë majit në Bruksel Janë të Mbyllura

Fevziu akuzon presidenten Osmani për qëndrimin e mbajtur ndaj UÇK-së

Lajme
Gazetari Blendi Fevziu akuzoi në Euronews Albania se Vjosa Osmani nuk ka mbajtur qëndrimin e duhur ndaj ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në qelitë e paraburgimit në Hagë. Ai i cilësoi burracakë qeveritarët e Kosovës që nuk i kanë mbështetur si duhet në këtë betejë, që siç tha Fevziu ka marrë më shumë kohë nga ç’është marrë për të gjykuar dhe vetë Millosheviçin. “Ajo që vë re është se çdo njeri pavarësisht bindjes politike, pavarësisht qëndrimit politik që ka, pavarësisht orientimit, pavarësisht mërisë dhe simpative me këta njerëz sa kohë kanë qenë në pushtet kur vjen puna të UÇK-ja janë të bindur se kjo është një nga faqet më të ...
Komentet te Fevziu akuzon presidenten Osmani për qëndrimin e mbajtur ndaj UÇK-së Janë të Mbyllura

Të lodhur nga mosha e shtyrë, prindërit e ish-presidentit Thaçi detyrohen ta përcjellin seancën e gjykimit të djalit të tyre, themeluesit të shtetit, në bankën e të akuzuarit. Sot është dita e Prokurorisë, por UÇK-ja do të triumfojë!

Lajme
...
Komentet te Të lodhur nga mosha e shtyrë, prindërit e ish-presidentit Thaçi detyrohen ta përcjellin seancën e gjykimit të djalit të tyre, themeluesit të shtetit, në bankën e të akuzuarit. Sot është dita e Prokurorisë, por UÇK-ja do të triumfojë! Janë të Mbyllura

Lladrovci: Prokuroria po akuzon çlirimtarin e jo kriminelët që e vranë qytetarin duarthatë nga fotografia e publikuar si “dëshmi”

Lajme
Me fillimin e gjykimit në Hagë, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar me rastin e publikimit të një fotoje, ku shihet një qytetar që është vrarë më 3 prill 1999 dhe nuk paditen kriminelët që e vranë atë por çlirimtarët. “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale ishte regjimi gjenocidal i Serbisë, për gati 100 vjet, jo çlirimtarët! Drejtësi për çlirimtarët”, ka shkruar Lladrovci. Postimi i plotë në instagram: Kur Gjykata e Hagës risjell kujtimet e trishtueshme, më 3 prill 2023. Më 3 prill 1999, është vrarë Fehmi Bajraktari nga fshati Kishnarekë që shihet në pamjet ku flet Jakup Krasniqi (në krahun e tij të majtë), me rastin e shënimit ...
Komentet te Lladrovci: Prokuroria po akuzon çlirimtarin e jo kriminelët që e vranë qytetarin duarthatë nga fotografia e publikuar si “dëshmi” Janë të Mbyllura

Prova e lodhtë e Speciales: I kapet krerëve për arrestimin e qytetarëve që veshën uniformën e policisë serbe

Lajme
Sot po mbahet procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë. E gjatë mbajtjes së Gjykimit është bërë e ditur se Gjykata Speciale ka prezantuar si provë një dokument të UÇK-së, në formë urdhëri të dhënë. Në atë urdhër thuhet se duhet që të arrestohen ata që kanë treguar lojalitet ndaj pushtuesit dhe janë uniformuar me veshje të policisë serbe. “Urdhërohen Komandantat e ZO të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të urdhërojnë forcat e rendit(PU) të UÇK-së që ti arrestojnë ata qytetarë që duke treguar lojalitet ndaj pushtuesit janë uniformuar me veshje të policisë serbe me çka kanë bërë tradhti ndaj popullit shqiptar”, thuhet në urdhëresën e Gjykatës ...
Komentet te Prova e lodhtë e Speciales: I kapet krerëve për arrestimin e qytetarëve që veshën uniformën e policisë serbe Janë të Mbyllura

FOTO| Protestuesit në Hagë me pankarta kundër Dick Martyt, e quajnë gënjeshtar

Lajme
Në sheshin e Hagës është duke vazhduar protesta, ku janë mbledhur qindra mërgimtarë, të cilët po e kundërshtojnë gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përveç pankartave të shumta, ku kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, aty janë parë edhe pankarta me karikaturë të ish-senatorit zviceran, Dick Marty. Protestuesit kanë vendosu pankarta me karikaturë të Dick Martyt me hundën si të “Pinokios”, të cilin e kanë quajtur gënjeshtar, përcjell Demokracia.com. Më poshtë pamjet: ...
Komentet te FOTO| Protestuesit në Hagë me pankarta kundër Dick Martyt, e quajnë gënjeshtar Janë të Mbyllura

Babai i Granit Xhakës mban fjalim para protestuesve në Hagë: Po tentohet të dënohet historia -Video

Lajme
Gjykata Speciale ka nisur gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkohë jashtë saj një numër i madh shqiptarësh nga diaspora, por edhe të tjerë që kanë udhëtuar nga Kosova po protestojnë para kësaj gjykate duke kërkuar drejtësi. Në mesin e të pranishmeve është edhe Ragip Xhaka, babai i futbollistit të njohur kosovar që luan për Arsenalin, Granit Xhakës. Ragip Xhaka i cili ishte i burgosur politik gjatë pushtimit serb, ka mbajtur një fjalim para protestuesve ku tha se po synohet të dëmtohet historia. “Sot këtu jemi për t’u solidarizuar dhe përkrahur vëllezerit tonë. Këtu jemi para një gjykate të padrejtësisë për të ngritur zërin ku po tentohen të ...
Komentet te Babai i Granit Xhakës mban fjalim para protestuesve në Hagë: Po tentohet të dënohet historia -Video Janë të Mbyllura

Ndizet protesta në Hagë, mërgata kundërshton fuqishëm veprimet e Speciales

Lajme
Dy vjet e gjysmë pas mbajtjes në paraburgim të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Hagë sot nis procesi gjyqësor kundër tyre. Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë u organizua marshi “Marshojmë për Drejtësi”. Por mbështetja për ish-krerët e UÇK-së po vazhdon edhe sot. Shumë qytetarë u janë përgjigjur pozitivisht protestës që po mbahet në Hagë. Në një moment të caktuar ata kanë ndezur edhe mjete piroteknike si shenjë revolte për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Protestuesi po ashtu po mbajnë në duart e tyre flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë e po ashtu edhe atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish-presidenti i ...
Komentet te Ndizet protesta në Hagë, mërgata kundërshton fuqishëm veprimet e Speciales Janë të Mbyllura

Pamje të reja të protestuesve nga sheshi i Hagës, qindra shqiptarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Lajme
Qindra qytetarë nga Kosova dhe diaspora janë mbledhur më sheshin Laan van Reagan en Gorbatsjov në Hagë, në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Sheshi ndodhet rreth 3 kilometra larg Gjykatës Speciale të Kosovës ku më 3 prill ka nisur gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në mesin e protestuesve ka edhe pjesëtarë të diasporës nga Gjermania, Kroacia e Zvicra./Express ...
Komentet te Pamje të reja të protestuesve nga sheshi i Hagës, qindra shqiptarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Janë të Mbyllura

Deklarohet edhe Kadri Veseli: Jam tërësisht i pafajshëm

Lajme
Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Prokuroria e Specializuar ka nisur deklaratën hyrëse, ku ka lexuar pikën 176 dhe 177 të aktakuzës së plotësuar që flet për përgjegjësinë e tyre të dyshuar penale për pikat e aktakuzës. Edhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, është deklaruar para Gjykatës Speciale, duke konfirmuar deklarimin fillestar se është i pafajshëm. “E shprehi pakënaqësinë time për një vonesë të tillë dyvjeçare e gjysmë, megjithatë iu falënderoj, tërësisht i pafajshëm”, është shprehur Veseli. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Deklarohet edhe Kadri Veseli: Jam tërësisht i pafajshëm Janë të Mbyllura